Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,036
    Postimet në Bllog
    22

    Vlorë: Zbulohet laboratori i paketimit të hashashit

    Laboratori i drogës në Novoselë, policia zbardh detaje nga operacioni (Fotot)

    Emri:  droga-e-kapur-ne-novosele.jpg

Shikime: 1671

Madhësia:  37.7 KB
    Droga e sekuestruar ne Novosele

    UPDATE/ Zbardhen detaje nga operacioni “Mifoli”, finalizuar me sekuestrimin e nje laboratorit ne Novosele te Vlores dhe kapjen e nje sasie prej 103 kg marijuane brenda tij.

    Droga e kapur në laboratorin e Novoseles, në Vlorë dyshohet se do të trafikohej ne Itali.

    Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është e cilësisë së mire dhe vlera e saj ne treg mund të arrijë mbi 100 mije euro.

    Policia ben me dije se nga kontrolli i banesës së shtetasit Agron Velaj është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
    -103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;

    -1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

    -Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe automjeti tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C

    automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY

    automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A.

    Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

    Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme” thuhet në një deklaratë të policisë.

    Emri:  mifol-474x355.jpg

Shikime: 1145

Madhësia:  41.4 KB

    ***

    Laboratori u zbulua mbremjen e se merkures. Burime nga policia e Vlorës bënë të ditur për “Panorama Online” se gjatë operacionit të koduar “Mifoli” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike si dhe laboratori ku ajo paketohej.

    Mësohet gjithashtu se gjatë aksionit janë gjetur mbi 150 kg marijuanë, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar për tu pyetur.

    Policia ben te ditur se ka shpallur ne kerkim pronarin e baneses ku ishte vendosu laboratori, Agron Velaj, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes sapo kishte pare uniformat blu t’i afroheshin zones.

    Panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vlorë: Zbulohet laboratori i paketimit të hashashit

    Panorama ja fut kot,kur thote laborator.
    Vendi ku eshte gjetur hashashi nuk eshte dhe nuk mund te quhet laborator,eshte thjesht nje dhome me nje
    prese hidraulike.Aty nuk krijohet droge sintetike ,nuk krijohet heroine, extazi, kokaine,Pcp, etj.Nuk ka pajisje laboratorike
    si ballona qelqi epruveta,banjomari,llampa,peshore te vogla, etj
    Dyqanet qe shesin materiale shirita ngjites,scotch,natriban,ngjites hidraulik duhet te gjitha
    te jene te pajisura me videokamera.
    Nje menyre per te kapur gjithe keto maskarenjte eshte te shikosh regjistrimet e videokamerave
    se kush blen ne dyqan shirita ngjites.
    Te dyshimtet dhe pisat mund te identifikohen kollaj nga policia pasi trafikantet 99% jane vete
    perdorus droge dhe dallohen menjehere nga fytyra.
    Aq mjafton,nga fytyrat gjen emrat e tyre,targat e makinave qe perdorin dhe ku banojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 29-01-2015 më 23:08
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,760

    Për: Vlorë: Zbulohet laboratori i paketimit të hashashit

    Duket qe ka filluar trysnia nga jashte.Duhet si fushate;"Ti kapim vete se na gjeti belaja me policite e huaja.Kapja e nipit na prishi pune,te bejme te pakten sikur i kapim veté se do na kapin dhe ne bashke me Nexhmijen".

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •