Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Rikandidimi për Bashkinë? Gjika: Kryesorja është shëndeti

    Emri:  157791.jpg

Shikime: 262

Madhësia:  36.7 KB

    Kreu i Bashkisë së Vlorës i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Amerikan për problemet me zemrën pas arrestimit nga prokuroria e Vlorës, i pyetur nga A1 Report nëse do të kandidojë sërish në qytetin e Vlorës si kryetar bashkie, Gjika e ka evituar përgjigjen duke thënë se primar për të është shëndeti.

    "Në situatën që jam nuk më shkon mendja të zgjedhjet, por të përmirësoj shëndetin tim dhe të vijoj detyrën time që më kanë zgjedhur qytetarët Vlorës."- Tha Gjika.

    Lidhur me akuzat ndaj tij, Shpëtim Gjika deklaron se arrestimi është një makinacion politik

    “Arrestimi im është një skenar politik, por nuk di regjisorët”- ka deklaruar Gjika duke mohuar akuzat për pallatin 11-katësh.

    “Nuk kam abuzuar. Pronarët e pallatit 11-katësh janë autoktonë.”- tha Gjika.

    Gjika u arrestua të premten ne banesen e tij per shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve, pasi dyshohet se ka dhëne leje te jashtëligjshme për ndertimin e një pallati 11 katësh në Vlorë.

    Gjika: Nuk kam penguar askënd, akuza qesharake

    Qesharake i ka cilësuar Shpëtim Gjika akuzat e Prokurorisë se ka penguar punën e tyre në 4 raste, për kët ai jep edhe shpjegimin.

    “Akuza sa absurde edhe qesharake. Nuk kam qenë pengesë për askënd. Hedh poshtë këto akuza. Prokuroria m akuzon se kam penguar punën e tyre në 4 raste. Më 29 janar ka ardhur për herë të parë Prokurori Kuliçaj. Ai ka parë vetë se shkresa e nisur prej ta më datë 27 ka mbërritur kur ai ishte në zyrë. I kam thënë që nuk do të bëj gabimin e para 1 viti, u thashë përgjigjja do jetë po me shkresë. Në datën 2 kam qenë duke u marrë me përmbytjet, i kam dërguar shkresë në të cilën u drejtohem se për shkak të kushteve të më lihej kohë. "-tha Gjika.


    Shtrimi për t’i shpëtuar burgut? Gjika: Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim
    Me ironi i është përgjigjur Gjika pyetjes lidhur me dyshimet e akuzës s ai ka përdorur sëmundjen, për të evituar qendrimin në burg.

    "Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim. Nëse kam bërë apo koronorografi kjo vërtetohet nga kartelat. Unë kam bërë të gjitha procedura pa pasur asnjë lloj benefiti. Pasi kam pasur përkeqëm të shëndetit jam sjellë në spitalin e burgut në Tiranë. Kam kërkuar trajtim të specializuar mjekësor, më orientuan për këtu."- tha Gjika.

    Shqiptarja

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Akuza s'gjen asnjë dokument në zyrën e Gjikës: Na tha i kam këtu!



    VLORE - Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme zyrën e kryebashkiakut të qytetit bregdetar Shpëtim Gjika ku ka ushtruar kontrolle në lidhje me procesin e hetimeve të hapura ndaj tij.

    Mëngjesin e sotëm, 3 prokurorë dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë zbatuar edhe masën e sekuestros preventive ndaj zyrës së Gjikës. Burime pranë bashkisë së Vlorës bëjnë me dije se prokurorët për të hyrë në zyrën e kreut të bashkië kanë shkelmuar derën e zyrës, e cila ishte e mbyllur me çelës.

    Prokurorët kërkuan në në zyrën e Gjikës librin e protokollit për mbledhjet e KRRT së Vlorës. Në fakt ky libër duhej të ishte në zyrën e arshivës, por në momentin e arrestimit, kryebashkiaku ka bërë të ditur se libri gjendet në zyrën e tij.

    Por pas orë kontrollesh të ushtruar nga hetuesit në zyrën e kryebashkiakut, mësohet se nuk është asnjë dokument. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se Gjika ka deklaruar me shkresë zyrtare para arrestimit se i ka në zyrën e tij, hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument.

    Ky fakt konfirmohet edhe nga një prej avokatëve të Gjikës, Kastriot Brahimuçaj.

    "Dera u hap me forcë, nëpërmjet përdorimit të forcës, që do të thotë se dera u thye."

    U mbajt një procesverbal për këtë hapje? - U mbajt patjetër sepse prandaj ishim ne të pranishëm.

    Domethënë përfundimisht nuk u gjet libri i famshëm që kërkohej, libri i procesverbalit të mbledhjes që u tha dhe u diskutua publikisht? - Libri i famshëm i mbledhjes që u tha nuk u gjet përfundimisht, përfundimisht nuk ka mbaruar sepse prokuroria do vazhdojë hetimet sepse e ka detyrë ligjore atë dhe nuk varet as nga mua as nga prokurori i çështjes." tha avokati Brahimuçaj

    Sakaq, po sot me vendim Gjykate, është sekuestruar edhe pallati 11-katësh për të cilin akuzohet Kreu i Bashkisë Shpëtim Gjika se ka falsifikuar lejen e ndërtimit.

    Kreu i Bashkisë së Vlorës akuzohet se ka falsifikuar dokumentet në lidhje me lejen e dhënë për një pallat 11-katësh, në vitin 2011. Në rivlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata vendosi këtë të dielë ta ndryshojë atë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, masë kjo e dhënë në spitalin amerikan, ku Gjika qëndron prej 5 ditësh pas problemeve në zemër dhe tensionit të lartë.

    Por nga ana e saj Prokuroria ka hedhur dyshimet se sëmundja mund të jetë përdorur nga Gjika për t’i shpëtuar arrestit me burg. Kjo pasi sipas Prokurorisë ende nuk ka ardhur kartela shëndetësore e kryebashkiakut.

    Së bashku me Gjikën, të premten u arrestuan edhe drejtoresha e urbanistikës së Vlorës Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi ku pas kallëzimit të shtetases Sadete Osmani në vitin 2013 hetimi nxori në pah skandalin e tjetërsimit të pronës dhe ndërtimin e paligjshëm të pallatit 11 katësh.

    Shqiptarja

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Intervista, Shpëtim Gjika flet nga spitali: Prokuroria skenar për të shqyer derën e zyrës time, akuzat janë politike

    Pak orë pasi prokurori i rrethit dhe oficerë të policisë gjyqësore u futën me forcë në zyrën e kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në një intervistë për mediat flet për ngritjen e një komploti ndaj tij.

    Emri:  Gjikaa.jpg

Shikime: 244

Madhësia:  26.6 KB

    Kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika interviste per mediat ne ambientet spitalore

    Sipas kryebashkiakut Gjika, vonesa e urdhërit për lirimin e tij është pjesë e skenarit për të hapur me forcë derën e zyrës në Vlorë.

    Lidhur me akuzat e prokurorisë për pallatin 11-katësh në Vlorë, Gjika shprehet se nuk ka penguar punën e organeve të hetimit dhe se ka qenë në dispozicion të tyre.

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës për sa i përket rikandimin e tij shprehet se parësore është përmirësimi i gjendjes shëndetësore.

    Ndërsa ironizon edhe qëndrimet e prokurorisë për gjendjen e shëndetit të tij, duke thënë se “Prokuroria kujton se unë këtu kam ardhur të bëjë depilim, të heq thonjtë ose të heq vetullat”.


    Intervista e Shpëtim Gjikës për mediat

    Prokuroria ju ka akuzuar se keni penguar punën e saj duke mbyllur punën e saj?

    Kjo është një akuzë sa absurde aq dhe qesharake, në asnjë moment nuk kam qenë pengesë jo vetëm për prokurorinë por për gjithkënd tjetër. Keni qenë dëshmitarë dhe ju mediat që zyra ime është bërë katër kanata dhe nga qytetarë të ndryshëm. Hedh poshtë jo vetëm për vërtetësinë e faktit, por edhe me neveri e përbuzje këto akuza të prokurorisë. Dua të përmend dy fakte, prokuroria më akuzon se në katër raste kam penguar punën e saj.

    Në datën 29 janar për herë të parë prokurori i çështjes Kuliçi ka ardhur në zyrën time, kemi marrë takim së bashku, më ka thënë gojarisht që kemi nisur një shkresë, për fatin e mirë timin dhe të tijin në dosjen time kam pasur protokollin e shkresave zyrtare, në sytë e tij kam kontrolluar shkresën dhe e ka parë që shkresa e dërguar prej tyre ka ardhur në datën 27 në Bashkinë e Vlorës dhe ende nuk kishte hyrë në zyrën time, por erdhi në atë moment që ai ka qenë.

    Data 27 që thotë prokuroria ka penguar hetimin, është data që ka nisur shkresën prokuroria për në bashki. Në datën 29 i kam thënë prokurorit që shkresa siç e shihni sapo ka ardhur në dorë, nuk do të bëjë më gabimet që kam bërë para një viti e gjysmë që do të thotë ua kam dhënë prokurorëve çelësat dhe dyert e hapura dhe kanë marrë çfarë u ka dashur qejfi.

    Tani i thashë komunikimi do të jetë vetëm shkresor. Meqë ju ma keni kërkuar me shkri këtë dokument edhe unë do t’iu përgjigjem me shkrim. I kam lënë takim për të nesërmen në datën 30. Në këtë datë është e vërtetuar zyrtarisht që kryetari i baskisë është thirrur për inspektim nga ILDKPI, për këtë arsye nuk kam qenë në bashki. Në datën 2 pati situatë emergjente në qytetin e Vlorës dhe nëse prokurori kujton që vendi i punës për kryetarin e bashkisë është vetëm zyra e tij bën gabim. Atë ditë dhe atë natë kryetari i bashkisë ka qenë tek argjinatura e Selevecit për gjithë natën, me qëllim që prokurori kur të zgjohej të nesërmen të mos i bëheshin këpucët me baltë. Dhe për të qenë korrekt me ligjin dhe detyrën e moralin i kam dërguar shkresë, ku i drejtohem prokurorit të rrethit dhe atij të çështjes se për arsye të situatës emergjente të më jepnin dy tre ditë afat për t’iu dhënë atë që ju kërkoni. Nëse kjo quhet pengesë e punës së prokurorisë, kjo është çështje e prokurorisë.

    Prokuroria ka aluduar dhe për shëndetin tuaj, i jeni nënshtruar ju koronarografisë?

    Prokuroria kujton se unë këtu kam ardhur të bëjë, depilim të heq thonjtë ose të heq vetullat. Ky është problem I tyre, nëse kam bërë apo jo koronare ka kartela mjekësore, mund të pyesni mjekët, nuk kam dëshirë të jap asnjë lloj interviste dhe informacioni për shëndetin tim.

    Lëvizjen për në Tiranë dhe më pas në spitalin privat mendojë se është një mënyrë për t’iu shmangur burgut?

    Unë nuk di në Shqipëri ndonjë të burgosur që mund të orientojë policinë, prokurorinë, gjykatat apo spitalet. Unë kam bërë të gjitha procedurat pa pasur asnjë lloj aksesi apo asnjë lloj benefiti për shkak të detyrës sime. Jam arrestuar në shtëpi, përtej pamjeve që japin mediat, kam shkruar në drejtorinë e policisë, pas një orë e gjysmë janë bërë provedurat sepse ka ardhur vendimi i arrestimit tim me vonesë dhe prej andej kam përfunduar në qelitë e burgut. Pas katër pesë orësh që kam pasur shenja të përkeqësimit të shëndetit tim, me të gjitha procedurat ligjore kam shkuar në spitalin e Vlorës, prej andej jam transferuar në spitalin e burgut në Tiranë, di atë që kam përfituar atë si një i arrestuar tjetër në Republikën e Shqipërisë. Kam kërkuar trajtim mjekësor të specializuar dhe më kanë adresuar në Spitalin Amerikan. Unë nuk di që këtu të ketë ndonjë përfitim. Përsa i përket kartelës mjekësore, shëndetit tim, mënyrës së ndërhyrjes apo diagnozën që unë kam, iu lutem më mirëkuptoni të ruaj privatësinë time për shkak të familjarëve.

    Avokati juaj ka deklaruar se akuzat mund të jenë politike…

    Hiqeni fjalën mund dhe kjo është përgjigjja ime.

    Do të merrni pjesë në zgjedhjet qoftë dhe i pavarur dhe cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin?

    Unë nuk besoj se këtu është momenti për të folur për zgjedhjet, në situatën që jam nuk më shkon mendja për zgjedhje, më shkon mendja vetëm të përmirësoj shëndetin tim dhe të ushtroj detyrën time për të cilën më kanë votuar qytetarët e Vlorës. Sot dhe në këtë gjendje kaq të rëndë që kam 72 orë që pres urdhrin e lirimit, unë besoj se kjo duhet t’iu bënte dhe juve përshtypje, jo për mua si një qytetar që ka një status të kryetarit të bashkisë por për këdo qytetar të Shqipërisë të marrësh urdhrin e lirimit. Të të vij urdhri i lirimit pas 72 orësh kjo është skandaloze. Kjo ndodh sepse sot prokuroria kishte organizuar skenarin për të shqyer zyrën time, kyetari i bashkisë duhet të ishte këtu sepse zyra duhej shqyer jo duhej hapur me çelës. Për të qënë korrekt prapë pa u hapur zyra e bashkisë kamë dërguar mesazh istancave më të larta të shtetit ku u kam thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë që jam I gatshëm të vij nga spitali edhe në këtë gjendje të rëndë shëndetësore me pranga në duar vetëm zyrën mos e shqyeni sepse zyra nuk është e Shpëtim Gjikës, është e qytetarëve të vlorës, është e Bashkisë së Vlorës, e atij institucioni, nuk ka arsye pse të shqyhet jam i gatshëm të vë në dispozicion jo vetëm dokumentacionin por edhe muret perdet e gjithçka që është brenda. Ju e kuptoni që mua më është vonuar lirimi sepse duhej shqyer zura në atë formë atje për të thënë që Shpëtim Gjika edhe zyrën nuk e hap.

    A ka prova mjaftueshëm që ju implikojnë ju se keni kapërcyer kompetencat në lidhje me pallatin 11 katësh?

    Mua më venë mirë për informacionet që sigurojnë mediat, dje ndiqja emisionin Opinion dhe ndërsa unë prisja vendimin e lirimit për të ardhur zyrtarisht tek unë që isha personi i parë, çuditërisht ishte ngatërruar adresa dhe urdhrin e lirimit e kishte zoti Manjani. Mua nuk më ka ardhur akoma akuza, nuk kamë parë e nuk kam lexuar as vendimin e Gjykatës dhe as dosjen e plotë. Kur ta kem të plotë, jam i gatshëm, ashtu dhe në gjyqin e parë që doli një farsë e plotë të vihem në dispozicion të drejtësisë për gjithçka. Ajo që them sot është kjo, të gjithë qytetarët e Vlorës e dinë se atje ku është ngritur ai pallat iu pëlqen apo nuk iu pëlqen njerëzve kjo është çështje tjetër. Mund të ngrihej një bibliotekë, por kjo është çështje tjetër. Unë nuk burgosem për imazh, unë votohem për imazh. Qytetarët e Vlorës për sa kohë prokuroria thotë pa certifikatë pronëse në atë zonë banojnë qytetarët që kanë themeluar qytetin e Vlorës. Këto janë argumenta që do t’i them kur të paraqitem para drejtësisë, për çështjen e gjykimit se si është ndërtuar ky pallat dhe çfarë dokumentacioni ka të jetë në një moment tjetër. Unë sot doja të përgjigjesha për çështjen e arrestimit tim dhe për mënyrën se si jam arrestuar e çfarë lojërash e skenarësh po bëhen për të denigruar jo vetëm figurën e kryetarit por dhe figurën time personale si Shpëtim Gjika.

    Cili është mesazhi që iu dërgoni qytetarëve të Vlorës?

    Mesazhi im i sotëm është ky, falënderoj pa masë që në ditë të vështira nga pikëpamja shëndetësore janë solidarizuar me situatën time, me kanë përkrahur, më kanë mbështetur, nuk gjej fjalë mirënjohje dhe i siguroj që Shpëtim Gjika është ai që e kanë votuar edhe në 2003 dhe në 2007 dhe në 2011. Shpëtim Gjika ky do të ngelet, do të dëshirojë të votohet, kjo do të mbetet për t’u parë në një moment të dytë.

    Është thënë nga avokati juaj se në zgjedhjet lokale nuk do kandidoni si kandidat i PS-së apo i pavarur, në cilën logo do t’iu gjejnë qytetarët që iu përkrahin?

    Kjo është një përgjigje e avokatit, sigurisht që ne nuk kemi bërë ndonjë akt noterial me avokatin e të kemi marrë ndonjë qëndrim, ka qenë një mendim i avokatit dhe besoj që përgjigjja e tij ka qenë që Shpëtim Gjika nuk kandidohet nga PS. Kjo nuk do të thotë që e ka marrë nga unë, mund ta ketë dëgjuar nga PS. Kjo nuk është thelbësore për momentin, nuk ka asnjë rëndësi, e rëndësishme është shëndeti im, zyra dhe bashkia janë një institucion që nuk i përkasin Shpëtim Gjikës por qytetarëve të Vlorës. Por sigurisht që këtu luhen skenarë të mëdhenj, unë do të përdorë në fund të fjalës sime një fjali që e kam përzemër. Nuk keni parë gjë akoma. Sepse siç dyshohet për Shpëtim Gjikën dhe prokuroria mos kujtoni se është shenjti në Shqipëri. Nuk keni parë gjë akoma se çfarë ka bërë prokuroria jo vetëm në rastin tim por dhe në shumë raste të tjera. Rasti im do vërtetojë shumë gjera, se çfarë fuqish të jashtë ligjshme ka bërë prokuroria në disfavorin tim.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #34
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Gjika thote qe arrestimi i tij na qenka makinacion politik.
    Kur te arrestojne per forxheri,fallsifikim dokumenti/firme qe
    eshte krim atehere arrestimi nuk eshte makinacion politik
    por arrestim i ligjshem, i rregullt.
    Komplet politika eshte nje makinacion gjigand konjukturash
    dhe power plays dhe askush nga ato qe bejne pjese ne politike
    nuk eshte jashte influencave te ketyre makinacioneve dhe konjukturave.
    Te jesh politikan apo pushtetar, je brenda ketyre konjukturave
    dhe influences se saj do apo s'do,je nen influence,eshte e pashmangshme dhe jashte fuqive dhe aftesive te tua.
    Gjika eshte shume inteligjent, por ndershmeria e tij si person len shume per te dyshuar.
    Fakti qe ai mohon motivet e verteta te arrestimit(krimi qe beri) tregon qe ai genjen
    dhe nuk don te pranoje te verteten publikisht.
    Gjika shprehet se atij i jane bere prapaskena per ta denigruar qe te len te kuptosh qe ai eshte viktime e nje fushate smearing(fushate cmire)
    per ti ulur reputacionin qellimisht qe te duket keq ne publik.
    Si mund ta vertetoje Gjika kete?Ku jane provat?
    Gjika nuk jep emra ne interviste sepse ne te vertete ai s'ka asnje fakt,jane vetem dyshime dhe kjo
    e ben deklaraten e tij te prapaskenave te pa vlere dhe jo te besushme.
    Ai s'mund te akuzoje asnje politikan sepse ai nuk e di,nuk ka fakte.
    Mund te kete politikane qe jane kunder tij ne pikepamje politike,ose qe nuk kane simpati,nuk e pelqejne, por kjo nuk do te thote qe ato jane armiq te betuar te tij
    dhe te perfshire ne fushate cmire.
    Nqs fushata e cmires prapaskenave eshte e vertete atehere kjo reflekton qe Gjika eshte nje politikan
    dhe pushtetar inteligjent dhe me shume vlera si person dhe kjo ka shkaktuar reaksion xhelozie te politikane
    dhe pushtetare te tjere qe ka shkaktuar perfshirjen e tyre ne shkaterrimin e reputacionit te mire dhe suksesit te Gjikes.
    Sa me te mira ti kete cilesite nje politikan,aq me shume ai luftohet per tu rrezuar,denigruar
    sepse politikanet e tjere behen xheloze shume nga kualiteti i larte i ketij politikani
    dhe fama e tij shume pozitive ne publik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-02-2015 më 00:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika

    Gjika merr pafajësi! Rikandidimi? Shpejt

    Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi për Shpëtim Gjikën.

    Apeli ka hedhur kështu poshtë kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor të kryebashkiakut të Vlorës, i cili akuzohej për “falsifikim të dokumenteve”, per dy lejet ndërtimi të dhëna për dy pallate në Vlorë.

    Duke folur për median, Gjika tha se “kam qenë i bindur në pafajësinë time”.

    “Në fakt tani është ende shpejt për të folur për rikandidimin pasi do të çojë deri në fund mandatin që kam marrë”, ka thënë Gjika.

    Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi edhe për Eleni Dardhaj, Blerdi Liçaj dhe për Gentjan Sherifaj.

    Akuza e ankimoi në Apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën.

    Por Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke rrëzuar kështu Prokurorinë.

    MAPO

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •