Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Elbasan: Kisha Katolike rrezikon tė shembet, Qeveria e Rilindjes hesht

    Familja Karaosmani: Nuk e prishim Kishėn Katolike Shėn Piu X. Problemi tė mos politizohet (VIDEO)



    Pasardhės tė Qemal Karaosmanit pėrmes njė deklarate pėr mediat kanė sqaruar qėndrimin e tyre mbi fatin e Kishės Katolike Shėn Piu X nė Elbasan, ēėshtje e cila ka pėrfshirė edhe familjen e presidentit Nishani.

    Emri:  kishashenpiu.jpg

Shikime: 254

Madhėsia:  45.8 KB

    Familja Karaosmani shpjegon qėndrimet e saj mbi pronėsinė e truallit tė Kishės Katolike Shėn Piu X

    “Duan tė manipulojnė opinionin sikur kishės i ėshtė bėrė padrejtėsi. Fati deshi qė Odeta Nishani stėrmbesė e Qemal Karaosmanit ėshtė Zonjė e Parė. Kėrkojmė qė problemi tė mos politizohet dhe tė mos manipulohet opinioni e kisha tė marrė kontakt me ne”, tha Nebi Sefa, pėrfaqėsues i familjes Karaosmani.

    Ai shtoi se familja ka kėrkuar pavlefshmėri tė kėsaj kontrate, por jo prishjen e kishės. “Pėr rreth 20 vjet i kemi kėrkuar Kishės tė bisedonte me ne e tė bėnte kontratėn me ne e jo me kėshillin e rrethit tė Elbasanit pasi ai nuk ėshtė pronar i pronės por asnjėherė kisha se ka bėrė”, tha ai.

    Nga ana e saj Kisha katolike e Elbasanit ka deklaruar se posedon ēertifikatėn e pronėsisė.

    Pak ditė mė parė pėrfaqėsuesit e Komuniteteve Fetare nė Elbasan dolėn nė mbėshtetje tė Kishės Katolike Shėn Piu X e cila rrezikon tė prishet si pasojė e njė vendimi tė dhėnė nga Gjykata e Lartė. I cili thotė qė trualli ku edhe ndodhet kisha t’i kalojė pronarit.

    Komunitetet fetare shprehėn, pėrmes njė deklarate, indinjatėn pėr gjykatat e vendit. Ata thanė se sipas tyre kisha ėshtė e certifikuar dhe e legalizuar dhe se familja qė pretendon se e ka truallin ėshtė e veshur me pushtet.

    Ata i kanė dėrguar njė kėrkesė pėr dijeni Kryeministrit tė vendit Edi Rama si edhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ku i kėrkojnė ndihmė tė menjėhershme nga institucionet qė ata pėrfaqėsojnė pėr cenimin nė mėnyrė abuzive nga pėrfaqėsues me pushtet tė familjes Karaosmani tė pronės sė Kishės Katolike nė Elbasan.

    DEKLARATA E PLOTE
    Ne perfaqesuesit e Trashegimtareve te QEMAL KARAOSMANIT kemi dale ne kete deklarate per media, per te sqaruar disa problem qe kane dale keto dite ne lidhje me pronen tone legjitime dhe te trasheguar brez pas brezi.

    Gjyshi jone i nderuar QEMAL KARAOSMANI (ELBASANI) eshte nje nga firmetaret e Pavaresise se Shqiperise dhe ish Minister i Qeverise se ISMAIL QEMALIT. Ne na vjen shume keq qe duan ta politizojne problemin e prones tone dhe te drejten tone per pronen qe eshte e shenjte dhe nje nga parimet baze te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut te sanksionuara ne Kushtetute.

    QEMAL KARAOSMANI ka qene pronar legjitim i rreth 250.000 m2 vetem ne qytetin e Elbasanit dhe shume here me teper ne qytete te tjera te Shqiperise. Prona keto te njohura ligjerisht nga Institucionet e Shtetit Shqiptar.

    Ne nje pjese te ketyre pronave eshte dhe kisha e ndertuar ne menyre te parregullt mbi pronen tone te njohur dhe te kthyer nga ligji.Gjate gjithe procesit gjyqesor prej rreth 10 vjetesh, Kisha nuk ka pretenduar asnjehere qe ka qene pronare e vjeter dhe legjitime e ketij trualli, por ka pretenduar qe kete toke truall prej 5000 m2 ja ka shitur shteti Shqiptar ne vitin 1994. Kjo eshte e verteta e asaj qe pretendonte Kisha gjate gjithe procesit gjyqesor.

    Ndersa ne trashegimtaret e pronarit legjitim kemi kerkuar qe kontrata e shitjes nga shteti ka qene e paligjshme dhe si rezultat kemi kerkuar pavlefshmerine e kesaj kontrate dhe asnjehere nuk kemi kerkuar prishjen e Kishes. Nuk eshte ne traditen e familjes tone qe te prishim objektet e Kultit perkundrazi familja e Qemal Karaosmanit ka kontribuar me te gjitha format dhe menyrat per te ndertuar objekte kulti.

    Ne duke qene qytetare me besimin dhe shpresen tek e drejta per rreth 20 vjet i kemi kerkuar kishes qe te bisedonte me ne pronaret legjitime dhe te bente kontraten me ne dhe jo me keshillin e rrethit pasi ai ne asnje vend nuk ishte pronare i kesaj prone, por kisha asnjehere nuk denjoje te pranonte nje gje te tille.

    Pse do ta politizoje Kisha sot ne kete kohe problemin e prones tone, kur vendimi perfundimtar i formes se prere te gjykates se Apelit ka dale qe ne 12 qershor 2012?

    Keto veprime nuk jane te moralshme dhe aspak te ndershme dhe duan qe te manipulojne opinion publik, sikur kishes i eshte bere nje padrejtesi nga familja e Presidentit te Republikes. Ne na eshte bere padrejtesia ne keta 20 vjet duka na u mohuar e drejta e prones.

    Ne nipat dhe mbesat e kemi per nder qe jemi trashegimtare te QEMAL KARAOSMANIT (ELBASANIT) te Firmetarit te Pavaresise, ashtu sic e kemi per nder qe nje stermbese e QEMAL KARAOSMANIT eshte Zonja e Pare e vendit.

    Ne kerkojme qe problemi te mos politizohet, te mos manipulohet opinion publik dhe kisha te marri kontakt me ne pronaret legjitime dhe te biem dakort per ecurine e ketij problemi.

    Panorama

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Pėr: Elbasan: Kisha Katolike rrezikon tė shembet, Qeveria e Rilindjes hesht

    Pa e ditur se si qendron vertet kjo ēeshtje prone,por kjo puna e pronave te politikanve eshte e lezeēme,se nga nje ane i kerkohet popullit "mos ndertoni e mos zaptoni" ndersa vet bejne te kunderten.

    Puna e prones ne ate vend eshte vertet problem (mbas hapjes te dosjeve,eshte problemi i dyte kryesor),por nuk eshte vetem problem material,eshte problem diturie,injorance dhe problem zgjuarsie.

    Problemi i prones dhe i tokes qendron thjeshte ne mos diturine e historise,ne ate te mosnjohjes se kush ishte Zogu dhe shtetit i tije :
    1) Zogu krijoi dhe kishte shtet (qe mund te merej pa frike si model,se ishte modern jo vetem per Shqiperine por edhe per kohen...). Ky krijimi i shtetit,solli regjistrimin e tokes e te pronave,qe do te thote qe nje tapi e kohes te Turqise nuk duhet te ishte e te jete e vlefshme.

    2) U mundua te beje nje reforme agrare (e paperfunduar),ku qellimi ishte kushtezimi i te drejtes se tokes,ku nje person nuk mund te zoteronte me teper se X hektar toke,nje parim qe mund te vlente dhe sot.

    3) Regjistrimi i tokes,solli si pasoje pagimin e taksave per token e pronen.Shume pronare per te mos paguar keto taksa,tokat qe mendonin qe nuk u duheshin i lane te paregjistruara.Teknikisht ishin te humbura....Dhe do ishte si shembull edhe per "kafshet" qe erdhen me mbrapa,jo vetem se ēfare eshte toka por ēfare eshte dhe shteti,dhe i kujt eshte.


    Po ta kishin filluar,ndarjen e tokave,nga dituria e historise,mbase do kishte prap probleme por nuk do kishte kete marrezi,krim,shkaterrim te sotem.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •