Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosovë : Partitë kundërshtojnë moratoriumin e statusit

    PRISHTINE, 12 prill - Idea e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, për moratorium statutor për Kosovën, duket se nuk ka gjetur përkrahjen e subjekteve të tjera të rëndësishme politike shqiptare në Kosovë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës tha sot se ky subjekt politik qëndron fuqishëm në përcaktimin e saj për jetësimin e plotë të pavarësisë së Kosovës në bazë të vullnetit të popullit të shprehur në referendum më 1991.

    “LDK-ja insiston dhe punon në njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova tashmë po e kalon fazën e protektoratit ndërkombëtar dhe pas gjithë këtij procesi të zhvillimit të gjithanshëm gjatë katër vjetëve në liri, çfarëdo përpjekjesh apo idesh joserioze dhe të tejkaluara për pezullim të punës për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës janë të papranueshme për LDK-në. Prandaj, LDK-ja i kundërshton fuqishëm, pa marrë parasysh nga kush vijnë”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

    Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Alush Gashi u shpreh se moratoriumi statutor nuk është vizion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ne nuk mund të shkojmë në Evropë pa adresë, ne dëshirojmë dhe angazhohemi fuqimisht që adresa jonë të jetë pavarësia e Kosovës dhe Kosova shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Alush Gashi.

    Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka cilësuar moratoriumin statutor për Kosovën si improvizim të panevojshëm e të padobishëm, dhe si ide që bie në kundështim me vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës. Idea për moratorium statutor është kundërshtuar, madje ashpër, edhe nga Partia e Re e Kosovës, e ish-kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshi.
    Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme me kryetarë të degëve të kësaj partie tha se zgjidhja përfundimtare e statusit politik të Kosovës duhet të ketë fundin e vet në kohën e duhur në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

    Sipas Thaçit, "PDK-ja ka dinamizuar proceset politike në institucionet e Kosovës për thyerjen e status kuos, e cila rëndon dhe ngulfat procesin e zhvillimit, demokratizimit, tolerancës dhe mirëqenies së qytetarëve". Duke elaboruar propozimin e tij, z. Thaçi tha se PDK-ja angazhohet vazhdimisht për realizimin e aspiratave legjitime të qytetarëve të Kosovës.

    Në mbledhjen e udhëheqjes së kësaj partie me kryetarët e degëve doli qëndrimi që "PDK-ja nuk është për veprime të nxituara që fusin institucionet e Kosovës në konfrontim të panevojshëm me ndërkombëtarët, nuk pajtohet me status kuon e as me bllokadat e iniciativave, që po bëhen në Kuvendin e Kosovës".

    Edhe Enver Hasani, profesor i së drejtës ndërkombëtare, në një intervistë dhënë për radion “Evropa e Lirë” ka thënë se propozimi për shpalljen e moratoriumit për statusin përfundimtar të Kosovës është vlerësim i gabuar. Ai theksoi se ky propozim i shkon për shtat asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare që kërkon të shtyjë zgjidhjen e statusit të Kosovës për një kohë tjetër.

    “Mendoj se propozimi i njërit prej liderëve të partive politike është synim për të legalizuar një gjendje e cila de fakto në Kosovë ekziston, përkatësisht për t'iu përshtatur një pjese të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare, e cila synon me çdo kusht ta mbajë këtë status-quo dhe ta shtyjë për një kohë shumë të pacaktuar çështjen e zgjidhjes së statusit final të Kosovës”, ka thënë Hasani. Ai ka shtuar se një ide e tillë është gabim sepse statusi i Kosovës është duke u zgjidhur në mënyrë graduale dhe hap pas hapi.

    Albanian City
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Arb...

    dikush eshte i interesuar qe daten e njohjes formale te Pavaresise ta zvarrise dhe te krijoj sa me shume mjegull,qellimet dihen...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova, pertej status quo-s



    Nga Hashim THACI Ne pozicionin politik dhe institucional, ne te cilen sot gjendet Kosova, ka shume rruge dhe menyra qe mund te ndiqen per te arritur pavaresine e saj. Nuk mungojne shembujt per procesin e krijimit ose njohjes se shtetesise se njesive te reja ne praktiken nderkombetare, si proces i panderprere. Menyrat per te zgjidhur ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves jane disa:

    E para. Duke qene se Kosova ka qene njesi federale dhe ne nje nivel shume te dallueshem me identitetin e vet dhe elementet e shtetesise, ekzistojne te gjitha parakushtet qe te realizohet pavaresimi i saj sipas modelit te ndarjes Ceko-Sllovake. Njohja e pavaresise se Kosoves nga Serbia dhe anasjelltas, eshte nje rrugezgjidhje e problemit, e cila do te shmangte shume probleme, te cilat kushtimisht do te lindnin ne nivelin nderkombetar. Kjo njohje reciproke do te nenkuptonte edhe njohjen nderkombetare de jure te pavaresise se Kosoves, duke tejkaluar pengesat procedurale per njohje te pavaresise nga organizatat nderkombetare te shteteve te tjera. Nje veprim i tille do t'i sherbente per mire te ardhmes se dy popujve dhe vendeve tona. Mirepo, nje veprim i tille thellesisht demokratik, eshte veshtire te pritet nga Beogradi tani per tani.

    E dyta. Shperberja e ish-federates jugosllave, si njesi e sistemit nderkombetar, ne kete kontekst, pavaresimi dhe shkeputja e Malit te Zi, nenkupton vetvetiu renien e Rezolutes 1244, e cila mbahet teresisht pas konceptit te federates, dhe per pasoje njeh sovranitetin e "jugosllav" mbi Kosoven. (Megjithese duhet pasur parsysh edhe zhvillimet pas formimit te Unionit Serbi dhe Mali Zi). Pavaresimi i Malit te Zi do ta shtronte nevojen e rivleresimit te njesive te federates. Kjo do te conte ne nxjerrjen e rezolutave te vecanta per Serbine, Malin e Zi dhe per Kosoven. Keshtu Kosova do te njihej si vend i pavarur. Kjo zgjidhje, duke u nisur nga kundertheniet e brendshme ne Mal te Zi dhe nga mosmbeshtetja nderkombetare e pavaresimit te Malit te Zi, do ta shtyje kete proces edhe per nje kohe.

    E treta. Eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga shtetet vec e vec, (shembujt nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina), ose rruga e njohjes se shteteve baltike, (Letonia, Estonia dhe Lituania). Ne kushtet e tanishme kjo forme e njohjes se shtetesise se Kosoves eshte shume e veshtire, per te mos thene e pamundur. Te gjitha shtetet e tilla, qe mund ta njihnin pavaresine e Kosoves, jane anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara, kane lidhje te shumefishta dhe obligime ndaj bashkesise nderkombetare. Asnje shtet nuk konfrontohet lehtesisht me nje problem te tille, por as nuk mund te pritet prej tyre qe t'i flijojne interesat e veta shume te rendesishme per te realizuar zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.


    E katerta. Duke qene se Kosova eshte nen administrim nderkombetar nga OKB-ja, njohja e pavaresise se Kosoves nga OKB-ja, do te ishte forma me demokratike dhe me e pranueshme nga bota e qyteteruar. Por, edhe ne kete mundesi te njohjes se pavaresise dalin disa pengesa te veshtira per t'u kapercyer. Nje veprim i tille do te duhej te merrte aprovimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe, dihet se cilat shtete e kane te drejten e vetos, e qe jane kunder pavaresise se Kosoves.


    E pesta. Organizimi i nje konference nderkombetare per Kosoven, fillimisht do t'i riaktivizonte me fuqishem faktoret vendoses per Kosoven. Por, theksoj, se ne duhet te jemi te ndergjegjshem se nje veprim i tille do te behej i mundshem dhe i arsyeshem kur gjendja ne Kosove do te ishte e tille sa te shihej se cdo perpjekje e Beogradit per te ushtruar pushtetin e tij ne Kosove, do te ishte plotesisht e deshtuar. Ne e dime se kjo konference do te jete e pashmangshme, kur bashkesia nderkombetare do te bindet per aftesine qeverisese te Kosoves, dhe kjo do te provohej me arritjet e periudhes se pasluftes. Pala kosovare ne kete konference do te hynte me projektin realist per zgjidhjen e ceshtjes, qe nenkupton pavaresine e Kosoves. Ndersa, pala serbe do te hynte me projektin ekstrem per rikthimin e sovranitetit te Beogradit mbi Kosoven. Pra, eshte per t'u pritur, qe ne nje konference te kesaj natyre, ne te cilen kompromiset duken te natyrshme, shpejt do te vije deri tek perplasja ne mes te projektit te drejte te Prishtines dhe atij ekspansionist te Beogradit. Ne konfrontime te tilla, zakonisht nderhyn komuniteti nderkombetar. Qe te ulen tensionet e serbeve ndaj projektit te pavaresise se plote te Kosoves, por edhe qe Beogradi te mos e humbas mbeshtetjen nderkombetare, eshte per t'u pritur qe Beogradi do te ofroje projektin rezerve, qe ka per qellim ndarjen e Kosoves dhe njohjen e Kosoves se pavarur ne me pak se 80 % te territoreve te saj. Ne cdo rast, pala kosovare nuk mund te kete projekt rezerve. Atehere, sipas skenarit te shumeperseritur, bashkesia nderkombetare si ndermjetesuese, do te ushtroje presion tek pala kosovare (ne emer te cmimit per pavaresi), dhe mund te kercenohet, se po nuk u pranua varianti rezerve serb, qe nuk do te refuzohej as nga ana e komunitetit nderkombetar, kosovaret do ta humbin mbeshtetjen nderkombetare. Kjo nenkupton pranimin e ndarjes se Kosoves (mendo ndarjen e qytetit te Mitrovices). Prandaj nuk jam mbeshtetes i organizimit te Konferences Nderkombetare per ceshtjen e Kosoves, e cila nuk e parasheh si parakusht njohjen e integritetit territorial te Kosoves.


    E gjashta. Si gjithmone, fuqite e medha jane faktore themelore ne lindjen dhe garantimin e pavaresise se shteteve te reja. Pra, rruga me e shpejte dhe me e pranueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves, e cila natyrisht qe e lehteson gjithsesi vendimin e mepastajshem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga SHBA-te dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Por, edhe kjo rruge kerkon gadishmerine e ketyre shteteve per tejkalim elegant te Rezolutes 1244 dhe nje gadishmeri te shteteve anetare te KS te OKB-se, qe te ruajne raporte te mira me keto shtete te fuqishme, duke pranuar aktin demokratik te njohjes se pavaresise se Kosoves.



    Moratoriumi


    E shtata. Per statusin e Kosoves nuk duhet te kete debat, por njohje. Kosovaret jane te palekundur rreth ceshtjes se pavaresise, sic eshte ne anen tjeter Beogradi i vendosur ne mosnjohjen e saj. Kosova nuk mund te kete status te imponuar nga Serbia, ashtu sikur Kosova nuk mund te imponoje (vullnetin) statusin e saj Serbise dhe Perendimit per njohje. Sot, as Uashingtoni, as Nju-Jorku e Brukseli nuk sakrifikojne angazhimin e tyre ne Serbi per pavaresine e Kosoves, por nuk pranojne assesi, as njohjen e sovranitetit serb mbi Kosoven.


    Statusi, proces e jo akt


    Pavaresia e Kosoves nuk eshte pune akti, por eshte proces politik. Shpallja dhe jetesimi nuk duhet kuptuar nga politikanet si ide apo primat partiak ose historik, por duhet kuptuar me teper si pergjegjesi qe rrjedh nga percaktimi i qytetareve. Nisur nga ky realitet mes Prishtines dhe Beogradit me ndermjetesimin nderkombetar do te duhej te shpallej moratoriumi statusor i limituar, derisa te krijohen hapesirat dhe rrethanat demokratike, qe te dy vendet te kene status perendimor. Kjo rrethane do te nderpriste radikalizimin e procesit, thyerjen e status-quos, levizje nga rrethi vicioz ne ecje perpara, do te krijohej siguria e duhur per levizje te lire per te gjithe qytetaret, kthimi vullnetar i refugjateve, do te shenonte fundin e "institucioneve" paralele dhe jolegjitime, do te behej shperndarja e bashkesive komunale te formuara ne baza etnike, do te nderpriste perfshirjen dhe ndikimin e politikes se Beogradit ne Kosove. Autoriteti qeverises kosovar do te ushtrohej ne tere territorin e vendit, do te dobesonte elementet ekstermiste nga te gjitha anet, Kosova do te behej me legjislacion bashkekohor, privatizimi do te shenonte progres, zhvillimi ekonomik do te fillonte, ceshtja e prones do te percaktohej, papunesia do te zbutej. Ndersa organizatat joqeveritare do te merrnin rol me aktiv ne ndertimin e shoqerise civile, mediat e lira do te profesionalizoheshin dhe avancoheshin ne misionin e tyre, bashkepunimi me nderkombetaret do te thellohej, do te konsolidoheshim brenda per brenda faktorit politik kosovar, do te ndertoheshin raporte bashkepunimi me te gjitha vendet ne rajon, do te fillonte integrimi. Mentaliteti tradicional gradualisht do te zevendesohej me ate te filozofise se jetes dhe punes perendimore. Kosova dhe shoqeria e saj, por besoj edhe rajoni, do te ishin ndryshe. Kosova do ta kishte adresen e vet te pergjegjesise.

    Duhet te jemi koshiente per gjendjen e rende ekonomike dhe sociale te qytetareve tane. Ata kane nevoje per nje ekonomi stabile dhe mireqenie ne jeten dhe familjet e tyre. Tek e fundit, qendrueshmeria ekonomike eshte edhe kusht i domosdoshem i te qenurit shtet i pavarur. Nuk mund te shtyjme ne pakufi stanjacionin e sotem ekonomik si pjese te ndonje "strategjie" per zgjidhje te menjehershme te statusit e cila po vonohet, ndersa ne anen tjeter qytetareve dhe Kosoves u nevojitet mireqenia, para dhe pas definimit te statusit final. Edhe vete qellimi i krijimit te shtetit gjate historise dhe tani eshte liria, siguria dhe jeta me e mire per individin, familjen dhe shoqerine.

    Sot, vemendja e SHBA-ve dhe e Brukselit nuk eshte e mjaftueshme per statusin e Kosoves megjithe angazhimin e tyre gjithperfshires. Duhet kuptuar se Kosova nuk eshte pika e vetme ne axhenden e tyre per rajonin.

    Jo zgjidhje magjike, por reale

    Moratoriumi nuk zgjidh ceshtjen e Kosoves ad-hoc. Kjo eshte e kuptueshme, dhe parimisht nuk eshte as me i favorshmi dhe as me i volitshmi, por ne duhet te jemi reale, ta njohim realitetin dhe vetveten. Nuk eshte zgjidhje magjike por reale. Fatkeqesisht ka kohe qe ne politiken kosovare nga disa individe paraqitet sindromi negativ i lojes se marrjes se primatit politik ne projekte qe kane karakter gjithekosovar dhe me to luhet si te ishin prona dhe te drejta personale. Kjo na ka demtuar dhe do te na demtoje edhe ne te ardhmen. Segmentarizmi dhe fragmentarizimi ka lene shije te hidhur gjate kohes se luftes, duke mos qene unike. Kjo u shpreh edhe me keq pas luftes, duke tentuar te ndahen qytetaret ne "te luftes" dhe "pacifiste". Keto tendenca po shprehen ne kontinuitet. Mjafton te shikohet sjellja e fundit ne Parlamentin e Kosoves nga inicuesit dhe ndaj iniciatives se nje grupi parlamentar per pavaresi. Ne vend qe te dergohen sinjale mirekuptimi dhe uniteti per ceshtje te tilla tek qytetaret tane, disa krijojne huti e mosbesim per procesin me pro-te e contra-t e tyre.


    Kohezion, jo percarje

    Megjithe verejtjet dhe sugjerimet qe kam paraqitur ndaj ketyre iniciativave (rezoluta per vlerat e luftes clirimtare dhe ajo per pavaresi), gjithsesi duhej nje sjellje politike me mirekuptuese ndaj njeri-tjetrit. Me e logjikshme do te ishte qe ne te gjithe se bashku te mendonim, jo me logjiken e refuzimit dhe injorimit te njeri-tjetrit, por ne krijimin e nje projekti me te pranueshem dhe me objektiv per zhvillimet politike. Duhet te prezantojme projekte qe na bashkojne dhe jo qe na percajne, qe na afrojne me perendimin e jo qe na largojne.

    Pikesepari duhet te krijojme rrethana stabile dhe te qendrueshme politike e shoqerore mes qytetareve, duke krijuar standarde jo te imponuara, por normale te komunikimit te brendshem institucional. Pra, te arrijme konsensus te perbashket politik paraprak per ceshtje te karakterit kapital. Duhet te ndertojme strategjine e perbashket te ndertimit te shtetit te Kosoves, me projekte bindese, duke u garantuar te drejta te gjithe qytetareve te saj, duke perfshire edhe entitetin serbo-malazez, qe vazhdon te jete skeptik, dhe keshtu t'i ndihmojme ata qe ta kuptojne perspektiven dhe sigurine e tyre ne shtetin e Kosoves. Duhet t'i bindim nderkombetaret, vecanerisht qendrat vendosese per seriozitetin, transparencen dhe partneritetin tone te qendrueshem, se do t'i permbushim te gjitha obligimet qe dalin nga njohja e shtetit te Kosoves.

    Ne kete drejtim nuk kemi ecur kenaqshem, megjithe gadishmerine tone te shprehur, e cila disa here edhe eshte keqperdorur. Ne si shoqeri, jo vetem njerezit e angazhuar ne parti politike, por gjithe bota intelektuale e Kosoves, duhet te angazhohet me me seriozitet ne ide e projekte strategjike per te ardhmen e vendit. Duke i ngritur idete ne opinione publike, do te krijoheshin rrethana me te mira te te menduarit, te te vleresuarit, te te komunikuarit, por dhe te marrjes se pergjegjesise se qytetarit per te ardhmen e vet. Moratoriumi nuk zgjidh e as nuk e mbyll ceshtjen e statusit politik, paksa e vonon (edhe keshtu te vonuar), por e qarteson. Per kete arsye disa, se pari duhet ta kuptojne realitetin faktik se Kosova eshte e cliruar, por ende jo shtet i pranuar. Ata duhet ta nderrojne te menduarit dhe te vepruarit me koncept feudal, bajraktarist dhe "miteve" qe jane bere personifikim i stanjacionit, asketizmit dhe erresires ne vetvete, si pjese e taktikes politike te ekzistimit dhe te te "fituarit" te zgjedhjeve elektorale.



    Kosova entitet i vecante

    Ne politiken moderne pluraliste vlen principi i vleres dhe konkurrences demokratike dhe jo ai i lincimit dhe eliminimit. E ardhmja demokratike e Kosoves mund te ndertohet me mire, me e sigurte vetem me konceptin qe nderlidh idene, veprimin dhe pergjegjesine e qytetarit me vendin e vete dhe bene me te pergjegjshem pastaj edhe politikanin qe pretendon te jete vertete i tille. Nderkohe, te dy vendet (Kosova dhe Serbia), si entitete te vecanta politike duhet te vazhdojne integrimin ne strukturat europiane dhe euroatlantike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte interesant fakti i kohes qe keto ide hidhen ne tavoline, po ashtu edhe personat qe i hedhin keto ide. Nuk dua te gjykoj motivet e tyre, por dua te gjykoj analizen e vaket qe ata i bejne situates boterore dhe asaj rajonale Ballkanike.

    1. Gjate debatit per Irakun, SHBA provokoi me qellim efikasitetin dhe pushtetin qe gezon OKB ne maredheniet nderkombetare. OKB deshtoi qe te vere ne vend 18 rezolutat e saj te shkelura me kembe ne menyre te hapur nga rregjimi i Sadam Husein. OKB ka ne administrim Kosoven dhe provokimi amerikan vuri ne medyshje edhe misionin e OKB-se ne Kosove ne menyre indirekte.

    2. Rindertimi i Irakut dhe roli i OKB-se ne te do te jete jo primar por sekondar. OKB do te ofroje vetem ndihmen jetike ne formen e shperndarjes se ndihmave humanitare. Irakianet nuk do te jene ne meshiren e vetove te te medhenje ne OKB, por do te kene qe nga dita e pare inisiativen per te ardhmen e vendit te tyre, ate inisiate qe Kosova ende nuk e ka te plote.

    3. Ato kryeqytete qe nuk e mbeshtetin pavaresine e Kosoves jane Parisi dhe Berlini, dhe jo Washingtoni dhe Londra qe ishin sponsoret kryesore te luftes per clirimin e Kosoves. Demtimi i maredhenieve Anglophone-Frankofone do te thote qe cdo inisiative/qendrim qe merr Parisi do te krijoje nje kunder-efekt te menjehershem ne Washington. Pra kjo perplasje e te medhenjve luan ne favor te interesave shqiptare.

    4. Serbia eshte nje vend ne anarki te brendshme te shkaktuar nga vrasja e kryeministrit dhe me imazh te shkaterruar ne maredheniet nderkombetare fale aleances qe Serbia mbante me rregjimin e Sadamit. Ushtria serbe ka ndihmuar ne rimekemben e armeve kunderajrore ne Irak, sipas departamentit te mbrojtjes amerikane.

    5. Shqiperia dhe populli shqiptar mbeshteti ne menyre te hapur luften ne Kosove dhe qendrimin amerikan. Shqiptaret nuk dolen ne rruge te digjnin flamure amerikane sic bene greket, turqit e sllavet ku 90% e njerezve ishin kunder luftes dhe rolit amerikan.

    Kosova eshte de-fakto e pavarur dhe po pret vetem zyrtarizimin e pavaresise se saj. Historia na meson qe njohja e pavaresise se shteteve ka ardhur fale njohjes individuale te shteteve te ndryshme. Ne kete kuader, shqiptaret duhet ti varin shpresat tek mbeshtetja amerikane qe nuk ka munguar per shqiptaret ne keto 4 vjetet e fundit. Kjo forme ka ardhur ne formen e instalimeve ushtarake, ne formen e rezolutave ne kongresin amerikan, ne formen e paraleleve te asaj qe ngjau ne Irak me ate qe ngjau ne Kosove.

    Ajo qe une dua te shoh eshte qe institucionet shqiptare ne Kosove te jene efikase ne permbushjen e detyrimeve ligjore karshi shtetasve te saj dhe karshi faktorit ndekombetar. Vetem me nje qeverisje efikase dhe agresive shqiptaret do te fitojne kompetencat e plota te nje shteti sovran. Vetem nje Kosove me nje shtet demokratik qe u jep zgjidhje vete problemeve te veta duke marre inisiativen, do te fitoje mbeshtetjen e parezervuar te administrates amerikane. Edhe Shqiperia njohjen e saj si nje shtet sovran per here te pare e mori nga administrata e presidentit Wilson, pas tij vijuan edhe njohjet e sovranitetit nga shtetet europiane.

    Persa i perket inisiatives se Thacit, une do te thosha qe nuk i takon Thacit te ndermari inisiativa te tilla, por i takon kryeministrit te Kosoves, parlamentit te Kosoves dhe presidentit te Kosoves qe te ndermarrin nisma te tilla. Cdo nisem qe vjen nga jashte institucioneve te Kosoves e demton ardhmerine e Kosoves, pavaresisht se kush eshte personi qe i ndermer keto nisma. Mbeshtetja ndaj institucioneve te Kosoves eshte mbeshtetja ndaj procesit te ardhmerise se saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    B. Bukoshi: Propozimi i moratoriumit është futje e Kosovës në Serbi

    Prishtinë, 14 prill - "Propozimi për vendosjen e moratoriumit mbi statusinë përfundimtar të Kosovës është vetëm në favor të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Serbisë", ka thënë kryetari i Partisë së Re të Kosovës, Bujar Bukoshi.

    Ai ka shtuar se moratoriumi është një futje e Kosovës në Serbi dhe mbetja e Kosovës nën Serbi.

    Kjo iniciativë, thotë Bukoshi, më shumë ka të bëjë për një konsum të jashtëm për t'ia bërë qefin ndërkombëtarëve, kinse si një propozim shumë i moderuar dhe konstruktiv.

    Mirëpo, një ide e tillë do ta komplikojë punën në Kosovë shumë më shumë se që tash është e komplikuar puna në Kosovë. Këtë prononcim z. Bukoshi e bëri në BBC.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A pa pa !! bile bukoshit i ka hije te shet patriotizem!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Atehere, sipas jush ti perkulemi "Partriotizmit" te Thaqiqit dhe Limajiqit.

    Kete kerkoni ju?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Rugova: Idea e moratoriumit, e papërgjegjshme

    PRISHTINE, 14 prill - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova deklaroi sot se idetë për ta “ngrirë”, apo për moratoriumin e çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës janë të papranueshme dhe të papërgjeshme.

    Në lidhje me idenë e iniciuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për moratorium për statusin përfundimtar të Kosovës, Muhamet Hamiti, zëdhënës i Presidentit të Kosovës, ka lëshuar sot këtë deklaratë:

    “Presidenti i Kosovës konsideron se idetë për moratoriume janë të papranueshme dhe politikisht të papërgjegjshme. Kosova është në procesin e sigurt të ndërtimit të strukturave të veta dhe insiston për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA të dhe me Bashkimin Evropian. Njohja e pavarësisë do të shpejtonte zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    www.AlbanianCity.tk
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pavarësia e Kosovës është bërë realitet pas luftës çlirimtare-


    Shkruan: Jakup Krasniqi





    Duke dëgjuar kërkesën e amatorëve politikë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, i hyra punës për të kërkuar, kur, ku dhe kush e shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    I hyra shfletimit të dokumentacionit politik e historik për të vërtetuar se a kishte ndodhur kjo, kur dhe në cilin vend kishte ndodhur ajo ngjarje e rëndësishme e historisë sonë më të re?! Çka duhet të bënin shqiptarët pas luftës çlirimtare, pas zgjedhjeve të lira, ta shpallnin Kosovën shtet të pavarur, ta merrnin atë apo të kërkonin njohjen e shtetit të pavarur nga të tjerët? Në raport me kë duhet të shpallnin pavarësinë? Në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian apo vetëm në raport me okupatorin klasik – Serbinë? Nga i gjithë kërkimi im këmbëngulës, rezultoi:

    · Në fund të etapës së Pranverës Shqiptare të vitit 1981 – 1989, pasi një Kuvend i Autonomisë së Kosovës e kishte zhveshur Kosovën nga elementi autonom i shtetësisë, Kuvendi pasues, ndonëse me vonesë, ishte përpjekur ta ngriste autonominë e humbur, në nivelin e Republikës në një Federatë apo Konfederatë Jugosllave.

    · Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2 korrik 1990 në shkallët e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Në Deklaratën Kushtetuese të “pavarësisë” thuhej: “ Republika e Kosovës përcaktohet si Republikë Shtet – Sovran dhe i pavarur me të drejtë të pjesëmarrjes konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe barazisë së plotë të republikave – shteteve në lidhjen e tyre”. Nuk duhet të kemi e as të ushqehemi me iluzione, Deklarata Kushtetuese e vitit 1990 nuk e ka shpallur Kosovën Shtet të Pavarur. Kjo nuk e mohon rëndësinë e asaj deklarate kur kihet parasysh koha e shpalljes së saj.

    · Në Programin e LDK-së të nënshkruar nga Ibrahim Rugova më 04 gusht 1990, në fillim të pikës se dytë shkruan: “ Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për Jugosllavi demokratike, federative ose konfederative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim”. Siç po shihet, kjo pikë qëndrore e programit të LDK-së vjen vetëm një muaj e dy ditë pas Deklaratës Kushtetuese të “Pavarësisë” se Republikës së Kosovës. Mendoj, se për çfarë pavarësie është fjala po shihet dhe po dihet. I ngjajshëm me këto që u thanë është edhe teksti i Referendumit të shtatorit të vitit 1990, që njihet si Referendum i “Pavarësisë”. Tani po e japim tekstin e plotë të pyetjes së Referendumit që kërkohej t’i përgjigjeshin qytetarët e Kosovës:

    “ A jeni për Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shpalljen e Kosovës si shtet Sovran dhe të pavarur me të drejtë për pjesëmarrje konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi)?

    “PO” “JO”

    Nga kjo që u pa, që dalin nga dokumentet autentike të kohës, kërkesa dhe pritja për njohjen formale të pavarësisë është më shumë se iluzore. Të gjitha këto ishin bërë në fillim të viteve 90-ta, pas të cilave jo vetëm nuk pasoi ndonjë njohje a çlirim i prangave të robërisë, por ndodhi pastrimi i heshtur i Kosovës (mbi 400.000 veta u larguan nga atdheu). Filloi një diskriminim i paparë, i përcjellur më të gjitha format e presionit, të dhunës e të terrorit shtetëror, të gjenocidit e pastrimit etnik, qoi në mënyrë të pashmangshme në luftën çlirimtare. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, ka përmbysur shumë iluzione. Si atë të “çlirimit” në pritje si dhe atë se Kosova ishte “zemër” e “djep” serb. Realiteti fliste ndryshe, në djep përkundej fëmiu shqiptarë, ndërsa zemra rrahte fuqishëm në krahërorin e ushtarit çlirimtar shqiptarë. Ushtari çlirimtar dhe populli liridashës nuk mund të prisnin “dhurimin” e lirisë, që nuk dukej në horizont. Ushtari çlirimtar është ai që përcaktoi fatin e pas rrjedhave të luftës çlirimtare. Është obligim i politikajëve që t’i indentifikojnë sferat e interesit gjithëkosovar, është obligim i institucioneve, jo të kërkojnë njohjen e pavarsisë, por të shpallin, marrin dhe jetësojnë pavarësinë dhe të përgatisin njohjen ndërkombëtare të saj.

    Mënyra e derisotshme e komunikimit në mes të liderëve politikë, në mes të kryeinstitucionalistëve të Kosovës, jo vetëm që nuk ka hapur e krijuar hapsira të reja për procesin e pavarësisë e të demokracisë, por i ka futur këto procese në një qorrsokak.

    Gabimi më i madh i kësaj kaste politike është fakti se, këta kanë eliminuar çdo formë të komunikimit ndërpartiak dhe ndërinstitucional në Kosovë. Në institucionet e Kosovës, të dalura nga zgjedhjet e lira, në shumicën prej tyre është instaluar fryma dhe mentaliteti i institucioneve fiktive, është instaluar filozofia e politika e pacifizmit mjeran që nuk tentojnë as të “trembin macen prej përsheshi”. Në të dy grupet e “vendosjes”(politike e institucionale), shohim gatishmëri vetëm për refuzime, edhe atëherë, kur realiteti vetëm emërtohet me emrin e vërtetë, siç është rasti me “Moratoriumin statutor”. I mundon Moratoriumi statutor, por jo edhe instalimi i kahershëm i Moratoriumit të gjithanshëm, që po rrënon gjithçka në Kosovë, edhe frytet e luftës çlirimtare.

    Kujtoni: Parlamenti i Kosovës nuk e vuri në rend të ditës ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve të kombit në Prizren, nuk votoi Rezolutën për njohjen e luftës çlirimtare, nuk tregoi gatishmëri për votimin e Deklaratës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran. A nuk janë këto veprime më shumë se Moratorium Statutor?!

    Disa herë, pas luftës çlirimtare është prekur pabesisht e barbarisht në qendrën e krenarisë sonë kombëtare (në Prekaz), veç shkeljeve mbi vlerat e luftës çlirimtare. Ku ishin liderët? Ku ishte Presidenti? Ku ishte Parlamenti? Ku është drejtësia? Ata që nxisin e prekin mbi këto vlera të shenjta për kombin tonë, duhet ta dijnë, të gjithë, si miqtë dhe armiqtë se ekziston një prag që nuk mund të kapërcehet. Kapërcimi i tij është me pasoja.

    Të përfundojmë: Parlamenti i Kosovës i dalur nga zgjedhjet e lira, të njohura edhe ndërkombëtarisht, të organizuara e të realizuara në Kosovë vetëm pas luftës çlirimtare, duhet të shpallë Kosovën – Shtet të Pavarur dhe Sovran, duhet të përgatitë terrenin për njohjen ndërkombëtare të këtij Shteti. Shteti i Pavarur i Kosovës, vetëm pas Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës nga iluzioni që ishte, është bërë realitet. Këtë realitet duhet ta jetësojnë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, ose qytetarët e Kosovës në Referendumin gjithëpopullor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Moratoriumi i Hashim Thacit eshte skenar i Beligradit.

    Perkohesishte Serbia eshte e zene, eshte duke u marre me sherimin e plageve te krimit, te krimit te brendeshem, se sa per krimet qe ua kane shkaktuar te tjereve atyre nuk ua ndien fort, prandaj Serbia ka nevoje per moratorium, per pushim, sikurse ariu i plagosur, qe problemet e jashtme, e sidomos ai i Kosoves te mos e rendojne per momentin.

    Nuk eshte hera e pare qe Thaci me kompani shfaqen si xhokere te Serbise kur ajo gjindet ngushte. Pse Thaci vepron keshtu, sigurisht qe duhet te kete ndonje pazarllek ne mes tij e nderkombetareve (franoko-ruse ne radhe te pare) qe Serbia te terheqe apo te pezullpje perkohesisht aktakuzen per ne Hage.

    Dhe rezultati i ketij m-ut-moratoriumit Thacian (Standardet Perpara Statusit) do te jete: Mbi 200.000 serbe te kthyer ne Kosove, duke perfshire edhe familjaret e strukturave policore e ushtarake qe ne Kosove qene instaluar pas ’81-shit, shumica e te cileve i kane duarte e lyare me gjak (sikurse edhe Hashimi). Ne fund te m-ut-moratoriumit Kosova edhe zyrtarisht do te fitoje statusin e perparuar si „Srbski Obllast“ dhe Thaci do te shpallet princi shpetimtar nen kuroren e carit serb.

    “Udheheqesi” i kryengritjes, “patrioti i madh” e „radikalisti gjarper”, Thaci, nuk e ka hallin e ardhmerise se Kosoves, ai e ka hallin e Hages, hallin e Kanunit Shqiptar, por edhe hallin e hajnive e poshtersive te te vellait e banditeve tjere qe e rrethojne.

    Ah sa te pacipe jane keta te kuqte: Sikur „tradhetari“ Rugova te bente nje propozim te ketille, si do te vlonte kjo fare e keqe? Por m-utin qe e bejne vete, kjo fare e dreqit perpiqet qe te tjereve tua servojne si desert patriotik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini : 15-04-2003 më 09:36
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •