Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 99 prej 99
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Arrestohet bullgari i kërkuar për akte terroriste, dyshime se qëndron pas shpërthimeve në Tiranë

    Një shtetas bullgar i shpallur në kërkim nga Interpol Sofia, me akuzën e kryerjes së akteve terroriste, është arrestuar paraditen e djeshme në Durrës.
    Identiteti i shtetasit të huaj ende nuk është bërë i ditur nga Policia, megjithatë mësohet se ai është shoqëruar nga oficerët e Antiterrorit në Policinë e Tiranë, ku do të merret në pyetje edhe rreth ngjarjeve me eksploziv të ndodhura ditët e fundit.

    Burime të rezervuara nga Policia thanë se paraprakisht ai është arrestuar si person në kërkim, por fakti që është person i dënuar dhe me precedentë penalë për akte terroriste, e bëjnë të dyshuar për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me shtetas shqiptarë, për ngjarjet e ndodhura në Tiranë.
    Dyshimet janë shtuar edhe më shumë për faktin që ai ndodhej në vendin tonë, ku kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme prej disa ditësh dhe ende nuk dihet se me çfarë merrej në Tiranë dhe në Durrës.
    Në deklarimet paraprake, shtetasi nga Bullgaria ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në ngjarjet e fundit, që janë klasifikuar si akte terroriste në kryeqytet.

    Megjithatë, ai do të mbahet i izoluar, si person i arrestuar për llogari të Interpol Sofia, ndërsa do të hetohet për dyshimet që aktualisht ka ngritur Policia shqiptare për të.

    Oficerët e Antiterrorit dhe ata të Kërkimit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë nisur verifikimet për zbulimin e veprimeve që ai ka kryer gjatë qëndrimit në vendin tonë.

    Ndërsa përmes oficerit të kontaktit u është kërkuar autoriteteve bullgare dosja e tij penale dhe detajet për ngjarjen e konsideruara si akte terroriste, për të cilat ai ishte shpallur në kërkim.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    ‘Bombat në Tiranë’, pranga një 26-vjeçari. Policia: Pronar i një prej kartave të celularit që aktivizonte shpërthimin

    Emri:  ermnir-gjuta-1.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  29.0 KB

    TIRANË-Një 26-vjeçar është shoqëruar ditën e sotme si personi që ka dijeni mbi shpërthimet me eksploziv në Tiranë të para 2 ditëve. 26-vjeçari Emirjon Ramiz Gjuta është arrestuar nga policia nën akuzën se ka penguar identifikimin e autorëve të vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm dhe kallëpit të tritolit tek zona e ‘Vasil Shantos’.

    Burime nga policia bëjnë me dije se një nga kartat e celularit që u përdor për shpërthim të tritolit tek stacioni i autobusit tek zona e ‘Vasil Shantos’, ishte në emrin e Emirjon Gjutës.

    Gjuta akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës mbi ngjarjet që tronditën Tiranën, ndërsa mësohet se ai ka qenë në mesin e disa të shoqëruarve në polici disa orë pas shpërthimit të farmacisë së Bashkim Tahirit.

    Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit.

    Edhe në profilin e tij në Facebook, Gjuta ka publikuar si vendodhje të tij në datën 11 Shkurt, Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse në datën 12 Shkurt, i riu ka publikuar këtë foto nga Drejtoria e Policisë. Ndërsa miqtë e pyesin pse ndodhet aty, ai shprehet se, është duke rezervuar një dhomë.

    Emri:  drejtoria-e-policise1-225x300.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  7.8 KB

    Mëngjesin e 10 shkurtit Tirana u gdhi në panik prej dy shperthimeve; i pari në në farmaci pranë QSUT-së, pronë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i dyti në sheshpushimin e një pallati, pranë apartamentit të një komisari policie.

    Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit janë çaktivizuar bomba me tritol, por më e rënda prej tyre ishte ajo pranë shkollës “Petro Nini”, ku njësia antieksploziv bëri të mundur çaktivizimin e një bombe që jo vetëm ishte mjaft e fuqishme por ishte e pajisur me gozhdë dhe saçme, e cila nëse shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz.

    Balkanweb

  3. #93
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Shpërthimet, antiterrori kalon në gatishmëri, ndërtohet identikiti i “tritolit”

    TIRANE - Ndërtohet identikiti i personit që dyshohet se ka vendosur bombën në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm mëngjesin e së martës së kësaj jave. Burime pranë grupit hetimor sqarojnë, se ekspertët më të mirë shqiptarë janë duke përfunduar identikitin e autorit të dyshuar për dy atentatet me tritol që mëngjesin e së martës kishin në shënjestër familjen e ministrit Saimir Tahiri.
    Të njëjtat burime shtojnë, se pas verifikimit të pamjeve filmike, ku shfaqet një person me biçikletë, i cili vendos sasinë e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe më pas i njëjti person duket edhe te kryqëzimi i “Vasil Shantos”, ku policia gjeti një pako me lëndë shpërthyese pranë shtëpisë së babait të ministrit të Brendshëm, ekspertët më të mirë të policisë kanë nisur punën për krijimin e identikitit të personit.

    Mësohet se specialistët kanë krijuar një identikit të përafërt, i cili mund t’i çojë tek autori i dy shpërthimeve me tritol. Madje, ekspertët e grupit hetimor sqarojnë se, në rast se do jetë e nevojshme, ata do të kërkojnë edhe ndihmën e ekspertëve të huaj për këtë rast. Nga të njëjtat burime shtohet se prej ditës së martë, njësitë antiterror kanë kaluar në plan të parë në vend dhe në gatishmëri të plotë për parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale. Burime brenda policisë, sqarojnë se ka nisur bashkëpunimi edhe me policitë e shteteve fqinje për shkëmbimin e eksperiencave të ngjashme.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #94
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ‘Bombat në Tiranë’, pranga një 26-vjeçari. Policia: Pronar i një prej kartave të celularit që aktivizonte shpërthimin

    Emri:  ermnir-gjuta-1.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  29.0 KB

    TIRANË-Një 26-vjeçar është shoqëruar ditën e sotme si personi që ka dijeni mbi shpërthimet me eksploziv në Tiranë të para 2 ditëve. 26-vjeçari Emirjon Ramiz Gjuta është arrestuar nga policia nën akuzën se ka penguar identifikimin e autorëve të vendosjes dhe shpërthimit të eksplozivit tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm dhe kallëpit të tritolit tek zona e ‘Vasil Shantos’.

    Burime nga policia bëjnë me dije se një nga kartat e celularit që u përdor për shpërthim të tritolit tek stacioni i autobusit tek zona e ‘Vasil Shantos’, ishte në emrin e Emirjon Gjutës.

    Gjuta akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës mbi ngjarjet që tronditën Tiranën, ndërsa mësohet se ai ka qenë në mesin e disa të shoqëruarve në polici disa orë pas shpërthimit të farmacisë së Bashkim Tahirit.

    Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit.

    Edhe në profilin e tij në Facebook, Gjuta ka publikuar si vendodhje të tij në datën 11 Shkurt, Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse në datën 12 Shkurt, i riu ka publikuar këtë foto nga Drejtoria e Policisë. Ndërsa miqtë e pyesin pse ndodhet aty, ai shprehet se, është duke rezervuar një dhomë.

    Emri:  drejtoria-e-policise1-225x300.jpg

Shikime: 292

Madhësia:  7.8 KB

    Mëngjesin e 10 shkurtit Tirana u gdhi në panik prej dy shperthimeve; i pari në në farmaci pranë QSUT-së, pronë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i dyti në sheshpushimin e një pallati, pranë apartamentit të një komisari policie.

    Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit janë çaktivizuar bomba me tritol, por më e rënda prej tyre ishte ajo pranë shkollës “Petro Nini”, ku njësia antieksploziv bëri të mundur çaktivizimin e një bombe që jo vetëm ishte mjaft e fuqishme por ishte e pajisur me gozhdë dhe saçme, e cila nëse shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz.

    Balkanweb
    Sim karta eshte pjese qe mund te hiqet nga telefoni i Emirjonit dhe futet ne nje telefon tjeter
    qe e perdor dikush tjeter.
    Policia duhet te verifikoje dhe sigurohet qe a ka qene sim karta ne telefonin qe Emirjoni perdor
    apo ka kaluar ne ndonje telefon tjeter?
    Nje skenar mund te jete qe Emirjoni e ka humbur kete sim karte,i ka rene diku,,,,,dikush e ka gjetur sim karten
    e ka aktivizuar me plan telefonik 1 mujor dhe perdorur kete simkarte ne nje telefon tjeter.
    Ne kete rast Emirjoni nuk eshte autori,por dikush tjeter qe ka gjetur dhe perdorur kete simkarte.Sim karta mban te
    regjistruar numrin e telefonit dhe emrin e Emirjonit, por kjo nuk do te thote qe sim karta 100% eshte perdorur nga Emirjoni.
    Ate sim karte mund ta kete marre dikush tjeter dhe futur ne telefonin e tij.
    Nqs nderron simkarte ne telefon atehere kjo do te thote qe ke nderruar numrin e telefonit,ke marre numrin e telefonit te sim kartes qe ke te instaluar ne telefon.
    ------
    Nje menyre verifikimi per te pare qe vertet kjo simkarte ka qene ne telefonin e Emirjonit eshte te shihet se cfare telefonatash jane bere me kete sim karte per nje periudhe 1 minute deri 24 ore para shperthimit.
    Nqs ne telefonatat e bera del zeri i Emirjonit qe flet me dike atehere Emirjoni eshte pisllik,me siguri qe ka dijeni qe,ose ai, ose dikush qe ai njeh ka perdorur telefonin e tij per shperthimet
    dhe vertetohet qe ne momentin e shperthimit simkarta ka qene ne telefonin e tij dhe jo ne ndonje telefon tjeter.Policia me siguri qe i ka bere kontroll me themel edhe baneses se tij dhe nqs gjen,kallepe,fitile, dinamite
    tritol e keshtu gjerash atehere s'do as tru as kalem qe ai eshte autori i krimit nje terrorist i qelbur qe meriton minimumi 25 vjet ne burg.
    Duhet verifikuar se cilat jane prirjet e tij fetare,a eshte ky person fetar ciles feje i perket cfare lexon etj sepse keto akte mund te kene background fetar/teori dhe bindje te qelbura me baze dhunen dhe terrorin.
    Kompania telefonike qe ka identifikuar sim karten duhet te jape informacion edhe se cili ka qene numri IMEI qe identifikon Modelin e telefonit.
    Nqs numri Imei qe jep kompania eshte identik me numrin IMEI qe ka ne xhep telefoni i Emirjonit atehere verifikohet qarte qe simkarta eshte perdorur nga telefoni qe Emirjoni ka ne xhep dhe Emirjoni eshte 100% fajtor.
    Ne nje artikull te gazeta Koha Jone thuhej mes te tjerash qe Emirjoni( ai) nuk ka dashur të japë asnjë detaj mbi këtë fakt(sim karta e gjetur me emrin e tij) të zbuluar tashmë nga policia.
    heshtja dhe mosdhenia e informacionit eshte te bllokosh, interferosh,pengosh punen e policise dhe mungese koperimi dhe kjo eshte nje shenje e qarte qe ai eshte pisllik me 100% ngarkese faji.
    te pafajshmit jane gjithmone koperues i pergjigjen cdo pyetjeje,ky ka kerkuar te heshte......Ska per ta pare driten e diellit,policia do e mbaje ne biruce si miu deri sa e verteta te thuhet e qarte dhe e plote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-02-2015 më 00:46
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Kastriot Myftaraj

    Shkurt 14 në orën 7:19.MD · Përpunuar · .


    Tahirrorizmi ose Terrorizmi “humanitar” pa gjakderdhje

    Shqipëria u godit rëndë ditët e fundit nga një valë terrorizmi humanitar. Ky është një lloj i ri terrorizmi, i cili do të hyjë në fjalorin e terrorizmit i lidhur me emrin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë Saimir Tahiri. Pra, si Tahirrorizëm. Terrorizmi humanitar i përmban aspektet e terrorizmit autentik, që nga shpërthimi, ndonjë dëmtim material sa për të ushqyer kamerat televizive, performancën policore në vendngjarje, dramën e deklaratave qeveritare dhe melodramën e analistëve pro qeverisë në studiot televizive. Por terrorizmit humanitar i mungon vetëm një gjë, gjaku. Tahirrorizmi është terrorizëm pa gjakderdhje. Pra, Tahirrorizmi ka gjithë spektaklin e terrorizmit, dhe përfitimet politike që sjell ky për Qeverinë, por pa dëmet e tij.
    Tahirrorizmi ndryshe Terrorizmi “humanitar”, pa gjakderdhje, ndahet në dy lloje, me shpërthime dhe pa shpërthime. Terrorizmi humanitar me shpërthime ndodh natën, në orët kur është e sigurt se në vendngjarje nuk ka njerëz. Kështu ndodhi me shpërthimin në farmacinë e babait të Ministrit të Punëve të Brendshme, në orën 02: 50 të natës, në 10 shkurt. Shpërthimi i dytë, në të njëjtën natë, ndodhi në shtëpinë që ka në Tiranë një oficer policie i cili punon në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Edhe ky akt i terrorizmit humanitar shënjestroi një shtëpi të pabanuar.
    Lloji i dytë i akteve të Tahirrorizmit ndryshe terrorizmit humanitar, ata pa shpërthime, ndodhin ditën dhe veçoria e tyre është se janë pa shpërthime. Kështu ndodhi me aktin e tretë të terrorizmit humanitar të datës 10 shkurt, në orën 06 të mëngjesit, kur në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në stacionin e autobusit pranë kryqëzimit të unazës, u gjet një sasi lënde plasëse, që nuk shpërtheu, për të cilën nuk u tha zyrtarisht se çfarë kishte si shënjestër. Por ndonjë gazetë dhe televizion pro qeverisë aluduan se mund të ishte një kërcënim në adresë të familjes së Kryeministrit Rama, pasi në të njëjtën rrugë, pak më larg vendit ku u gjet lënda plasëse banon nëna e Kryeministrit dhe vëllai i tij, Olsi. Por sasia e eksplozivit ishte aq e vogël saqë nga shpërthimi nuk do të mund të thyheshin as xhamet e pallatit ku është shtëpia e vjetër e familjes së Edi Ramës, kështu që ky nuk e zhvilloi më tutje këtë ide të lakejve të tij medialë.
    Nga të tre eksplozivët e vendosur në natën e 10 shkurtit ai që mund të kishte shkaktuar më shumë dëme njerëzore ishte pikërisht ky i fundit, eksplozivi i gjetur në stacionin e autobusit, pranë kryqëzimit të unazës, në Rrugën “Muhamet Gjollesha”. Sepse ai u gjet rreth orës 06 të mëngjesit, kur qarkullimi i njerëzve nis të rritet. Por duke qenë se bëhet fjalë për terrorizëm humanitar, kësaj bombe nuk i funksionoi detonatori elektrik. E njëjta gjë ndodhi me një bombë të improvizuar, që u gjet pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, dy ditë më pas në 12 shkurt.
    Në të njëjtën ditë, Policia e Shtetit ndërmori një aksion spektakolar për të shqyrtuar një çantë të madhe që u gjet në Rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit të kësaj rruge me unazën. Ky operacion spektakolar, në përfundim të të cilit rezultoi se çanta nuk përmbante eksploziv, në mos për gjë tjetër shërbeu për të na bindur se çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës për Tahirrorizmin. Ndonëse përmasat e çantës qenë të tilla që ajo mund të përmbante edhe deri në 20 kilogram lëndë plasëse, pra që do të thoshte se në rast shpërthimi rrezja e dëmtimeve që do të shkaktonte ajo ishte shumë e madhe, me qindra qytetarët kureshtarë vrojtonin punën e njësiteve të specializuara të Policisë, duke qëndruar përreth, jo më tepër se njëzet metra larg çantës së dyshuar se përmbante lëndë plasëse. Ndryshe nga ç’ thotë qeveria, ky lloj terrorizmi nuk shkakton aspak panik te qytetarët. Merret vesh, që në 10 shkurt qytetarët e kanë kuptuar se Tahirrorizmi ka të bëjë me terrorizmin autentik, aq sa mustaqet e Saimir Tahirit kanë të bëjnë me mustaqet e vërteta të burrave. Ministri i guximshëm i Punëve të Brendshme i ka rritur mustaqet për të burrëruar sadopak fytyrën e tij prej adoleshenti, por pa sukses se mustaqet e tij janë më tepër push adoleshenti se qime burrërie. Me këto “mustaqe” Ministri i Punëve të Brendshme që është tepelenas, turpëroi traditën e mustaqeve të famshme tepelenase për të cilat populli ka kënduar edhe këngë.
    “Tafil Buz mustaqeziu,
    Në dorë palla ç’ u ngriu.”
    Kështu thotë rapsodi popullor për turqit, të cilët kishin frikë edhe nga mustaqet e famshme të heroit tepelenas Tafil Buzi. Pastaj janë të njohura në histori mustaqet e famshme të Ali Pashë Tepelenës, të cilat mahnitën edhe udhëtarët e huaj të njohur, të cilët i kanë përshkruar ato. E për mustaqet e Saimir Tahirit ç’ mund të thuhet o vëllezër tepelenas? Mustaqe miu!
    Tahirrorizmi ka shumë gjasa që të hyjë në fjalorin ndërkombëtar të terrorizmit me këtë definicion:
    Tahirrorizëm: Simulim i terrorizmit nga shtetarë dhe politikanë në situata të caktuara, me qëllime të shumëfishta: Për të larguar nga vetja dyshimet serioze për bashkëpunim me krimin e organizuar, për të larguar vëmendjen e publikut nga një dështim i rëndë i qeverisë, si justifikim për të fuqizuar shtetin policor, si dhe për të fituar kapital politik.
    Tahirrorizmi e zbaton atë që njihet si “Strategjia e Tensionit”, por pa gjakderdhje. Strategjia e Tensionit ka domethënien që shteti kryen akte terroriste për të justifikuar vendosjen e një regjimi policor të rreptë. Strategjia e Tensionit pra është strategji e fuqizimit të pushtetit, e zgjatjes së tij, e rritjes së kontrollit mbi shoqërinë, e goditjes së kundërshtarëve politikë të çdo lloji. Tahirrorizmi është terror i shtetit ndaj shoqërisë, ose për të përdorur një term të parapëlqyer prej të majtëve, ndaj popullit. Tahirrorizmi është pra terrorizëm shtetëror. Meqënëse Tahirrorizmi është terrorizëm shtetëror i simuluar, edhe lufta kundër Tahirrorizmit është simulim i luftës së shtetit kundër terorizmit.
    Vala e Tahirrorizmit në Shqipëri ndodhi kur u krijuan dyshime të mëdha se a ishte i njëjti Ministër i Punëve të Brendshme dhe e njëjta Polici e Shtetit ajo që u mburr për ndërhyrjen në Lazarat dhe që nuk shikonte fabrikën e kokainës më të madhe në Ballkan të ngritur pranë kryeqytetit që prej një viti, nga një kartel ndërkombëtar droge që u godit në sajë të një operacioni të Policisë Gjermane. Që të zhdukeshin sadopak dyshimet e arsyeshme se karteli vepronte nën garancinë e Qeverisë, u sajuan atentatet e terrorizmit humanitar ndaj familjes së Ministrit të Punëve të Brendshme. Vala e Tahirrorizmit në Shqipëri ndodhi kur Qeveria tregoi papërgjegjshmëri të madhe duke mos shpallur as gjendjen e jashtëzakonshme në vend kur u përmbyt Shqipëria e Jugut. Kështu që përmbytja e vendit nga vala tahirroriste duhet të mbulonte përmbytjen ujore. Vala e Tahirrorizmit në vend erdhi kur Kryeministri ka treguar dëshirën e qartë për ta sunduar vendin me një regjim policor, të panjohur që në kohën e regjimit komunist. Vala e Tahirrorizmit në vend ndodhi kur po afrojnë zgjedhjet vendore në të cilat Qeveria po shkon pa mbajtur asnjë nga premtimet e bujshme të zgjedhjeve të vitit 2013.
    Por Tahirrorizmi mund të bëhet gjakësor kur e shikon se nuk ka qenë bindës. Se Tahirrorizmi nuk e quan ndonjë gjë të madhe që të marrë jetën e disa dhjetëra qytetarëve në disa shpërthime, për të qenë bindës. Aktet terroriste të simuluara nga shteti janë gjithmonë me rrezik të madh për ata që i kryejnë ato. Kjo është strategjia e tensionit e zbatuar me gjak. Koha do ta tregojë se deri ku do të shkojë Tahirrorizmi, që në thelb është strategji e kontrollit të shoqërisë dhe e mbajtjes së pushtetit me anë të frikës.
    Por mos mendoni se Tahirrorizmi është pa viktima. Farmacia e babait të Saimir Tahirit, pranë QSUT ka shkaktuar më tepër viktima mes klientëve të saj, dhe klientëve të farmacive të tjera që furnizohen te ajo, se çdo të kishin shkaktuar të gjithë bombat e datave 10-12 shkurt nëse do të kishin shpërthyer në orët kur në vendet ku qenë vendosur ato kishte qarkullim të madh të njerëzve. Nuk është ironi e vogël që mbyllja e detyruar e farmacisë për shkak të dëmeve të vogla që iu bënë nga shpërthimi, ka kursyer disa jetë njerëzish./Kastriot Myftaraj
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    lapsi.al

    Përse fshihet lidhja e shpërthimit në farmacinë e Tahirit me atë në shtëpinë e policit





    Postuar në 16 Shkurt, 2015 10:02









    Grupi i hetuesve që ka në shqyrtim shpërthimet e mëngjesit të 10 shkurtit në Tiranë ka zbuluar një video të dytë, që ende nuk e ka bërë publike, ku duket personi që ka vënë tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit duke hyrë edhe në rrugën e shtëpisë së oficerit të policisë, Alfred Numani. Në bazë të shqyrtimit të kamerave duket sërish personi me biçikletë që nën hundën e policisë, rreth 45 minuta pas shpërthimit në farmaci ai kthehet sërish në zonë. Ndonëse të dyja këto rrugë janë shumë pranë njëra tjetrës dhe lagjja është e mbushur me uniforma të policisë, kjo nuk e ka penguar autorin të qarkullojë lirshëm në zonë.

    Në bazë të videos së parë atentatori me biçikletë shfaqet në farmacinë e Bashkim Tahirit në orën 02:25. Shpërthimi aty ndodh në orën 02.55, pra 30 minuta më pas. fakt ky i konfirmuar edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Sipas pamjeve të shpërndara nga vetë policia, lënda plasëse është aktivizuar 30 minuta pas vendosjes, pra në orën 02:55 minuta. 45 minuta më pas, në orën 03:40, i dyshuari kapet nga një tjetër kamer në zonë teksa lëviz në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe kthehet në rrugën “Arben Minga”, dy rrugica përpara farmacisë së hedhur në erë. Pasi ka lënë minën në derën e shtëpisë së oficerit të policisë Alfred Numani, 10 minuta më pas dëgjohet shpërthimi i dytë në këtë zonë. Ai nuk rezulton të jetë kthyer nga e njëjta rrugë, por dyshohet se është larguar nëpërmjet rrugicave për t’u drejtuar më pas në zonën e Linzës, aty ku telefoni i tij celular është identifikuar në antenat e valëve për herë të fundit.

    Policia thotë zyrtarisht se shpërthimi në farmacinë e Bashkim Tahirit nuk ka lidhje me shpërthimin në shtëpinë e oficerit të policisë Alfred Numani edhe pse është parë qartë se është i njëjti person që vendos lëndën shpërthyese në të dy rastet. Policia e ka lidhur ngjarjen e farmacinë e Tahirit vetëm me tritolin e pashpërthyer të gjetur në unazë pranë stacionit të autobusit dhe jo me çështjen Numani. Megjithëse të trija ngjarjet po hetohen nga i njëjti grup hetimor.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #97
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Një “i penduar” zbardh tritolin ndaj Tahirit

    Mesohet se ka zhvillime te forta per tritolet dhe bandat e krimit.Njeri ka folur . Por duket se po permend edhe emra qe nuk ishin degjuar ndonjehere. Edhe politikane.

    Arrestimi i Alfred Qefalisë dhe Kristi Pines pak ditë më parë në Tiranë është bërë për shkak të dyshimeve se ata janë të përfshirë në vendosjen e tritolit te farmacia e të atit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Disa të përditshme flasin sot për ekzistencën e një të penduari me iniciale A.G. i cili ka dëshmuar se shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm e ka kryer Alfred Qefalia.

    Thuhet gjithashtu se “i penduari”, pjesë e një grupi kriminal që kryente ekzekutime ka rrëfyer edhe për vrasësit e biznesmenit Leonard Murati në Durrës dhe plagosen e rëndë të biznesmenit të ndërtimit Armando Çeka dhe juristit Julian Çela me anë të një shpërthimi me tritol. Sipas tij urdhrat vinin nga brenda burgut dhe ekzekutoheshin kundrejt shumave 5 deri 25 mijë euro. Vetë i penduari është arrestuar ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për vrasje.



    Flet Admir Tafili: Nuk kam lidhje me tritolin

    “Nuk kam urdhëruar vrasje. Nëse do të jepja urdhra nga burgu, do i jepja për hasmit e mi. Me këtë çështje që më përfshijnë, nuk kam asnjë lidhje”. Këto janë fjalët e Admir Tafilit, të dënuarit me burgim të përjetshëm, i cili është i dyshuar nga policia si urdhërues për vrasje nga burgu i sigurisë së lartë Peqin, ku ndodhet i izoluar.

    Gjatë një bisede telefonike me “GSH”, Tafili shpjegon njohjet me dy të dyshuarit për vrasje me pagesë, Kristi P. e Alfred Q., të cilët ndodhen prapa hekurave, të dyshuar si vrasës me pagesë dhe pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

    “Kristin dhe Alfredin i njoh nga burgu. Kemi qenë në një sektor. Kaq njohje kam me këta dy persona”, – thotë Tafili. Ai nuk pranon të japë shpjegime të mëtejshme, por këmbëngul se emri i tij, përmendet me të padrejtë. Por, ndërsa i dënuari me burgim të përjetshëm mohon përfshirjen, një grup hetuesish nga Prokuroria për Krime të Rënda do të “zbarkojë” në burg, për të marrë dëshminë e Tafilit. Sipas hetuesve, ka dyshime të forta, që Tafili të jetë urdhëruesi direkt i krimeve të rënda. Nga hetimet rezulton se grupi që urdhëronte vrasjet, është shumë i fuqishëm dhe i janë cenuar interesa të mëdha, e me shumë gjasë, Tafili mund të jetë përdorur si “urë lidhëse”.

    Koha Jone

    Kam besim te plote qe Tahiri eshte personi me i motivuar dhe me i vendosur
    qe ti hyje ketij pislliku tritoli me themel dhe zbuloje komplet rrjetin.
    Tafili,Qefalia dhe Pine futi ne karrige elektrike dhe jepi fund.
    Tahiri do jete moooore than happy ti vije hakut ketyre qenave lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-02-2015 më 22:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Matmuja vuri tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit, e iku në Durrës

    Emri:  160598.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  23.8 KB

    TIRANE- Lumjan Matmuja, personi që mendohet se ka vënë tritolin në farmacinë e prindërve të Saimir Tahirit dhe në stacionin e autobusit që ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, sapo ka përfunduar detyrën e tij, është larguar në drejtim të Shkozetit në Durrës. Një konkluzion i tillë ka dalë pas analizimit të qelizave telefonike për të arrestuarin Lumjan Matmuaja, si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga biznesmeni 35-vjeçar Vladimir Gjuta, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Matmuja, rreth orës 02:00 ka qenë në zonën e qendrës spitalore “Nënë Tereza”, pikërisht aty ku ndodhet dhe farmacia e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit. Ndërsa që qelizat e antenave telefonike, përshkuajnë të gjithë internerarin e tij, duke shkuar në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe vendosur tritolin në një nga stacionet e autobuzit.

    Pas këtij veprimi, sipas akuzës Lumjan Matmuja është larguar me një automjet ende të paidentifikuar në drejtim të Durrësit, duke shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Shkozet. Burimet shtojnë se Matmuja vetëm sa ka vendosur tritolin në këto dy objektiva ndërkohë që aktivizimi i tyre është bërë nga aparati i celularit që përdorej nga biznesmeni Vladimir Gjuta.

    Dështimi i planit
    Pasi ka vënë rreth 400 gramë tritol në farmacinë e prindërve të Tahirit, Matmuja ka udhëtuar me një biçikletë në drejtim të banesës ku jetojnë babai dhe nëna e ministrit në kryeqytet. Dyshimet e akuzës, flasin se kontrata që ka rënë dakord Matmuja të nënshkruaj, ka qënë vendosja e tritolin në banesën e Bashkim Tahirit. Mirëpo siç duket prania e ndonjë personi në shkallët e pallatit apo rrethana ende të paqarta mund të kenë sjellë dështimin e planit, dhe për pasojë ai ka vendosur të braktisë sasinë e tritolit të lidhur me nje celular “Nokia”, në një nga stacionet e rrugës “Muhamet Gjollesha”.

    Sipas akuzës, këto rrethana tashmë janë ende në verifikim e sipër ndërkohë që duhet kohë për të nxjerë një rezyme më të qartë. Lidhur me këtë çështje prokuroria është duke verifikuar me imtësi dhe disa persona të tjerë, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje Matmuja dhe të arrestuarit nga policia, nuk kanë pranuar të kenë pasur lidhje me vendosjen e tritolit ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Alibia e spitalit
    Dalja me qeliza telefonike të Lumjan Matmujës dhe dy të arrestuarve të tjerë, në zonën e qëndrës spitalore “Nënë Tereza”, aty ku ndodhet dhe farmacia e shkatërruar me tritol e Bashkim Tahirit, duket se i ka shërbyer për ngritje alibie të të ndaluarve.

    Sipas tyre, prania e tyre në këtë zonë, ka qënë pasi kanë pasur një vizitë në spital dhe se për pasojë, nuk mund të dilnin tjetër kund. Nisur nga kjo alibi jo fort bindëse për prokurorinë e Krimeve të Rënda, është kërkuar marrja e pamjeve filmike të disa prej kamerave që janë të instaluara në ambjentet e kësaj qëndre, por edhe në hyrje dhe dalje të qëndrën spitalore “Nënë Tereza”.

    Shqiptarja

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Bomba te stacioni i Unazës ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri, bateria dështoi shpërthimin

    Ekspertiza ka zbuluar shkakun pse dështoi shpërthimi i bombës me telekomandë, e cila u hodh mëngjesin e 10 shkurtit, në afërsi të stacionit të autobusit, pranë Urës së Vasil Shantos në Tiranë.

    Lënda plasëse, e cila u hodh pranë vendit ku parkonte automjetin Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nuk shpërtheu edhe pse në telefonin e montuar u gjetën dy thirrje të kryera.

    Sipas ekspertizës së kryer nga Policia shkencore, mina me telekomandë nuk ka pasur ndonjë defekt apo shkëputje, siç u dyshua fillimisht. Shkaku pse lënda plasëse nuk shpërtheu, sipas Policisë shkencore ka qenë fakti se bateria e përdorur për furnizimin me rrymë të kapsollës elektrike, nuk ka pasur fuqinë e mjaftueshme për të bërë aktivizimin.

    Një rast i ngjashëm i shpërthimit të mbetur në tentativë për këtë shkak sipas hetuesve është ai i dhjetorit 2013, kur u zbulua një minë me telekomandë poshtë makinës së Besnik Dervishit, në atë kohë prefekt i qarkut të Vlorës.

    EKSPERTIZA
    Pakoja me lëndë plasëse, e cila u gjet pranë stacionit të Unazës në orët e para të mëngjesit të datës 10 shkurt 2015, ka pasur dy kallëpe me rreth 400 gramë eksploziv. Kapsolla ishte lidhur me qarkun e aparatit telefonik celular “Nokia” që do përdorej për aktivizimin e lëndës plasëse. Pas ndërhyrjes së Policisë, pakoja u çmontua dhe iu dorëzua ekspertëve të Policisë shkencore.

    Pas ekzaminimit për gjurmë gishtash, pakoja e mbështjellë me natriban me ngjyrë të zezë, brenda të cilës kishte lënde me ngjyrë bezhë e ngurtë e llojit tritol u verifikua nga specialistët. Këta të fundit kanë konstatuar se voltazhi i kapsollës elektrike që do të aktivizonte shpërthimin ishte dy herë më i lartë sesa fuqia furnizuese e baterisë së telefonit celular të përdorur në ngjarje.

    Për këtë arsye, edhe pse në numrin e telefonit të montuar në bombë janë kryer dy thirrje telefonike, lënda nuk ka plasur pasi fuqia elektrike ka qenë e tillë që nuk ka realizuar dot aktivizimin e kapsollës. Dyshohet se autorët kanë pasur për qëllim aktivizimin e kësaj lënde plasëse pas shpërthimit në farmacinë e Bashkim Tahirit, në momentin kur ky i fundit të merrte makinën e tij për të shkuar te biznesi i tij i dëmtuar nga shpërthimi.

    TRAZHGIM SOKOLAJ
    Panorama

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •