Sulmi në revistën “Charlie Hebdo” ka sjellë reagime të shumta, madje dhe deklarata të forta. Kryebashkiaku mysliman i Rotterhdam në Holandë ka thënë se ekstremistët myslimanë që nuk e pranojnë shoqërinë perëndimore thjeshtë duhet të “të shkojnë në djall”.
Ahmed Aboutaleb, i lindur në Marok, bëri një deklaratë të tillë live në televizion pak ditë pas sulmit terrorist në Paris. Ai ka ardhur në Holandë në moshën 15 vjeç.
“Është e pakuptueshme që t’i kundërvihesh lirisë në këtë mënyrë, por nëse nuk e do këtë lloj lirie, atëherë pash Zotin merr valixhen tënde dhe ik. Mund të ketë një vend që i përket dhe ji i ndershëm me veten tëndë për këtë, mos vrit gazetarë të pafajshëm. Nëse ty nuk të pëlqen sepse nuk i do humoristët që bëjnë atë gazetë të vogël, më lejo të them, atëherë shko në djall”, deklaroi Ahmed Aboutaleb.
http://shqiptarja.com/Bota/2728/vide...ll-265498.html
Krijoni Kontakt