Kush e kërcënoi PS-në? Paulin Sterkaj dhe qindra forca të ndërhyrjes së shpejtë marrin në mbrojtje Selinë Rozë

Emri:  pauliniii.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  36.7 KB

Një zhvillim i çuditshëm është regjistruar sot para selisë së Partisë Socialiste gjatë paradites. Qindra forca policore të ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë sot në mbrojtes PS-në për disa orë gjatë paradites ndërsa nuk është e qartë se cilit “pushtim” i ruheshin.

Sipas burimeve të Syri.net, në orët e par të mëngjesit, deputeti socialist Paulin Sterkaj sëbashku me disa të besuar të tij kanë krijuar një mur njerëzor në hyrje të selisë së PS-së, ndërsa pas disa minutash edhe disa qindra forca policore dhe autoblinda të policisë janë rreshtuar para kangjellave të PS-së.

Disa media të pranishme në vendngjarje sapo kanë tentuar të raportonin ngjarjen e paprecedentë, kanë marrë një urdhër të minutave të fundit për të mos transmetuar asnjë informacion duke e bërë edhe më bizarre rrethimin policor të partisë më të madhe në qeverisje. Burimet për Syri.net bëjnë me dije se këto masa nuk kishin të bënin protestën e të rinjve që u thirr sot nga opozita para Parlamentit, por me një informacion konfidencial që krerët e PS-së kanë siguruar për një tjetër “kërcënim” që mesa duket i kanosej Partisë Socialiste.

Syri.net do të grumbullojë të tjera informacione rreth këtij incidenti për të cilin kemi indicie jo të pakta por për hir të garancisë së informacionit të plotë e të konfirmuar nuk po i bëjmë publike.

Syri