Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Predikime: E diela e të lidhurit të mishit - Gjykimi i Fundit

    E DIELA E TË LIDHURIT TË MISHIT (Mat. 25:31-46)

    Gjykimi i Ardhshëm

    «Kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, atëherë do të rrijë mbi fronin e lavdisë së tij» (v.31)

    Zoti ynë është Perëndi dashurie dhe dhembshurie. Por është edhe Perëndi drejtësie. Është Gjykatësi i drejtë i Botës, që do të gjykojë të gjallë e të vdekur. Pjesa e sotme e Ungjillit na bën fjalë për gjykimin e ardhshëm. Atëherë do të vendoset gjykata e përbotshme dhe do të ulet «biri i njeriut... në fronin e lavdisë së tij». Është pikë e Besores sonë, Ardhja e dytë e Krishtit dhe gjykimi që do të bëjë gjatë saj. Çfarë themi në Simbolin e Besimit: «dhe do të vijë përsëri me lavdi, të gjykojë të gjallët e të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim».
    Shfaqja e parë e Zotit në tokë, kur erdhi të na shpëtojë, ishte e përulur. Por e dyta, kur të vijë të gjykojë botën, do të jetë e lavdishme dhe madhështore.
    Dhe këtu duhet të dëgjojmë shën Kirillin, kryepiskopin e Jerusalemit, si flet rreth Ardhjes së Parë dhe të Dytë të Zotit: «Ardhjen e Krishtit shpallim, dhe jo vetëm të Parën, por edhe të Dytën, më të mirë nga e mëparshmja. Sepse ajo na shfaqi durimin e Atij që erdhi, kurse kjo mban stemën e Mbretërisë së Tij të hirshme».
    Në Ardhjen e mëparshme u mbështoll me shpërgënj në grazhd, në të Dytën vishet me rroba të ndritshme. Në të Parën duroi vdekje në kryq, duke përbuzur turpin, (Heb. 12:2), në të Dytën vjen i ndjekur nga ushtri engjëjsh dhe i lavdëruar. Vjen Shpëtimtari, jo që të gjykohet përsëri, por që të gjykojë ata që e gjykuan.
    Pjesën e sotme të Ungjillit, shën Joan Gojarti e quan shumë të ëmbël, aq sa shenjtorët e dëgjojnë nga goja e Zotit, e studiojnë me vëmendje dhe gatishmëri, dhe e ruajnë në kujtesën dhe në logjikën e tyre dhe në mendimin e tyre me shpresëtari. Fjalët e Perëndisë, siç thotë psalmi i Davidit (18:11), janë më të ëmbla se mjalti.
    Fjalët e fundit të apostull Pavlit drejtuar Athinasve, në Ario Pago (Gjyka e Lartë), është se Perëndia caktoi një ditë, përgjatë së cilës do të gjykojë botën me drejtësi, nëpërmjet një njeriu që e caktoi Gjykatës. Dhe se Ai do të jetë Gjykatësi i të gjithëve ne, dha dëshmi të sigurt për Të, duke e ngjallur atë Burrë prej së vdekurish (Vep. 17:31). Ngjallja e Zotit është garancia rreth ngjalljes së të vdekurve dhe rreth gjykimit të ardhshëm; «Sepse për këtë Krishti vdiq dhe u ngjall, që të zotërojë mbi të vdekurit dhe mbi të gjallët», shkruan ndaj Romakëve Apostulli (14:9).
    Është e rrënjosur thellë në shpirtin njerëzor dëshira për dhënien e drejtësisë. E dëshmon kënaqësia që provojmë kur jepet e drejta, kur ndëshkohet krimi, kur mashtruesi dhe shfrytëzuesi zbulohet dhe imponohet sundimi i ligjit. Dhe kjo është në përputhje me dëshirën e Perëndisë. I Drejtë Perëndia dhe e dëshiron drejtësinë; do gjithmonë të mbizotërojë dhe të jepet drejtësia. «Zoti është i drejtë dhe deshi drejtësinë; fytyra e tij pa vetëm drejtësi» (Psalmi 10:7). Dhe Ai vuri në krijesën e tij logjike, tek njeriu, mallin dhe etjen për drejtësi, dhe lumuroi «ata që kanë uri dhe etje për drejtësinë» (Mat. 5:6), në fjalimin mbi mal. Kapitujt 5,6,7 të Ungjillit sipas Matheut përbëjnë statutin e Krishterimit.
    Por njeriu, meqenëse është qenie e kufizuar, privohet prej saj. Qoftë ngaqë nuk mundet, qoftë ngaqë nuk do, drejtësia midis njerëzve paraqet mangësi dhe defiçite. Drejtësia njerëzore nuk është gjithmonë e aftë të ndëshkojë gjithë shkelësit e ligjit. Është si rrjeta e merimangës; mushkonjat dhe mizat i kap, por brumbujt e mëdhenj, shkelësit e mëdhenj, të fortët e ditëve tona dhe të gjithë botës, nuk mund t’i kapë, sepse janë të fortë, e shpojnë rrjetën e merimangës, të drejtësisë njerëzore dhe kurrë nuk gjenden të akuzuar, dhe as mbyllen në burgjet e shtetit.

    Është e mahnitshme dhe, nëse nuk do e përmendte vetë Zoti, do të ishte i pabesueshëm fakti se janë të ditura që më parë Procedurat dhe Vendimet e gjyqit më të madh dhe më të bujshëm të historisë njerëzore. Bëhet fjalë për Gjyqin, i cili do të mbahet përpara Gjykatësit të Drejtë përgjatë Ardhjes së Dytë dhe në të cilin
    të gjykuar do të jemi të gjithë ne njerëzit, «gjithë kombet». Prandaj ka për të gjithë në veçanti, do të thoshte dikush, një vlerë të përjetshme për të cilën duhet të kemi kujdes. Por nga gjithë pikat e Procedurës, duhet të kujdesemi për ato, të cilat bëjnë fjalë për mjetet që do jenë rezultative në shërbimin tonë e që do na ndihmojnë të trashëgojmë «mbretërinë që është bërë gati për ne që kur se është themeluar bota» (v.34). Këto pika i renditi shumë thjeshtë Gjykatësi i paanshëm, «ai që zotëron mbi të vdekurit dhe mbi të gjallët». I Cili do të na thotë: «Pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët në shtëpi; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, dhe erdhët të më shihnit; isha në burg, dhe erdhët tek unë» (v. 35-36).
    Nëse kujdesemi pak për to, shikojmë menjëherë se këto pika nuk janë asgjë tjetër veçse zbatimi i «porosisë së parë dhe të madhe», porosisë së dashurisë në jetën tonë të përditshme. Janë shfaqje dashurie, që i drejtohen sa nevojave materiale aq edhe atyre shpirtërore të njeriut, e që janë të mundura të vijnë si nga të pasurit ashtu edhe nga të varfrit.
    Sepse për shembull, ai që kishte para do mund të justifikohet se ishte aq i zënë me punët e tij, saqë e kishte krejtësisht të pamundur të bëjë vizita tek të sëmurët e të burgosurit. Megjithëse nuk do ishin aspak gjërat ashtu siç do t’i paraqesë, le të pranojmë se janë të sakta. Por Gjykatësi i Drejtë do mund t’i thotë: Pranoj se ishe aq shumë i zënë me punët e tua, saqë nuk kishe kohë për vizita, të sëmurë dhe të burgosur... por e kishe krejtësisht të pamundur të kushtosh vetëm pak sekonda, që t’i japësh një urdhër shërbyesit tënd, që të japë një pjatë ushqim të gatuar tek plaka që u kalb e braktisur, në një bodrum pak më tej pallatit tënd hijerëndë luksoz?
    Çfarë do të mendoje, nëse njerëzit që do kishin nevojë, do të ishin vëllai ynë biologjik, nëna jonë, babai ynë, fëmija jonë?

    Me të gjitha këto Zoti e kthen vëmendjen tonë në përdorimin e dhuntive dhe mundësive tona. Gjykatësi është i drejtë dhe do të kërkojë llogari sipas rasteve dhe dhuntive që kishte çdo njeri. Je i varfër, vëllai im? Nuk do të kërkojë lëmosha të mëdha. Por do të të gjykojë rreptë nëse nuk tregove durim në përballimin e jetës.
    Je i pasur, i shkolluar, ke një pozitë në shoqëri? Gjykatësi do të të kërkojë llogari për mënyrën si e përdore pasurinë tënde, diturinë tënde, pozitën tënde. Do jesh i pajustifikuar dhe goja do të të vuloset në atë moment kritik, nëse nuk i ke përdorur mirë dhuntitë e tua.

    * * *

    Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin!
    Dëshira e fshehtë e çdo njeriu është të sigurojë Mbretërinë e qiejve. Por vetëm një gjë duhet të kemi kujdes të gjithë. Mbretëria e qiejve, është trashëgimi. E ka përgatitur Perëndia «që kur se u themelua bota» dhe e ka paracaktuar për ata që do të pranojnë të bëhen me të vërtetë bijtë e tij. Nuk kemi mënyrë tjetër, përveç Hirit shenjtërues të Shpirtit të Shenjtë, që të bëhemi gjithmonë e më shumë bij të Atit qiellor. Kjo është e mjaftueshme që të na dhurojë Mbretërinë qiellore. Apostull Pavli thotë qartë: «Jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë, dhe trashëgimtarë bashkë me Krishtin» (Rom. 8:17).
    U bëftë.



    Me Urime të Përzemërta dhe Bekime të Shumta:
    Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
    † IGNATI
    Berat me 15.02.2015

    Emri:  HiresiaIgnatiBeratit.jpg

Shikime: 2678

Madhësia:  15.2 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Predikime: E diela e të lidhurit të mishit

    TË LIDHURIT E MISHIT (Gjykimi i fundit).

    Emri:  90636736_o.jpg

Shikime: 272

Madhësia:  102.7 KB

    SHKURTORJA.

    Kur vjen o Perëndi,me lavdi përmbi dhenë,kur dridhen gjithë tok,dhe një lumë prej zjarri,përpara fronit tënd po rjedh,edhe librat e veprave,hapen faqeza,edhe të fshehtat botohen,ti shpëtomë o Zot,dhe më vendos në të djathtë, gjykatës me drejtësi.

    SHTËPIA.
    Kur mendohem për ditën e tmerruar të gjyqit,o Zot i zemërdhembshur,dridhem i trembur prej ndërgjegjies,e cila më kallëzon dhe më dënon.Kur të vendosesh mbi fronin,dhe të nisësh vëzhgimet,atëhere askush nuk do guxojë ti mohojë mëkatat,se e verteta do të dalë në shesh,dhe zjarri do ti përvëlojë mëkatarët.Mëshiromë pra dhe shpëtomë o Zot, dhe më vendos në të djathtë,gjykatës me drejtësi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Predikime: E diela e të lidhurit të mishit - Gjykimi i Fundit

    Predikimi i së Dielës Gjykimi i fundit - nga Arkimandrit Kozma Sovjani, Tiranë, 15.02.2015.


  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Predikime: E diela e të lidhurit të mishit - Gjykimi i Fundit


  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Predikime: E diela e të lidhurit të mishit - Gjykimi i Fundit


Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •