Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Një shkrim i huazuar nga viti 2007.

    Modeli «Rama», kopje e modelit «Salvo Lima», kryetarit mafioz të bashkisë së Palermos

    26 Korrik 2007

    Nga Kastriot Myftaraj - Për ata që e dinë sesi mafia lançonte dhe pomponte kryetarët e bashkive në Siçili, lançimi që iu bë Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës dhe pompimi që iu bë atij në këtë post, nuk është gjë tjetër veçse një deja vu e precedentëve siçilianë të ditëve më të mira të mafias në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, derisa shteti nuk filloi ta godasë seriozisht lidhjen mafia-politikë. Njeriu, me të cilin Edi Rama ngjan më shumë është Salvatore Lime, i njohur si Salvo Lima (1928-1992), i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1958-1963 dhe në vitet 1965-1968.Gjithashtu Lima kishte qenë nënkryetar i Bashkisë së Palermos në vitet 1956-1958, por duke qenë i plotfuqishëm si njeriu kryesor i mafies në Bashkinë e Palermos. Pra Salvo Lima ka sunduar dhjetë vjet për llogari të mafias në Bashkinë e Palermos. Kaq iu desh ai mafias në krye të Bashkisë së Palermos. Është interesant se edhe Edi Rama është zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga të cilat dy prej tre vitesh dhe një prej katër vitesh, pra ai ka për të qenë në krye të saj po aq sa Salvo Lima për dhjetë vite. Me sa duket bëhet fjalë për një cikël! Midis Palermos të kohës kur Lima ishte kryetar bashkie dhe Tiranës të kohës kur Rama është kryetar bashkie ka një ngjashmëri të madhe. Tirana e kohës së Ramës, ashtu si Palermoja e kohës së Limës, ishte një qytet ku popullsia ishte duke u rritur në përmasa të mëdha dhe ku krimi i organizuar kishte siguruar të ardhura të mëdha nga trafiqet kriminale në radhë të parë ai i drogës. Këto të ardhura mafia donte t’i investonte në radhë të parë në ndërtim, në pasuritë e patundshme. Në Tiranën e Edi Ramës, ashtu si në Palermon e kryetarëve të suksesshëm mafiozë të bashkisë, ndodh një fenomen që në fillim ka një boom në dhënien e lejeve të ndërtimit, por kryesisht për një rreth të ngushtë, si dhe një boom ndërtimesh, kryesisht pallatesh. Por, paradoksalisht, megjithatë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve mbahen të larta, shenjë e sigurt kjo se tentohet që tregu të orientohet kryesisht nga blerësit-mafiozë, me para të pista që investojnë në pasuri të patundshme paratë e fituara nga trafiqet dhe krimi i organizuar, të cilët, së bashku me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë të vetmit që mund të përballojnë çmimet e larta. Kjo bën që gradualisht të bien shitjet. Për të rritur artificialisht blerjet, bëhet një ulje drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit, si dhe kufizim i tyre me mënyra të tjera, duke i shpallur disa zona ku potencialisht mund të ndërtohet si të llogaritura për të qenë sipërfaqe të gjelbra sipas planit rregullues, në një kohë që në të tjera sipërfaqe të gjelbra aktuale jepen leje ndërtimi. Këtë ka bërë Edi Rama kohët e fundit. Prandaj, në kohën kur duhej që çmimet të binin dhe të stimulohej rënia e tyre me anë të liberalizimit të lejeve të ndërtimit që qytetarëve të Tiranës t’u mundësohej të siguronin mjedise komode për jetesë dhe biznes, ndodh e kundërta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore Edi Rama paraqiti një spot-kuiz, ku bëhej pyetja sesa metra rrugë ka ndërtuar Edi Rama, sa metra katror sipërfaqe të gjelbër ndërtoi Edi Rama, sa shkolla dhe kopshte restauroi Edi Rama. Por nuk thuhej se sa pallate mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa metra katrore apartamente dhe dyqane mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa është çmimi për metër katror dhe sesa është raporti mes numrit të blerësve dhe numrit të apartamenteve dhe dyqaneve. Se, nëse do të paraqiteshin këto shifra, do të bëhej e qartë se Edi Rama ka ndërtuar një skemë, nga e cila përfiton kryesisht një pakicë njerëzish që e kanë vënë pasurinë në mënyra të kundërligjshme, kriminelë dhe të korruptuar. Kjo mënyrë publiciteti e Edi Ramës duket sikur është kopjuar nga praktikat elektorale të Salvo Lima. Edhe lirimin e hapësirave të gjelbra të zëna nga kioskat Edi Rama e ka bërë në funksion të kësaj skeme politiko-mafioze, për t’i zënë me monstra prej betoni. Në anën tjetër, shumë hapësira të gjelbra funksionale tradicionale janë zhdukur duke zënë nga monstrat prej betoni. Krijimi i imazhit publik të Edi Ramës, që përbën një mit urban të sajuar me kujdes të madh duket sikur ka ndjekur si manual krijimin e mitit urban të Limës si një politikan ndryshe, i ri (Lima ishte 30 vjeç kur u bë për herë të parë kryetar i Bashkisë së Palermos, ndërsa Rama ishte 36 vjeç kur u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës), dinamik, jokonformist, si një njeri që punon, në një qytet ku të gjithë vegjetojnë dhe mbretëron kaosi. Edhe Lima u paraqit ashtu si Rama si njeri që vë rregull duke prishur ndërtime pa leje në aksione spektakolare, ku Lima ashtu si Rama përvetësonte në fakt punën e të tjerëve, pasi prishja e ndërtimeve pa leje ishte meritë e strukturave të tjera shtetërore që nuk vareshin prej tij. Ky imazh i llojit mit urban i Limës ishte krijim i mediave të kontrolluara nga mafia. Precedenti që pjesa më e madhe e mediave nuk e kritikojnë kryebashkiakun, siç ndodh me Ramën sot, i përket Palermos të ditëve më të mira të bashkëjetesës të mafias me politikën, të kohës së Limës. Kështu modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës është i ri, në sensin që Rama e zbatoi për herë të parë modelin siçilian të kryebashkiakut mafioz në Shqipëri. Pra, Edi Rama është në çdo aspekt një politikan i vjetër për nga modelet që aplikon. Tek modeli i Tiranës së Edi Ramës do të gjeni të gjitha gjurmët e Palermos së kryetarëve të Bashkive, të cilët ishin vegla të mafias. Edi Rama u kthye në Shqipëri me reputacionin e një “politikani të ri” në vitin 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, post që ishte menduar për t’i përgatitur rrugën për në Bashkinë e Tiranës. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, që nga viti 2000 u krijua miti i modelit “Rama”, si një model i ri në politikë. Në fakt modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës nuk është një model i ri, por vetëm një plagjiaturë e modelit të kryetarëve të Bashkisë të Palermos në ditët e sundimit të plotë të mafias në politikë, pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fund të viteve tetëdhjetë. Mafia e lançoi Limën nga politika vendore në atë qendrore, duke e ndihmuar që të zgjidhej deputet në parlamentin italian nga Partia Demokristiane, në vitin 1968. Lima ishte dhe mbeti një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Andreotit dhe quhej prokunsulli i tij në Siçili. Në të njëjtën mënyrë si Limën mafia e lançoi Ramën në politikën qendrore, duke e katapultuar kryetar të PS, në vitin 2005, vetëm dy vite pasi ai u bë anëtar i kësaj partie! Ardhja e Ramës në krye të PS, në moshën 41-vjeçare, është njëlloj sikur Lima të kishte ardhur në krye të Partisë Demokristiane në vitin 1969, në kohën kur kjo ishte një parti e madhe. Rama kur erdhi në krye të PS filloi një spastrim të madh, që arriti kulmin me «zgjedhjen» e kryesisë së re të PS, ku në mënyrë shumë sinjifikative, ata që kanë mbetur në kryesi nga politikanët tradicionalë socialistë, janë përgjithësisht njerëz të njohur për lidhjet e familjarëve të tyre me krimin e organizuar. Lima u prish me mafian në kohën që shteti italian filloi ta godasë ashpërsisht mafian dhe kur mafia u kërkoi njerëzve të saj si Lima që të merrnin në mbrojtje krerët e mafias. Momenti kritik erdhi në fillim të vitit 1992, kur Lima dhe njerëzit e tjerë të mafias në politikën e lartë nuk arritën që të pengojnë konfirmimin e vendimeve drastike kundër krerëve të mafias në Gjykatën e Kasacionit në Romë. Atëherë mafia vendosi të bënte një shembull për t’i paralajmëruar bashkëpunëtorët e saj në politikën e lartë që t’i merrnin gjërat seriozisht. Kështu mafia vrau në një atentat Limën. Ky version tashmë është konfirmuar nga hetimet dhe është vërtetuar katërcipërisht, gjyqësisht se Lima ishte njeriu i mafias. Rama tashmë nuk është në pozitën e Limës në 1992, ai është në pozitën e politikanëve eprorë të Limës, të cilët mafia i ka ndihmuar që këta si shpërblim ta mbrojnë atë. Dhe nëse do të vijnë ditë të vështira, kur krimi i organizuar në këtë vend do të luftohet seriozisht edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë këto do të jenë ditë të këqija për Ramën, që do të ndodhet po aq ngushtë sa Lima. Është në turpin e atyre ndërkombëtarëve që himnizojnë modelin «Rama» kur ata e dinë shumë mirë se Rama është Salvo Lima shqiptar. Të huajt e dinë mirë se Edi Rama mund të quhet kryebashkiaku i botës ndoshta vetëm në sensin që gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak është ai që ka nxjerrë të ardhura më të mëdha abuzive se homologët e tij, krahasimisht me qytetet që drejtojnë. Është ironi e madhe të dëgjosh Ramën që flet për politikë të re, duke ia atribuuar vetes këtë cilësi, kur politika e Ramës është politikë e vjetër, po aq sa ajo e Salvatore Limës në Siçilinë e kohës së artë, të bashkëjetesës famëkeqe së politikës me mafian. Tek shumë shqiptarë mund të zërë vend slogani i sajuar me diabolizëm nga fabrika e ideve të Ramës «Të tjerët vjedhin dhe nuk bëjnë asnjë gjë, ndërsa Edi Rama vjedh por bënë punë!», slogan i llogaritur për të manipuluar opinionin publik, se shqiptarët nuk i dinë shifrat e llogarive bankare të Edi Ramës. Por ata të huaj që kanë mundësi të informohen edhe tej barrierave të sekretit bankar, dhe që e dinë mirë se të ardhurat e Ramës nga abuzimi me postin shkojnë në 50 milion euro në vit, pa folur për rritjen e kësaj shume nga investimi në mënyra të ndryshme, e dinë të vërtetën e Ramës, që duket se ka kapërcyer disa herë dhe pasurinë e mësuesit të vet Salvo Lima. Ata që duan të dinë sesi ishte Palermo e kohës së Don Salvos, duhet të vijnë në Tiranën e Don Edit. Tash të shpresojmë që edhe Tirana, ashtu si Palermo, së shpejti do të nxjerrë magjistratë si Falcone Borsellino, Casella etj., që do të godasin lidhjen politiko-mafioze. Fakti që në Shqipëri sivëllai i Salvo Limës, Edi Rama avancoi më tepër në karrierë duke u bërë kryetar i një partie të madhe, tregon se në Shqipëri problematika e lidhjes së politikës me mafian, paraqitet si një karikaturë e Italisë së kohës së artë të mafias. Pra është koha që ndërkombëtarët ta kuptojnë se Salvo Lima shqiptar ka ecur më tepër se ç’mund të tolerohet dhe se gjërat kanë dalë nga kontrolli. Sigurisht që këtë alarm nuk do t’ua japë interlokutori i tyre Erion Veliaj, të cilit ndërkombëtarët i kanë dhënë licencën për të vendosur se kur duhet thënë «Mjaft» dhe që është bërë bashkëpunëtor i ngushtë dhe deri apologjet i Ramës. Me sa duket, Erion Veliaj që supozohet të ketë studiuar për shkenca politike në SHBA, nuk paska dëgjuar gjë atje për modelin e Palermos së Salvo Limës. Por ai nuk mund të thotë se nuk ka dëgjuar gjë për modelin e qytetit Cicero të kontrolluar nga Al Kapone, se ky qytetit është jo larg vendit ku gjendet universiteti ku ka studiuar Veliaj.

    Gazeta Sot

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Pupupu c'behet keshtu ne Shqiperi...Zot na ruaj nga semundjet...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-02-2015
    Postime
    1

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Mjekesia ka dale jashte shinave e misionit te saj .punonjesit e ketij sektori e kane mendjen vetem tek leket . vetem zoti i shpeton shqiptaret nga terrorizmi i bluzave te bardha per tu pasuruar me çdo kusht ne kurriz te fatkeqsive humane

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Ne shendetesi ka nje shumice mjekesh qe jane vertet heronj pasi kundrejt nje page afer 300-350 euro bejne mbi 20-30 vizita ne dite.Nga ana tjeter jane Mafia e bluzave te bardha qe fillon tek shefat e pavioneve qe jane miljardere qe marrin cdo lek qe shfaqet ne spitale e deri ne ministri duke perfshire dhe hallkat ndermjetese.Te heqesh sot shefat e pavioneve ne Shqiperi rrezik plas lufta aq te fuqishem jane.Shteti eshte komplet i pafuqishem perball interesave shume te medha qe levizin ne kete sektor.Duke pare stilin e edit (energjia,inuku) deri tani maksimumi i luftes qe do beje eshte pushimi nga puna i ndonje infermjereje apo mjeku qe do ta filmojne duke u fut ndonje 10 mij leksh ne xhep.Bosat e vertete qe kane pervec posteve ne shtet edhe klinika miljona dollareshe nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe.Bile as ate farmacisten nuk do e denoj dot pasi eshte mbesa e nje grosisti ilacesh.

    Emri:  rilindje.jpg

Shikime: 497

Madhësia:  66.4 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga shitesi : 04-02-2015 më 18:01
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #15
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Denoncimi, Galdini përplaset me Ministrinë e Shëndetësisë

    Ministria e Shëndetësisë reagoi zyrtarisht dje për denoncimin e bërë publik një javë më parë nga pedagogu Arjan Galdini për abuzimet me barnat në QSUT.
    Reagimi publik i ministrisë erdhi një ditë pasi Galdini kallëzoi në Policinë e Tiranës se ishte kërcënuar me jetë nga katër persona, të cilët i kishin kërkuar të ndërpriste fushatën e
    denoncimeve. Ministria pohonte se zëvendësministrja e Shëndetë­ sisë, Milva Ekonomi, ishte takuar me Galdinin.
    Në këtë takim atij i ishte kërkuar bashkëpunim për vënien në dispozicion të Ministrisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit turk ku ishte ekzaminuar i afërmi i tij.
    Sipas deklaratës së Ministrisë, ky bashkëpunim nuk ishte gjetur. “Ministria e Shëndetë­sisë është duke kryer ndërkohë hetimin e saj, por për aq kohë sa dokumentacioni që z. Galdini pretendon se ka nuk do të vihet në dispozicion, rezultatet e hetimit do të jenë të cunguara, pasi do të mungojë krahasimi mes gjetjeve të mjekëve shqiptarë dhe atyre turq”, thuhej në deklaratën e Ministrisë.
    Sipas Ministrisë: “Nëse arsyeja pse z. Galdini nuk bashkëpunon e nuk ofron një kopje të dokumentacionit që ai pretendon se justifikon akuzat e ngritura është mungesa e dëshirës për të zbardhur të vërtetën, atëherë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të hetojnë deri në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës për këtë rast të bërë publik”.
    Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Galdini e konsideronte kërcënues tonalitetin e përdorur në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në një prononcim për gazetën, ai tha Ministria së pari duhet të interesohet për jetën e familjarit të tij të sëmurë e më pas për përballjen e dosjeve.
    “Detyra parësore dhe kryeligji që duhet të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë është kujdesi dhe mbrojtja e të drejtave të pacientit. Në këtë rast kemi një pacient me sëmundje terminale dhe Ministria duhet të nxitojë për të dhënë përgjigje se si do të mjekohet ky pacient, ç’do të ndodhë me jetën e tij. Është ende gjallë. Çështja e dosjeve është çështje përballjesh. Çështja e jetës së pacientit është imediate. Unë këtë prisja nga Ministria e Shëndetësisë, të më tregonte si do kujdesej për pacientin. E kanë gjallë, aty e kanë dhe le ta ekzaminojnë në laboratorët e tyre, apo në laboratorë të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Ata nuk merrem me pacientin, merrem me denoncuesit”, u shpreh Galdini.
    Në lidhje me kallëzimin e tij për kërcënim, Policia e Tiranës tha dje se ka nisur hetimet. “Më datë 3 shkurt 2015, shtetasi A.G., 40 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se është kanosur për jetën nga disa persona të panjohur në hyrjen e pallatit të tij në zonën e “Freskut”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha dje Policia.

    Panorama

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Formidable
    Anëtarësuar
    07-02-2015
    Vendndodhja
    Sahara
    Postime
    21

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Nuk e di neqoftese me besoni po jemi populli me i pafat ne bote per aq kohe sa kemi keta mjeke.

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pedagogu Galdini, mesazh për ministrin Beqaj: Në QSUT kryhen tentativa vrasjeje

    Skedarët e Bashkëngjitur 166783

    TIRANE- Qendra Spitalore Uni versitare “Nënë Tereza” është vënë sërish në qendër të vëmendjes për një tjetër ngjarje, e cila nëse pas hetimeve do të rezultojë si e vërtetë, atëherë në këtë qendër spitalore do të regjistrohet skandali i radhës. Këtë herë denoncimin e ka bërë pedagogu i universitetit “Luarasi”, Arian Galdini, i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” sqaron se do të bëjë denoncimin në prokurori ndaj drejtoreshës së farmacisë në QSUT, Narvina Sinani. Sipas tij, në qendrën më të madhe spitalore në vend është shënuar një tentativë për vrasje me paramendim. “Ngjarja e ka zanafillën kohë më parë, vjehrri im u diagnostikua me një masë tumorale. Fillimisht i bënë një operacion për heqjen e kësaj mase dhe pas këtij operacioni, vjehrri im është shtruar disa herë në spital, për shkak të marrjes së infeksioneve të ndryshme gjatë operacionit. Pas gjithë vuajtjeve në spitale, ne e dërguam të afërmin tonë në Turqi, aty ku e ka zanafillën edhe kjo histori”, shpjegon pedagogu Galdini. Sipas tij, gjatë konsultës jashtë, vjehrrit të tij i është rekomanduar kimioterapia me ilaçin e quajtur Avastinë, që jepet nga farmacia e QSUT-së.

    Galdini sqaron se pas shumë përpjekjeve më shumë personale, ata kanë mundur që ta gjejnë këtë ilaç në QSUT, pasi shumë herë iu kishin thënë se këtë ilaç nuk e kishin. Por, Galdini sqaron se më vonë ata do të zbulonin se nga farmacia e QSUT-së në vend të ilaçit Avastinë, iu kishin dhënë versionin Altuzan. “Kur i bëmë analizat vjehrrit në Turqi, mjekët atje nuk i gjetën asnjë gjurmë të ilaçit Avastinë,duke ngritur dyshime se në vend të këtij ilaçi, duhej t’i ishte dhënë ndonjë ilaç tjetër”, sqaron pedagogu i Universitetit “Luarasi”, duke shtuar se drejtoresha e farmacisë spitalore, Narvina Sinani, ka bërë ndërrimin e Avastinës me versionin Altuzan, i cili sipas pedagogut, është një ilaç kriminal, gjë që e vërteton edhe Qendra Kombëtare e Barnave në SHBA (FDA), pasi edhe nga kjo qendër, ky ilaç rezulton si i denoncuar. “Nëse unë kisha mundësi që ta zgjidhja këtë çështje në mënyrë private, çfarë do të ndodhë me ata persona që nuk kanë mundësi që ta zgjidhin çështjen dhe t’i lënë të afërmit e tyre të vdesin si pasojë e mashtrimit, duke përdorur ilaçe që nuk lejohen të përdoren”, shton pedagogu, i cili në fund ka edhe një mesazh për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i kërkuar shpjegime për atë që ka ndodhur dhe spastrim të sistemit shëndetësor nga njerëzit që rrezikojnë jetën e të tjerëve. “Më zhgënjyet shumë që nuk thatë se do të ngrinit edhe Mendjet e Punës, që do t’i nisnin me njeriun”, përfundon mesazhi i pedagogut.

    Balkanweb
    Pse, ilacet drejtoresha e farmacise se spitalit i jep?????
    Nuk eshte puna e drejtoreshes te shperndaje,shese ilace.
    Nga e din gazetari qe i eshte dhene ilaci nga drejtoresha.
    Mund te jete bere ndonje gabim ne dhenie ilaci dhe kaq.
    Mos akuzoni pa pasur asnje fakt qe dikush abuzon
    apo vjedh,apo vrase me paramendim.
    Lind pyetja pse drejtoresha don te vrase me paramendim??
    Ku eshte arsyeja shkaku???
    Hetoni,zbuloni pastaj akuzoni.
    Shume ankesa dhe akuza ka dhe pak shpjegime jepen qe te vertetojne dike fajtor.
    Pedagogu vuan nga komplekse te Paranojas( Paranoid personality disorder-PPD )
    qe nuk beson ne asgje ,nuk beson te askush dhe gjithshka e sheh me dyshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-02-2015 më 23:54
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Ne shendetesi ka nje shumice mjekesh qe jane vertet heronj pasi kundrejt nje page afer 300-350 euro bejne mbi 20-30 vizita ne dite.Nga ana tjeter jane Mafia e bluzave te bardha qe fillon tek shefat e pavioneve qe jane miljardere qe marrin cdo lek qe shfaqet ne spitale e deri ne ministri duke perfshire dhe hallkat ndermjetese.Te heqesh sot shefat e pavioneve ne Shqiperi rrezik plas lufta aq te fuqishem jane.Shteti eshte komplet i pafuqishem perball interesave shume te medha qe levizin ne kete sektor.Duke pare stilin e edit (energjia,inuku) deri tani maksimumi i luftes qe do beje eshte pushimi nga puna i ndonje infermjereje apo mjeku qe do ta filmojne duke u fut ndonje 10 mij leksh ne xhep.Bosat e vertete qe kane pervec posteve ne shtet edhe klinika miljona dollareshe nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe.Bile as ate farmacisten nuk do e denoj dot pasi eshte mbesa e nje grosisti ilacesh.

    Emri:  rilindje.jpg

Shikime: 497

Madhësia:  66.4 KB
    Po ajo femra si e mban ate parrulle "Te d.... rilindjen????
    Ca rob duket qe i kane lost their minds,lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •