Visar Zhiti, nje nga figurat me te shquara te letersise shqiptare, shkrimtar, publicist e autor i shume veprave te njohura mbareboterore eshte sugjeruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, si ambasador ne shtetin katolik te Vatikanit. Ky vendim eshte kundershtuar menjehere nga presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i cili pas shume seancash nuk ka pranuar per t’i dhene postin e ambasadorit shqiptar ne Vatikan. Megjithate, reagimi ka qene i menjehershem e i gjitheanshem ku shume politikane, autore e opinioniste jane shprehur qe nje njeri si Visar Zhiti, pa dyshim, e meriton kete detyre duke perfaqesuar me dinjitet nje shtet te vogel me tradita e zakone sic eshte Shqiperia. Jam i mendimit se askush pervec tij s’mund te kryeje e te permbushe nje mision te tille me kaq rendesi sic eshte roli i ambasadorit ne nje shtet te huaj. Atehere, lind menjehere pyetja : ‘’Pse pikerisht Visar Zhiti ambasador ne shtetin katolik te Vatikanit ?’’
Se pari, nje njeri si Visari, eshte nje monument i pashterueshem kulture. Ka marre shkollimin e edukimin ne vendet me te zhvilluara Europiane e botererore, duke marre keshtu bazen e kultures se Perendimit, gje e cila ne ate kohe denohej me ligj nga pushteti. Visari eshte nje nder mendjet me brilante bashkekohore, me te ndricuara, e qe gjithmone eshte perpjekur qe te perhape nje ndjenje ‘’humanizmi e iluminizmi’’, tek njerezit te cilet ende ‘’nuk e njihnin’’ boten e gjithcka qe i rrethon ashtu sic duhet. Se dyti, ka qene gjithmone nje njeri mbeshtetes per kedo, duke shkruajtur mjaft per vendin e tij te shtrenjte e mesazhe sinjifikative, brenda temen e qendreses, duke u shprehur per nje te ardhme me te iluminuar... I vetmi person, i cili ka dashur gjithmone te miren e cdokujt qe e rrethon, madje flasim ketu dhe per te birin e tij, Atjonin,duke trasheguar aftesite dhe vlerat e rralla te babait. Fatkeqesisht, nje tjeter monument kulture, si Atjon Zhiti u largua nga kjo bote duke i shkaktuar dhe te atit nje dhimbje te madhe ne shpirt e ne zemer. Cdokush, kushdo qofte ai, madje dhe Presidenti i Republikes, duhet te tregoje respektin e duhur kundrejt nje figure te shquar e madheshtore sic eshte VISAR ZHITI. E si mund te lejohet, qe nje person me aftesi te tilla te ‘’ofendohet’’ duke mos i dhene kete titull, e madje duke u akuzuar padrejtesisht sikur pati ofenduar interesat e kishes katolike, gje e cila s’eshte aspak e vertete. Totalisht, jam dhe mbetem i mendimit se nje talent si Visar Zhiti, nje art e nje krenari me vete, nuk mund te zevendesohet sot nga askush. Theksoj : ‘’Ka qene e mbetet nje pasuri e pallogaritshme jo vetem kombetare por dhe nderkombetare, nje frymezim per te gjithe ne !’’, ndaj ky post duhet te jete vetem i tij.
Krijoni Kontakt