Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti



    Lideri i Lëvizjes Social-Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev, ka thënë sot në Shkup se të paktën 26 mijë persona janë përgjuar nga autoritetet në vitet e fundit. Zaev, partia e të cilit ëstë më e fuqishmja në opozitë, ka thënë se përgjimet kanë qenë masive dhe të paligjshme. Sipas tij, në këto përgjime masive nuk janë përgjuar vetëm telefonat e kryeministrit Nikola Gruevski dhe të shefit të shërbimit sekret DSK, Mijallkov.

    “Të gjitha dëshmitë dhe dokumentet tregojnë se vendi ynë është i ndarë në dy botëra. Në njërën anë Gruevski dhe Mijallkov dhe në anën tjetër qytetarët. Kjo tregon se kush ka xhiruar dhe kush ka përgjuar”, deklaroi Zaev. Ai theksoi se për këto ndjekje dhe përgjime masive, LSDM do të ngris kallëzim penal kundër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Goran Gruevskit, i punësuar në këtë drejtori.

    Zaev gjithashtu shtoi se këto shërbime gjatë ditëve të kaluara kanë përgjuar mbi 300 biseda të tij, që i kishte zhvilluar me përfaqësues të opozitës.

    Ai theksoi se DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit) është shëndërruar një monstër që kontrollon dhe përgjon 20 mijë qytetarë, opozitarë, gazetarë, biznesmenë, deputet. “Ata me këtë kanë hyrë në jetën tonë private, duke folur edhe me fëmijët tanë. Qëllimi është e vërteta për Maqedoninë të dal për gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

    Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndjek me kujdes gjithçka që publikojmë. “Shkojmë hap pas hapi, për shkak të sensivitetit të materialeve. Do dëgjoni se si unë Zoran Zaev janë ndjeklur dhe përgjuar viteve të fundit, edhe kur nuk kam qenë lider i partisë. Me këtë rast është publikuar një bisedë e përgjuar e liderit të LSDM me një gazetare të Evropës së Lirë. Më pas një bisedë me një zyrtarë të komunës së Strumicës dhe më pas biseda të tjera me bashkëpunëtor partiak”, deklaroi lideri i LSDM.

    Sipas tij, Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar edhe ministren e brendshme Gordana Jankullovska dhe zëvendëskryeministrin Zoran Stavrevski. Me këtë rast u publikuan materiale të një bisede të ministres Jankullovska me zëvendëskryeministrin Stavrevski, ku ata bisedojnë për çështje politike brenda qeverisë, por edhe çështje që kanë të bëjnë me opozitën dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

    Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar edhe Ali Ahmetin Menduh Thaçin, Rufi Osmanin. Në këto biseda janë lëshuar disa materiale të përgjimit të një bisede të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit me Fatmir Deharin, për të biseduar për zgjedhjet. Biseda e Rufi Osmanit me një gazetarë shqiptarë lidhur me zgjedhjet. Biseda e Menduh Thaçit me një aktivistë të tij.

    Lideri opozitar ka theksuar se të gjithë personalitetet dhe krerët e institucioneve publike në Maqedoni, si politikanë, gazetarë, klerikë, gjyqësori dhe prokuroria, biznesmenë, janë përgjuar. Ai kërkoi që Prokuroria menjëherë të nis hetimet.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti



    (VIDEO: Lidhja me skype me korrespondenten Zirjeta Jahjaga)

    Shqiptarja
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti

    Ora 16:18 Ja çfarë flasin liderët shqiptarë/ Përgjimet

    Emri:  157967.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  37.1 KB

    Në mediat maqeonase janë publikuar disa nga përgjimet e liderëve qeveritarë të bërë nga qeveria. Nga audio dëgjohen komunikime shumë private të liderëve shqiptarë të cilët nuk tregojnë për ndonjë aferë të caktuar. Sipas mediave maqedonase këto përgjime tregojnë se Mijallkovi dhe Gruevski janë futur thellë në përgjimin e funksionarëve edhe për biseda të cilët janë shumë private.

    Ali Ahmeti duke folur me një person i quajtur Fatmir.
    Ali: A më dëgjon Fatmir?
    Ftamir: PO
    Ali : Si e vlerësoni ju edhe me Irfanin të shkojmë edhe diku jashtë nëse ka nevojë.
    Fatmir: Tash për tash ta kalojmë këtë punë, këtë situatë dhasht zoti most ë nevoijtet ndonjë operacion…. me enët e gjakut… Këse kemi ndonjë indikacion tjetër, atëherë operacioni do të jetë i nevojshëm.

    Edhe biseda e përgjuar e Menduh Thacit është shumë private me përgjigje të shkurtëra.
    Shoku: Ku je?
    Menduh Thaçi: Mos më lodh në këtë telefon
    Shoku: Ku je?
    Menduhi: Ce

    Rufi Osmani duke biseduar me personin Bujar, që në bazë të asaj që dëgjohet duhet të ketë qenë ndonjë gazetarë.
    Personi: Profesor?
    Osmani: Urdhëro Bujar
    Personi: Desha një deklaratë vetëm në maqedonisht.



    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti


    Ora 16:50 VMRO: Zaev mariojonetë e shërbimeve të huaja

    Pas publikimit të përgjimeve, reagon VMRO-DPMNE-ja, partia e kryeministrit maqedonas, Nikolla Greuevski. Në një deklaratë kumtesën e saj thuhet i njëjti qëndrim i shprehur këto ditëve të fundit, se Zaevi i ka siguruar materialet që shpalosi në konferencë, nga shërbimet e huaja dhe se ato nuk janë në interes të askujt në Maqedoni, përveç palëve të treta. Nga VMRO-ja i bëjnë thirrje Zaevit, që të denoncojë çfarëdo materiali që posedon, jo në publik, por në institucionet përkatëse.

    “Zaevi filloi sot me publikimin e materialeve për të cilat dëshmoi edhe para kryeministrit Gruevski se i ka siguruar në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe për të cilat është ngritur procedurë penale ndaj tij. Në konferencën e sotme, me qasje joserioze dhe të papërgjegjshme, duke pranuar të bëhet instrument dhe vegël e shërbimeve të huaja, ai tregoi qartë se është i kënaqur nga kjo situatë, dhe vazhdon tëkënaqet duke qenë pjesë e një skenari të krijuar, skenar ky në interes të një pale të tretë. Me qëllimet e tij, Zaevi dëshiron që t’i mbajë peng bashkë-partiakët e tij dhe qytetarët, duke i shpërqendruar nga realiteti dhe nevojat qytetare. VMRODPMNE-ja edhe njëherë i bën thirrje Zaevit, që pa marrë parasysh çfarë materiali posedon t’i dorëzojë në institucionet përgjegjëse për procedurë të mëtejshme, të drejtë, transparente dhe ligjore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë, partitë e tjera, liderët e të cilëve janë përgjuar nga Gruevski dhe Mijallkov, vazhdojnë të heshtin.

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •