Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Grabitet biznesmeni në Vlorë, Malaj: Shtetit i paguaj taksa, të më mbrojë jetën



    Një biznesmen ka rënë pre e grabitjes me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015.
    Tre persona të armatosur i kanë zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës I kanë marrë një sasi prej 350 mijë lejë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer.

    Biznesmeni, Bukurosh Malaj thotë se grabitësit i kanë marrë dhe automjetin, i cili më pas është gjetur i braktisur në afërsi të fshatit Kotë të rrethit të Vlorës.
    Bukurosh Malaj : “Ishte ora 01:00 e 15 shkurtit 2015, sapo parkova automjetin, pranë pallatit mu afruan me shpejtësi 3 njerëz me kapucë në kokë dhe me armë, pistoletë dhe automatikë. Më morën makinën dhe lekët. Ishin të dhunshëm dhe më goditën” thotë ai në një prononcim për gazetarët.
    Biznesmeni thotë se ka dyshime se kush mund të jenë grabitësit, por ka rezerva se policia mund ti arrestojë. Një javë më parë përpara lokalit të tij ishte grabitur një tjetër biznesmen.

    Emri:  biznesmeni.jpg

Shikime: 599

Madhësia:  23.1 KB
    Ne foto biznesmeni i grabitur Bukurosh Malaj

    Bukurosh Malaj: “Kam bërë shumë kallzime e deklarata të ndryshme. Çështja shkon, por mbyllet. Dyshoj se kush është por nuk besoj se mund ta arrestohen. Para një jave para lokalit tim u vodh po një biznesmen. Kam dyshime sepse jam biznesmeni i radhës dhe mund të jenë këta grabitësit të njëjtët. Jam shumë i sigurtë se këtij shteti i kam derdhur çdo lloj takes që ka vënë dhe nuk i kërkoj as më shuëm as më pak të më mbrojë jetën Mendoj se grabitësit janë dy burra të rritur dhe një minoren.”
    Nga ana tjetër policia ka sqaruar se pasi ka marrë informacionin është vënë në ndjekje të autorëve si dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit dhe në ato që lidhen me fshatrat, por nuk kanë mundur të arrestojnë njeri pasi grabitësit kanë përfituar nga errësira.
    Grabitësit janë përpjekur ta djegin makinën Mercedes-Benz me targa AA184CE por nuk kanë mundur
    “Kishin vënë zjarr makinës për ta djegur por fati nuk e dogji’
    Blutë thanë se në lidhje me këtë rast janë shoqëruar disa persona të dyshuar si dhe janë duke u kryer veprime të tjera procedurale, por ende ska asnjë të arrestuar.

    Emri:  vendi-ku-ndodhi-grabitja.jpg

Shikime: 497

Madhësia:  20.5 KB
    Në foto: Vendi ku ndodhi grabitja e biznesmenit Bukurosh Malaj, Vlorë, 15 shkurt 2015

    ORA NEWS

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Grabitet biznesmeni në Vlorë, Malaj: Shtetit i paguaj taksa, të më mbrojë jetën

    Ka qene me fat qe e kane lene te gjalle.Kriminelet edhe vrasin ne oren 1
    te mengjesit sepse s'ka njerez perreth,askush
    nuk shikon,nuk ka deshmitare,nuk ka police dhe
    bum vrasin qe te mos zbulohen nga viktima.
    Budalleku i tij eshte qe qarkullon ne oren 1 te nates dhe vetem.
    Sikur ai te ishte grup te pakten vete i trete askush nuk do guxonte ti afrohej.
    Oret nga 11 e nates deri ne 5 te mengjezit jane oret kur
    kryhen te pakten 90% e krimeve te rruges si dhe vrasjeve.
    Here tjeter kur te dalesh jashte midis oreve 11pm deri 5pm mendohu mire
    se te iken jeta.
    Pse ky e mban biznesin te hapur deri ne 1 te nates?Tahmaqarlliku per para
    (greedy) te len pa gje te merr dhe jeten.
    Mori nje mesim nga jeta.
    Policia nuk mund te fajesohet,ngjarja ka ndodhur ne nje parkim pallati si garazh
    dhe ka qene jashte fushe pamjes se patrullave te policise qe sorollaten naten dhe kontrollojne zonat.
    Kur eshte raportuar vjedhja nga viktima ne cfare ore ,sa me vonese?
    Viktima ka telefon apo jo?Atehere a eshte lajmeruar policia ne tel menjehere pas vjedhjes dhe dhene adresa e ngjarjes?
    Ky eshte moment shume kritik,sa me shpejt te lajmerohet policia aq me shpejt do kapet hajduti.
    Vlora eshte e mbushur me kriminele dhe cdo rruge/kryqezim duhet te kete video kamera te fuqishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-02-2015 më 20:24
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Grabitet biznesmeni në Vlorë, Malaj: Shtetit i paguaj taksa, të më mbrojë jetën

    Biznesmenet shqiptare te frymezuar nga era Evropiane qe flladit brigjet e Vlores Durresit etj...harrojne qe Shqiperia eshte ende koloni e Bizantit te ri dhe per te dale ne det te sigurte Evrope duhet jo vetem fat por edhe intuite, te besh si di vete, por pa e tepruar duke hyre ne ujera te ekonomise Amerikane ku mund te terheqesh perbindesha antibizantine, apo antiterrorizem njerezor dhe te perfundosh viktime ne lojeluften erotike te gjiganteve te botes. Ndersa per qente qe lind krimi atyketu nese nuk di ti shmangesh apo kapercesh edhe nuk je biznesmen.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Grabitet biznesmeni në Vlorë, Malaj: Shtetit i paguaj taksa, të më mbrojë jetën

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Biznesmenet shqiptare te frymezuar nga era Evropiane qe flladit brigjet e Vlores Durresit etj...harrojne qe Shqiperia eshte ende koloni e Bizantit te ri dhe per te dale ne det te sigurte Evrope duhet jo vetem fat por edhe intuite, te besh si di vete, por pa e tepruar duke hyre ne ujera te ekonomise Amerikane ku mund te terheqesh perbindesha antibizantine, apo antiterrorizem njerezor dhe te perfundosh viktime ne lojeluften erotike te gjiganteve te botes. Ndersa per qente qe lind krimi atyketu nese nuk di ti shmangesh apo kapercesh edhe nuk je biznesmen.

    Kot. Po pate deshire e mundesi,mundesh ta interpretosh,ta shpegosh se çfare ke dashur te thuash. Me pak fjale,jashte temes, çfare kuptimi ka ?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •