Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    Edhe Bosnja po “importon” nuse nga Shqipëria

    Emri:  largea_nuse.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  35.7 KB

    Beqarët nga qyteti Bosansko Grahovo, sipas të gjitha gjasave do të duhet të presin për nuse nga Shqipëria. Atje flitet se një delegacion me kryetarin e kësaj komune, Dushko Kupreshanin para disa muajsh ka vizituar Shqipërinë dhe ka premtuar se do të ndihmojë “importin” e grave nga Shqipëria në këtë qytezë në Bosnjën jugperëndimore.
    Kupreshanin deklaroi për gazetën boshnjake ‘Dnevni avaz’ se probleme rreth këtij “importi” po bën agjencia nga Shqipëria, e cila po kërkon më shumë para për shërbimin e bashkimit të beqarëve të Grahovos me vajza shqiptare, transmeton lajmi net.

    “Para pak kohe djemtë kanë qenë sërish në Shqipëri, mirëpo e gjithë kjo kushton. Atyre vetëm për rrugë ju nevojiten mbi 1,000 euro, pasi atje duhet të qëndrojnë disa ditë. Pos kësaj, edhe agjencia shqiptare me të cilën jemi lidhur përmes Beogradit, po e ‘zvarrit’ tërë situatën. Me sa kam kuptuar unë, kërkojnë më shumë para se sa ka qenë marrëveshja e parë”, deklaroi ai.

    Sipas gazetës, shumë beqarë në Bosansko Grahovo tashmë kanë kaluar shkelur në dekadën e pestë të jetës, kurse përkrahja e autoritete komunale është tentim për të ndalur “murtaja e bardhë”.

    “Do të vijojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që projekti të zbatohet. Në dy muajt e fundit situata është deri-diku dekurajuese për djemtë tonë, të cilët sikur e kanë humbur çdo shpresë për të gjetur gra. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, shtoi Kupreshanin.

    Bosansko Grahovo para luftës ka pasur 9,000 banorë, të cilët kryesisht kanë jetuar nga bujqësia dhe blegtoria. Pas agresionit ndaj BH-së, pjesa më e madhe e banorëve është shpërngulur në qytete më të mëdha të rajonit.

    Kësisoj “shitja” e vajzave shqiptare duket se do të vazhdojë. Disa herë është raportuar për martesat e shqiptareve për serbë në pjesë shumë pasive të Serbisë, si dhe në Maqedoni (me maqedonas), kurse duket sikur një gjë e këtillë do të ndodhë edhe në Bosnjë.

    Bota Sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2015 më 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •