Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Nuk dua të merrem me trupën e vjetër të cirkut mediatik, dje në pushtet sot në opozitë. Të njëjtat numra me shpifje, fyerje dhe akuza histerike si gjithnjë. Pa minimumin e dinjitetit në raport me vendin e me njerëzit dhe as të seriozitetit në raport me problemin e radhës.

    Por këtë herë problemi është më i veçantë sepse lufta që bëhet me natyrën, me erozionin dhe me pasojat e tjera të rrënimit shumëvjeçar, kërcënon drejtëpërdrejtë jetën e njerëzve e të gjësë së gjalle, shtëpitë dhe prodhimet e mundit të tyre. Jo se mund të presësh ndonjë gjë tjetër prej atyre që e katandisën vendin në një derexhe të pashembullt në çdo drejtim, dhe sot bëjnë pehlivanin duke dhënë shfaqje mbi plagët që hapën vetë. Por është e pashmangshme, që perveçse me natyrën e me plagët e shkaktuara në vite, të cilat në këto raste fatkeqësie natyrore dalin edhe më dhimbshëm në pah, të luftosh edhe për të shpërndarë tymin e kësaj propagande të ulët. Këto përmbytje janë deri sot dhe për fat, në përmasa më të vogla se sa ato të viteve të shkuara.

    Le të shpresojmë që parashikimet për një stuhi të dyte deri në fundjavë të mos vërtetohen. Sidoqoftë, deri tani, edhe nëse ndodh çka parashikohet, strukturat shtetërore kanë qenë e do të jenë gati në krye të detyrës. Ashtu sikundër kanë bërë dhe po bëjnë punën e tyre papushim, qoftë ministrat që janë në krye të këtyre strukturave e qoftë ministri i jashtëm dhe i integrimit, të cilët kanë ngritur të gjitha urat e komunikimit me partnerët ndërkombëtarë për të marrë ndihmë në përballimin e dëmeve të shkaktuara. I gjithë volumi i jashtëzakonshëm i kësaj pune është përballuar dhe do të përballohet deri në fund me organizim, koordinim e përkushtim dinjitoz.

    E tregojnë këtë operacionet e shpejta dhe të suksesshme në shpëtimin e jo pak njerëzve të rrezikuar; evakuimet e njerëzve dhe kujdesi për çdo të sëmurë; shpërndarja e ushqimeve dhe ndihma e drejtëpërdrejtë e shumë forcave për të lehtësuar gjendjen në shumë shtëpi të përmbytura. E tregon këtë edhe puna e bërë për të mbrojtur digat e argjinaturat e degraduara në vite të tëra rrumpallë qeverisëse.

    Dalja e kursyer para kamerave dhe shmangia e çdo shfaqjeje të tepërt "heroizmi" mediatik të qeveritarëve, siç u mësuam t'i shohim me neveri vitet e shkuara, është vendosur që ditën e parë të përballjes me këtë emergjencë. Sepse ne nuk mund ta përdorim këtë hall të madh që u ka rënë në kokë njerëzve të prekur nga përmbytjet, për të shtuar praninë tonë në ekrane dhe bërë garën e shëmtuar të dhembshurisë për popullin. Detyra e qeverisë është krejt e qartë dhe ne e dimë e po e kryejmë atë me përkushtimin e seriozitetin më të madh.

    Kur të kalojë kjo e keqe, do të kemi kohë edhe për bilancin e këtyre dy sjelljeve krejt të ndryshme; sjelljes së re të qeverisë me detyrën edhe në rast fatkeqësie natyrore dhe sjelljes së vjetër në detyrë të atyre që, si në opozitë si në pushtet, janë po ai qamet që thërret!

    Edi Rama

  2. #2

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    E ke sjelle me vend kete reagim prej te papergjegjshmi te Rames. Jo per gje por arkivat shqiptare jane te supermbushura me reagimet e tij, te bashkepunetoreve te tij, te mediave ne sherbim te tij dhe te te gjithe PS, ne kohen kur ndodhnin situata te tilla anekend Shqiperise dhe "Fajin e kisht Saliu"!

    Me kete rast po bejme nje perpjekje qe te risjellim Ramen ne kohe te ndryshme dhe ne situata te ngjashme.

  3. #3

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.


    Rama : Permbytjet ne Shkoder nga keqqeverisja

    Ora News

    Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret i eshte referuar serish permbytjeve ne Shkoder duke theksuar se kjo situate ndodh si pasoje e keqqeverisjes.

    Sipas tij kryeministri Berisha refuzon te ballafaqohet me situaten e krijuar nga permbytjet dhe kerkon te mbuloje deshtimin e tij.


    Nderkohe Rama duke iu referuar debateve te djeshme ne Kuvend theksoi se parlamenti eshte kthyer ne vend turpi per shqiptaret.

    Ne cilin vend mund te ndodhe qe perballe faktesh sado te kontestueshme per qeverine kjo qeveri te reagoje si nje llogore qe hedh vetem balte mbi opoziten theksoi Rama.

  4. #4

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.


    Rama : Berisha fajtor per permbytjet ne Shkoder

    Ora News

    Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama fajesoi kryeministrin Berisha per situaten e krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres.

    Ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i selise roze theksoi se kryeministri Berisha nuk i mbajti premtimet e bera per te marre masa qe te mos ndodhin me permbytje.


    Eumlshte faji i Berishes per permbytjet dhe i qeverise se tij te votave te vjedhurave dhe kutive te mbyllura dhe kemi fakte per kete theksoi Rama duke shtuar se Berisha eshte tallur ne menyre cinike me banoret e Shkodres.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Ky, edhe ne deklarata po kopjon Saliun. Si la gje,po vazhdoi keshtu do filloj dhe ky me tre milion rrenje ullinj e lopet me çip-e...Do ndryshoj vetem vendin e dyte mbas Gjermanis me vendin e dyte mbas Kines.

  6. #6

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Dhjetor 2010.

    Rama: Berisha e bastardoi Parlamentin, fajtor per permbytjet ne Shkoder

    Seanca e nje dite me pare, per kryesocialisti Edi Rama ishte nje bastardim i debatit politik.

    Rama ka akuzuar kryeministrin se ka degraduar ne cdo skaj dhe e transformuar qeverine ne nje llogore ku goditet me balte opozita dhe njerzit e saje.

    Kreu i opozites tha se shkaqet jane menaxhimi i keq i argjinaturave. “Menaxhimi i kaskadave dhe argjinaturave eshte nje proces teresisht korruptiv” tha Rama.

    Para nisjes per ne Shkoder ne zonat e permbytura, Rama theksoi se ” u ndalova per te thene se faji eshte i Sali Berishes. Ai ka deshtuar dhe duhet te largohet”.

    I pyetur per permbytjet ne Tirane, ne “Don Bosko” dhe “Komunen e Parisit”, Rama tha se “ky eshte turpi Sali Berishes”.

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Çfarë ka thënë Rama është tërësisht e vërtetë sepse në 20 e kusur vite në shqipëri është abuzuar me natyrën në mënyrën më skandaloze. Dhe për këtë kuptohet që nuk ka si të ketë përgjegjësi Rama kur ky akoma nuk ka mbushur dy vite në pushtet, për këtë përgjegjësia bien mbi qeveritë e mëparshme. Nuk ka aspak fytyrë Sali Berisha të flasë në lidhje me këtë çeshtje sepse në kohën e tij janë rrënuar me qindra hektarë pyje dhe gërrmuar me mijëra tonelata zhavor prej lumenjve.

    Kështuqë të rrimë shtrembët por të flasim drejt, në këtë rast Rama po mban një qëndrim dinjitoz, siç e thotë dhe vetë nuk është halli për të bërë garë nëpër media se kujt i dhimbset më shumë populli i mjerë në këtë moment të vështirë por është koha për të punuar të gjithë sëbashku dhe të kalojmë këtë situatë.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #8

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht


  9. #9

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht


  10. #10

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •