Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara



    Në Hoxharë të Fierit Rama dëmshpërbleu tre blegtorë për humbjet nga vërshimi i lumit, gjithsej 80 krerë dele e një lopë.

    Edi Rama: “Unë mësova që Ylli është I PD, Ruzhdoiu është i PS, por për ne ata që janë dëmtuar nga përmbytjet janë shqiptarë dhe shqiptarë punëtore që do ti qëndrojmë pranë. 2007 krerë dele të rezultuara nga përmbytja dhe 32 krerë lopë të rezultuara të humbura nga përmbytja do të zëvendësohen një më një.”

    Sipas kreut të ekzekutivit, këto familje punëtore model, meritojnë dhe do ta kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë.

    Edi Rama: “Të mos presin nga Christiano Rondaldo t’ju sigurojë të ardhurat me ndonjë gol, por të ulin kokën dhe të punojnë si të gjithë këta, sepse kështu bëhen edhe burra, por bëhen edhe të pasur. Pasi kështu ndërtohet edhe mirëqenia, edhe pasuria, edhe e ardhmja.”

    Pas Fierit, kryeministri u ndal ne magazinen e shperndarjes se ndihmave ne komunen e novoselës, ku pa nga afër shpërndarjen e elektroshtëpiakeve për familjet e dëmtuara.

    Edi Rama: “Përmes këtyre elektroshtëpiakeve plotësohet një nevojë e domosdoshme për një numër të konsiderueshëm familjesh të përmbytura tek të cilat është identifikuar ky problem. Faza e tretë do të jetë faza e riparimit të argjinaturave”

    Kryeministri njoftoi nga Novosela se javën e ardhshme do të rikthehet në zonat e përmbytura për fermerët që u janë dëmtuar serat, duke u ofruar edhe asistencë teknike për rindërtimin e tyre.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Solarideti i kryeministrin tone duket qarte qe eshte i madh dhe shume popullor!
    Veprimet e tij tregojne zhvillim dhe nje ekonomi me te mire,ne kete vend..

    P.S Albo dhe ju moderatoret e tjere,keto jane tema qe kerkojne interes dhe duhen lexuar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Po fus nje argument ekstra-albanez,ka ndonje ligj per demshperblimin per fatkeqsi natyrore ne ate vend ? Apo varet nga zemergjeresia o shpirtngushtesia e kryeministrit te radhes ? ( Perdoren parate e shtetit ne raste te tilla, o parate e dashnores te kryeministrit ?) U vertetuan demet,dhe kush vendosi vleren e demshperblimit ?

    Ne nje shtet normal,duhet qe keto reklama-vote te hiqet nga duart e qeverise,se keto permbytje mund te jene edhe te pervitshme,dhe nuk eshte e drejte qe nje permbytje te "ndihmohet" o demshperblehet per nje jave e tjetra mbas dy o tre javesh. Duhet nje standart.

    "Shpresojme,qe Kryeministri qe do vi mbas Rames,da beje demshperblimin me mire e me shpejt se Rama.Rama e beri demshperblimin per 7 dite ai tjetri ta beje per 6 dite..e keshtu me radhe..Deri sa te arisim ne Kryeministrin perfekt qe ta beje demshperblimin nje dite mbas permbyetjes o gjate permbytjes. Demshperblimi para permbytjes do jete njeçik i veshtire,por me kete llogjike e me parat e dashnores nuk eshte i pamundur ".


    Nje akt edhe se i drejte,po nuk qe i barabarte per te gjithe eshte padrejtesi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Bravo Kryeministri; i PD, i PS, me zile - pa zile, fshatar a xhandar, xurxull a jo, jane njerez me halle, mbi te gjitha!

    Serafim, ma shuaj cik kureshtjen! Kur shkruan ne forum, je mezo-trecerek i pire apo me bejne xixat mua lanetit?
    Shteti("vota bleresi") s'duhet te kontribuoje me ndihma ne raste te tilla, emergjence te jashtezakonshme?!?! Ku jeton ti, ne Senegal apo Mumbai?! E cfare se fitoi popullaritet partiak, t'i braktisin njerezit(pas atij makthi natyror) te cileve zgjidhen dhe duhet t'u sherbejne, se ashtu i vjen per mbare asaj logjikes tate a te ndonje tjetri??
    Mo po s'dini c'mermerisni, jeni katandisur po flisni me hijen tuaj! S'eshte me as qesharake, eshte per t'u injoruar ne menyre urgjente. Fajin e kam une i pari, ne fakt! lol

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Nejse,ishte diskutim ekstra-shqiptar,ishte se çfare eshte o duhet te jete shteti,qeveria dhe kryeministri.(çfare norme o ligji permban shteti ne raste permbytjesh..)
    Por problemi i vertete qendron se une i kuptoj i pire e ti si kupton dot as esell.

    Ta shpegojme pak me gjate (meqe eshte muabet pijesh ).

    Per te pasur nje barazi per "ndihmat" (se zevendesimi i bagetise dhe gjerave te tjera materiale duhet te hyjne tek demshperblimet),supozohet se: "Demshperblimet, do jene per te gjithe te permbyturit njesoj,pra do vazhdojne edhe mbas vizites se Kryeministrit.(Ne qofte se e garanton ligji dhe shteti,"shpresa" duhet te jete e sigurte...Nuk varet nga Kryeministri i rradhes...)
    Simbas llogjikes (por mendoj edhe simbas ligjit), ne fillim,duhet percaktuar numuri i personave o familjeve dhe sa keto persona kane humbur.Qe, ne rastin e bagetise ,duhet te ishte psh 10 mije a 100 mije koke,pra qeveria do demshperbleje te gjithe bagetine,dhe me qe bagetia do demshperblehet me leket e gjithe popullit,llogjika thote,qe kjo shifer duhet te dihet. Ne radhe te pare,per paguesit e taksave,ne radhe te dyte per vet te permbyturit...per te mos krijuar padrejtesi.


    (Per te mos hyre gjithmon ne llogjiken alla shqiptareçe,ku i piri kerkon;nje dopio raki,raki Skrapari,dhe do ta paguaje vete.Dhe i pergjigjen esell,nuk ka rendesi sa pin,nuk ka rendesi se çfar pin dhe nuk ka rendesi se kush i paguan.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 15-02-2015 më 01:24

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (16-02-2015),drague (15-02-2015)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Gezohem qe u fol per "fazen e 3-te" pra per punimet e duhura qe kjo mos te ndodh perseri. Eshte me mir te parandalosh se sa te demshperblesh. Le te shpresojm se do te behen keto punime sa me shpejt.

  8. #7

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Dem shperblimi nje me nje eshte 100% i pamundur

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Përmbytjet, Rama: Dëmshpërblimi një më një. Javën tjetër tek serat e dëmtuara

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Dem shperblimi nje me nje eshte 100% i pamundur
    do shesi vilen e vet 1 milion euro ne surrel eshte 100% e sigurt demshperblimi rilindas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •