Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Koreja e Veriut: Do shkruajmë faqen e fundit të historisë së SHBA

    Koreja e Veriut deklaroi të mërkurën se nuk e sheh të nevojshme vazhdimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara për programin e vet bërthamor dhe akuzoi Uashingtonin se po komploton për të rrëzuar regjimin popullor.



    Deklarata të tilla Peniani i lëshon thuajse çdo vit në këtë periudhë, për të rritur tensionet në rajon në vigjilje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, që zakonisht nisin në muajin mars.

    Por këtë vit, vendi komunist deklaroi se do të ndërpresë testimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga stërvitja ushtarake me Seulin.

    “Në kohën kur sjellja gangstere e imperialistëve të Shteteve të Bashkuara kërcënojnë me rrëzimin e regjimit popullor, ushtria dhe populli i Koresë së Veriut nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të njoftojë administratën e Obama-s se nuk ka nevojë as dëshirë për të vazhduar negociatat”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes së Koresë së Veriut, komision që drejtohet nga udhëheqësi i regjimit, Kim Jong Un.

    Në deklaratë, ku përdoret emri zyrtar që regjimi ka emërtuar veten, Republika Popullore Demokratike e Koresë, kërcënon Shtetet e Bashkuara ‘se do t’i shkruajë faqen e fundit të historisë së ekzistencës’.

    “Sulme me armë bërthamore, sulme me trupa tokësore, detare dhe nëndetare, nga ajri dhe lufta kibernetike do të përdoren për të shkruajtur faqen e fundit të historisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

    Ky reagim i Penianit mbërrin pas një deklarate të presidentit Obama të 22 janarit kur duke folur për internetin dhe lirinë e tij tha se nuk është e largët koha kur interneti të hyjë në Korenë e Veriut dhe njerëzit të dalin nga izolimi dhe regjimit të shkërrmoqet.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Koreja e Veriut: Do shkruajmë faqen e fundit të historisë së SHBA

    Do ishit zero po te mos e benit mjaftton qfare fyerje ju ka bere amerika vetem ne filmin Interview hahahha
    Gjaku lahet me Gjak

  3. #3

    Për: Koreja e Veriut: Do shkruajmë faqen e fundit të historisë së SHBA

    Fale Korese se Veriut po arrijme te shikojme se si kemi jetuar ne kohen e komunizmit ne Shqiperi, por nga nje kendveshtrim tjeter tani.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •