Rama, Vokshit: Je bërë si Pamela e Baywatch. Deputetja e PD: Më mirë ashtu, se si Mr. Bean
Replika në Kuvend mes kreut të qeverisë dhe deputeteve të opozitës. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme, Rama, ironizoi me opozitën dhe praninë e tyre në zonat e përmbytura, duke e quajtur herë kreun e PD-së, Basha, si qesharak pasi shkoi në Shtyllas me cizme në ditë me diell e herë deputeten Albana Vokshi, si Pamela e Baywatch.
Edi Rama / deputetja e PD, Albana Vokshi
“Të krahashohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Fakti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata muzikantë që nuk njohin notat, por i ban gjallë institkti i tallavasë. Kryetari juaj i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Bayëatch, tha Rama.
Në replikë me të deputetja Vokshi, tha: “Më më mirë Pamlea Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin Baywatch sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor, meqë kryeministrit Rama i pëlqen shumë Pamela, i kujtoj se vajza e vdekur në Kurbin quhej pikërisht Pamela, dhe vdiq e sëmurë pasi jetonte në kontenier dhe qeveria nuk mori asnjë masë”.
Panorama
Krijoni Kontakt