Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Dy fjalë "zemre" nga Edi Rama.


  2. #12

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.

    ERION VELIAJ

    Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

    Tiranë, 6 janar NOA - Lëvizja G99 i kërkoi sot qeverisë që të kompensojë në këto ditë të vështira të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet duke propozuar si skemë kompensimi një ndihmë standard prej 10 milion lekësh për secilën familje, kompensimin me 250 mijë lekë për çdo metër katror ndërtim si dhe kompensimin e plotë për të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Këtë kërkesë e bëri publike sot kreu i G99, Erion Veliaj, i cili kërkoi gjatë një konference për shtyp edhe dorëheqjen e ministrit të Energjitikës Dritan Prifti, duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri të plotë.

    "Papërgjegjshmëria e Ministrit Prifti në shkeljen e sigurisë është e mjaftueshme që ai të largohet sa më parë nga qeveria", tha Veliaj.

    Sipas tij, situata aktuale në zonat e përmbytura ka ardhur si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie dhe e paaftësisë së qeverisë.

    "Është e turpshme për Priftin dhe për kryeministrin Berisha, që t'i venë fajin për këtë situatë Afrikës, ngrohjes globale apo natyrës" theksoi Veliaj. Ai i bëri apel Kryeprokurores Ina Rama që të nisë një hetim në lidhje me menaxhimin e digës në Fierzë, për të kuptuar se çfarë rregullash të sigurisë janë shkelur dhe për të vënë përgjegjësit para Një akuzë të fortë për paaftësi dhe për mungesë totale të përgjegjshmërisë Veliaj bëri edhe ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

    Ai tha se, Topalli ka rreth 15 vjet që është deputete e kësaj zone e megjithatë, nuk ka ndërmarrë as edhe njëherë të vetme ndonjë nismë për t'i paraprirë një situate të tillë. k.k/NOA

  3. #13

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.

    ERION VELIAJ

    Kreu i G99 Erion Veliaj:

    "S'ka shqiptar të madh e të vogël që nuk është në dijeni të situatës në verilindje të vendit. Përpara se të flisni ju, po ju përgjigjem unë. Nuk mund të kishte axhendë normale për hapjen e kutive. Ndërkohë që ne kërkojmë hapjen e kutive, zoti Prifti hapi digat. Kështu që i gjithë fokusi i mbledhjes së sotme ishte për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë që të solidarizohemi në këto momente. Ka shumë skeptikë e cinik që thonë se solidariteti është një koncept i majtë. Unë ju them këtyre cinikëve dhe skeptikëve, se kjo nuk është një koncept i majtë. Ky është akti i vetëm qytetar. Kemi sugjeruar dje skemën e kompensimit, duhet të kishte hyrë në fuqi sot. Zoti Berisha vazhdon të jetë rapsod, që flet për Afrikën, për mallkime, flet për zot, lumenj, liqene. Sot zoti Berisha duhet të shkonte me çekun në dorë çdo familje, sepse këta qytetar nuk kanë financat e mjaftueshme për të shtyrë këto vështirësi, është e pamundur që t'ju jepet garancia qytetarëve që të lënë shtëpitë e tyre. Sot ata i vjedhin duke qenë në shtëpi, imagjino të mos jenë në shtëpi. Kusht minimal në mbledhjen e qeverisë është aprovimi i fondit, për të krijuar besimin të qytetarët se paratë ekzistojnë për të kompensuar gjënë e gjallë apo çdo send. Jeta e njerëzve është para çdo sendi material. Unë ju them atyre njerëzve, me gjithë zemër, me gjithë shpirt, me sinqeritetin më të madh, se ky është momenti të largohen. Nesër do të ngrihet një shtab i opozitës pranë vendit të përmbytur, kryetari i opozitës dhe disa anëtarë të tjerë do të jenë aty për të çuar ndihma. Sot kemi parë gjithë qeverinë, e cila është një qeveri qokash, shkon vetëm pasi kanë mbaruar vakitë, por jo për të bërë detyrën e tyre si qeveritar. Nuk e ka bërë deputetja e zonës 15 vjet, nuk ka kaluar asnjë projektligj apo qoftë edhe një amendim me një qindarkë nga buxheti që të kompensoj apo parashikoj për raste të tilla. Ka ardhur koha, që nëse ky vend ka mbetur pa qeveri t'i provojmë ne se nuk ka mbetur pa opozitë. Nëse qeveria dështon dhe nuk merr përgjegjësitë e saj ne ju themi se këto përgjegjësi do t'i marrë opozita, duke filluar që nga nesër me dërgimin e ndihmave dhe ngritjen e një shtabi operacional. Kërkojmë gjithashtu që disa autoritete, si Prokuroria e Përgjithshme nuk duhet të rrijë, por të duket, sepse kjo ka vend më shumë se kurrë. Është koha që me të mbaruar kjo situatë zoti Dritan Prifti, zoti Sali Berisha, kushdo qofshin, të gjejnë vend ku të futen, jo nga dhuna e opozitës por nga ligji. Opozita është e shqetësuar sepse për interesa banale, Prifti na provoi se për 10 ditë ishte në dijeni të shkeljes së rrezikut të jetës dhe i neglizhoi. Kjo që thashë, të gjejnë vend të futen nuk është kërcënim, por premtim, sepse me të mbaruar kjo situatë ata do të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të vazhdojmë më. Ajo rrugë drejt Shkodrës është autostrada e vdekjes. Nuk kemi sot asnjë interes Kuvend që të mblidhet për sigurinë e jetës. mblidhet kuvendi për të sharë opozitën me gra e fëmijë, por asnjëherë për të shpëtuar jetën e shqiptarëve. Unë them që ky është momenti për këtë ndryshim. Duke filluar nga nesër përgjegjësitë e opozitës do ti mbaj opozita."

  4. #14

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    VITI 2010.

    Skënder Gjinushi

    Kreu i PSD Skënder Gjinushi:

    "Nuk është fatkeqësi natyrore, por paaftësi e papërgjegjshmëri të kësaj qeverie. Për pasojë opozita bashkohet dhe solidarizohet për kapërcimin e situatës. Është koha për solidaritet, bashkëpunim, dhe pas kalimit të emergjencës patjetër që është koha të dalin përgjegjësitë që kanë të bëjnë direkt për këtë qeveri aktuale, e cila duhet të largohet sa më parë. Strategjia e opozitës do të bëhet e njohur pas kapërcimit të situatës në të cilin ndodhet Shqipëria dhe veçanërisht veriu i Shqipërisë, ku dështimi i kësaj qeverie për mos organizimin e zgjedhjeve apo mos hapjen e kutive, solli hapjen e digave dhe hidrocentraleve, si pasojë e keqmenaxhimit të situatës."

  5. #15

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    PRILL 2010.


    Rama, akuza Berishës për përmbytjet në Shkodër

    21/04/2010

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi dje kryeministrin dhe qeverinë për përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës.

    Në një protestë të organizuar në Lezhë, në kuadër të turit të protestave në të gjithë vendin, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha se “katër muaj më parë, Berisha deklaronte se këto përmbytje ndodhin një herë në 100 vjet”. “Sot përsëri Lezha dhe Shkodra janë përmbytur. Gjëra që ndodhin 1 herë në 100 vjet në qeverinë Berisha dhe pushtetin e tij që nuk e bën atë dot mbret, përmbytjet ndodhin 3 herë në 4 muaj, duke shkaktuar dëme që sjanë shkaktuar në 100 vjet”, tha Rama. Në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, Rama tha se “pushteti i Sali Berishës nuk ka fundosur vetëm zgjedhjet por edhe ekonominë. Në 3 muajt e fundit, 71 mijë shqiptarë humben vendet e punës”.

    Reagimi

    Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha për vizitën në Bruksel, duke akuzuar kreun e ekzekutivit se deklaroi gënjeshtrat e radhës. Sipas Ramës, përgjigjja më e mirë ndaj gënjeshtrave janë vetëm protestat. Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Rama u shpreh se Berisha nuk u tregoi shqiptarëve se çfarë i komunikuan zyrtarët e Brukselit për liberalizimin e vizave. “Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza”. Sipas Ramës, pushteti me në krye Berishën vazhdon të gënjejë për rritjen ekonomike, për investimet publike e private duke sjellë kështu një situatë ekonomike të rënduar në popull.

    Kriza ekonomike

    “Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por po u grabit njerëzve vendet e punës, u tregon gënjeshtra njerëzve për rritjen planetare të ekonomisë, ndërkohë që ka rritje planetare të çmimeve”. "Ndërkohë që tanimë u provua zyrtarisht, mbështetur mbi dokumentet e Bankës së Shqipërisë, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë jo më shumë se 0%, se rritja e papunësisë është një tendencë e pandalshme shkatërruese për ekonominë e familjeve të pambrojtura dhe se investimet publike apo private janë në rënie të vazhdueshme, ska asnjë pikë dyshimi se ky vit është ekonomikisht edhe më i keq se i shkuari". Edhe një herë tjetër, Rama tha se vendi është në krizë të thellë ndërsa papunësia rritet dita-ditës. "80 mijë vende pune premtoi zoti Berisha kur kërkoi votën e shqiptarëve dhe, pasi u grabiti votën, ka nxjerrë në rrugën e papunësisë mbi 100 mijë njerëz në më pak se një vit". Kreu i PS-së iu përgjigj dhe pyetjeve në lidhje me takimin Nano-Berisha. Ai iu drejtua gazetarëve se “vetëm ju, për arsye të shitjes së lajmit dhe gazetës, mund të gjeni diçka të re në këtë, për mua nuk ka asnjë gjë të re”. Ndërsa fakti që kreu i PS-së proteston dhe Nano dhe Berisha hanë darkë në Vjenë, për Edi Ramën do të thotë se kjo “është shprehje e faktit që në Vjenë nuk ka krizë”.

  6. #16

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    SHKODRA E PËRMBYTUR DHE LEXUESI OLLDASHI

    Publikuar më 07 dhjetor, 2010


    Në dy raste të njëpasnjëshme, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi është shfaqur në disa kanale televizive tejet i shqetësuar për vizitën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste në qytetet e Lezhës e të Shkodrës, të cilët fare natyrshëm, jo vetëm si deputetë, por edhe si shtetas të zakonshëm të këtij vendi, donin të shihnin nga afër se ç’po ndodh me banorët fatkeq të kësaj treve në mënyrë periodike, dhe se çfarë mund të bëhet për minimizimin e pasojave të fatkeqësisë, si dhe sensibilizimin e të gjithë shqiptarëve (dhe jo vetëm të shtetit dhe të strukturave shtetërore) për të ndihmuar njerëzit në nevojë të kësaj zone.

    Ka qenë fare e natyrshme pas kësaj vizite, një prononcim për median e interesuar që të dëgjonte edhe zërin e një përfaqësuesi të opozitës për atë që po ndodh në Shkodër. Por edhe pse prononcimi ka qenë tejet informativ, mjaft i rezervuar për kritika e akuza ndaj qeverisë dhe mjaft i ndjeshëm për gjendjen fizike dhe shpirtërore të njerëzve në kufijtë e dëshpërimit, duket që z. Olldashi i ka djegur ca si shumë dhe ka nxituar në disa media për të “zbuluar” shkakun e vërtetë të udhëtimit tim drejt Shkodrës, që (sipas tij) ishte kontakti me libraritë e Shkodrës për të mbledhur lekët e librave të shitur. Në fakt, Shtëpia Botuese që unë drejtoja para se të mandatohesha si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ka hapur akoma një librari të sajën në qytetin e Shkodrës, siç ka bërë në disa qytete të tjera të Shqipërisë, edhe pse kjo ambicie është akoma në programet e saj. Por këtë nuk ka si ta dijë z. Olldashi, pasi nuk bën pjesë në njerëzit afër librit, dhe kjo vihet re lehtë nga kultura e dialogut dhe komunikimit, të cilën e demonstron vend e pa vend, në konferenca shtypi, studio debatesh, prononcime, por edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon të bëjë protagonistin, veçanërisht kur ndodhet në sallë shefi i tij shpirtëror.
    Gjithsesi, më erdhi mirë që z. Olldashi e paska mësuar që jam shumë i lidhur me librin. Libri dhe libraritë janë shtëpia ime e përhershme, vendi ku ndihem më mirë, pasi kam mbi 20 vjet që punoj në këtë sektor. Pa dyshim që vajtja ime në Shkodër nuk do t’i linte pa vizituar edhe disa prej librarive të këtij qyteti, për të parë fatin e tyre pas vërshimit të ujërave. Por z. Olldashi ka harruar një hollësi të rëndësishme, që ma hoqi mua mundësinë për t’i vizituar këto librari: ashtu si pjesën më të madhe të qytetit të Shkodrës, si pjesën më të madhe të njësive tregtare dhe bizneseve të të gjitha llojeve, edhe libraritë ishin të përmbytura nga uji. Dhe nuk kishte se ç’të shikoje në këto librari, edhe pse për të shkuar deri aty duhej patjetër të pajtoje një varkëtar, e jo nga ata të ushtrisë sepse ata ishin pak, vetëm 23 vetë për 14.000 hektarë të përmbytur, por nga ata që kanë gjetur një punësim të ri, në atë të gondolierit, si në Venecien e famshme.
    Z. Olldashi, dhe jo vetëm atij nga klani që e kanë zënë rob Shqipërinë, i bën përshtypje që deputetët e opozitës ndodhen pranë njerëzve në nevojë në një zonë si Shkodra, të cilën akoma e kujtojnë si një bastion të tyre, dhe mendojnë se me mashtrime e demagogji mund të luajnë akoma me ndjenjat e tyre. Harron z. Olldashi se Shkodra ka zgjedhur 5 përfaqësues të PS në Kuvendin e Shqipërisë, nga 11 deputetë që ka i gjithë Qarku i kësaj zone. Një shifër që ka ardhur vazhdimisht në rritje, pikërisht prej mashtrimit, mosvëmendjes dhe papërgjegjshmërisë ndaj problemeve jetike të popullsisë së kësaj treve. Dhe kaq e dukshme është kjo papërgjegjshmëri, sa edhe kur Shkodra zhytej çdo ditë e më tepër në ujë, kryeministri i këtij vendi në mbledhjen mediatike të qeverisë ishte më shumë i shqetësuar për mungesën e flamujve në rrugët e Tiranës me rastin e përvjetorit të pavarësisë, se sa për shkodranët që kishin filluar luftën për mbijetesë nga përmbytjet; edhe kur nga zonat e rrethuara nga uji erdhi lajmi i zi për një fëmijë që nuk mundi t’i kalojë 3 muajt, kryeministri i këtij vendi, duke anatemuar me fjalor rrugësh kreun e opozitës, përcaktonte masat se si duhet të jetë në të ardhmen protokolli i festave zyrtare edhe për pushtetin vendor. Nga të paktat gjëra që i ka mbetur pa u bërë “në kujdesin e tij të veçantë” (!)
    Shakaja, si gjithmonë, e shplarë e z. Olldashi më bëri t’i kujtoj atij dhe qeverisë në të cilën bën pjesë se përmbytja e përsëritur në Shkodër është një pasojë, dhe pasoja gjithmonë e ka një shkak. Dhe për shkakun tashmë janë bindur të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë shkodranët, në fytyrat e të cilëve këto ditë sheh vetëm trishtim, frikë e pasiguri për të ardhmen. Mjafton të hapësh televizionin në çdo kanal që të shkon dora, apo të shfletosh gazetat kryesore të ditës. (Pa dyshim këtu bën përjashtim zëdhënësi qeveritar i RTSH-së dhe ndonjë kanal tjetër që thith të gjitha “reklamat” qeveritare). Dhe nuk e kemi fjalën për komentet e gazetarëve në studio apo të dërguar në terren, por për zërin e dëshpëruar të njerëzve që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë pas mundin e djersën e një jete, pronat dhe gjënë e gjallë, vetë shpresën për të ardhmen.
    Z. Olldashi, ajo që po ndodh sot në Shkodër është një krim. Së pari, krimi është ekonomik, për vetë dëmet që ka shkaktuar dhe faturën në rritje që po i kushton ekonomisë së mjerë shqiptare. Por ju sot, duke na kujtuar libraritë, na kujtuat se krimi është edhe kulturor, edhe psikologjik e shpirtëror. Dhe bashkë me rrezikun që u kanoset çdo çast mijëra njerëzve krimi merr përmasa humanitare.
    Z. Olldashi, ju i keni kthyer në show mediatik vajtjet e ardhjet në Shkodër, me mjetet e shpenzimet e shtetit, jo si ne të opozitës që gjendemi gjithmonë pranë njerëzve me shpenzimet tona. Madje edhe kur na sakatohen edhe ato pak të ardhura që marrim nga puna jonë në Kuvend. Dhe kjo nën kujdesin e veçantë të znj. Jozefinë. Është vendi t’ju bëjmë me dije se edhe mbledhjet e kabinetit që i keni transferuar në Shkodër janë bërë burim humori e barcoletash ndër shkodranët, që nuk ta përtojnë, edhe pse fati i zi, me një qeveri si kjo e juaja, u ka rënë mbi krye. Ta kalosh ditën kafeneve e mejhaneve në pjesën e thatë të Shkodrës, aty, rreth e rreth bashkisë e prefekturës ku thuren veçse intriga e vritet koha me përgojime, të dalësh para kamerave çdo dy orë duke u marrë më shumë me “opozitën që shkaktoi katastrofën”, ky është kontributi juaj për zgjidhjen e situatës në Shkodër.
    Dhe padyshim që në kafene e në mejhane do ta kalonit ditën, sepse derën e librarive ju nuk keni si ta dini. Do të ishte lajm nëse ju do të hynit në ndonjë librari në këto ditë të zymta në Shkodër. Madje, nëse do të ndodhte, atë ditë mediat nuk do të merreshin me përmbytjet, por me lajmin e padëgjuar deri më sot se z. Olldashi është parë të hyjë në një librari.

    FATMIR TOÇI

    Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

  7. #17

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Beqaj: Berishes nuk i intereson zgjidhja e halleve te Shkodres

    12.12.2010 16:03 - Kategoria: Politike

    Partia Socialiste ka akuzuar serish kryeministrin Sali Berisha duke e bere pergjegjes per permbytjen e zonave te Shkodres. Deputeti i PS-se, Ilir Beqja tha dje ne nje deklarate per mediat se kreut te qeverise nuk i intereson zgjidhja e situates ne Shkoder, duke qene se nuk pranoi te shqyrtonte ne Kuvend propozimin e Partise Socialiste. "Sali Berisha deshtoi te bente minimumin per te parandaluar permbytjet, por me shqetesues eshte fakti qe edhe sot, duke refuzuar propozimin e Partise Socialiste per nderhyrjet ne mbrojtje te banoreve dhe tokave te Shkodres, Nen Shkodres dhe te gjithe Shqiperise nga permbytjet, Saliu po deshmon se ai nuk eshte i interesuar te zgjidhe hallet e problemet e popullit", tha dje Beqaj. Deputeti i PS-se ka theksuar se mazhoranca me shume po merret me akuzat ndaj opozites sesa me zgjidhjen e problemeve te banoreve te Shkodres. "Perballe permbytjeve qe tanime jane kthyer ne nje ritual tragjik per dhjetera mijera shqiptare me pasoja te pariparueshme per familjet shqiptare dhe ekonomine e vendit, reagimi i vetem i qeverise se Saliut kane qene sulmet ndaj opozites dhe larja e duarve nga cdo lloj pergjegjesie", tha dje Beqaj. Nderkohe deputetet socialiste Beqaj dhe Beci kane vijuar shperndarjen e ndihmave ne zonat e permbytura. "Kemi vazhduar dhe sot per te shperndare ndihma. Jemi ne komunen e Berdices, fshati Trush, fshat me mbi 500 shtepi i cili eshte i gjithi i permnbytur. Sic keni pare dhe nga pamjet ka familje qe e kane ujin deri ne lartesine e katit te pare. Ndihma ushqimore ne radhe te pare edhe pse sot qe kemi hyre me nga afer kemi pare se me cfare realiteti te hidhur perballohen keto familje. Demtime ne pajiset e shtepise, demtime komplet ne gjene e gjalle dhe sidomos demtime edhe ne bageti", tha Beqja.

  8. #18

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht


  9. #19

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht


  10. #20

    Për: Kryeministri Rama: Ja pse nuk kam dalë në televizor më shumë se zakonisht

    Rama nga Shkodra akuzon qeverinë për përmbytjet

    Gazeta Start

    E gjitha kjo nuk erdhi si pasojë e kapricove të motit por nga keqmanaxhimi i situaës dhe nga korrupsioni i qeverisë. Ai tha se kemi prova të mjaftueshme për të këtë dhe ftoj prokurorinë të hetojë. Prifti dhe gjithë priftat e tjerë të korruptuar duhet të japin dorëheqje për dëmet e mëdha që i sollën vendit", u shpreh Rama. Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmë financiare për banorët e përmbytur. “Sensibilizojmë qytetarët në Shqipëri dhe në emigracion që të solidarizohen me ato familje që nuk kanë thjesht problemin e sotëm të të gjendurit nën ujë por edhe problemin e nesërm”, tha kreu socialist, duke shtuar se opozita do të kërkoj përgjegjësitë për situatën e krijuar.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •