Shkatërrohet banda e prostitucionit në Torino, në pranga 12 shqiptarë dhe 2 rumunë, fitonin 3 milionë Euro në vit
Katërmbëdhjetë persona kanë rënë nën prangat e policisë italiane me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, 12 prej të cilëve thuhet se janë shtetas shqiptarë dhe 2 rumunë.
Mediat italiane kanë raportuar se rreth 100 agjentë policie në Torino të Italisë u vunë nën hetim të një grupi personash nga Shqipëria dhe Rumania, me akuzën se kontrollojnë një rrjet të madh prostitucioni në këtë vend.
Nga ky operacion mësohet se organizatorët përfitonin rreth 3 milionë euro në vit, ndërsa shftytëzonin 30 femra për prostitucion.
Mediat italiane raportojnë gjithashtu se organizatorët e këtij grupi detyronin femrat e përfshira në këtë rrjet të ushtronin prostitucion, duke ushtruar edhe dhunë fizike, ndërsa kryheshin presione në emër të familjarëve të tyre të cilët ndodhen në Shqipëri, Rumani, madje edhe në Angli.
Panorama
Krijoni Kontakt