fol po deshe...
fol po deshe...
Tipa te tille na duhen. pak kohe ne burg do i bejne mire
kujdestari njeriu i tyre eshte, sot e arestojne e neser e nxjerrin prape.
Nga dialogu i "Lulekuqe mbi mure"
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
"Mos ma shaj krietar floririn" se i ve te gjithe ne rresht e te gjithe dakort...Nuk e pe si e mori Governatorin e ri te bankes per dore,dhe e gjithe politika ishte dakort.
Ashtu jane,jane arrestime kot,te urdheruara dhe te konsuluara. Jane arrestime ku nuk prishin asnje balance si ekonomike dhe si politike.Jane me teper arrestime qe duan te tregojne qe korrupsioni eshte personal o individual,kur ne te vertete korrupsioni eshte klanor-"farefisnor". Do kishte nje minimum kuptimi po te arrestoje klanin e Gjikes o edhe te Fullanit,por edhe keto arrestime grupesh kane kuptim kur i kontrollon- sekuestron pasurine. (se per ndryshe do ta denosh per nje leje pallati,jane si gjyqet e Kafes te Saliut)
Mir,kete arrestim e kuptuam,por Saliu çfar pati ne kete rast ? Mir,me arrestimin e nipit te xhaxhit Enver qe na nxorri makinat (nga faqja e fejsbukut te Shkendijes) te turbullonte pak situaten ,por kesaj radhe ku do te dali ?
Dr. Berishes nuk ja merr njeri per keq...
Krietari esht i blindum aty ku asht..., i ka ne thes me Sale e me Edvin...
Liroja dhe vetem Liroja, te tjeret kane celsat e kashtes...
Ujku-ujku, ndersa cakalli...
paqen, e sjell vetem drejtsia
nje gje eshte e sigurte, se Spitallli Amerikan jep zgjidhje problllemeve. Urojme qe mos te perfundojne ne kete spitalll Ermalet, Dajtet etj etj etj se do te kthehen te gjithe ne shtepi.
po thonte njeri ne autobus dje: "qe ka shume mundesi qe mjek specialist i Gjikes ne Spitalllin Amerikan te kete qene Luja apo ishet e tipit Arzizu apo Qidherdh se vetem ato te japin zgjidhje probllllemit brenda 24 oresh".
sido qe te jete edhe kete rradhe Drejtesia Shqiptare ka treguar se ben uje nga te gjitha anet. Ruajna zot mos e patcim nevojen e kesaj drejtesie.
.
"They will not control us, We will be victorious"
ska me te shtata tani ka vetem te treta, sistem i degjeneruar
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
Sekuestro ndaj pallatit për të cilin akuzohet Gjika, prokuroria verifikon 3 ndërtime të tjera
Prokuroria e Vlorës vendosi sot masën e sekuestros për pallatin 11-katësh për të cilin akuzohet kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, biznesmeni Artur Haxhi dhe drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, Doriana Sulaj.
Organi i akuzës do ta mbajë në fuqi këtë masë deri në përfundim të hetimit. Pallati është ndërtuar pas një leje të falsifikuar të KRRT-së së Vlorës. Po sot prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dokumente të tjera që lidhen me 3 leje ndërtimi të firmosura në favor të biznesmenit Haxhi. Burime nga organi i akuzës thonë se ky biznesmen ka ndërtuar edhe tre pallate të tjera në Vlorë, të cilat janë në verifikim e sipër.
Sipas vendimit të KRRT-s Bashkisë së Vlorës në vitin 2010, nuk pranohet kërkesa për ndërtimin e katit të 9 dhe të 10 mbi objektin ekzistues. Në pikën 40 të këtij vendimi të vitit 2010 qartësohet se: “Nuk miratohet ngritje kati i nëntë dhe i dhjetë mbi objektin ekzistues 8-9 kate në lagjen “Hajro Çakërri” me pronar trualli familja Haxhi”.
Hetimi i prokurorisë mësohet se ka nisur 6 muaj më parë. Mesditën e sotme, Shpëtim Gjika është transportuar me autoambulancë në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor. Ai kaloi dje një parainfarkt, pak orë pas arrestimit nga policia. Akuzat e prokurorisë ndaj tij janë: “Shpërdorim detyre", "Falsifikimi i dokumenteve", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "Ndërtim i paligjshëm të kryera në bashkëpunim”. Por prokuroria e pergjithshme ka urdheruar prokurorite e rretheve qe te jene te prere ne zbatimin e ligjit kushdo te jete zyrtari shtetror qe ka shkelur ligjin.
Koha Jone
Postimi i Berishës në Facebook: Rama te permbyturve: hani Shpetim Gjiken!
Te dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur te shuaj zemerimin e qytetareve te permbytur te Vlores dhe Fierit me terror psikologjik. Keshtu, ne kulmin e zemerimit popullor te banoreve te zonave te permbytura, per shkak te mungeses te nje ndihme eficente nga qeveria, Rama zgjodhi ti terrorizoje ata me kurbanin e radhes, arrestimin jashte te gjitha kushteve ligjore dhe per here te dyte me te njejtat akuza te armikut tij te brendshem, Shpetim Gjika.
Dy hakmarrje, ajo patologjike e te semurit psiqik dhe "Hakmarrja per Drejtesi", arrestuan dje armikun e Partise, Shpetim Gjika. Thuhet se padine per Gjiken me urdher direkt te Rames e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut te Vlores, koordinatorja personale elektorale e Rames, kushurira e pare dhe bashkepuntorja me e ngushte e njerit prej eksponenteve me kryesore te "Hakmarrjes per Drejtesi", Gentian Gjonaj. Miq, tani radhen e ka armik Baftjari!!
Sali Berisha
Koha Jone
Shpëtim Gjika transferohet në Tiranë, pëson infarkt
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në ditën që është arrestuar përfundoi në spital, ku vazhdon t’i jepet ndihma mjekësore. Ndërkohë që Gjika u transportua nga spitali i Vlorës për në Tiranë, pritet që të hënën drejtësia të japë masën ndaj tij, pas arrestimit dhe akuzave që i janë ngritur, për shpërdorim detyre. Pak orë pasi ishte mbyllur në burg, Gjika shfaqi probleme shëndetësore, prej tensionit të lartë. Fillimisht ai u shoqëruar me forca policore, dhe pasi la ambientet e komisariatit, iu drejtua Spitalit rajonal të qytetit. Mjekët e shtruan menjëherë kryebashkiakun e Vlorës në reanimacion dhe nën kujdesin e tyre kaloi aty natën e parë, i ruajtur me policë te koka.
Gjendja e Gjikës
Në orët e para të ditës mjekët e Vlorës edhe pse e cilësuan stabël gjendjen shëndetësore, e panë të nevojshme që Shpëtim Gjika të transportohej në Tiranë, për një mjekim më të specializuar në Spitalin e burgut. Mjeku kardiologut, Shpëtim Gjikës, konfirmoi: - “U vlerësua dhe njëherë gjendja e tij. Sëmundjet skemike kështu janë. Janë dhimbje gjoksi që mund të tregojnë shumë gjëra, mund të çojnë drejt infarktit apo para-infarktit. Vlerësimi është njëlloj. Do të ishte mirë të bënte një koronografi, që nuk mund të realizohet këtu,” - theksoi Gjika. Dyshohet se ai ka pësuar infarkt. - “I dhamë të drejtën ta bëjë në një spital tjetër.” Pas dy orësh udhëtimi me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia, kreu i Bashkisë bregdetare arriti në Spitalin e burgut. Gjika është shoqëruar për në një Spital privat, nën kujdesin e dy punonjësve të policisë. Pas ndihmës mjekësore, në fillim të javës së ardhshme, Gjika do të njihet zyrtarisht me akuzat dhe do t’i verifikohet masa e sigurisë. Burime nga organi i akuzës bënë me dije se të hënën, do të jetë me shumë mundësi në Spitalin e burgut seanca e masës së sigurisë, ku duke para gjendjen shëndetësore, me shumë gjasa Kryebashkiaku pjesën tjetër të izolimit mund ta kalojë jashtë qelisë.
Koha Jone
Krijoni Kontakt