Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.

    Gazeta Shekulli perhapte panik tek qytetaret shqiptare.

    Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve

    Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

    Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. "Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë"!

    Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. "Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku", - thotë inxhinier Cico.

    Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. "Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore", - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico.

    Në këtë intervistë ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për "sabotime" të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë.

    Kush është inxhinieri Dhimitër Cico?

    E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme.

    Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni.

    Çfarë janë këto porta?

    Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë.


    Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja?

    Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.


    Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë?

    Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po!

    Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku.

    Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë.


    Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë?

    Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!

  2. #22
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Rama akoma vazhdon me akuza bajate duke ja vene fajin Berishes,per nje deshtim te plote te kabinetit te vet.
    Natyren nuk mund ta ndalosh por eshte e mundur te mbrosh veten dhe pronen.Cfare ka bere qeveria e Rames
    per parandalimin e permbytjeve te territoreve bujqesore te rrafshta?Cfare ka bere per sistemin e kullimit, drenazhimit, mbledhjes se ujrave?
    Nuk e di ,por besoj nje hic,zero.U perseriten permbytjet njelloj si dikur ne Shkoder.
    Shteti duhet te kishte nxjerre nje konkluzion nga permbytjet e Shkodres.Nuk ka shume rendesi per popullin se sa komitete/shtabe urgjence
    krijon ti si shtet.E rendesishme eshte PARANDALIMI i fatkeqsive natyrore.
    Cfare ka bere shteti per te parandaluar?,,,,,Fakti qe ndodhi permbytje e perseritur tregon qe shteti ka bere nje hic.
    Parandalimi i permbytjeve fillon me nje studim te klimes,studim statistikor per te pakten 50 vjetet e fundit mbi sasine e rreshjeve te rena dhe ku kane rene.
    Mbi bazen e studimit te klimes dhe cilesive te tokes ndertohet nje plan dhe projekt per ti pajisur tokat me rrjet kullues,kanale te medhenj kolektor ujrash si dhe ngritjen e digave mbrojtese
    prane lumenjve dhe detit.Kjo mund te parandaloje efektet e natyres deri ne 90 perqind.Nje opsion eshte thellimi i shtrateve te lumenjve dhe ndertimi i mureve beton ne ane te shtrateve,por procesi
    do jete shume i ngadalte dhe i shtrenjte,pa folur per veshtirsite e medha ne punime.Ngritja e digave seksion trapez eshte zgjidhja me e lehte dhe e shpejte per te parandaluar vershimet.
    Fatkeqsite natyrore te ekspozojne ty si shtet me dobesi dhe probleme ne manaxhimin dhe mirembajtjen e territoreve,resorset natyrale si lumenjte pyjet,erozionin, organizim, drejtim ,administrim.
    Kush mendon per keto probleme ja gjen zgjidhjet e drejta.Zgjidhja me efikase eshte parandalimi(mos e lejo te ndodhe permbytja) qe eviton fatkeqesite ne nivel familjar si dhe eviton problemet qe do hase vete shteti.
    Eshte me me interes qe fatkeqsia te mos ndodhe,sepse po ndodhi,rikoverimi eshte me kosto shume te larte,eshte proces i gjate ne kohe , i veshtire dhe me pasoja te keqia sociale dhe ekonomike.
    Sistemi i kanalizimeve duhet qe normalisht te behet nga maji deri ne shtator.Ky sistem do mbledhe komplet ujrat domethene shirat do rrjedhin ne kanale pastaj uji do rrshkase ne kanale me te medhenj qe quhen kolektore uji.
    Nqs sistemi i kanalizimeve do ishte krijuar qe ne vere qe eshte koha ideale,nuk do kishte permbytje sot.Shteti po harxhon miliona Euro tani ne pagesa per administrate ,ushtri,forca te emergjences dhe do i duhet te finacoje edhe familjet pa shtepi
    me fonde assistence.Pune pa plan dhe pa mend.Studimi i motit /kohes/klimes dhe parashikimet javore qe jepen ne televizor,kane per qellim jo thjesht nje informim,eshte shi apo diell,por eshte nje parashikim'' kembane alarmi'
    edhe per rastet e permbytjeve/shembjeve te dheut ne zona te zhveshura,situata kritike me lumenjte dhe bregdetin,bujqesine,etj.Shteti duhet te tregohet shume i vemendshem dhe vigjilent
    me parashikimet e motit sidomos ne rastet kur parashikohet bore e madhe ose rreshje te medha, ose stuhi, erera te forta.Nqs ti si shtet nuk tregohesh i shpejte dhe agresiv ne organizim
    per te parandaluar fatkeqsite atehere e paguan me 10-tra miliona euro humbje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-02-2015 më 01:05
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    E shikoni psikopatin qe keni bere kryeminister me votat tuaja si ju thote:

    1. Fajin per permbytjet e kini ju qytetaret e atij vendi per "masakren ndaj ambientit ne keto 20 vjet". Une kujtova se shiu binte nga qielli e na e jepte Zoti, por edhe per shiun e paskemi ne fajin, ashtu sic e kemi edhe per energjine elektrike. Qeveria e Rilindjes nuk ka asnje faj!

    2. Kryeministri na premtoi ne televizor qe "do t'iu demshperblejme per demet e permbytjeve me fondet e BE". Me fjale te tjera, mos prisni demshperblim nga Qeveria juaj, shkoni e ankohuni ne Bruksel po doni demshperblim!

    3. Dhe kur Zoti na zurri me gurre duke na i hedhur shi, debore e stuhira pas stuhirash, Kryeministri yne i dashur doli e na shkruajti nje gisht karte me lart e na thote: nuk kam dale ne televizor shpesh keto dite se jam i zene duke u ardhur ne ndihme qytetareve. Gjysma e vendit e permbytur, gjysma tjeter e mbuluar nga debora, familjet pa ngrohje dhe energji elektrike ne mes te dimrit, dhe Kryeministri yne gjen kohe qe te na tregoje se sa i mire eshte ai dhe sa e keqe eshte opozita e tij.

    4. Aq kryeminister te mire, te ditur, te dashur, te bukur kemi, sa gjen kohe te hedhi keto rreshta ne facebook, por nuk gjen kohe te shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne vend. Shpjegojani psikopatit shpjegojani se cfare eshte gjendja e jashtezakonshme dhe perse qeverite e aktivizojne ne situata te tilla. Shpjegojani edhe pse kryeministri i vendit e ka per detyre te dali para mediave ne situata te tilla emergjente cdo ore te dites e te nates pasi qytetaret e atij vendi duan te mesojne e informohen se cfare eshte duke bere Qeveria e tyre per ta ne keto dite te veshtira. Shpjegojani psikopatit qe shqiptaret nuk e bene kryeminister qe t'iu shesi dengla perdite, por qe t'iu japi zgjidhje halleve te jetes se tyre.

    Albo

  4. #24
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Vjen Saliu ne pushtet permbytet veriu,vjen Rama ne pushtet permbytet jugu!!! Mire qe spo bejne koalicion bashke se do permbysin gjith Shqiperine :P

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    SERAFIM DILO (05-02-2015)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •