Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Biçikleta me 1 kg C4 gjendet pranë gjimnazit “Petro Nini”



    1 kg C4 e vendosur në një biçikletë është gjetur pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” rreth orës 04:51 të mëngjesit. Eksplozivin autorët e kishin mbështjellë më 2 kg gozhdë dhe sfera hekuri.
    Bomba artizanale ishte e lidhur me një telefon celular që me sa duket do të kryente shpërthimin në një moment lëvizjeje. Për fat të mirë ndërhyrja në kohë ka evituar telefonatën fatale që do provokonte shpërthimin.
    Në rast shpërthimi, pasojat sipas ekpertëve do të ishin fatale për jetën e shumë njerëzve. Ka qenë një sinjalizim i marrë në rrugë operative nga komisariati nr. 2 që ka parandaluar aktin e rradhës terrorist në qendër të kryeqytetit, vetëm pak metra larg shkollës së mesme me numrin më të lartë të nxënësve në Tiranë.
    Pas sinjalizimeve, agjentët e policisë kanë shkuar në vendin ku ishte e lidhur biçikleta në oborrin e pallatit 27 në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
    Bashkë me efektivat e komisariatit nr 2 kanë mbërritur me urgjencë edhe ekspertët anti-minë, të cilët kanë evakuar zonën dhe më pas kanë kryer proçesin e çaktivizimit.

    Policia: Rasti më i rëndë deri tani, pasojat katastrofike nëse do shpërthente
    Eksplozivi ishte lidhur me koshin e biçikletës, mbështjellë me një letër natriban mes sasisë së rrezikshme të gozhdëve dhe sferave metalike.
    Burime policore thanë se biçikleta kishte dy ditë që qëndronte e lidhur para këtij pallati dhe ende nuk dihet se kush e ka në pronësi.
    Policia e konsideroi akt terrorist të mbetur në tentativë, ndërsa ekspertët e kanë konsideruar këtë ngjarje si më të rëndën të regjistruar në Tiranë, e jo vetëm.
    Kjo pasi në rast se atentati do ishte realizuar atëherë pasojat do të kishin qenë katastrofike, pasi gozhdët dhe sferat metalike mund të kishin krijuar pasoja të mëdha në banorët e kësaj zone.

    Flasin banorët: Jemi të terrorizuar, këtu na kalojnë fëmijët përditë
    Vetë banorët në mikrofonin e Ora News thonë se nuk kanë pasur ndonjë dyshim, por pas zbulimit të eksplozivit ndjehen të terrorizuar.
    Banori 1: “ Ishte një biçikletë aty në fund të pallatit. Thanë policët, por nuk e di.Kur dolëm ne në orën 7 e ca, 08:00, ata kanë qenë këtu natën”.
    Banor 2: “ Në kur erdhën në mjëngjes me hap lokalin pamë që kishte forca policie këtu. Ishin mobilizuar të gjithë forcat e policisë”.
    Banor 3: “ Na erdhi policia tek dera. Na pyeti: Dini gjë kush ka biçikletë këtu? Kontrolloi të gjithë shkallën këtu, nuk kishte njeri biçikletë.Tani ku e di unë”.
    Banor 4: “ Jo te kjo, ka qenë në një shkallë tjetër, është zhvendosur. Kishte 2-3 ditë atje. Fëmijët e mi e bëjnë këtë rrugë përditë.Plus që këtu kalojnë makinat, por njerëzit në radhë të parë.
    Banor 5: “ Nuk ndihemi të frikësuar se kemi shtetin e fortë”.

    Grup special për hetimin e ngjarjes, asnjë pistë konkrete
    Për këtë ngjarje është ngritur një grup special hetimi drejtuar nga krimet e rënda pasi ngjarja është klasifikuar si shumë e rëndë dhe në vazhdën e akteve terroriste të rregjistruar gjatë kësaj jave në Tiranë.
    Ende nuk ka një pistë konkrete por dyshimet janë se autorët kanë pasur për qëllim të krijojnë situata terrori dhe destabilizimi.
    Policia shoqëroi disa persona në komisariat, të cilët kanë dhanë shpjegime për lëvizjet gjatë dy ditëve në oborrin e pallatit ku u regjistrua ngjarja.
    Nuk përjashtohet mundësia që kjo ngjarje të jetë e lidhur me shpërthimin në farmacinë e babait të Ministrit Tahiri dhe eksplozivin e pashpërthyer në stacionin e autobusit vetëm pak metra larg banesës së familjes së kryeministrit Rama.

    Emri:  vendi-1-ok.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  36.0 KB

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2015 më 10:48

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Biçikleta me 1 kg C4 gjendet pranë gjimnazit “Petro Nini”

    Bicikleta duhet pluhurosur per te marre shenja gishtash edhe materiali i verdhe
    natriban duhet pluhurosur per shenja gishtash.
    Bicikleta ka mundesi te jete e vjedhur diku,ose e blere lire ne treg.
    Duhet shkuar te tregu i bicikletave dhe pyetur shitesat aty kush ka shitur nje biciklete te tille
    dhe nese e mban mend fytyren e personit qe e e ka blere.
    Duhen pare se kush njihen si hajdute bicikletash ne Tirane neper lagje dhe keto hajdute te intervistohen
    nese kane vjedhur kete biciklete dhe nese e kane shitur, kujt ja kane shitur????
    Duhen studiuar gozhdet nga mund te jene blere nga cili dyqan ne Tirane dhe te shihet nga kamera e dyqanit
    Nese ka pasur ndonje qe ka porositur te bleje 2 kile gozhde? Duhen pluhurosur gozhdet per te marre gjurme gishtash dhe zbuluar se cili pronar dyqani i ka shit, ose nga bleresi,
    qe i ka montuar bashke me tritolin.
    Nqs gozhdet kane shkelqim jane shume te fresketa ka mundesi qe ato te jene paketuar direkt me tritolin menjehere pas blerjes nga dyqani.
    Nqs gozhdet jane nje cike si te vjetra pa shkelqim me nuance te hirte nga oksidimi natyral,
    atehere i ka pasur dikush ne shtepi qe merret me pune druri/konstruksion ne shtepi,ka mundesi ne zona ne fshat
    ku behen ndertime te reja ose riparime rikonstruksione,shtesa etj.Mister ngelet pse bicikleta eshte vene aty mes dy pallateve?
    Kush jeton aty dhe me cfare merret.Policia duhet te beje inventarin aty se kush banon te pallatet ku u gjend bicikleta, emer mbiemer, mosha, sa vjet ka aty, me cfare merret etj per te marre nje clue
    nese akti eshte i lidhur me ndonje banor ne pallat per ta likujduar dhe pse?
    telefoni i gjetur ne pakon me C4 eshte thesar,pasi prej numrit mund te gjendet se kush e ka pasur kete telefon dhe nqs eshte shitur,kush e ka blere,cfare telefonatash jane bere ne kete telefon perpara paketimit me C4.
    Kompania e telefonave ka ditaret e numrave qe kane marre kete telefon per te biseduar.
    te fokusohet policia te te gjithe banoret ne pallat qe jane te papune dhe te intervistohen dhe hetohen se me cfare merren gjithe diten ,cfare bejne per te siguruar parane.ka shume mundesi qe bicikleta me c4 ka lidhje direkte me ndonje banor
    te piste ne pallat qe merret me pislliqe,te kontrollohet cdo apartament ne pallat per materiale te dyshimta,lende te rrezikshme si tritol/c4,shume telefona droge etj.
    Kush nga banoret perdor shume telefona,ka shume lloje celularesh dhe pse?
    Eshte normale te kesh deri 2 telefona celulare dhe njerin tel(numer) e perdor per pune dhe telefonin tjeter e perdor privat e ndan numrin e ketij telefoni si numer privat per familje kusherinj dhe shoqeri dmth telefon privat
    Por nqs dikush ka supozojme 4,6 ,8 telefona celulare atehere kjo eshte shume e dyshimte dhe len shume te kuptosh qe personi merret me pislliqe,aktivitet kriminal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-02-2015 më 00:05
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Biçikleta me 1 kg C4 gjendet pranë gjimnazit “Petro Nini”

    Keto jane gjera pozitive te cilat na i ka sjelle rilindja e ppsh, te duket vetja sikur te jesh ne Kabul dhe jo ne mes te Europes. Ec perpara Tahir Zemuni, e ke bere shqiperine fushebetejen e prishjeve te pazareve mes teje dhe sorollopit tend te kuq.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •