Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Tërhiqet Lulzim Basha: Të shtyhet për 5 vjet koncensioni për parkingjet private

    Nuk është per tu habitur kur sheh se në fund të mandatit të një Kryebashkiaku, aq më tepër të një Kryetari Bashkie të Kryeqytetit, - propozon në Këshillin bashkiak të Tiranës një Koncension anti-qytetar për parkinget.
    Më interesantja dhe më për të ardhur keq është se ky koncension që kërkoka edhe miratimin e maxhorancës bën fjalë për të dhënë me `qira` 35 vjet trotuaret e Tiranës. Trotuaret e Tiranës të cilat as diktatura komuniste nuk guxoi të vinte dorë mbi to kur vinte problemi i parkimit të makinave të pakta shtetërore apo i motorrave privatë apo dhe i biçikletave. Një nismë e tillë në fund të mandatit të Kryebashkiakut është jo vetëm anti-ligjore por dhe anti-qytetare sepse prek dhe direkt mirëqënien dhe të drejtat dhe liritë e individit në qytetin ku ai jeton.
    Përse Kryebashkiaku hedh për miratim një project ligj për një koncensionn të tillë absurd?
    -e propozon për të fituar vota në zgjedhjet e ardhshme bashkiake? Kurrsesi nuk mund të fitojë vota me ketë projekt anti-qytetar,
    - e propozon për miratim për të krijuar lehtësi në parkimet dhe për lehtësimin e lëvizjeve dhe qakullimit në qytet? Absolutisht jo , përkundrazi një idotësi e tillë bashkiake vetëm do të rëndonte qarkullimin edhe kështu të rënduar të automjeteve dhe të njerzve në Tiranë,
    - e propozon për të pasuruar financiarisht bashkinë e Tranës e cila gjithë këto katër vite nuk ka bërë asgjë për qytetarët e saj? Absolutisht jo, dhe mendoj se kjo ide do të ishte mendimi i fundit i Kryetarit të Bashkisë tani në fund të mandatit që po e përfundon me turp.
    Pra asnjë nga argumentet nuk qëndron, madje duke dëgjuar nën kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Eno Bozo i cili përpiqej të korrigjonte dicka nga pseudo argumentat për dhënien me koncension të parkingjeve duke u justifikuar se … nuk bëhet fjalë për parkingjet nëpër rrugicat e Tiranës… më shkoi në mëndje se:
    - Kush janë këta njerëz të veshur me pushtetin e votës së popullit që përpiqen të përfitojnë sa mundin duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për të zhvatur sa më shumë?
    --Kush është ky Kryetar Bashkie i kryeqytetit i cili nuk ka bërë asgjë për këtë qytet (përvecse ka mbushur me lokale qoftesh e birre një pedonale e cila është ndërtuar për një funksion krejt tjetër përveç funksionit të mejhaneve) – merr guximin të sfidojë lirirë dhe të drejtat e qytetarëve të lëvizin lirisht në qytetin e tyre dhe të parkojnë makinat nga halli në trotuarin afër shtëpisë së tyre?
    - A e din Kryetari i Bashkisë se nuk ka vënd në botë që të japi me koncension trotuaret duke privuar qytetarët e vet nga e drejta për të parkuar në kufijtë e pronës së vet e praktikisht buzë trotuarit.
    Përveç këtij zullumi të fundit që do të u a lerë qytetarëve barrë, pasi ky Kryetar Bashkie do të iki, po ky Kryetar i Bashkisë më të madhe të vëndit, ka bërë gjithashtu edhe veprime të tjera që privon qytetarët e këtij qyteti nga e drejta e parkimit pa pagesë të tilla si:
    - Ka lejuar pa kriter parkime të taxive madje dhe në rrugë jo kryesore e rrugica, duke privuar qytetarët nga parkimet pranë shtëpive të tyre,
    - Ka lejuar dhe u ka dhënë leje individëve të ndryshëm që kanë biznese të vogla e të mesme të për parkime jashtë kritereve, në dëm të rezidentëve,
    - Nuk e ka përdorur asnjëherë policinë bashkiake për të lehtësuar qytetarët dhe rezidentët në ankesat e tyre pikërisht për këto problem,
    - Së bashku në disa raste me policinë e shtetit kanë vendosur tabela të ndalim parkimit në vënde rezidente duke dëmtuar rëndë, gjobitur, dhe penguar rezidentët dhe qytetarët në punët e tyre.
    Në se do të kishte patur një sens public të zhvilluar, përpara se të bënte presion në Këshilllin Bashkiak për miratimin e një koncensioni anti qytetar dhe në kundërshtim me ligjet, Kryetari i Bashkisë dhe nën Kryetari që po rropatet të justifikojë një veprim anti ligjor dhe për mendimin tim totalisht korruptiv, duhej në rradhë të pare të realizonte ato projekte që u lanë për Tiranën sipas Urbanisitikës; dhe këto projektet parësore do të duhej të realizoheshin si:
    - ngritja e disa parkingjeve nën-tokësore dhe mbi tokësore në mënyrë që të lehtësonte lëvizjen e makinave dhe të qytetarëve,
    - ndalimi i ndërtimeve në qëndër të Tiranës dhe në Bllok,
    -Krijimi i zonave të reja urbanistike për ndërtim,
    - ngritjen e mbikalimeve tek Zogu i Zi, tek Pallati me Shigjeta, dhe tek Dogana,
    -kontrollin e përditshëm të rrugeve të kryeqytetit dhe të periferisë sepse rrugët janë copë copë,
    - kapjen dhe nxjerrjen para ligjit të kapak-heqësve, të cilët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite punën pa u penguar,
    -mbajtjen pastër të qytetit duke futur në punë pastrueset në orët e para të mëngjesit , pra para orës 7.30, dhe jo gjatë ditës,
    - bashkëbisedimin transparent e të vazhdueshëm me qytetarët,
    - ç`vendosjen e gardës (propozim) së republikës, aty ku e ka vëndin dhe jo pranë liqenit artificial, dhe kthyerjen e asaj zone në shtesë për parkun kombëtar,
    -Ç`vendosjen e godinës së paraburbimit jashtë Tiranës sepse pengon qarkullimin dhe bëhet shkak për incidente,
    -ndalimin e ndërtimeve në parkun e liqenit.
    Këto do të duhej të ishin disa nga detyrat e Bashkisë më të madhe të Tiranës, por Kryetari në ikje i Bashkisë ashtu si një individ jo profesionist që është, e ka dëmtuar Tiranën ndoshta pa dashje me mos veprimet e tij, me mungesën e nuhatjes së perspektivës, me mungesën e specialistëve të mirëfilltë e profesionistë të urbanistikës, e pse jo dhe politikanë me vision, ndoshta me idenë e tij për të lënë `tokë të djegur` pas tij, me mungesën e bashkëpunimit me qeverinë qëndrore.
    Le të shpresojmë që Këshilli Bashkik ta hedhë poshtë këtë aferë korruptive që i bie erë një orë larg, dhe le të shpresojmë që përparësitë që sapo paraqita më sipër të realizohen nga Kryetari i ardhshëm i Bashkisë dhe Këshilli i ardhshëm Bashkiak.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Koncensionet e Bashës – Koncensione Anti-qytetare

    E kane zakon keta PeDe-istat qe kur ju vjen fundit fillojne edhe gjejne menyra se si te gllaberojne sa me shume leke. Si udhenka ky koncesion per vietet e ardhshme kur shume nga keshilltaret nuk do jene as gjalle njehere lere ne pushtet. Sidomos nje koncesion i cili fut vetem 10% ne arken e bashkise dhe 90% ne xhepat e bizneseve (dmth te Bashes me shoke). Kur ishin ne qeveri nuk kishte kush ja u bllokonte koncesionet qe dhane qe sa humben voten e deri ne Shtator. Ndersa ne bashki skane ku vene se keshilli i majte se voton kete vjedhje te hapur ndaj qytetareve e Tiranes.

    Megjithese tentoi ta shtyne sa me shpejt kete konceison duke i futur shifrat kuturu e duke e aprovuar neper komisione te bashkise, pas deshtimit ne keshill Basha doli ne deklarate dhe tha qe duhet shtyre kjo per 5 vjet sepse qytetaret jane renduar nga gjendja ekonmike nga ana qeverise duke tentuar te hidhte hi syve. Turp qe keta lloj cakejsh kane pasur ndonjehere pushtetin.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koncensionet e Bashës – Koncensione Anti-qytetare

    Tërhiqet Lulzim Basha: Të shtyhet për 5 vjet koncensioni për parkingjet

    TIRANË/ Pas debatit dhe reagimit të qytetarëve kundër kalimit në duart e privatit të parkingjeve të Tiranës, edhe Bashkia është tërhequr nga koncesioni 35-vjeçar.

    Në daljen e parë publike që nga propozimi zyrtar i Bashkisë, Lulzim Basha ka bërë publik lajmin për mosrealizimin për të paktën 5 vjet të kalimit të rrugëve në administrim nga firmat private.

    Kreu i Bashkisë dhe njëkohësisht i PD-së, e ka justifikuar tërheqjen nga projekti me dëgjimin e zërave të qytetarëve që ishin thuajse në unison kundër koncesionit, si dhe me situatën ekonomike që po kalon vendi. Deklarata u bë pas inaugurimit të rikonstruksionit të kopshtit 41 në Tiranë.

    TËRHEQJA
    “Në këto kushte të një krize ekonomike, gjykimi im është se ky nuk është momenti për të rënduar qytetarët e Tiranës, apo qoftë edhe përdoruesit e tjerë të automjeteve. Unë do t’i kërkoj Këshillit Bashkiak të shtyjë konsiderimin e shtimit të zonave me pagesë të parkingjeve publike, të paktën me 5 vjet të tjera”, theksoi Basha.

    Këshilli Bashkiak diskutoi javën e kaluar, por pa arritur konsensus në votim, kalimin e 7400 vendparkingjeve në rrugët kryesore të Tiranës, me koncesion në një firmë private. Pagesa për çdo vend varionte nga 20 lekë/orë në brendësi të lagjeve, deri në 150 lekë/orë në rrugët kryesore të Tiranës. Por, reagimi i medias dhe i qytetarëve duket se ka sjellë edhe shtyrjen e këtij vendimi nga kreu i Bashkisë.

    “Në kushtet që sapo ju shpjegova (besoj se nuk ka nevojë ta përsëris), unë kam vendosur duke gjykuar, duke dëgjuar edhe reagimin qytetar, jo të pazarxhinjve, oligarkëve e gjobëvënësve, kam gjykuar e vendosur t’i kërkoj Këshillit Bashkiak shtyrjen me të paktën 5 vjet të propozimit për të trefishuar hapësirën e parkimeve publike, për të cilat Bashkia e Tiranës vjel drejtpërdrejt apo përmes koncesionit taksë”, përsëriti Basha.

    Sipas kreut të Bashkisë, Tirana aktualisht takson 5% të parkimeve publike dhe me propozimin e ri do të taksonte 15 %, pra akoma 85% e vendparkimeve do të mbeteshin falas. AKUZAT Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë ka akuzuar qeverinë për bllokimin e projekteve kryesore, atë të stacionit multimodal dhe të bulevardit të Tiranës. Basha ka akuzuar personalisht Shkëlqim Canin dhe Edi Ramën si përgjegjës për këto projekte.

    “Kemi planifikuar bulevardin e ri të Tiranës, jo vetëm si një zgjidhje urbanistike, por edhe si një zgjidhje trafiku që u ofronte qytetarëve 2000 vende të reja parkimi mbi dhe nëntokësor, i bllokuar politikisht, në mënyrë kriminale. Dhe kur them kriminale, e kam fjalën ligjërisht kriminale dhe ai person që ka bllokuar këtë projekt, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Është firma e Shkëlqim Canit, por është urdhri i Edi Ramës. Kemi të bllokuar terminalin multimodal të pasagjerëve, një vepër e cila ndërtohet pa u kushtuar qytetarëve të Tiranës asnjë qindarkë dhe nuk i kushton asnjë qindarkë as qeverisë qendrore dhe që do të hiqte nga Tirana autobusët e furgonët duke liruar vende për 1500 automjete të tjera”, theksoi Basha.

    “Të hiqet taksa e qarkullimit”
    Parkingjet nuk janë i vetmi problem që duhet të zgjidhë Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës. Një tjetër vendim është ai për çmimin e biletës së transportit urban në kryeqytet. Për Bashën, zgjidhja për mosrritjen e çmimit do të ishte heqja e taksës së qarkullimit për karburantet. “Kërkoj nga pozita të tjera, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës, reflektim të qeverisë për heqjen e taksës së qarkullimit për transportin urban, për të mbajtur biletën në 30 lekë. Kërkoj reflektim me një plan tjetër politik për uljen e çmimit të karburantit përmes heqjes së 24 lekëve, 240 lekë të vjetër taksë ekstra që pushteti qendror i ka vënë karburantit, kërkoj dhe kërkojmë realizimin e premtimit elektoral jo për rritjen e energjisë, por për uljen e çmimit të energjisë përmes eliminimit të TVSH-së me 14 %”. Vendimi për rritjen ose jo të çmimit do të merret në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Zyrtarisht Bashkia ka kërkuar që çmimi të jetë sërish 30 lekë për biletë.

    Panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Tërhiqet Lulzim Basha: Të shtyhet për 5 vjet koncensioni për parkingjet private

    Keta jane politikan "o le-le o nena ime" te imagjinosh qe ky eshte kryebashkiaku i Tiranes dhe lideri i opozites eshte te vesh kujen.

    Ne duhet te jemi o popull o shum,por shum pa fat ,o popull shum i zgjuar,se nuk mund te imagjinohet ndryshe te zgjedhesh budallaim me te madh midis 1 milion banoreve qe ka Tirana.

    Njeriun; qe :" ben publik lajmin, per mos-realizimit per te pakten 5 vjet te kalimit te rrugeve ne administrim nga firmat private...se kam degjuar qytetaret jo pazarxhinjte e gjobvenesit"

    Pa analizuar,premtimin per mosrealizimin,dhe afatin 5 vjeçar...qe do duhej nje ekip psikologesh dhe psikiatrik,del se; rruget do ti marin po prap pazarxhinjte e gjobvenesit por mbas 5 vjetesh. O me sakt qe pazari shtyhet per 5 vjet. Qe eshte dhe kerkesa e qytetarit;"Leji akoma dhe 5 vjet pastaj te bohet çfar te bohet ".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •