Rreth 350 000 dollarė ėshtė shuma qė shoqata e “Gjysmėhėnės sė Kuqe” e Emirateve tė Bashkuara Arabe do tė japė pėr t’iu ardhur nė ndihmė banorėve tė prekur nga pėrmbytjet.

Ky fond do tė ndahet nė 200 000 dollarė pėr ushqime dhe 150 000 dollarė pėr veshje pėr familjet nė nevojė, qė u prekėn nga pėrmbytjet nė fillim tė muajit shkurt, nė zonat nė jug tė vendit.

Kryqi i Kuq Shqiptar po vazhdon operacionin e shpėrndarjes sė ndihmave. Nė njė njoftim pėr shtyp, ai bėn tė ditur se apelit pėr ndihmė nė kėto zona i ėshtė bashkuar dhe njė donacion i “Vodafone Grup” nė Londėr me njė shumė prej 1 800 000 lekė (tė reja) dhe Kryqi i Kuq Gjerman me njė shumė prej 20 000 euro.

Kjo mbėshtetje e konsiderueshme bėn qė operacioni i ndihmės i Kryqit tė Kuq Shqiptar tė shtrihet dhe pėr njė muaj tjetėr pėr 2 000 familje, qė u prekėn nga pėrmbytjet. Pėr pėrcaktimin e detajeve tė realizimit konkret tė ndihmės, Kryqi i Kuq Shqiptar po bashkėpunon me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Emergjencave Civile dhe Shtabet e tyre tė Emergjencės nė terren.

Sipas ATSH-sė, deri tani, Kruqi i Kuq ka shpėrndarė ndihma pėr 1112 familje nė Urėn Vajgurore dhe Otllak tė rrethit Berat; nė Akėrni, Fitore, Novoselė dhe Poro nė Vlorė; Darėzez, Hoxharė, Ferras dhe Cerven nė rrethin e Fier.
shqiperia.com