Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Shpëtim Gjikës i komunikohet masa e arrestit në spital

    Gjykata e Vlorës do t’ia komunikojë zyrtarisht sot masën e sigurisë kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikës. Procedura do të zhvillohet në spitalin privat ku ai gjendet prej ditës së djeshme për shkak të problemeve shëndetësore. Gjyqtari i çështjes ka udhëtuar nga Vlora për këtë arsye. Disa orë pas arrestimit, të premten, Gjika u shqërua me urgjencë në spitalin e Vlorës. Më pas u nis drejt Tiranës për shkak të problemeve në zemër. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash në lidhje me dhënien e lejes për një pallat. Avokati i tij e ka quajtur arrestimin si politik.

    Jepet masa ne spital per Shpetim Gjiken

    Emri:  0e0514bd909d75fb3d922de2e94fb05b_M.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  13.0 KB

    Gjykata e Vlores dha ne spitalin ku eshte shtruar Shpetim Gjika masen e detyrimit me paraqitje . Lirohet nga masa e arrestit.Pas prangave te para dy diteve ai tashme eshte i lire dhe po sherohet ne spital.

    Koha Jone

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Kryeministri u shmanget pyetjeve per Gjiken

    Emri:  f2429130dc7ff23d7562cc84272ad588_XL.jpg

Shikime: 312

Madhësia:  17.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ishte të dielën në Novoselë të Vlorës ku inspektoi magazinat me ndihma ushqimore për banorët e përmbytur. Ai u pyet nga gazetarët për arrestimin e kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Gazetarët kërkuan komentin e kryeministrit mbi këtë arrestim, por Rama nuk ka pranuar të flasë. Ai iu shmang pyetjeve dhe gazetëve për këtë çështje. “Mirënjohje për angazhimin në këtë fazë të dytë të planit të ndihmës për zonat e përmbytura. Regjistrat e përgatitur të respektohen. Me rëndësi që ushqimi për bagëtinë të mos mungojë” - tha Rama.

    Koha Jone

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Prokuroria: “Sëmundja e Gjikës, skenar për ta shpëtuar nga burgu”. Priten arrestime tek mjekët, por dhe tek drejtoria e Burgjeve

    Prokuroria e Vlorës nuk beson që Shpëtim Gjika të jetë seriozisht i sëmurë. Kjo sepse pas vendimit të Gjykatës që vendosi “detyrim paraqitje” për kryebashkiakun vlonjat organi i akuzës ka nisur hetimet ndaj mjekëve që kryen transferimin nga Vlora në Tiranë pa lajmëruar prokurorinë. Prokurorët kanë nxjerrë si pretekst mungesën e kartelës mjekësore, që sipas akuzës është një tjetër çështje që do të verifikohet, pasi ndryshimi i masës së sigurimit është kryer duke u bazuar vetëm tek epikriza.

    Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Vlorës e cilëson si një skenar të parapërgatitur lirimin e Gjikës. Prokurorët thanë se kanë dyshime të forta se lirimi i kryebashkiakut është pjesë e një skenari dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet për verifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Ishte pikërisht gjendja shëndetësore që detyroi gjykatën të ndryshonte vendimin e arrestit për Gjikën. Priten arrestime nga rradhet e mjekeve ne Vlore.

    Sipas prokurorisë është e dyshimtë, pasi gjatë kontakteve që kanë patur përfaqësues të akuzës me të dyshuarin, ai nuk ka shfaqur probleme shëndetësore. Për t’i çuar më tej dyshimet mbi arsyet që detyruan gjykatën të japë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, prokuroria thotë se gjatë shqyrtimit gjyqësor për verifikimin e masës, prokurori ka konstatuar se për të pandehurin nuk kishte një kartelë mjekësore, por vetëm një epikrizë. Dallimi është se “kartela mjekësore” është një dokument që tregon të gjithë trajtimin e pacientit ndërsa “epikriza” tregon vetëm konstatimin e gjendjes në një moment të caktuar.

    Në pikëpyetje është vënë edhe procedura e ndjekur nga drejtoria e Burgjeve për transferimin e tij nga Vlora në Tiranë e për më tepër në një spital privat. Prokurorët thonë se për këtë çështje janë njoftuar vetëm nga media dhe nuk kanë marrë njoftim zyrtar.

    Për të gjitha këto “shkelje”, prokurorët kanë nisur hetimet pasi dushojnë se kanë qenë pjesë e një “plani” për të bërë të mungur “shmangien” e qëndrimit në qeli për Shpëtim Gjikën.Ka mundesi se arrestimet mund te shkojne deri tek spitali privat ne Tirane per iskenim te semundjes. Nuk dihet se si do te reagoje kryetari i Bashkise se Vlores pas kesaj qe po fillon Prokuroria per hetimin e semundjes se tij.

    Ramadan Troci eshte nje prokuror qe nuk pranon presion dhe mbetet korrekt me ligjin. Nuk eshte çudi qe Prokurori Troci te firmos flete arreste per mjeket qe kane mashtruar, sipas dyshimeve te prokurorise.Pas lajmit se prokuroria ka filluar hetimin e dosjeve mjeksore te Gjikes kane filluar te dridhurat tek mjeket qe jane marre me kete çeshtje. Thuhet se po rregullojne letrat e dokumentat me urgjence. Nderkohe Prokuroria po pergatit sekuestrimin e gjithe dosjes mjeksore ne Vlore dhe ne Tirane.Ka informacione se Prokurori Troci ka suportin e plote ligjor te Kryeprokurorit te Vlores dhe te Prokurorit te Pergjithshem te Republikes, zotit Llalla.

    Mesohet se pervec mjekeve Prokuroria e Vlores po heton edhe per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve e cila ne asnje rast nuk ka marre miratimin as me goje e as me shkrim te Prokurorit per levizjen e te arrestuarit Gjika Kjo sipas organit te akuzes ne kundershtim te plote me ligjin per levizjen e te paraburgosurve. Ka mundesi qe Prokurori Troci, natyrisht me miratimin e Kryeprokurorit te Vlores, te firmos urdher arreste edhe per drejtorine e pergjithshme te burgjeve ne Tirane. Po hetohet se çfare eshte nje marreveshje e drejtorise se burgjeve me spitalin amerikan, si eshte bere, kush e ka firmosur, me çfare ligji etj. Duke hetuar, per rastin Gjika e mjeket, po dalin dosje te reja hetimi qe do te kete , me sa duket, edhe hetime per spitalin amerikan dhe drejtorine e pergjithshme te burgjeve.

    Priten lajme te reja nga Vlora. Uji po iken nga tokat e Vlores, por duket se prokuroria e Vlores po permbyt Tiranen e korruptuar. Ndersa nga kryeprokurori i Tiranes Petrit Fusha thuhet se do kete surpriza te pakendshme per politiken; hetimi i nje ministri dhe ish-ministri ka vene ne drithma politiken e dyja kampeve. Prokurori i Pergjithshem i Republikes zoti Adriatik Llalla ka mbeshtjetjen e plote amerikane ne luften kunder korrupsionit e krimit, ndaj forca e organit te akuzes ka mbi 6 muaj qe eshte bere e blinduar per te vendosur ligjin e drejtesine e munguar nder vite.

    Koha Jone

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Koço Kokëdhima: Arrestimi i Gjikës? Çështje e drejtësisë

    Me arrestimin e Shpëtim Gjikës merret drejtësia, sepse është një çështje që nuk ka lidhje me qeverinë apo parlamentin.

    Kështu mendon deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima i cili ka folur për këtë çështje pas takimit me banorët e lagjes “Kushtrimi”, në qytetin bregdetar të cilëve do tu prishen banesat për shkak të ndërtimit të rrugës “Transballkanik”.

    Zoti Kokëdhima ju jeni deputet i Vlorës. Keni ndonjë opinion tuajin me atë që ndodhi në bashkinë e Vlorës, me arrestimin e zotit Gjika?

    Nuk kam asnjë koment. Ajo është një çështje që nuk zhvillohet as nga qeveria as nga Parlamenti. Është një çështje që zhvillohet nga një institucion tjetër, siç është institucioni i akuzës dhe i gjykimit. Gjykata dhe Prokuroria janë institucione që nuk varen nga ne, nuk kanë lidhje me deputetët ose me qeverinë.

    E penalizon kjo qytetin?

    Është një çështje shumë konkrete që do të zhvillohet në një mënyrë që ne do të informohemi, falë edhe kontributit tuaj.

    Koha Jone

  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Ka shume mundesi te jete e vertete qe ai te kete probleme shendetsore me zemren.
    Ngjarjet e koheve te fundit i kane shkaktuar jashtezakonisht stres dhe egoja e tij
    si kryetar bashkie eshte acaruar shume dhe kjo i ka dhene ndonje krize/kolpo ne zemer.
    Mund te jene shkak edhe gjumi i paket dhe sistemi nervor i acaruar nga debatet dhe konfliktet.
    Nqs ai pin alkol ka shume mundesi qe pin, ose edhe duhan edhe keto mund te jene faktore
    qe kane influencuar ne zemer.
    Doktore/infermiere ne burgje jane te kufizuar ne mundesi kapacitete,nuk mund te shpresosh
    qe te ofrohet cdo sherbim.Jane ca sherbime qe mund te ofrohen vetem nga specialiste si kardiologu,neurologu etj.
    dhe ky servis mund te realizohet jashte burgjeve ne spitale civile.
    Te kerkosh doktore te mire neper Tirane per zermren dhe te lesh Vloren sepse s'ka suport,ka llogjike.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ka shume mundesi te jete e vertete qe ai te kete probleme shendetsore me zemren.
    Ngjarjet e koheve te fundit i kane shkaktuar jashtezakonisht stres dhe egoja e tij
    si kryetar bashkie eshte acaruar shume dhe kjo i ka dhene ndonje krize/kolpo ne zemer.
    Mund te jene shkak edhe gjumi i paket dhe sistemi nervor i acaruar nga debatet dhe konfliktet.
    Nqs ai pin alkol ka shume mundesi qe pin, ose edhe duhan edhe keto mund te jene faktore
    qe kane influencuar ne zemer.
    Doktore/infermiere ne burgje jane te kufizuar ne mundesi kapacitete,nuk mund te shpresosh
    qe te ofrohet cdo sherbim.Jane ca sherbime qe mund te ofrohen vetem nga specialiste si kardiologu,neurologu etj.
    dhe ky servis mund te realizohet jashte burgjeve ne spitale civile.
    Te kerkosh doktore te mire neper Tirane per zermren dhe te lesh Vloren sepse s'ka suport,ka llogjike.
    Ku e shikon llogjiken tek fjalia e fundit ? Se duket si logjika e Rames;"mamaja ime ka para dhe operohet ne spital privat...(per ju idiotet e varfer edhe shteterori eshte shum). E para,nuk eshte ndonje merite e madhe per nje kryebashiak qe qyteti i Vlores nuk ka as specialist e as struktura per zemren.E dyta,duhet qe te gjithe te semuret e arrestuar ne Vlore te dergohen ne spitale ne Tirane.Ne spitale shteteror,se spitalet privat jane vetem pre Gjiken dhe Ramen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-02-2015 më 20:09

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Berisha: Rama kërcënoi gjykatësen që liroi Gjikën, Tahiri po përgatitet për Bashkinë e Vlorës, Baftjarit po i dridhen leqet

    Berisha shkruan në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, se Rama kërcënoi gjyqtaren që ndryshoi masën e sigurisë nga frika e një komploti të mundshëm ndaj tij.

    Ish-kryeministri deklaron gjithashtu se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po përgatitet për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës, ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, ishte i pari që uroj Shpëtim Gjikën pas lirimit të tij.

    Komenti i plotë i Berishës në “Facebook”

    Te dashur miq, sot perseri lajmet kryesore nuk ishin per zonat e permbytura, as per digen e Nartes, por per Gjiken, Tahirin, Prokurorin, Gjykatesen e Gjikes, Kokedhimen qe parakalonte se bashku me arkivolin e protestueve qe mbrojne me te drejte shtepite e tyre. Lajmet sot per kete afere te kujtonin lajmet e sherrit midis dy shteteve. Kjo sepse Rama ka pesuar tronditje te thelle, rupture psiqike nga lirimi qe gjykata i beri armik Shpetim Gjikes.

    Mbreme Rama kaloi ne nje krize te thelle, kercenoi me te gjitha mjetet gjykatesen qe vendosi te liroje Gjiken, te cilin ai e donte me çdo kusht kurban. Rama nuk beson kurre se ishte semundja qe çoi Gjiken ne shtepi. Ai dyshon fort se ky ishte nje komplot i policise se burgjeve e me lart. Ndofta vet Nasipi dirigjoi skenarin qe e nxorri Ramen lakuriq, jo ne diell por ne uje.

    Rames i duket se u mbyt ne Vjose. Ne kulmin e zemerimit dhe shperthimit, Koçua, si per ta qetesuar, iu zotua atij se merr persiper zhdukjen e te gjitha pasojave te lirimit te Gjikes dhe se “per kete biro – i thote Koçua, – do nisem direkt ne Vlore”. Kocua mori persiper ti mashtroje banoret e zemeruar nga vendimi per prishjen e shtepive pa shperblim si dhe te dergonte mesazhet e merituara Gjikes. Mirepo vizita e Kocos sot ne Vlore, qe nisi me parakalimin e tij se bashku me arkivolin e protestuesve qe mbrojne shtepite e tyre, vetem sa i hodhi kripe plages.

    Vlora gumezhin e tera se Kocua dhe Tahiri ishin, pas Rames, ata qe u gezuan me shume nga arrestimi i Gjikes. Koçua kishte te drejte per gezimin qe ndjeu me arrestimin e Gjikes sepse ky i fundit, si çakmak, pagdhendur siç eshte, e ka goditur ne prani te Rames dhe te tjereve dhe nxjerre per leckash jashte nga salla Koçon ne nje takim te organizuar ne Vlore pas zgjedhjeve. Tahiri ka vendosur te kandidoje per Vloren dhe eshte i bindur se me Gjiken ne burg ka me shume shanse per te marre me Policine e Partise, Bashkine.

    Lufta me armik Gjiken vazhdon. Baftjari, ndonese po i dridhen leqet e kembve ishte i pari qe uroi Gjiken per lirimin nga burgu!! sb

    Panorama

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Berisha te shterngoje fb se per tjerat kujdeset kryeministri hahahhaha sa i deshtum eshte aman
    cdo pordhe e ben Status nga mjerimi
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Shoku Rama me Tahirin duan ta fusin Shpetim Gjiken ne burg qe ti zene vendin ne zgjedhjet e ardhshme, kurse shoku Shpetim me miqte e tij ne Vlore, i hedhin familjen ne ere shokut Tahir.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...nistrit-Tahiri

    Kush do mbetet i gjalle ne fund te ketij dueli?

    Une them se shoku Shpetim fiton.

    Albo

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    albo ca jan keto endra qe sjell ketu, ne vlore cdo njeri te kandidoj per psn ne bashki fiton. jashte ps nuk fiton kure e provoi edhe ben malaj dhe nuk beri gje
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •