Po pse o njeri!!
A cohet ne shtepi leku i helmit??
A blihet buke per fmit me lekun e helmit??
Me mire buken thate e shpirtin e paster!!!
............
Qelborilindas, vazhdoni punen" ju...
Po pse o njeri!!
A cohet ne shtepi leku i helmit??
A blihet buke per fmit me lekun e helmit??
Me mire buken thate e shpirtin e paster!!!
............
Qelborilindas, vazhdoni punen" ju...
paqen, e sjell vetem drejtsia
pranvera bica (31-01-2015)
Po he mo Keno dhe ka faj qeveriu pastaj...
Helikopteri me drogë, piloti mbante 2 familje me 50.074 mijë lekë rrogë
TIRANE - Majori i FA-së, që aktualisht shërbente si instruktor pilotimi në bazën e Farkës, përveç se një emër i spikatur në FA, ishte edhe një person me probleme të shumta familjare. Në një vendim gjykate, të zbardhur të divorcit të viktimës me gruan e parë dhe detyrimet që kërkonte ish-bashkëshortja për ushqimin e fëmijëve, kanë bërë që gjykata të dokumentonte ndër vite rrogën e majorit, i cili humbi jetën aksidentalisht në Malaga të Spanjës, teksa pilotonte një helikopter me drogë.
Përveç kalvarit të përballjeve në gjykatë, të viktimës së tri ditëve më parë, mësohet se në fakt, ai që hynte te krenaria e FA, rrogën më të lartë, e kishte marrë në një periudhë të vitit 2013, ku iu kishte shtuar me 3000 lekë, ndërsa ai ishte martuar sërish dhe nga martesa e dytë kishte edhe një fëmijë tjetër. Megjithatë majori kishte shkuar disa herë në gjykatë, pasi ish-gruaja i kërkonte shtimin e detyrimit, sa herë ajo pretendonte se atij iu kishte rritur rroga, fakt që gjykata, në një vendim të 2013-ës e ka kundërshtuar, pasi ish-gruaja kishte vendosur të mos punonte, ndonëse ishte me arsim të lartë.
Referuar të dhënave që vijnë nga miq të afërt të majorit Feka, bëhet me dije se ai kishte jetuar në Kinostudio dhe prej pak javësh ishte zhvendosur në një shtëpi me qira në zonën e Kombinatit. Me gruan e dytë, E.F. majori kishte patur dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ku sipas të dhënave mësohet se djali i ka ndërruar jetë.
Majori, 18 vjet në radhët e ushtrisë
41-vjeçari që humbi jetën në Malaga, teksa pilotonte një helikopter me rreth 1 ton drogë, që dyshohet se vinte nga Maroku, gjendet në radhët e Ushtrisë që prej 18 vitesh. Nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se Feka ka kryer me sukses të lartë trajnimin disa mujor në Itali për helikopterët.
Më pas bashkë me 12 pilotë të tjerë të Ushtrisë ka qenë në trajnim në ‘Mbretërinë e Bashkuar’ ku janë trajnuar për të fluturuar me instrumente. Pas këtij trajnimi disa mujor, Sokol Feka është në mesin e pilotëve të trajnuar në Francë për helikopterët e rinj, ‘COUGAR’, ku është stërvitur për të pilotuar ato në kohë të ndryshme. Ndërsa në vitin 2009 është graduar me gradën Major dhe kryente detyrën e instruktorit.
Përveç trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, mësohet se Sokol Feka ishte ndër personat që fluturuan në vitin 2011 në zonat e Veriut të vendit, për të ndihmuar personat e izoluar. Konsiderohej si një prej pilotëve më të mirëtrajnuar për situata të vështira natyrore. Madje në bazë të dokumentacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, emri i tij radhitej ndër emrat që u falënderuan publikisht për misionin e vështirë të evakuimit të banorëve të izoluara, nga ish-Ministri i asaj kohe, Arben Imami.
Gjoba, Feka, në 2007 u dënua me 60 mijë lekë gjobë
Mosparaqitja në repartin Ushtarak në kohën e duhur, i ka kushtuar një dënim prej 600 mijë lekë të vjetra për pilotin Sokol Feka. Ky dënim është dhënë nga seksioni ushtarak i Gjykatës së Tiranës, e cila në 9 nëntor 2007 ka shpallur fajtor ushtarakun Feka. Ky i fundit ka marrë një lejë 10 ditore por më pas nuk është kthyer në repart, duke mos njoftuar dhe vetë eprorët e tij. Nisur nga kjo situatë juristja e regjimentit të Helikopterëve i është drejtuar me një kallëzim, prokurorisë së Tiranës e cila pas kryerjes së verifikimeve ka ngritur akuzën e “Mosparaqitjes në repart të oficerëve aktivë”.
Gjatë marrjes në pyetje Feka ka argumentuar se nuk ishte paraqitur në repart për shkak se kishte shumë sëmurë babanë e tij,i cili pas disa ditësh kishte ndërruar jetë. Për pasojë ai ka shtuar se ka kryer dhe ceremoninë e varrimit dhe më pas është kthyer në regjiment.
Gruaja e pilotit me biznes për larjen e tapetave
Eriola Feka, bashkëshortja e dytë e pilotit të regjimentit të helikopterëve rezulton të ketë një kompani private të pastrimit të tapetave. Nga sa mësohet kompania quhen “Jon” dhe se është në emër të gruas së ushtarakut të rrëzuar në Spanjë me helikopterin e mbushur me 1 ton drogë. Objekti i kësaj kompanie është “Pastrim moketesh,tapetesh, dysheme,xhama në zyra dhe shtëpi”. Ndërkohë nga sa mësohet kompania kishte lidhje dhe me disa kazino në Tiranë, ku lante tapetat. Mendohet se pikërisht në këto kazino, Sokol Feka, të ketë rënë në kontakt për transportimin e drogës nga Maroku në Spanjë.
Shqiptarja
Ja lëvizjet e majorit shqiptar, në 7 muaj drejt Romës e Mynihut
TIRANE - A1Report zbardh lëvizjet jashtë vendit të majorit shqiptar Sokol Feka, i cili tre ditë më parë humbi jetën në Spanjë teksa i përfshirë në veprimtari të paligjshme drejtonte një helikopter me drogë nga Maroku drejt Spanjës. Feka në 7 muaj rezulton të ketë dalë jashtë Shqipërisë 4 herë duke udhëtuar nga Rinasi drejt Romës në 3 raste dhe në një tjetër udhëtim ka pasur si destinacion Gjermaninë duke zbritur në Mynih.
Ja hyrje-daljet e majorit, në 7 muaj 4 herë jashtë
Majori i ushtrisë shqiptare Sokol Feka i përfshirë në trafikun e drogës me helikopter nga Maroku drejt Spanjës rezulton të ketë udhëtuar jashtë Shqipërisë 3 herë të tjera prej vitit 2014. Udhëtimi i fundit që i mori jetën, daton më 20 janar, që i bie të jetë udhëtimi i katërt në harkun kohor të një viti jashtë vendi.
Këto udhëtime janë dokumentuar dhe A1Report ka mundur të mësojë se Feka në një nga lëvizjet jashtë vendit Feka ka deklaruar se shkuar për kurs trajnimi në Gjermani sëbashku me disa kolegë dhe 2 herë të tjera për turizëm me qëndrim të shkurtër drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
A1Report sjell detaje nga lëvizjet e Fekës jashtë vendit.
Dalja e parë e tij daton më 15 qershor të 2014-ës nga aeroporti i Rinasit drejt Romës për t’u kthyer më 23 korrik 2014 nga Roma në Tiranë.
Në daljen e tij të dytë Feka përdor të njëjtin itinerar.
Më 21 shtator 2014 del nga Rinasi me destinacion Romën dhe kthehet nga Roma drejt Tiranës pas 9 ditësh, më 30 shtator.
Më 16 nëntor 2014 piloti Feka doli nga Shqipëria me destinacion Mynihun, ndërsa është kthyer më 20 dhjetor nga Roma.
Më 20 Janar Feka do të kalonte për herë të fundit kufirin me fluturimin ajror drejt Romës, udhëtim nga i cili nuk u kthye kurrë pasi gjeti vdekjen, ndërsa trupi i tij ndodhet në mjekësinë ligjore spanjolle.
A1Report ka mundur të sigurojë dhe informacionin për një hyrje në vitin 2013 të pilotit Sokol Feka nga Turqia në atdhe, ndërsa ende nuk ka të dhëna për daljen e tij përgjatë këtij viti.
Majori shqiptar ishte me lejen e zakonshme, doli pa autorizim nga Shqipëria
Një ditë më parë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Jeronim Baze deklaroi se majori shqiptar ishte pajisur me lejen vjetore nga datat 12- 30 janar, por dalja e tij jashtë Shqipërisë më 20 janar ishte kryer pa leje.
Burime për A1Report thanë se kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi veprimtarinë ilegale të pilotit Feka, i cili ka lëvizur disa herë jashtë Shqipërisë.
Majori humbi jetën në Spanjë, pilotonte avionin me 1 ton hashash
Piloti i Forcave të Armatosura me eksperiencë prej 18 vitesh humbi jetën 3 ditë më parë teksa drejtonte një helikopter të paregjistruar nga Maroku drejt Spanjës të ngarkuar me 1 ton hashash. Sipas autoriteteve spanjolle helikopteri u rrëzua pas përplasjes me një shtyllë elektrike, për t’iu shmangur ndjekjes nga garda spanjolle. Me Fekën udhëtonte dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, teksa dyshohet se ai është një shtetas grek.
A1 Report zbulon hyrje/daljet e pilotit Sokol Feka
Sokol Feka ka dalë më 15 Qershor 2014, ka hyrë në 23 Korrik 2014
Sokol Feka ka dalë më 21.09.2014, ka hyrë më 30.09.2014
Sokol Feka ka dalë më 16.11.2014, ka hyrë më 20.12.2014
Sokol Feka për herë të fundit ka dalë nga Shqipëria më 20 Janar 2015
Shqiptarja
Major Sokol Feka, nga heroi i grave shtatzëna në helikopterin me drogë
TIRANE - Major Sokol Feka i cili prej ditës së djeshme është diskutuar në media për përfshirjen në helikopterin e drogës të rrëzuar në Spanjë, nuk është i panjohur për publikun.
Tri vite më parë ai është konsideruar si një nga heronjtë që ka ndihmuar në evakuimin e të sëmurëve, grave shtatzëna, të moshuarve dhe fëmijëve në kohën kur zonat veriore, verilindore dhe juglindore kishin mbetur të bllokuara nga dëbora.
Feka së bashku me kolegët e tij të Forcave të Armatosura ishte pjesë e operacioneve të shpëtimit, punë për të cilën është lëvduar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së asaj kohe Arben Imami.
Shqiptarja
Lidhja e majorit me Bandën e Fierit dhe "Grupin Kokaina"
TIRANE- Sokol Feka, piloti që mbeti i vdekur teksa drejtonte nga Maroku në Spanjë helikopterin ushtarak të mbushur me 1 ton drogë, ka lidhje shoqërore dhe miqësi me emra të njohur të botës së krimit,përfshirë këtu anëtarë të një grupimi të fuqishëm në qytetin e Fierit. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson nga Shërbimi Informativ Ushtarak se majori Sokol Feka është kunat me shtetasin Arben Gishto nga Fieri, i cili rezulton i proceduar penalisht në Itali në një rrjet të madh të trafikimit të Kokainës, rrjet në të cilin janë përfshirë dhe emra të njohur, të arrestuar së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit të koduar “Xibraku”.
Njëri prej këtyre emrave që në vitin 2004-2005 ka qenë në të njëjtin grup me Arben Gishton, kunatin e pilotit të vrarë në Spanjë, Sokol Feka, është dhe shtetasi nga Elbasani, Kelmend Dalipi, ky i fundit i arrestuar në 15 janar së bashku me vëllain e tij Arjan Dalipin në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Tashmë Shërbimi Informativ Ushtarak dhe seksioni i prokurorisë Ushtarake janë duke verifikuar me imtësi këto lidhje, për të mësuar personat apo grupin kriminal që arriti të zhndërrojnë pilotin e Forcave Ajrore Shqiptare në një korrier ndërkombëtar droge me helikopter.
Krushqia me Gishton
Mësohet se piloti i rregjimentit të helikopterëve në bazën e Farkës, ka kunat shtetasin Arben Gishto, ky i fundit i proceduar penalisht për trafik kokaine në Itali dhe i dënuar me dy vite burg në Shqipëri për mbajtje pa leje të një pistolete tip “Zastava”.
Burimet pranë SHIU,-t, thanë për gazetën se janë duke verifikuar me imtësi të gjitha telefonatat e pilotit. Më tej të njëjtat burime shtuan se Arben Gishto ka marrë për grua një nga motrat e pilotit. Nga një verifikim të kryer në rregjistrin e gjendjes civile rezulton se Mirela Gishto, është gruaja e Arben Gishtos dhe se konstatohet se emrat e babait dhe nënën janë të njëjtë me ata që konstatohet dhe tek të dhënat e pilotit ushtarak.
Gishto-Kelmendi
Në një dokument të siguruar nga “Shqiptarja.com” rezulton se kunati i pilotit Sokol Feka, Arben Gishto së bashku me të arrestuarin në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Kelmend Dalipi, rezultojnë të kenë qenë pjesë e një grupi që kanë trafikuar 23 kg kokainë nga Hollanda në Itali. Pikërisht në këtë grup ka bërë pjesë dhe një emër i njohur në Fier me inicialet A.I, që sot është biznesmen. Sipas dokumentit në 18 shkurt 2005 shtetasi A.I mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Andreas Gatshoulis.
Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Lika kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më 20 e 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipi, Fatjon Aliaj mbajnë me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokainë prej 2994 gr.
Më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë. Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion Dane, për 7 shtatë kilogram kokainë, 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben Gishto, për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj.
Kërkesa në ministri, Familjarët kërkojnë sjelljen e trupit të Fekës nga Spanja
Edhe pse të shokuar për ngjarjen e rëndë dhe për rolin kriminal që ka pasur në këtë ngjarje piloti shqiptar, familjarët i kanë kërkuar zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme të mundësojnë trupin e Sokol Fekës nga Spanja në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë që të kryejnë ceremoninë mortore.
Prej tre ditësh të afërmit, gruaja dhe fëmijët janë në ankth, pasi qëndrojnë vetëm në dëgjimin e lajmeve dhe hidhërimit, duke mos pasur trupin e të ndjerit. Sipas vjehrrit të majorit Sokol Feka, ky i fundit ka qëndruar disa ditë në Angli për një specializim dhe më pas është larguar në Spanjë, me argumentin se do të rregullonte një helikopter. Vjehrri ka shtuar se nuk kanë pasur asnjë të dhënë se i dhëndri ishte i përfshirë në trafik droge. Sipas tij, Sokol Feka, ka vuajtur mungesën financiare pasi dhe pjesa më e madhe e rrogës i kalonte si pension për dy fëmijët që ka pasur nga martesa e parë.
Shqiptarja
Policia ushtarake blindon bazën ajrore, kontroll kolegëve
Baza ajrore në Farkë, brenda së cilës gjendej edhe zyra e majorit, që instruktonte pilotët e rinj, është blinduar nga policia ushtarake menjëherë pas marrjes së lajmit të vdekjes me një helikopter droge në Spanjë të Sokol Fekës. Sipas të dhënave, bëhet me dije se është ushtruar kontroll i imtësishëm në repart dhe në bazë, ndërsa mësohet se janë sekuestruar edhe të gjithë regjistrat e punonjësve të kësaj Baze për të mësuar hollësi mbi lëvizjet, lejet dhe lidhjet e tyre me majorin që humbi jetën në Malaga.
Njëkohësisht bëhet me dije se përveç se do të kryhen kontroll mbi kontaktet e punonjësve të bazës, kryesisht pilotëve me Fekën, burimet sqarojnë se kontrollit do t’i nënshtrohen edhe adresat e imaileve si dhe komunikimi mes tyre në rrjetet sociale. Ndonëse drejtues të kësaj baze dhe zëra zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes kanë mohuar në mënyrë kategorike të ketë lëvizur ndonjë pilot tjetër jashtë vendi, dyshimet tashmë shtrihen mbi të gjithë ata punonjës, që janë elita e fluturimit për FA-në.
Edhe pse policia ka nisur verifikimet dhe hetimet mbi lidhjet e Fekës me ndonjë element të trafikut ndërkombëtar të drogës, në fakt ka rezultuar se në lidhjet e tij shoqërore, ai nuk është i mpleksur me asnjë person të dyshimtë dhe aq më pak me ndonjë me precedent penal. Feka, kujtohet nga të gjithë shokët e tij, si djali që sfidonte me buzëqeshje problemet ekonomike të vetat,ndërsa, si rrallë kush tjetër, ai merrte bukë me vete në punë, pasi rroga nuk i dilte as për të paguar detyrimet.
Shqiptarja
Majori me drogë, flasin fqinjët: Ishte familjar i mirë, ushqimet me listë
TIRANE - Në përfundim të hetimeve nga autoritetet spanjolle trupi i pilotit Sokol Feka, i cili gjeti vdekjen teksa drejtonte në mënyrë ilegale një helikopter me drogë do të sillet në Shqipëri nëpërmjet Ministrisë së Jashtme. Ky fakt konfirmohet për A1Report nga zyra e shtypit pranë ministrisë, ndërsa në familjen e Fekës fqinjët e tij e tij shprehen se piloti jetonte me borxhe dhe ushqimet i merrte me listë.
....
Piloti Sokol Feka, i cili humbi jetën katër ditë më parë në provincën Malaga i përfshirë në trafik droge nën drejtimin e helikopterin me intinerar Marok-Spanjë, jetonte në kushte të vështira ekonomike.
A1Report sjell reagimet e fqinjëve të Fekës, të cilët shprehen se shpesh herë ai ushqimet i merrte dhe me listë duke i paguar disa ditë më pas.
“Tani ka ardhur, ka nja dy tre muaj
Po në të përditshmen, si njihej, si familjar i rregullt?
Shumë mirë
Me kë jetonte Sokoli?
Me të shoqen dhe një vajzë kishte
Vinte për të blerë këtu?
Vinte dhe pa lekë i merrte, s’kam thoshte, rrinte rreh një javë, 10 ditë dhe pastaj i sillte, s’kishte lekë”.
“Ai s’ka shtëpi, me një makinë të prishur do merrej ai me këto punë, e dinë ata punët e tyre. Nuk e di si e kanë futur, po ne këtu e njohim për njeri të mirë”, shprehet një tjetër banore e zonës.
Trupi i pajetë i majorit do të sillet në Shqipëri me ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo konfirmohet për A1Report nga zëdhënësi i Ministrisë Glevi Dervishi, i cili sqaron se në përfundim të hetimeve nga autoritetet spanjolle me anë të selisë diplomatike shqiptare atje do të kryehen dhe procedurat e sjelljes së trupit.
Shqiptarja
Largimi nga puna pa leje, Feka 2 herë i gjobitur, A1 Report zbardh dënimet
TIRANË - Piloti Sokol Feka i përfshirë në trafikun e drogës ku humbi jetën në Spanjë pas përplasjes së helikopterit që ai drejtonte në mënyrë ilegale, rezulton i dënuar dy herë nga Gjykata për largim pa leje nga detyra dhe për mos paraqitje në detyrë.
A1Report ka mundur të sigurojë vendimet ku Gjykata e Tiranës dënon për herë të parë në vitin 2005 pilotin Feka për kundravajtjen penale të largimit nga detyra.
Dënimi i Fekës daton më 18 tetor 2015, ndërsa gjykatësi Petrit Çomo duke pranuar kërkesën e prokurorisë ushtarake ka vendosur dënimin e tij me 30.000 lekë gjobë.
PDF - Vendimi i parë për dënimin e Majorit Sokol Feka
Dy vite më pas në 2007-ën majori Sokol Feka do të përballej sërish me drejtësinë ushtarake, këtë herë për një tjetër shkelje, këtë herë për mosparaqitje në detyrë.
PDF - Vendimi i dytë për dënimin e Majorit Sokol Feka
Me vendimin e gjykatës Feka do të dënohej sërish këtë herë nga gjyqtari Gerdi Hoxha me një gjobë prej 40.000 lekë.
Por largimi pa leje e eprorëve në regjimentin e helikopterëve në farkë për majorin Feka do të rezultonte fatal. Ai do të humbte jetën teksa tentonte t’i shmangej gardës civile spanjolle me helikopterin e tij të kamufluar, ndërsa përplasja me shtyllën elektrike i mori jetën.
Shqiptarja
Trafiku i drogës, 3 institucione verifikime se kush rekrutoi pilotin
TIRANE- Moskompetenca territoriale ka lanë jashtë hetimit prokurorinë shqiptare, lidhur me rrëzimin e helikopterit me 900 kg drogë, që pilotohej nga majori i Forcave Ajrore Shqiptare, Sokol Feka. Aktualisht për këtë çështje janë angazhuar vetëm në verifikime, tre institucione investiguese, si Policia e Shtetit, Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.
Janë pikërisht këto dikastere që prej katër ditësh kanë nisur hulumtimet për të mësuar misterin e përfshirjes së pilotit shqiptar në këtë trafik ndërkombëtar të drogës nga Maroku në drejtim të Spanjës.
Pyetja që shtrohet nga të gjithë është se kush është personi që e ka bindur pilotin e Forcave të Armatosura, të kthehet në një korrier droge. Për t’i dhënë një përgjigje kësaj enigme, efektivë të policisë së Shtetit dhe strukturat investiguese në Ushtri, gjatë kësaj kohe kanë kryer disa verifikime, nga ku ka dalë se majori Feka rezulton të jetë kunat me një person të proceduar penalisht për trafik droge.
Ky person quhet Arben Gishto dhe ka lidhje të forta në Fier dhe se gjatë vitit 2004-2005 rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës nga Hollanda në Itali. Edhe pse dyshimet bien mbi të si personi që mund të ketë rekrutuar pilotin Sokol Feka, për policinë asnjë gjë nuk është provuar.
Prokuroria jashtë hetimit
Prokuroria e Përgjithshme, institucioni që ka kompetencën për nisjen e një procedimi hetimor, nuk është përfshirë në asnjë hetim, kjo pasi sipas tyre ngjarja ka ndodhur në Spanjë dhe se në këtë vend prokuroria shqiptare nuk ka kompetencën e saj teritoriale për të kryer qoftë edhe një veprim hetimor. I kontaktuar në telefon Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme z.Albi Seriani, ka pohuar se për këtë ngjarje nuk ka asnjë hetim, qoftë nga seksioni ushtarak, por edhe nga ndonjë seksion tjetër.
“Ne nuk kemi kompetencën territoriale të hetojmë në Spanjë, pasi edhe nëse hetojmë dhe gjejmë prova, çdo gjë do të quhet “nul” nëse dosja do ketë të arrestuar dhe të shkojë në gjykatë. Momentalisht jemi në pritje, për të parë se çfarë materiali do servirë policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit, lidhur me këtë ngjarje. Nëse këto dy institucione do kenë arritur të sigurojnë të dhëna se piloti Sokol Feka, ka pasur lidhje në këtë trafik droge me persona të tjerë, rezidentë në shqipëri ose jo, por që janë gjallë, atëherë do urdhërojmë nisjen e hetimeve.
Ndërkohë që një tjetër variat për fillimin e hetimeve nga ana jonë për këtë çështje, është nëse autoritet Spanjolle na kërkojë me një letërporosi, informacione verifikuese për persona që ndodhet në Shqipëri dhe që piloti Feka ka pasur komunikime të shpeshta, apo që ka shkëmbyer sms të dyshimta, gjatë periudhës kur ka qëndruar jashtë shtetit.
Në këto kushte që ndodhemi tani ne nuk mund të nisim një hetim, pasi edhe vetë piloti shqiptar i përfshirë në trafik droge, nuk mund të procedohet penalisht pasi ka humbur jetën”-u shpreh këshilltari për median Albi Seriani. Për 2014 konstatohet se Feka ka dalë gjashtë herë jashtë vendit, në Itali, Angli dhe Gjermani. Vetëm për muajin shtator 2014, majori ka udhëtuar drejt Italisë dy herë brenda dhjetë ditëve,ndërkohë që udhëtimet e tjera janë për muajt qershor, korrik, nëntor dhjetor.
Për largim nga reparti piloti Feka, i dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës
Piloti Sokol Feka i përfshirë në trafikun e drogës ku humbi jetën në Spanjë pas përplasjes së helikopterit që ai drejtonte në mënyrë ilegale, rezulton i dënuar dy herë nga gjykata për largim pa leje nga detyra dhe për mos paraqitje në detyrë. Të dyja vendimet janë marrë nga Gjykata e Tiranës e cila dënon për herë të parë në vitin 2005 pilotin Feka për kundravajtjen penale të largimit nga detyra. Dënimi i Fekës daton më 18 tetor 2015, ndërsa gjykatësi Petrit Çomo duke pranuar kërkesën e prokurorisë ushtarake ka vendosur dënimin e tij me 30.000 lekë gjobë.Dy vite më pas në 2007-ën majori Sokol Feka do të përballej sërish me drejtësinë ushtarake, këtë herë për një tjetër shkelje, këtë herë për mosparaqitje në detyrë. Me vendimin e gjykatës Feka do të dënohej sërish këtë herë nga gjyqtari Gerdi Hoxha me një gjobë prej 40.000 lekë.
Denoncimi, SHIU, trafikantët kanë spiunë në baza ushtarake
Ushtarë profesionistë që janë pjesë e rradhëve të ushtrisë shqiptare dhe që kanë qënë në këto struktura, i shërbejnë grupeve kriminale, që trafikojnë drogën drejt Italisë dhe që kanë monopolin e kontrabandës në ujërat detare. Alarmi vjen nga Shërbimi Informativ Ushtarak, i cili gjatë hetimeve operative, në kohë të ndryshme ka konstatuar se ushtarë të rekrutuar kundrejt pagesës në Flotiljen Detare të Jugut, kanë spiunuar tek grupe të caktuara kriminale, duke i informuar rreth lëvizjeve të anijeve të Policisë Shqiptare dhe Guardia Di Finanza në ujërat detare. Bëhet fjalë për kapjen e pikave kyçe të vëzhgimit të hapësirës detare në zonën e jugut, ku efektivë të ushtrisë sinjalizojnë grupe kriminale rreth lëvizjeve të anijeve në det, orë pas ore.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt