Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Embargoja ruse mbi grurin, Panariti: Do të marrim masa lehtësuese



    Rritja e tarifave të eksportit të grurit nga Rusia ka detyruar ministrinë e Bujqësisë të hartojë një plan masash me qëllim parandalimin e çmimit të bukës. Pas një takimi me importuesit e grurit, Ministri Panariti renditi në mes të opsioneve: mbledhjen e rezervave disamujore pa hyrë në fuqi tarifat e reja nga Rusia, krijimin e lehtësira fiskale për produktin apo mbajtjen të qendrueshëm të kursit të këmbimit të dollarit me lekun.
    “Sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 mln ton.
    Kjo është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat ne nuk kemi cfarë t’i bëjmë, kryesorja është se cfarë do bëjmë ne për të kundrabalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezerva stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale. Kjo është një sfidë e jona, por edhe e kërkesë ofertës.
    Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta perimeve por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore.”

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Dollari dhe taksa “Putin” ngrenë çmimin e grurit, tregtarët te Panariti

    “Hiqni TVSH-në e importit ose rritet buka”

    2014-n – Rreth 49.2% e grurit në vitin 2014, erdhi nga Rusia; 27.8% nga Serbia, 6.06% nga Italia, 16.8% nga vendet e tjera
    2004 – Në vitin 2004, është importuar sasia më e madhe e grurit dhe përzierjes grurë-thekër që arriti në 354 617 ton
    2013 – Në 2013-n u importuan 254 228 tonë grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një çmim mesatar vjetor 33620 lekë/ton (320 dollar/ton)
    Efekti - Në pikat e shumicës, 1 kv miell kushton 200 deri në 400 lekë më tepër se në dhjetor 2014
    Rusia – Taksa suplementare ruse 35 euro/ton do të sjellë një rritje minimalisht 15 për qind
    Kursi – Importuesit propozojnë që kursi i konvertimit të miellit lek/USD, të mbahet i kontrolluar

    Zamir Alushi

    Panariti me importuesit e miellitForcimi i dollarit rrit çmimin e grurit dhe të miellit, ndërkohë që një taksë ruse mbi eksportet e drithërave, që hyn në fuqi më 1 shkurt, pritet t’i shtrenjtojë akoma më shumë këto produkte. Sipas përfaqësuesve të industrisë së miellit, të cilët u takuan dje, me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, për shkak të ndryshimit të kursit të dollarit, gruri gjatë janarit ka kushtuar më tepër se e njëjta sasi e importuar në muajin dhjetor. Megjithëse Panariti u shpreh se “praktikisht në vend nuk ka rritje të çmimit të miellit dhe të bukës”, konstatohet se në pikat e shumicës në kryeqytet, 1 kuintal miell kushton 200 deri në 400 lekë më tepër se në muajin dhjetor. Taksa suplementare ruse 35 euro/ton do të sjellë një rritje, minimalisht në masën 15 për qind. Në këto kushte, edhe rritja e çmimit të bukës do të ishte e pashmangshme.

    Masa që të mos ndryshojë çmimi

    “Ne duhet të jemi të kujdesshëm për t’u dalë para fenomeneve, të mos kapemi nga situata të papëlqyera dhe do të marrim të gjitha masat e duhura për të mos ndryshuar çmimin e miellit, për pasojë edhe çmimin e bukës që është artikulli më i konsumuar nga shqiptarët”, tha ministri Panariti. Arsyeja e takimit me përfaqësuesit e industrisë së miellit kishte të bënte me ndryshimin e koniunkturave ndërkombëtare të tregtisë së miellit, duke u nisur nga fakti që për arsye të ndryshme, disa eksportues të ndryshëm të miellit, sikurse është Rusia, po aplikojnë tarifa suplementare për miellin e eksportuar. Duke qenë se Rusia konkurron me çmim, sasitë më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton te ne rreth 140 mijë tonë në vit, kur prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 milionë tonë”, deklaroi Panariti. “Nga ana tjetër, u diskutua edhe një situatë e disfavorshme në kuptimin e eksporteve dhe importeve të miellit përballë rritjes së dollarit, pasi ju e dini se mielli në bursë është i kuotuar me dollarë, blerja bëhet me dollarë dhe ngritja e dollarit është në disfavor të sasive të importuara”, tha Panariti. Lidhur me masat që priten nga qeveria, Panariti tha se, u diskutua me përgjegjshmëri me importuesit për të frenuar rritjen e çmimit të miellrave. “Praktikisht në momentin që flasim nuk kemi asnjë rritje të çmimit të miellrave apo të bukës, por ne duhet t’u dalim përpara situatave”, deklaroi ministri i Bujqësisë. Së pari, tha Panariti, duhet të rritet rezerva stok e miellit. Praktikisht, tregtarët kanë një rezervë stok mielli, prej një muaji furnizim të pandërprerë, por dje u diskutua që kjo rezervë të shkojë një dy ose tre muaj, në mënyrë që të futet në treg një sasi mielli, që të balancojë një rritje të mundshme në tregjet ndërkombëtare.

    Kërkesat e prodhuesve të miellit

    Në takim u prekën edhe opsione të tjera, që duhet të marrin edhe pëlqimin e ministrit të Financave, për sa u përket lehtësive fiskale për miellin e importuar. Megjithëse qeveria nga data 1 janar 2015 ka hequr doganën për importet e miellit dhe grurit, përfaqësuesit e kësaj industrie kërkojnë heqjen e përkohshme të TVSH-së. Ky përjashtim, sipas tyre, duhet të jetë deri në periudhën kur të fillojnë korrjet e reja. Vetë ministri Panariti u tregua i rezervuar për këtë kërkesë. “Ne kemi disa opsione, që unë nuk do të nxitohem për t’i bërë publike, për arsye sepse na duhet të diskutojmë fillimisht edhe Ministrinë e Financave, natyrisht edhe me sistemin bankar të vendit për të bërë një hap të pjekur dhe të mirëbalancuar”, tha Panariti. Një propozim tjetër që u bë ishte për kursin e konvertimit të miellit lekë / dollarë, i cili mund të mbahet në mënyrë të kontrolluar. Sipas Panaritit, kjo ide mbetet për t’u diskutuar edhe në nivel të organizmave financiarë të vendit. Ministri Panariti foli gjithashtu edhe për paketën e njehsuar të standardeve të miellrave dhe drithërave midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ai konfirmoi se: “Prodhuesit e miellit më garantuan edhe njëherë që mbështesin përfundimisht paketën, këtë përkrahje e pata edhe nga prodhuesit e miellit të Kosovës, në këtë mes ne ndodhemi në kushtet e njësimit të plotë të standardeve të cilësisë dhe të sigurisë të miellit”.

    Shqip

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Ministria duhet te gjeje burime tregetare ne Europe qe shesin miell gruri me cmim te lire
    Kjo mund te coje ne kosto te ulet te prodhimit te bukes dhe cmime te arsyeshme.kjo mund te
    parandaloje rritjen e cmimeve.
    Importi i grurit vjen me shpenzime shtese ne energji elektrike dhe operacione bluarje pastrim
    qe do behen ne shqiperi dhe rrisin koston e miellit.
    Me mire evitoje fare importine grurit kokerr dhe blej miell gruri safi dhe mund te te dali hesapi qe me mire
    blejj miell se sa grure.
    Mund te kerkohet te blehet miell ne Greqi Moldavi,Rumani qe jane afer dhe cmimin mund ta kene shume te lire.
    Ministria e bujqesise duhet te kerkoje per cmimet e miellit ne vendet fqinj dhe te beje pazar.
    Grure nga Rusia vjen me shpenzim shume te larte ne transport sepse eshte shume larg.
    Rusia eshte vete ne krize ne ekonomi dhe nuk besoj qe te shese grure me cmim te lire.
    gabimi i Ministrise se Bujqesise eshte qe shkon dhe troket ne dyer ministrie ne Rusi dhe gruri ofrohet
    me cmim te larte sepse ashtu i intereson shtetit rus.Ministria duhet te lidhet me biznesmene fermere privat
    qe ne qofte se do tu ofrohet blerje ne sasi te medha mund ta blesh kuintalin e grurit(100 kilogram)
    me cmimin e nje camcakizi 50 qindarka, lol.Mund te gjesh bujq private qe e shesin grurin sikur te ishte rere plazhi, lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Embargoja ruse mbi grurin, Panariti: Do të marrim masa lehtësuese



    Rritja e tarifave të eksportit të grurit nga Rusia ka detyruar ministrinë e Bujqësisë të hartojë një plan masash me qëllim parandalimin e çmimit të bukës. Pas një takimi me importuesit e grurit, Ministri Panariti renditi në mes të opsioneve: mbledhjen e rezervave disamujore pa hyrë në fuqi tarifat e reja nga Rusia, krijimin e lehtësira fiskale për produktin apo mbajtjen të qendrueshëm të kursit të këmbimit të dollarit me lekun.
    “Sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 mln ton.
    Kjo është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat ne nuk kemi cfarë t’i bëjmë, kryesorja është se cfarë do bëjmë ne për të kundrabalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezerva stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale. Kjo është një sfidë e jona, por edhe e kërkesë ofertës.
    Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta perimeve por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore.”

    ORA NEWS
    Ministri thote qe nuk kam cfare ti bej sepse tarifat i ka ne dore rusi.
    Po ti si minister cfare ke ne dore?
    Ke ne dore aftesite e tua per te ulur pazarin ose per ta prishur pazarin fare dhe adio.
    Te blesh me cmim te larte 340 dollare toni eshte pazar shume i keq,biznes i keq.
    Pse nuk ben pazar me rusin qe te besh tregeti me bartering,shkembim mallrash dhe jo mall me para.
    Rusi te jep grure ti jepi ca teprica ne magazine patate apo molle dhe zbut nje cike pagesen ne dollare,
    ose dergoji ca vagona me krom lol dhe e merr grurin pa paguar nje cent.
    Dergoji nje vapor me krom dhe i kursen edhe buxhetit te shtetit.E merr grurin pa paguar asgje.
    Dergoji edhe ndonje nendetse nga ato te Vlores,nendetse qe rrijne kot sepse ruset i kane qef shume ato nendetset
    dhe ku i dihet mund te kesh furnizim me grure falas per 5 vjet.
    Ministri duhet te jete me krijues/kreativ qe ti kurseje dineros shtetit.
    Dergoji Putinit ne nje kuti te bukur nje shishe raki rrushi dhe nje shishe konjak skenderbe dhe ta shikosh sa se shpejt do bjere cmimi i grurit lol
    Ose thuaji Edit te beje nje rruge ne rusi dhe flase me Putinin te ule cmimin.
    Buka gruri eshte artikulli ushqimor qe konsumohet me shume ne Shqiperi dhe
    Ministri i Bujqesise duhet te tregohet shume strikt dhe agresiv qe te marre cmimin me te ulet a ka mundesi 1 cent/kuintali?
    Sepse oferta e blerjes eshte ne sasi shume te madhe ,do blehet nje vapor me grure,dhe me cmim te ulet i kursen shtetit dhe mban cmimin e bukes te ulet
    i kursen para edhe popullit.
    Po e bleve grurin shtrenjte,populli do e bleje buken shtrenjte do ngelet pa leke dhe nuk do paguaje elektrikun,lol
    Enveri ishte artist per ta marre grurin falas nga rusi....... me cfare????? Pergjijgja; me komplimente dhe me nje buzeqeshje lol.
    Dhe Rusi dergonte vaporat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-01-2015 më 19:18
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Po te ishte Naimi gjalle do t'ja ndryshonte titullin poezise,do ta bente;Bageti e Leje Ndertimi.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Serafim leri llogjet me Naimin,merr telefonin dhe telefono Kinezet te dergojne ca vapora me grure.

    Sikur Rama ti tregoje kinezeve qe ka blere grure me 320 dollare /toni,kinezet do fillojne te qeshin HA HA HA
    sepse kinezet e shesin 1 ton grure per 99 cent lol.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-01-2015 më 19:34
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Serafim leri llogjet me Naimin,merr telefonin dhe telefono Kinezet te dergojne ca vapora me grure.

    Sikur Rama ti tregoje kinezeve qe ka blere grure me 320 dollare /toni,kinezet do fillojne te qeshin HA HA HA
    sepse kinezet e shesin 1 ton grure per 99 cent lol.
    Ti telefonosh ruseve dhe kinezeve per vaporat me grure eshte kollaj,ti telefonosh qe te sjellin fusha ku te mbillet gruri eshte e veshtire. (Se nuk pranojn as shkembimin fusha per te mbjelle me leje ndertimi ).

    Problemi eshte: 1) Ne ate vend nuk mbillet asgje.2) Ne ate vend nuk gjen as njerez qe duan te mbjellin.3) Ne ate vend;edhe sikur te duash te mbjellesh,edhe sikur te gjesh njerez qe duan te mbjellin...NUK KA ME FUSHA SE KU TE MBJELLESH.

    Ato vende qe dikur quheshin toka buke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-01-2015 më 19:56

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    kesaj i thone te te mbaje rusi dhe serbi me buke :P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    Qesharake..., Italia e ble drithin me flori dhe vete e shet shqiptarit...
    O mendje o mendje!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëri: Embargoja ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

    971.5 ton ne dite konsumuar ne 2014
    pjestoje me 3.19 million(popullsia e Shqiperise ne 2014)
    i del 304 gram grure per person ne dite.
    Sa eshte sasia e bukes ne gram qe mund te besh me 304 gr grure?
    Nuk e di......
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •