Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Nuk rikandidoj për Tiranën, përballjen e kam me Ramën



    Lulzim Basha nuk do të kërkoj një mandatë të dytë për Tiranën. Basha ka vendosur se do t’i përkushtohet me kohë të plotë Partisë Demokratike duke sfiduar Edi Ramën si kryeministër. Kryebashkiaku dhe lideri i opozitës nuk dha emra për kandidatët demokratë për bashkinë por tha se Partia Demokartike ka personalitet të tjera për të dalë në zgjedhjet lokale. PS ka reaguar duke thënë se arsyet e moskandidimit të Bashës janë se ai nuk ka bërë asgjë për Tiranën.
    Lulzim Basha ka zgjedhur një përfundimi investimi për t’u thënë në sy atyre që 4 vjet më parë i dhanë votën se nuk do të tentojë për një mandatë të dytë në krye të bashkisë së Tiranës.
    Lulzim Basha: Për shkak të zhvillimeve në PD, unë u zgjodha në mes të mandatit tim si kryebashkiak, kryetar i opozitës, kryetar i PD, ndaj nga pikëpamja e funksioneve ndodhem në të njëjtat pozita si kundërshtari im para 4 vitesh. Por në dallim nga kundërshtari im dhe në koherencë të plotë me qëndrimet e mia kam vendosur të mos kandidoj për Bashkinë e Tiranës por të drejtoj opozitën në një betejë fshat më fshat, qytet më qytet, lagje më lagje, shtëpi më shtëpi. Misioni im si kryetar i PD, si kryetar i opozitës është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë së “lakut në fyt”. Pra, përballjen e kam me kryeministrin. E kam mundur në garën për Bashkinë e Tiranës, e kemi mundur në garën për Bashkinë e Tiranës, do e mundim përsëri në garën për të gjitha bashkitë, do ta mundim në garën për qeverinë me Partinë Demokratike dhe me të gjithë qytetarët e lirë të vendit
    Ovacionet gati elektorale e shoqëruan me entuziazëm Bashën kur shpjegoi arsyet përse ka vendosur ti përkushtohet më kohë të plotë drejtimit të opozitës duke sfiduar Edi Ramën këtë herë për karrigen e kryeministrit.
    Lulzim Basha: “4 vjet më parë kur unë u përballa me Edi Ramën për Bashkinë e Tiranës kam shprehur një bindje publike se kryetari, shefi i opozitës, kryeministri “hije” siç është në vendet demokratike nuk duhet të garojë për garën lokale për kryebashkiak, nuk duhet të rikandidojë për kryebashkiak të qytetit. E kam thënë, është bindja ime, i qëndroj kësaj bindje, është fjala ime dhe nuk i dal fjalës sime. I kam pasur këto fjalë për kundërshtarin tim politik para katër vitesh dhe nuk mund të them se nuk i kam sot. I kam edhe sot për vete.”
    Megjithatë Basha nuk i kënaqi mediat për t’i dhënë emrin që do të synoj si demokratë drejtimin e Tiranës.
    Lulzim Basha: “Në nderim të bashkëqytetarëve të mi, të qytetit të Tiranës, në nderim të banorëve të ish-komunave që i janë bashkëngjitur këtij qyteti, dua që kandidati i Partisë Demokratike të jetë një personalitet që t’i përkushtohet me kohë të plotë drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka disa personalitete të tillë që meritojnë votën e qytetarëve të Tiranës.”
    Nga selia e partisë socialiste ka reaguar deputeja Blerina Gjylameti duke thënë së Basha nuk kandidon sepse gjatë mandatit të tij nuk bëri asgjë për kryeqytetin.
    Blerina Gjylameti: Lulzim Basha deklaroi se nuk do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës. Natyrisht, ky nuk është lajm. Vendimin për të mos rikandiduar Lulzim Basha e ka marrë në fakt që në momentin që u emërua në atë post me votat e shpikura nga Arben Ristani, sepse ai nuk bëri asgjë për Tiranën në 4 vjet.Lulzim Basha nuk ka qenë asnjë ditë kryebashkiak i Tiranës, por thjesht një individ që mbajti për 4 vjet karrigen e kryetarit të bashkisë dhe do të lërë gjurmë në kryeqytet si njeriu që s’bëri asgjë. Thjesht asgjë!

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,751

    Për: Basha: Nuk rikandidoj për Tiranën, përballjen e kam me Ramën

    Ne tek ty e kishim shpresen o Bashe.

    Projekti jot, i tramvajit siper pallateve ishte fantastik.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    martini1984 (31-03-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Basha: Nuk rikandidoj për Tiranën, përballjen e kam me Ramën

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne tek ty e kishim shpresen o Bashe.

    Projekti jot, i tramvajit siper pallateve ishte fantastik.
    Kur te zgjidhet kryeminister(shqiptaret nga memorja jane ZERO) do na shetisi ne Kozmos....falas!

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Basha: Nuk rikandidoj për Tiranën, përballjen e kam me Ramën

    Te pakten e kuptoi se c'fare beri kete 4 vjecar,kshu kandidimi nuk vlen aspak jo per ate po per kedo nga qeveria e PD istave..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •