Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Pedagogu Galdini, mesazh për ministrin Beqaj: Në QSUT kryhen tentativa vrasjeje

    Emri:  arian-galdini-e1423041965327.jpg

Shikime: 1629

Madhësia:  38.6 KB

    TIRANE- Qendra Spitalore Uni versitare “Nënë Tereza” është vënë sërish në qendër të vëmendjes për një tjetër ngjarje, e cila nëse pas hetimeve do të rezultojë si e vërtetë, atëherë në këtë qendër spitalore do të regjistrohet skandali i radhës. Këtë herë denoncimin e ka bërë pedagogu i universitetit “Luarasi”, Arian Galdini, i cili në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” sqaron se do të bëjë denoncimin në prokurori ndaj drejtoreshës së farmacisë në QSUT, Narvina Sinani. Sipas tij, në qendrën më të madhe spitalore në vend është shënuar një tentativë për vrasje me paramendim. “Ngjarja e ka zanafillën kohë më parë, vjehrri im u diagnostikua me një masë tumorale. Fillimisht i bënë një operacion për heqjen e kësaj mase dhe pas këtij operacioni, vjehrri im është shtruar disa herë në spital, për shkak të marrjes së infeksioneve të ndryshme gjatë operacionit. Pas gjithë vuajtjeve në spitale, ne e dërguam të afërmin tonë në Turqi, aty ku e ka zanafillën edhe kjo histori”, shpjegon pedagogu Galdini. Sipas tij, gjatë konsultës jashtë, vjehrrit të tij i është rekomanduar kimioterapia me ilaçin e quajtur Avastinë, që jepet nga farmacia e QSUT-së.

    Galdini sqaron se pas shumë përpjekjeve më shumë personale, ata kanë mundur që ta gjejnë këtë ilaç në QSUT, pasi shumë herë iu kishin thënë se këtë ilaç nuk e kishin. Por, Galdini sqaron se më vonë ata do të zbulonin se nga farmacia e QSUT-së në vend të ilaçit Avastinë, iu kishin dhënë versionin Altuzan. “Kur i bëmë analizat vjehrrit në Turqi, mjekët atje nuk i gjetën asnjë gjurmë të ilaçit Avastinë,duke ngritur dyshime se në vend të këtij ilaçi, duhej t’i ishte dhënë ndonjë ilaç tjetër”, sqaron pedagogu i Universitetit “Luarasi”, duke shtuar se drejtoresha e farmacisë spitalore, Narvina Sinani, ka bërë ndërrimin e Avastinës me versionin Altuzan, i cili sipas pedagogut, është një ilaç kriminal, gjë që e vërteton edhe Qendra Kombëtare e Barnave në SHBA (FDA), pasi edhe nga kjo qendër, ky ilaç rezulton si i denoncuar. “Nëse unë kisha mundësi që ta zgjidhja këtë çështje në mënyrë private, çfarë do të ndodhë me ata persona që nuk kanë mundësi që ta zgjidhin çështjen dhe t’i lënë të afërmit e tyre të vdesin si pasojë e mashtrimit, duke përdorur ilaçe që nuk lejohen të përdoren”, shton pedagogu, i cili në fund ka edhe një mesazh për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i kërkuar shpjegime për atë që ka ndodhur dhe spastrim të sistemit shëndetësor nga njerëzit që rrezikojnë jetën e të tjerëve. “Më zhgënjyet shumë që nuk thatë se do të ngrinit edhe Mendjet e Punës, që do t’i nisnin me njeriun”, përfundon mesazhi i pedagogut.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Denoncimi për ilaçet, Galdini: Më kanosën. Shëndetësia: Paraqisni provat e mjekëve turq

    TIRANE- Kërcënohet me jetë Arian Galdini, denoncuesi i skandalit të abuzimit me barnat në QSUT. Pedagogu i universitetit “Luarasi”, nismëtar i forumit “Unë dëshmoj, unë akuzoj” për rastet abuzive në sistemin e shëndetësisë në vend, sipas gazetës Panorama, është kërcënuar pranë banesës së tij në Tiranë.

    Ngjarja e cila tashmë është denoncuar në Policinë e Tiranës, ka ndodhur mbrëmjen e të hënës pranë banesës së pedagogut, në zonën e Freskut në Tiranë. Galdini është penguar të futej në hyrjen e pallatit të tij nga katër persona të panjohur për të, që “i kishin zënë pritë për ta kërcënuar”. Nën kërcënim fizik, duke e kapur edhe në pjesën e fytit, ata i kanë kërkuar të ndërpresë fushatën e tij të denoncimeve, duke i thënë se në të kundërt do ta vrisnin. Faktet në fjalë janë bërë të ditura për organet e rendit mbrëmjen e djeshme, kur Galdini ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë atë që i kishte ndodhur. Në orën 18:00, Galdini njoftoi në profilin e tij në “Facebook” se po denonconte në polici një kërcënim me jetë të bërë ndaj tij.

    “Jam në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të denoncuar kërcënimin me jetë që më është bërë. Shpresoj që edhe mediat të jenë të vëmendshme dhe të ndërgjegjshme e të më mbështesin në këtë moment. Sapo të mbaroj këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të shkruaj sërish. Unë nuk tërhiqem. Beteja vazhdon”, thuhej në shënimin e Galdinit. Më vonë, ai njoftoi publikisht dorëzimin e kallëzimit në Polici, ndërsa shprehu besim se organet e rendit do të punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Prej disa ditësh, Galdini është bërë nismëtar i një forumi qytetar për denoncimin e rasteve abuzive të përdorimit të ilaçeve apo të protokolleve mjekësore në sistemin e shëndetësisë. Rasti i parë i denoncuar prej tij i përkiste një të afërmi të pedagogut, i cili ishte trajtuar për tumor me një medikament të siguruar në farmacinë e QSUT­së në Tiranë. Një analizë e kryer më vonë jashtë Shqipërisë kishte zbuluar se pacienti, nuk kishte asnjë gjurmë të medikamentit të pretenduar në gjak.

    Gazeta “Panorama” kontaktoi me pedagogun Galdini përmes telefonit, pasi ai kishtepërfunduar denoncimin e tij në Drejtorinë e Policisë. Ai në një intervistë për gazetën shpjegoi kallëzimin që ka bërë dhe kërcënimet e presionet për shkak të denoncimeve që ka bërë së fundi për abuzimet në shëndetësi.

    REAGON SHENDETESIA: Z.GALDINI, PARAQISNI PROVAT

    Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje sot pedagogut Arian Galdini të bashkëpunojë për zbardhjen e së vërtetës mbi kurimin e të atit të tij në QSUT. Me anë të një deklarate për shtyp, ministria ka njoftuar sot se “ka ngritur menjëherë një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes. Zv.ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi u takua me z. Galdini, në një përpjekje për të kërkuar bashkëpunimin e tij dhe të familjes, me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku pacienti ishte kuruar, dokumentacion, që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik, apo qoftë edhe i paqenë sipas tij.

    Vetëm duke patur dokumentacionin e spitalit në Turqi, Ministria e Shendetësisë mund të kryente një hetim të plotë dhe shterues mbi trajtimin që pacienti kishte marrë në QSUT, mjekimet e përdorura, cilësinë e barnave, efektet e tyre dhe protokollin e ndjekur nga specialistët shqiptarë, gjë e cila vërtetohet paraprakisht edhe nga rezultatet e analizës nëpërmjet teknikës me markues tumoralë të përdorur për këtë qëllim.

    Kopja e dokumentacionit turk, – thuhet më tej në njoftimin e MSH-së,- ishte mëse e nevojshme për të zbardhur të vërtetën, duke qenë se zoti Galdini në cilësinë e të afërmit të pacientit pretendonte se specialistët turq kishin gjetur anomali në mënyrën e trajtimit të këtij rasti në Shqipëri.

    Pavarësisht premtimit të z. Galdini për të bashkëpunuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ende sot nuk kemi asnjë dokument, asnjë provë, asnjë rezultat analize që të provojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë. Ministria e Shëndetësisë fton edhe njëherë z. Galdini të tregohet bashkëpunues me Ministrinë për të zbardhur të vërtetën, teksa akuzon publikisht mjekët e QSUT-së.

    E nëse arsyeja pse z. Galdini nuk bashkëpunon e nuk ofron një kopje të dokumentacionit që ai pretendon se justifikon akuzat e ngritura është mungesa e dëshirës për të zbardhur të vërtetën, atëherë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të hetojnë deri në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës për këtë rast të bërë publik.”

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    PD: Galdini u kërcënua nga klanet mafioze të Ramës në shëndetësi

    TIRANË – Partia Demokratike ka dalë në mbrojtje sot të aktivistit Arian Galdini, i cili u kërcënua me jete menjëherë sapo denoncoi një rast korrupsioni në shëndetësi e njëherësh, i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë të zbardhin ngjarjen, të gjejnë autorët dhe porositësit, të cilët, sipas saj, gjenden në krye të shëndetësisë.

    Deputetja Nevila Xhindi ka deklaruar sot para mediave se ‘kërcënimi i denoncuesit të korrupsionit, është dëshmi e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit.”

    DEKLARATA E PLOTË E PD

    Kanosja e bërë ndaj aktivistit të shoqërisë civile, Arian Galdini, pas denoncimit të tij publik në lidhje me një skandal të paprecedentë në shëndetësi, është një këmbanë alarmi për shoqërinë dhe vendin.

    Aktivisti i shoqërisë civile solli dëshminë e tij për një rast konkret, tronditës në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, dhe me trajtimin kriminal të pacientëve.

    Galdini solli publikisht fakte dhe argumenta për të mbrojtur pretendimin e tij. Dëshmia publike e aktivistit të shoqërisë civile u pasua fillimisht nga heshtja kriminale e Mininistrisë së Shëndetësisë, e cila nuk bëri asnjë transparencë, asnjë llogaridhënie për akuzën konkrete dhe për rastin konkret, me emra konkretë e rrethana konkrete.

    Heshtja e autoriteteve është sjellje e njohur tashmë e qeverisë Rama, sjellje që ka marrë e merr në mbrojtje skemat korruptive dhe emërimet kriminale.

    Pas denoncimit publik me fakte e argumenta, sipas një mekanizmi mirëfilli mafioz, vjen kërcënimi me jetë i denoncuesit, i personit që pati kurajon të zbulojë të vërtetën dramatike të gjëndjes skandaloze, abuzive, të përfitimit kriminal financiar në kurriz të qytetarëve.

    Kërcënimi i denoncuesit është dëshmi e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit. Kjo skemë, jo vetëm ka uzurpuar shërbimet dhe të gjitha burimet financiare, por tenton të mbyllë edhe gojën e atyre që dëshmojnë, që akuzojnë me fakte.

    Partia Demokratike e dënon kërcënimin e bërë ndaj z. Galdinit dhe i kërkon Policisë dhe Prokurorisë ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen, të gjejnë autorët dhe porositësit, të cilët gjenden në krye të shëndetësisë.

    Ne inkurajojmë cdo përpjekje të shoqërisë civile e të qytetarëve, për të denoncuar e dëshmuar për korrupsionin dhe kapjen e shëndetësisë nga mafia pranë Edi Ramës.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    "Do përfundosh si Sokol Olldashi"

    Dje gjatë takimit me qytetarët, që ishin mbledhur për të denoncuar rastet e hallakatjeve nëpër dyert e spitaleve, Arian Galdini, denoncon edhe shantazhin që i është bërë një ditë më parë.

    Galdini ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën, ku i thuhet se do të përfundojë si ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

    Galdini: Mesazhi i fundit që kam marrë mbrëmë ishte se do të përfundosh si Sokol Olldashi.

    Por unë po ju them (preket kthehet me shpinë nga njerëzit me lot sy), unë nuk kam makinë, unë eci në këmbë.

    Jam çdo ditë në këmbë në rrugët e këtij qyteti. Kushdo që mendon se unë do të kem fatin e cilit do që ka ikur nga kjo jetë, ja ku jam dhe kur të dal nga kjo derë do dal në këmbë.

    Edhe kur të shkoj nesër në punë tek studentët e mi do shkoj prap në këmbë. Kur të shkoj të takoj tim bir do të shkoj prap në këmbë.

    Ju sfidoj, por nuk ju lejoj ta mbysni këtë zë. Nuk ju lejoj sepse nuk dua që qytetarët e vendit tim të ndihen përfundimisht të pashpresë.

    Arian Galdini ka bërë kallëzim për kanosje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe paralajmëron se, beteja nën moton: ‘Unë Dëshmoj, Unë Akuzoj’, vazhdon. "Do të ngremë zërin për një Shëndetësi të Mbrojtjes së Jetës dhe Dinjitetit Njerëzor.”

    Shekulli

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Mos u bini n'qaf kot qelborilindasve...

    Ata e kan shume merak shndetin e qytetarve shqiptar...
    Per t'sheru shqiptart baba i Tahirit fuste edhe ilace kondrabande....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Bravo pedagogut per qytetarine e tij. Me behet qejfi qe ne Shqiperi gjen qytetare qe dine jo vetem te qahen per problemet e jetes se tyre, por dine edhe ti denoncojne, e kerkojne llogari shtetit, detyra e te cilit eshte te punoje per llogari te qytetarit.

    Problemi kryesor i atij vendi eshte se qytetaret si puna juaj numerohen me gishtat e njerez dore.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2015 më 15:49

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Kur lexoj kete rast me "vin" ndermend tre mendime (edhe se kur lexon çdo deklarat te PD dhitet çdo llogjike mendimi o arsyetimi) :

    1) Bravo i qofte,po ben diçka qe shume veta nuk kane kurajo dhe etike qe ta bejne,po ben diçka per te gjithe...(ne qofte se eshte e vertete...kurajo dhe etika e ketij personi)

    2) ç'te duhet a derzi...

    3) Ky duhet arrestuar e denuar me burg,sepse eshte i vetmi o nga te paktet qe ben nje denoncim te tille. Ne ate vend,qe te funksionoje drejtesia duhet filluar nga personat e vetem o te paket (e filloi njeçik Edi Rama me energjine,ku arrestonte "te paktet" o ata qe vidhnin me pak,por nuk pati sukses se ka akoma njerez qe e paguajne energjin..) Eshte dhe me e lehte per drejtesine te arrestosh psh., nje infermiere,nje mesues,nje gjykates,"nje kolonel helikopteresh" te pakorruptuar,sepse jane me kokrra,o me numura;ke dy.tre ne Tirane,nje ne Shkoder e nje ne Vlore,dhe ke shume qytete ku nuk ke asnje...,sesa te mundohesh me pjesen me te madhe qe eshte afersisht tèresia.
    Perveç shpenzimeve pa fund,ka dhe nje efekt pozitiv per vet politikanet,nuk mund te arrestosh o denoncosh asnje politikan,se nuk egziston kjo pakice.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Dhunohet Arian Galdini, denoncoi mafien e ilaçeve dhe Narvinën e QSUT për vrasje me paramendim -

    Mafia e ilaçeve ka goditur dje Arian Galdinin, veprimtarin e shoqërisë civile. Rreth 24 orë pasi mori një kërcënim me jetë në aparatin celular, Galdini mësohet se është sulmuar dje fizikisht nga segmente të mafies së ilaçeve që kanë kapur QSUT dhe që shfrytëzojnë mizorisht pacientët që luftojnë me jetën. Ditët e fundit, Galdini ka ndërmarrë një nismë qytetare për të denoncuar një skandal në QSUT, të cilin ai e konsideron si vrasje me paramendim. Galdini akuzonte farmacisten në QSUT, Narvina Sinani, e cila sipas tij, ka mashtruar pacientët që trajtohen me kimio-terapi, duke u injektuar ujë apo solucione të tjera, në vend të ilaçit të shtrenjtë, ilaç i cili u shitet pacientëve të tjerë. Galdini ka denoncuar një rast konkret, ku viktimë ishte një i afërm i tij, por menjëherë është përballur me kërcënime me jetë. Megjithatë, Galdini ka deklaruar se nuk tërhiqet, ndërsa fushatën denoncuese e kulmoi dje në Tirana International, me forumin publik: “Unë Dëshmoj, Unë Akuzoj”. Ideja e takimit ishte që të zbulohen raste abuzimi, që nuk janë të pakta. “Nëse mblidhemi bashkë, bëhemi një për t’u dëgjuar sa më shumë”, tha Galdini. Ai kërkoi nga gjithë pjesëmarrësit që mos të flitej për çështje politike. “Nëse kjo kthehet në çështje politike, unë largohem që këtu. Kjo nuk është as një fushatë kundër doktorëve. Duhet kuptuar se nuk është faji i mjekëve, por faji i sistemit”, u shpreh Arian Galdini. Në takim, Galdini tha se ishte kërcënuar se do të përfundonte si Sokol Olldashi. Por, menjëherë pas mbarimit të aktivitetit, Galdini është përballur me katër persona, të cilët fillimisht e kanë sulmuar verbalisht dhe më pas fizikisht. Për ngjarjen në fjalë është vënë në lëvizje edhe ambasada amerikane në Tiranë. Përfaqësues të ambasadës kanë shprehur shqetësimin për ngjarjen, ndërsa kanë kërkuar ndjekjen e saj me përparësi. Siç dihet, Galdini ka mbaruar studimet në Harvard dhe ka një lidhje të ngushtë me SHBA. Ndërkaq, Galdini ka shkuar menjëherë në polici për të denoncuar dhunuesit dhe kërcënuesit. “Ndërkohe jam në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të denoncuar kërcënimin me jetë që më është bërë. Shpresoj që edhe mediat të jenë të vëmendshme dhe të ndërgjegjshme e të më mbështesin në këtë moment. Sapo të mbaroj këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të shkruaj sërish. Unë nuk tërhiqem. Beteja vazhdon”, ka shkruar Galdini.

    Sot
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Çfarë akti kriminal, nuk gjen fjalët e duhura për të shprehur neverinë dhe vrerin ndaj këtyre gjesteve kafshërore. Ashtu siç e thotë edhe profesori në shkrimin e tij, mirë se ka njerëz të cilët kanë mundësi logjistike të zbulojnë dhe shkojnë problemit deri në fund por ça do bëhet me neve që jemi të mjerë dhe na shesin sapunin për djathë. Të luash me jetën e njerëzve, të bësh tregti të pandershme me të sëmurët, ky është kulmi i materializmit, edhe kafshët se bëjnë diçka të tillë. Banditët e ppsh ja paskan dërguar profesorit të shkretë një tufë me zabitër për ti bërë pusi tek dera e pallatit dhe pasi e kanë zënë për fyti ja kanë bërë të ditur se çfarë do e presë nëse merr nëpër gojë mëmën parti.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Pedagogu: Mjekët e QSUT tentuan të më vrisnin me paramendim vjehrrin e sëmurë

    Shtohet skandali për ministrin Beqaj, a do japi dorëheqjen??
    standartFebruary 4th, 2015

    ilir Beqaj ndodhet kohët e fundit në një furtunë kritikash dhe jo vetëm nga opozita apo kundërshtarët. Tashmë atë po e sulmojnë edhe të vetët. Pa lënë mënjanë debatin e madh për testimin e mjekëve që ka hasur në kundërshtime të forta (dhe që me shumë gjasa do të dështojë), kur nuk mungojnë ankesat e qytetarëve për mungesa ilaçesh dhe shërbimit, pas skandalit të videos së të rinjve në QSUT, tashmë kanë dalë në dritë afera të tjera. Ndaj tij vijnë akuza për korrupsion dhe konflikt interesi.

    Konflikt interesi ne importin e barnave?
    Porsa u përket ilaçeve ishte drejtoresha e Farmacise se QSUT, Nervina Sinani që u akuzua fillimisht nga Arian Galdini për mosdhënie të barit të quajtur Avastinë. Ai hodhi dyshime se ilaçi i dhënë prej saj nuk kishte bërë asnjë efekt tek i afërmi i tij i sëmurë. Ajo që del në dritë tashmë është se Nervina Sinani është mbesa Kastriot Zotos, kryetar i shoqatës së importuesve të barnave si dhe një prej grosistëve më të mëdhenj të ilaçeve nga jashtë. A është ky një konflikt interesi?

    Tenderi për helikopterin
    “Ministria e Shëndetësisë… ka përcaktuar parametra të atilla që mund t’i përshtateshin vetëm mjetit të piketuar apo të rënë dakord që më parë. E thënë shkurt, tenderi duket një maskim “ligjor” për një blerje të drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar. Një helikopter akull i ri nuk vjen dot për 30 ditë; ndërkohë që detaji “i pafajshëm” se mjeti mund të jetë edhe “paksa” i përdorur me deri 50 orë fluturimi (!), duket se e vë gishtin direkt mbi mjetin që duhet blerë. Kritere të tilla kaq specifike në një tender të hapur mbajnë erë më të rëndë se tualetet e spitaleve.”, shkruajti Dita duke iu referuar ankesave të dy firmave të tjera të mirënjohura që u skualifikuan nga gara dhe që kanë denoncuar në ambasadat përkatëse, atë amerikane dhe atë italiane hilet që sipas tyre ministria ka bërë në këtë tender. Në bazë të këtyre ankesave qëndron fakti se ministria e Ilir Beqajt e kishte paracaktuar me kohë fituesin duke vënë parametra që i plotësonte vetëm njëra kompani, “Airbus Helicopter”, që fitoi edhe tenderin.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •