Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e #include
    Anëtarësuar
    09-02-2014
    Postime
    14

    Post Argumenti i Shkakut të Parë

    Argumenti i Shkakut të Parë

    Ndoshta argumenti më i thjeshtë dhe më i lehtë për t’u kuptuar është ai i shkakut të parë. (Ai pohon se gjithçka ne shohim në këtë botë ka një shkak, duke ecur mbrapsht gjithmonë e më tej në zinxhirin e shkaqeve, duhet të arrijmë në Shkakun e Parë dhe këtij Shkaku të Parë i japim emrin e Zotit.) Mendoj se ky argument nuk ka shumë peshë në kohën tonë, sepse, në radhë të parë, shkaku nuk është plotësisht ashtu siç është paraqitur zakonisht. Filozofët dhe njerëzit e shkëncës janë marrë gjatë me shkakun dhe ai nuk ka atë vitalitet që ka pasur më parë; përveç kësaj, ju mund të shihni se argumenti që duhet të ketë një Shkak të Parë nuk mund të ketë asnjë vlerë. Mund t’ju them se kur isha i ri dhe i rrihja me mjaft seriozitet këto çështje në mendjen time, unë për një kohë të gjatë e kam pranuar argumentin e Shkakut të Parë, deri sa një ditë, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, lexova Autobiografinë e Xhon Stjuart Millit dhe atje gjeta këtë shprehje: “Im atë më mësoi se pyetja “Kush më ka bërë mua?” nuk mund të marrë përgjigje, sepse ajo menjëherë të çon te pyetja tjetër “Kush e bëri Zotin?” Kjo shprehje shumë e thjeshtë me tregoi, sikurse mendoj ende, mashtrimin e argumentit të Shkakut të Parë. Në qoftë se gjithçka duhet të ketë një shkak, atëherë Zoti duhet të ketë një shkak. Në qoftë se mund të ketë diçka pa shkak, atëherë të tillë mund të jenë njësoj edhe bota, edhe Zoti, kështu që ky argument nuk mund të ketë ndonjë vlerë. Ai ka të njëjtën natyrë si pikëpamja hindu se bota mbështetet mbi elefantin dhe elefanti mbështetet mbi një breshkë. Dhe kur pyetet “Po breshka?”, indiani thotë “A ndërrojmë temë?”. Në fakt, argumenti nuk është më i mirë se ky. Nuk ka arsye pse bota të mos ketë nisur ekzistencën pa shkak, as nga ana tjetër, nuk ka asnjë arsye që ajo të mos ketë ekzistuar gjithmonë. Nuk ka asnjë arsye të mendohet që bota të ketë një fillim. Ideja që gjërat duhet të kenë fillim me të vërtetë i detyrohet varfërisë së përfytyrimit tonë. Prandaj ndoshta nuk kam nevojë të të harxhoj më shumë kohë për argumentin e Shakut të Parë.

    Përse nuk jam i krishterë dhe studime të tjera mbi fenë dhe tema të ngjashme
    -Bertrand Russell
    Software is like sex, it's better when it's free.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar #include për postimin:

    iliria e para (23-02-2014)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Temë e mirë por që nuk ndryshon asgjë mbi pshtjellimin që ka njeriu në kokën e tijë për të kuptuar gjithçka.. ! dmth edhe pas kësaj teme , çdo gjë do jetë si më parë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e #include
    Anëtarësuar
    09-02-2014
    Postime
    14

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Wordless, kjo teme eshte nje shkak qe sjell ndryshime te njerezit qe vene mendjen ne pune. :P
    Software is like sex, it's better when it's free.

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    aha..dmth ti e ke hapur këtë temë për t'i hapur sytë fetarëve ?! Epo duhet t'a hapje te nënforumet e tyre mo vlla ..ç'ne këtu ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Ah mer naQu si qirinjt e Naimit jeni Gjithsesi un mendoj se rrakadakja jone (e njeriut, shume e vogel) ska per ta kuptu ndonjeher plotesisht egzistencen~qofte kjo si cast,pike fillimi apo qofte kjo si pafundesi.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e #include
    Anëtarësuar
    09-02-2014
    Postime
    14

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Ah mer naQu si qirinjt e Naimit jeni Gjithsesi un mendoj se rrakadakja jone (e njeriut, shume e vogel) ska per ta kuptu ndonjeher plotesisht egzistencen~qofte kjo si cast,pike fillimi apo qofte kjo si pafundesi.
    pooooooooo, edhe Max Planck ka thene se njeriu nuk mund te zgjidhi gjithe misterin e natyres, sepse edhe vete ai eshte pjese e saj, keshtu qe misteri s'mund te zgjidhe misterin.
    Software is like sex, it's better when it's free.

  8. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Atehere pra, meqe edhe vete po e thua qe shume gjera jane mister dhe te pakuptueshme mos u merr me cfare besojne njerezit por shiko veten tende.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e #include
    Anëtarësuar
    09-02-2014
    Postime
    14

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Atehere pra, meqe edhe vete po e thua qe shume gjera jane mister dhe te pakuptueshme mos u merr me cfare besojne njerezit por shiko veten tende.
    Avash, avash, merrem me kesi gjerash sepe pikerisht keto gjera ndikojne ne jeten time dhe te atyre qe une kujdesem.
    Software is like sex, it's better when it's free.

  10. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Mesia4ever: Perse Big Bangu nuk ka ndodhur p.sh. para 25 miliarde viteve, po bash pikerisht para 13.8 miliarde vitesh? Cka e ndaloi e cka e lejoi?

    Ateisti: 'Spo di kah me ja nise, ... vella a nderrojme teme'...

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Argumenti i Shkakut të Parë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Mesia4ever: Perse Big Bangu nuk ka ndodhur p.sh. para 25 miliarde viteve, po bash pikerisht para 13.8 miliarde vitesh? Cka e ndaloi e cka e lejoi?

    Ateisti: 'Spo di kah me ja nise, ... vella a nderrojme teme'...
    I madh je, e paske zënë ngushtë Ateistin !!

    Toka e shkretë çfarë amebash mban sipër !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •