Fetvat e ulemave të ehlis-Sunnetit rreth çështjes së gjykimit
“A nuk i ke parë ti (o Muhamed) ata që pretendojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, ata duan të gjykohen në prani të tagutit, kur në të vërtetë, janë urdhëruar që ta mohojnë atë. Shejtani dëshiron që atyre t’ua humbë udhën e drejtë me një humbje të largët.” [En Nisa, 60].
Ibn Kethiri në tefsirin e Ajetit bën këto shpjegime: Allahu ia mohon besimin atyre të cilët pretendojnë se i kanë besuar shpalljes që i ka zbritur Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe pejgamberëve para tij, por që në rast mosmarveshje preferojnë t’a zgjidhin atë sipas gjykimit të dikujt ose diçkaje tjetër përveç Librit të Allahut të Madhëruar dhe Sunnetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Është transmetuar se shkaku i zbritjes së këtij Ajeti është një mosmarrveshje mes një çifuti dhe një ensari (musliman vendas medinas) . Mbasi ranë ne mosmarrveshje çifuti kërkon që këtë punë t’a zgjidhë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ensari kërkoj që gjykatësi në këtë rast të ishte jo Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, por Ka’b Ibn Eshrefi (ky ishte jobesimtar). Gjithashtu është thënë se ky Ajet ka zbritur për një grup nga munafikët. Por ka edhe transmetime të tjera në lidhje me shkakun e zbritjes së këtij Ajeti të cilat nuk ia vlen të ceken këtu. Sepse nuk ka dyshim se cilido që të jetë shkaku i zbritjes Ajeti është më i përgjithshëm se aq. Ky Ajet përfshin të gjithë ata të cilët lënë anash Kur’anin dhe Sunnetin dhe kërkojnë të gjykohen tek ndonjë ligj/autoritet tjetër jasht këtyre. Ky pra është kuptimi i Tagutit, të cilin e përmend Ajeti”.
Sheikh Abdur-Rahman bin Hasan (Allahu e mëshiroftë) thotë gjithashtu për ajetin 59 An Nisa:
“ O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit (Muhammedit a.s.) dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij – Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit tëMuhammedit a.s.), nëse besoni në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” (An Nisa':59)
“ Nga ky ajet kuptohet kjartë se ai i cili nuk i kthehet Allahut dhe të Dërguarit të tij, Muhammedit në mosmarrëveshjet për të kërkuar gjykim, ai nuk është besimtar në Allahun, por është besimtarë në taghut.”
Sheikh Abdur-Rahman bin Hasan (Allahu e mëshiroftë) thotë për ajetin:
“... Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun...” (El Bekare:256)
Tregon shumë kjart se shkuarja te taghuti për të kërkuar gjykim, është besim në të.
Pastaj thotë Allahu : “ ...Por është shejtani ai i cili dëshiron t’i humbasë ata në pafundësi...” (An Nisa':60)
Këtu Allahu na tregon se shirku është devijimi më i madh.
Pastaj thotë Allahu : “ Sigurisht që Allahu nuk e falë (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Dhe kushdo që i vëshokë në adhurim Allahut, vërtet ai ka humbur rrugën tepër larg.” (AnNisa':116)
Pra, gjithkush që i lutet dikujt tjetër pos Allahut e ka humbur rrugën e drejtë sepse është shirk. Gjithashtu, çdokush që shkon të gjykohet para diçka tjetër pos Kur´anit dhe Sunnetit ka devijuar sepse edhe kjo është shirk.”
Allahu thotë: “ Ju nuk adhuroni përveç Tij, veçse seemra të cilët ju i keni shpikur, ju dhe baballarët tuaj për të cilët Allahu nuk ka dërguar asnjë provë e mbështetje. Urdhëri e gjykimi nuk është për kënd tjetër, përveç Allahut. Ai ka urdhëruar që ju të mos adhuroni tjetër veçse Atë, kjo është feja e drejtë dhe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf:40)
Sheikh Abdur-Rahman bin Hasan (Allahu e mëshiroftë) muftija i Nexhdit dhe autor i librit “ Fethul-Mexhid” e ka dhënë komentimin në ajetin që vijon:
“ Nuk ka asnjë detyrim në fe. Vërtetë, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur përmbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” (El-Bekare:256)
“ Ai i cili kërkon gjykim tek taghuti - nuk e ka refuzuar (kufr bit-taghut), por beson në të.”
Sheikhul Islam Ibn Tejjmije thotë në një vend tjetër:
“ Në suren An Nisa’, Allahu i Lartësuar nuk e pranon besimin e atyre që pretendojnë se besojnë në të gjitha librat (shpalljet), përshkak të braktisjes nga të gjykuarit me Kur´an dhe Sunnet. Përkundrazi, ata shkojnë te gjykatësite tavaghitëve të cilët lavdërohen krahas Allahut të Lartësuar - Kjo po ndodh shumë prej atyre që pretendojnë se janë muslimanë. Ata kërkojnë gjykimin nga disa filozofë sabianë ose nga disa mbretëra turk, të cilët i kanë lënë ligjet e sheriatit.” Mexhmuul fetava, V. 12/33
Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Në hadithin që transmetohet nga Imam Bukhari rreth duasë së bërë nga Muhammedi , përmenden tri gjëra: Tavakull (Mbështetja në Allahun e Lartësuar), Inabah (të kthyerit me pendim) dhe tahakum (kërkim i gjykimit). Ky është argument i kjartë se tahakum është ibadet, siç janë: Tavakull dhe Inabah. Al Madaarij, V. 32/1
Sheikh Sulejman b. Sahman (Allahu e mëshiroftë) thoshte për 'Shera'a - Rrifaka' (Ligji i taghutëve):
“ Kur ta pyesish dikend prej ithtarëve të taghutit pse nuk i drejtohen Allahut dhe të Dërguarit të Tij për gjykimin (dispozit të sheriatit), dhe që të refuzojnë taghutin, ata thonë:
”E vetmja arsye që po i drejtohemi këtyre ligjeve të taghutit është ai që dojmë ti shmangemi vrasjes mes njëri-tjetrit, sepse kur e thërasim njëri-tjetrin që ti shmangemi këtyre ligjeve sikur 'Shera'a - Rrifaka', atëherë vjen deri tek vrasja mes nesh...” (Pra nëse i shmangemi këtyre zakoneve vjen deri te vrasja). Allahu i Lartësuar thotë:
”Nuk ka asnjë detyrim në fe. Vërtet, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë.
Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” (El Bekare: 256)
”...Dhe El-Fitneh (mohimi i Allahut dhe adhurimi i të tjerëve përkrah Tij) është më e keqe se
vrasja...” (El Bekare: 191)
Sikur banorët e qyteteve dhe fshatrave të bëjnë luftë mes njëri-tjetrit, dhe ta mbysin njëri-tjetrin, ai sherr do të ishte shumë më i vogël se sa sherri që po shkakton taghuti duke zbatuar ligjet e veta, të cilët janë në kundërshtim me sheriatin e Allahut të cilin ia ka shpallë Profetit të fundit Muhammedit .”
Thotë Ibn Hazm në "el-Ahkem" vëllimi 5 faqe 173 thote:
"Nuk diskutojnë dy musliman se kush gjykon me Ingjilin për të cilin ska ardhur argument (nga sheriati i Islamit) ai është kafir mushrik ka dalur prej Islamit."
E çka është dispozita e atyre që gjykohen me ligje që i kanë vurë nga epshet e tyre?!
Hafidh Ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“ Të gjithë këto ligje janë tërësisht në kundërshtim me shpalljet të cilat Allahu i Lartësuar ia ka shpallur profetëve të vetë (alejhimus-selam), prandaj kushdo që lë pas dore atë që Allahu i Lartësuar ia ka shpallur Muhammedit dhe shkon për tu gjykuar sipas shpalljeve të mëparshme të deroguara të cilat janë shpallur profetëve të mëhershëm, ai bëhet kafir. E çka mund të themi atëherë për atë i cili kërkon që të gjykohet sipas el-Jasikut (ligjet e Tatareve) ? Nuk ka dyshim se kushdo qëe bënë këtë vepër është kafir.” El-Bidajeh wen-Nihajeh,V. 13/139
Sheikh Muhammed Ibn Ibrahim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“ I pesti, ky është më i madhi dhe më përfshirësi dhe kundërshtimi më i qartë i Sheriatit dhe kryeneqësia ndaj ligjeve të tij dhe fyerja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kundërshtim i gjyqeve të Sheriatit në bazat dhe degët e tyre dhe llojet e tyre dhe paraqitjet e tyre dhe gjykimet, implementimet, referimet dhe aplikimet e tyre. Ashtu sikurse gjyqet e Sheriatit referohen në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij, poashtu këto gjyqe kanë referimet e tyre, e që janë ligjet e përmbledhura nga shumë legjislacione dhe ligje siç janë ligjet e Francës, Amerikës dhe Anglisë si edhe ligjeve tjera dhe nga medh´hebi i disa risimtarëve (bidatxhijve) të cilët pohojnë se janë nën Sheriat. Dhe këto gjyqe tani janë plotësisht në funksionim në vendbanimet Islame, duke hyrë populli në to dita ditës, gjykatësit e tyre i gjykojnë ata me atë që kundërshton Sunnetin dhe Librin, me rregulla të atij ligji dhe ata ua imponojnë atë atyre dhe e aplikojnë mbi ta. Andaj, cili kufër është mbi këtë kufër dhe çka e anulon shehadetin e Muhammedur Resulu-llah, nëse jo kjo?!'' Tah'kim El-Kavanin.
Sheikh Shankiti (Allahu e mëshiroftë) thotë:
”Habitem me ata njerëz të cilët nuk e implementojnë ligjin e Allahut të Lartësuar e pretendojnë se janë muslimanë; Allahu e ka bër të kjartë në suren Al Maideh dhe An Nisa'.
Sheikh Shankiti (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“ Nuk ka dallim mes atij që bënë shirk në Hukm (në çështjet e gjykimit) dhe atij që bënë shirk në forma tjera të ibadeteve. Ai i cili e ndjek një legjislacion (ligjë) tjetër pos ligjit të Allahut , është i njëjt sikur ai që adhuron një idhull. Të dyja janë njëjt, i përshkruan partner Allahut dhe janë mushrik. Shpjegimi surah Teube:31
Sheikh Abdullah b. Humajd (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Dhe ai që aprovon legjislacion të përgjithshëm ( Teshria El' Aam ) dhe e aplikon mbi popull atë që kundërshton Gjykimin e Allahut, atëherë ky del nga mileti si kafir.” Ahamijaat El Xhihad nga 'Ali bin Nafi' El-Iljani, f.196
Sheikhul Islam Ibn Tejjmije në një vend tjetër thotë:
”Dhe çdo individ prej të cilit njerëzit kërkojnë gjykim me diç tjetër pos Kur´anit dhe Sunnetit, quhen taghut.” Mexhmu’ul fetava, f. 20
Burimi: teuhidi.weebly.com
Krijoni Kontakt