Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2015
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    2

    Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund?

    Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund..?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anėtarėsuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Pėr: Filozofia

    Mire se erdhe edhe pse qajo qe eke shkru spo doket ku me dit qfare filozovie e ronde
    Gjaku lahet me Gjak

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Filozofia

    Citim Postuar mė parė nga Adelajdaa Lexo Postimin
    Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund..?
    Per tu pergjigjur, afersisht pyetjes, duhet ditur, per aq sa eshte e mundur, se ēfare eshte deshperimi,fundi dhe pafundesia.
    Deshperimi,po te bazohemi ne perkufizimin e Locke;qe, njohuria jone vjen nga eksperienca ku jane te ndara sensacioni dhe reflektimi,duhet te jete diēka shpirterore qe lidhet me eksperiencen e ndjenjes. Simbas Condillac,ne "Traktatin e Sensacioneve",principi qe vendos zhvillimin e njohurive umane,duke qene se sensacionet jane pothuajse detyrimisht o te kenaqshme o te pakanqshme,ku njeriu eshte i interesuar te perfitoje nga te parat dhe te largoje te dytat.".Eshte, sentimenti per raportin qe ka me shpirtin" qe modifikohet nga idea dhe raportet qe ka me gjerat e jashtme. Duke vazhduar me Hume, qe i ndan ndjenjat ne mbresa dhe ide,qe jane sensacione dhe emocione,o gjendja ku ndjehemi per te shikuar,prekur e degjuar,ku duam,dashurojme dhe urrejme, ndjejme,gezim e dhimbje. Cdo ide i pergjigjet mbresčs dhe nuk egzistojne ide o mendime per te cilat nuk kemi patur me perpara mbresa. Si te thuash;Qe pafundesia o palimiti i lirise qe supozohet te kete mendimi i njeriut gjen fundin o limitin e tije ne kete princip.Pra,simbas Hume,per te shpeguar realitetin dhe boten e Un-é-it,ai,njeriu, nuk ka gje tjeter ne dore vetem se mbresat dhe idete ne raport midis tyre. Per te kaluar tek Kierkegaard,qe eshte filosofi i vertete i pasionit edhe te deshperimit,ku ēdo levizje vjen nga pasioni,(reflektimi nuk sjell levizje),deri tek idea Sokratiane "e injorances" qe eshte ate qe kuptojme dhe ate qe nuk mund te kuptojme,qe jane fundi dhe pafundi,o ne metafiziken Kantiane eshte hapesire-kohe,ku mundet vetem,mbase, te supozohet fundi dhe te idealizohet pafundesia,arime ne perfundim te pergjigjes:Nje fund i deshperuar kerkon pasion,ndersa nje deshperim pa fund kerkon rifleksjon.Dhe meqe supozojme qe jeta qe jetojme eshte e shkurter,ajo qe mungon eshte pasioni.Per kete, koha jone, gezon mbase edhe padrejtesisht,ne nje fare menyre,"shum shendet per te vdekur",ku deshperimit i mungon optimizmi i hedhjes,o siē thoshte nje poet: "Ein seliger Sprung in die Ewigkeit",qe nuk e kuptoj se ēdo te thote,por qe pasioni i idese ne kuptimin e saje, duhet te jete;"Nje e lumtur hedhje ne eternitet".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 17-02-2015 mė 01:37

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    Kryeplaku (12-08-2015)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Pėr: Filozofia

    Kjo eshte ne dileme qe njerzit jua vene vetes se tyre sepse ne te vertete nuk egziston dhe si e tille .Sidoqe te jete pergjigja eshte nje PRAKTICITETI .

  6. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund?

    Gjerat me te bukura dhe me te mencura ne kete bote jane sjellur nga njerez qe kane qene ne deshperim te pafund. Sic e tha Dilo, deshperimi ka nevoje per refleksion.... pra ne vetvete nuk eshte dicka e keqe. Jo cdo gje qe dhemb eshte e keqe.

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund?

    Jeta e njeriut mbi toke, e ka nje fund. E quajme vdekje. Por njeriu vete eshte i pavdekshem, pasi Ai qe i jep jete njeriut, eshte Zoti Vete: Shpirti i Shenjte Jetedhenes. Kur Zoti e krijoi njeriun, krijesen e tij te dashur, i dhuroi dy gjera qe nuk ia kish dhuruar as engjejve te Tij ne qiej, e as gjallesave mbi token qe krijoi per njeriun: i dhuruoi ngjashmerine e Tij duke e krijuar njeriun "...sipas ngjashmerise dhe shembelltyres se Tij (Zotit)"... dhe pasi i dha formen e Tij baltes, i dha edhe "...Fryme nga Fryma e Tij". Pra vete njeriu eshte nje ikone e Perendise. Dhe ajo qe ne quajme jete, nuk eshte gje tjeter, vecse dhurata e Frymes se Tereshenjte te Zotit qe na jep jete ne, i jep jete gjithckaje tjeter perreth nesh, ne toke e mbi qiell.

    Vdekja nuk eshte fundi yne. Vdekja eshte stacioni i fundit i jetes mbi toke ne kete bote, por nuk eshte fundi i qenies sone. Dhurata e pare e Zotit, ngjashmeria e Tij shperbehet ku me kohen "...balta i kthehet baltes...", por ajo qe nuk ndryshon e nuk vdes kurre eshte shpirti yne. Shpirti yne eshte dhurata me e cmuar qe Zoti i ka dhene njeriut e cdo qenie ne qiell e ne toke. Ky shpirt eshte i pavdekshem dhe ky shpirt jeton pertej vdekjes.

    Shume njerez, qe bejne nje jete pa besim, jane te deshperuar. Jane njerez qe jetojne per te vdekur, te paditur mbi realitetin shpirteror qe i rrethon, te frikesuar ne kulm nga vdekja, te deshperuar qe jeta e tyre eshte bosh, pa kuptim, pa lumturi. Lumturia dhe deshperimi jane pjese e pandare e botes shpirterore te njeriut. Dhe si te tilla, ato reflektojne gjendjen tone shpirterore dhe raportin lidhes te njeriut me Krijuesin: jemi te deshperuar kur e ndjejme ne shpirtin tone braktisjen e Zotit; jemi te lumtur kur ndjejme qe Zoti eshte pjese e pandare e jetes sone! Asnje njeri nuk mund te behet i vetelumtur e asnje ilac apo reaksion kimik do te beje ty te ndihesh i lumtur shpirterisht! Lumturia e gezimi i shpirtit jane dhurata te Zotit! Jane prekje e shpirtit tone nga dhurata e Hirit te Shenjte te Tij.

    Ata njerez qe bejne vetvrasje, qe per ta eshte nje pershpejtim i te paevitueshmes, vdekjes, jane ata qe bejne gabimin e perjetshem. Cdo gabim qe njeriu ben ne kete bote e ne kete jete has ne meshiren e Perendise. Por vetevrasja apo aborti, jane mekatet me te renda qe njeriu mund te beje, pasi jane mekate kundrejt vete Frymes se Shenjte Jetedhenese te Zotit! Jane mekate qe vrasin jeten! Jane akte qe tregojne se ti zgjedh nje jete te perjetshme larg Frymes Jetedhenese! Asnje qenie tjeter ne toke apo ne qiell nuk gezon vullnet te lire si njeriu, dhe asnje qenie tjeter nuk mund te beje akte te tilla jetevrasese. Vetem njeriu.

    Vuajtja nuk duhet te na deshperoje, duhet te na gezoje, pasi vuajtja stervit e larteson shpirtin e njeriut. Dhe jo vetem kaq, por na afron me shume me krijuesin, qe eshte burimi i jetes dhe gjithe te mirave ne kete bote, e ne ate boten tjeter pertej vdekjes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-09-2015 mė 17:28

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Meriamun (06-09-2015)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Me mire nje fund i deshpruar, apo nje deshprim pa fund?

    nje fund i dershpuar eshte nje dershpim pa fund...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •