Kete punen e helikopterit e kishte punen e trete patjeter!
Kete punen e helikopterit e kishte punen e trete patjeter!
Majori Feka, 4 herë jashtë Shqipërisë në 7 muaj
Majori i ushtrisë shqiptare Sokol Feka, i përfshirë në trafikun e drogës me helikopter nga Maroku drejt Spanjës rezulton të ketë udhëtuar jashtë Shqipërisë 3 herë të tjera prej vitit 2014. Udhëtimi i fundit që i mori jetën, daton më 20 janar, që i bie të jetë udhëtimi i katërt në harkun kohor të një viti jashtë vendi, ndërsa tre udhëtimet e tjera janë kryer brenda vitit 2014.
Mësohet se në një nga lëvizjet jashtë vendit Feka ka shkuar për kurs trajnimi së bashku me disa kolegë dhe 2 herë të tjera për turizëm me qëndrim të shkurtër drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Feka kishte marrë lejen e zakonshme nga 12 deri në 31 janar të këtij vitit, ndërsa është larguar jashtë vendit pa marrë leje. Sipas të dhënave të siguruara nga A1Report rezulton se majori, një prej emrave elitë të pilotimit të Forcave të Armatosura, të ketë dalë jashtë Shqipërisë për herë të fundit më 20 janar nga aeroporti i Rinasit, transmeton A1 Report.
Hyrje/daljet e pilotit Sokol Feka
Sokol Feka ka dalë më 15 Qershor 2014, ka hyrë në 23 Korrik 2014
Sokol Feka ka dalë më 21.09.2014, ka hyrë më 30.09.2014
Sokol Feka ka dalë më 16.11.2014, ka hyrë më 20.12.2014
Sokol Feka për herë të fundit ka dalë nga Shqipëria më 20 Janar 2015
Piloti i Forcave të Armatosura me eksperiencë prej 18 vitesh humbi jetën 3 ditë më parë teksa drejtonte një helikopter të paregjistruar nga Maroku drejt Spanjës të ngarkuar me 1 ton hashash. Sipas autoriteteve spanjolle helikopteri u rrëzua pas përplasjes me një shtyllë elektrike, për t’iu shmangur ndjekjes nga garda spanjolle. Me Fekën udhëtonte dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, teksa dyshohet se ai është një shtetas grek.
Aktualisht në hetime paraprake është përfshirë Policia Ushtarake e cila ka tagrin e kryerjes së hetimeve për ushtarakët e më pas të dhënat e mbledhura do të konkludohen me prokurorinë dhe palën spanjolle për zbardhjen e dinamikës së përfshirjes së Fekës në këtë rrjet trafiku.
Koha Jone
Rekrutimi i pilotit Feka, dyshohet për kunatin e dënuar për trafik në Zvicër dhe Itali
Ngjarja e rëndë në Malaga të Spanjës, po hetohet edhe në Shqipëri. Spanjollët kanë kërkuar informacione shtesë në lidhje me pilotin shqiptar, major Sokol Feka.
Ajo që po kërkohet nga spanjollët, por edhe nga pjesa shqiptare e hetimeve, është gjetja e rekrutuesit të majorit. Dyshimet e para bien mbi kunatin e tij, i cili është i dënuar dy herë për trafik ndërkombëtar droge. Një prej dënimeve e ka marrë në Zvicër dhe një tjetër në Itali. Aktualisht ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.
Por mbetet edhe një tjetër pistë në hetime. Ajo e daljes së majorit gjatë muajit nëntor në Britaninë e Madhe. Ai ka qenë në një trajnim disa javor në Angli. Janë duke u hetuar edhe pikat e kontaktit të tij atje. Fakti që helikopteri është ushtarak, është duke hetuar, pasi mund të ketë një lidhje akoma më të gjerë me ndonjë koleg të tij jashtë Shqipërisë.
Ky hetim, në fakt do të kryhet nga vetë spanjollet. Gjatë muajit janar, Feka rezulton të ketë dalë nga Shqipëria vetëm një herë, ndaj kjo mendohet se është rruga e tij e parë për këtë vit. Në llogarinë e tij bankare, nuk ka asnjë lëvizje financiare.
Shërbimi i inteligjencës ushtarake, nuk ka pasur ndonjë informacion për lëvizjet e major Fekës. Arrestimi disa herë i kunatit të tij për trafik droge, duhet të ishte pjesë e hetimeve edhe nga shërbimi inteligjent ushtarak, që duket se nuk e ka vënë re këtë fakt.
Forcat e Armatosura janë duke bërë hetimet e veta në këtë rast. Por, burimet e Ministrisë së Mbrojtjes, hedhin poshtë faktin se, mund të ketë të tjerë pilotë të përfshirë në këtë trafik, për shkak edhe të kontrollit të bërë për lëvizjet e tyre. Askush nuk ka lëvizur nga Shqipëria në muajt e fundit.
Shqip
Sa te trashe jeniiiiiiiii o zot a se shihni qe eshte mushkonje ??????? Avion thone pupup![]()
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
Majori i drogës, të njohurit e Sokol Fekës: Tha “do iki me specializim jashtë”
TIRANE-Rrëzohet avioni me 1 ton drogë në Spanjë, humb jetën piloti shqiptar. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës helikopteri drejtohej nga majori shqiptar, Sokol Feka, i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe me gradën major që nga viti 2009. Mësohet se gjatë tentativës për t’u ulur në tokën spanjolle, helikopteri ka prekur shtyllat e tensionit të lartë, ka rënë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy pilotët që e pilotonin, njëri prej të cilëve ishte majori shqiptar me origjinë nga Kuçova. Pas kontrollit të avionit, policia spanjolle zbuloi rreth 1 ton hashash brenda tij, ndërkohë që pala shqiptare dhe ajo spanjolle kanë nisur hetimet.
Ngjarja
Mediat spanjolle raportuan se ngjarja është shënuar rreth orës 05:00 të datës 28 janar, ku një helikopter BO-105, i ngarkuar me hashash është rrëzuar në provincën e Malagës, pas përplasjes me shtyllat e tensionit të lartë. Mediat spanjolle shkruajnë se trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Malagës për identifikim. “Incidenti ndodhi pasi një helikopter i rojeve civile u përpoq që të zbulonte një helikopter të maskuar që po kryente një fluturim të paautorizuar. Gjatë ndjekjes, policia humbi gjurmët e të dyshuarve dhe u kthyen në bazë. Por në mëngjes ata u rikthyen në zonë ku ishte parë helikopteri për herë të fundit dhe zbuluan se ai ishte rrëzuar. Helikopteri ishte ndarë në disa pjesë, ndërsa më tej ishin dy trupat e pajetë të pilotëve si dhe 30 pako hashah”, shkruan media spanjolle “Malagahoy.es”. Sipas portaleve të mediave spanjolle, edhe pse policia po heton ende për të zbuluar prejardhjen e drogës, dyshohet se ajo vjen nga Maroku.
Bisedat
“Gazeta Shqiptare” mësoi ditën e djeshme se majori Feka me origjinë nga Kuçova, deri në fund të muajit nëntor jetonte me qira në zonën e ‘Freskut’ në kryeqytet, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Por, personat që e kanë njohur Fekën pohojnë se ai prej muajit dhjetor ishte shpërngulur nga kjo zonë dhe jetonte në zonën e Yzberishtit. “GSH” mësoi gjatë komunikimit me personat që e kanë njohur majorin shqiptar se ai ka bërë një jetë normale në Tiranë dhe se të gjithë e njihnin si njeri të rregullt. Pronari i banesës në të cilën piloti që humbi jetën në Spanjë jetonte me qira, sqaron se para se të ikte, Sokoli i kishte thënë se do të ikte me specializim jashtë shtetit. Urim D. shpjegon se Feka patjetër që duhet të ketë rënë viktimë e këtij trafiku.
Prej sa kohësh e njihnit major Fekën?
Sokoli ka jetuar bashkë me familjen e tij në shtëpinë që unë i dhashë me qira. Jetoi më shumë se 3 muaj dhe në fund të nëntorit më tha se do ikte në një specializim jashtë shtetit, por nuk e di mirë se ku dhe më tha se do e çonte vajzën dhe gruan te njerëzit e saj sa të kthehej ai nga specializimi që të mos paguanin qiranë kot.
Çfarë jete bënte majori? Të ngjallte dyshime se merrej me trafik droge?
Absolutisht jo. Të gjithë kur kemi marrë vesh këtë lajm jemi shokuar. Sokoli ishte njeri i qetë, saqë edhe kur ecte në rrugë, dukej sikur i kishte bërë dikujt faj, aq i ndrojtur ishte. Kishte një “Benz 190” të lodhur dhe ai më paguante mua çdo muaj 150 mijë lekë. Nuk ta mbushte mendjen asnjëherë se merrej me gjëra të tilla. Unë kam përshtypjen se ai ka rënë viktimë e këtij trafiku, se nuk ka shpjegim tjetër.
Vjehrri i Fekës: Lajmin e mësuam nga televizioni
Majori Sokol Feka ka lindur në Kuçovë dhe prej 18 vitesh ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Vjehrri i tij, Hetem Cenaj tha dje se lajmin e kishte marrë vesh nga televizioni.
A kishte vajza juaj dijeni se Sokoli po ikte jashtë?
Po, vajzës i kishte thënë se po ikte jashtë shtetit, por jo se po merrej me këtë punë. I kishte thënë se do ikte të rregullonte disa helikopterë, sepse e kishte dërguar puna.
Kur ka folur për herë të fundit me vajzën tuaj?
Me vajzën kishte folur një ditë para se të ndodhte ngjarja dhe i kishte thënë se edhe pak punë kishte dhe do kthehej në Shqipëri ditën e mërkurë.
Kishit dijeni se dhëndri juaj merrej me këtë punë?
Sokoli ka qenë profesionist në ushtri, por ne nuk kishim dijeni për këto punë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ne edhe lajmin e mësuam nga televizori. Sokoli dhe vajza ime kanë bërë një jetë normale dhe jo të pasur.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Strazimiri: Krimi është në shtet. Nëse piloti do të kthehej nga Spanja, do të ishte në detyrë
TIRANË – “Nëse aksidentalisht, helikopteri i drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, i kthyer “nga pushimet” piloti në fjalë do të rikthehej “në krye të detyrës”- ka deklaruar sot deputeti demokrat Gent Strazimiri. Në një deklaratë për mediat, Strazimiri ka theksuar sot se “sot krimi nuk po lufton me shtetin, por krimi është në shtet. Individë me të dhëna të tilla, “gabimesh” apo “lapsusesh” “të vogla”, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, – tha ai, – kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament.”
DEKLARATA E PLOTË E Z.STRAZIMIRI
Dje në seancë plenare, Kryeministri njoftoi opinionin publik se në Malaga të Spanjës, citoj; “është rrëzuar nga Gurdia Civil”, një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë dhe se piloti ishte një major, pra një officer i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës.
Më tej, Ministria dhe ministrja e Mbrojtjes e cilësoi, citoj; “një ngjarje të pakëndëshme” dhe një “gabim” të “njërit prej pilotëve më të besuar të Forcës sonë Ajrore”. E vërteta është se në Spanjë ka ndodhur shumë herë më shumë se “një ngjarje e pakëndëshme” apo një “gabim”.
Në Spanjë, aksidentalisht, ka dalë në pah se në çfarë derexheje është katandisur siguria kombëtare, Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake, strukturat inteligjente dhe te informacionit të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit, kontrolli i territorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut te narkotikëve.
“Rilindja” e strukturave inteligjente të ushtrise dhe policisë, me ish-punonjës të “shtëpisë me gjethe”, operativë të Sigurimit të Shtetit, në këto 498 ditë i ka lidhur sytë, veshët, duart dhe këmbët çdo qelize të shtetit, duke u lënë dorë të lirë organizatave kriminale nga e gjithë bota të hapin praktikisht “zyrë pune” në Shqipëri.
Në 498 ditë, Edi Rama ia doli të “rilindë” trafikun e kokainës në baza më të shëndetëshme se kurrë ndonjëherë në këtë vend, madje më të shëndetëshme edhe se në ’97 kur nuk kishte fare qeveri;
me linja të mbrojtura nga qeveria, e cila “nuk I sheh” e “nuk I dëgjon”, madje as kur kanë investuar aq shumë sa për të ndërtuar laboratorë përpunimi të kokainës e kur lënda e parë e furnizimi u vjen nga ana tjetër e globit.
Në 498 ditë Shqipëria është kthyer në një vend me “ofertë” të pakufizuar për krimin dhe trafikun ndërkombëtar, I cili rekruton këdo, madje edhe ushtarakë të lartë të çertifikuar si të besueshëm nga qeveria shqiptare, madje në mënyrë të përsëritur, me firmen e vetë ministres, të cilët për këtë shkak kanë akses në informacionin dhe bazat më të rëndësishme të NATO-s, siç është rasti më I fundit I majorit të Forcës Ajrore.
Nëse aksidentalisht, helikopteri I drogës, nuk do të kishte përfunduar në telat e tensionit të lartë në Spanjë, I kthyer “nga pushimet” piloti në fjalë do të rikthehej “në krye të detyrës” I pashqetësuar, për të transportuar “sajmirin” e kryeministrit nëpër gërxhet e jugut, nga ku njofton se çfarë suksesi ka arritur në luftën kundër mushkave dhe barit nëpër monopate malesh.
Aktualisht, individë me të dhëna të tilla, “gabimesh” apo “lapsusesh” “të vogla”, të gjitha në lidhje me vepra penale të trafikut të paligjshëm, kanë penetruar për shkak të vullnetit politik në çdo qelizë të shtetit, në polici, ushtri, shërbimin civil e deri në parlament. Sot krimi nuk po lufton me shtetin! Sot krimi është në shtet!
E vetmja gjë që ia prish qetësinë dhe harmoninë idilike me Kryeministrin dhe qeverinë, janë aksidentet, si ai i Divjakës apo ky i Spanjës, dhe herë pas here Interpoli… me operacione që fillojnë në anën tjetër të globit e përfundojnë në oborrin e qeverisë.
(ar.sh/BalkanWeb)
Nuk ta jepte vertet pershtypjen qe merrej me droge. Djale i qete, i rregullt. Personalisht nga larg e kam njohur, kryesisht nga gruaja e tij e pare. . Nese keni parasysh nje show qe eshte bere ne Shqiperi me ciftet. Sa mire e njihni partnerin tuaj dicka e tille. Aty ka marr pjese ky me gruan e pare. Eh si vjen jeta!
Feelings change - memories don't.
Përfundimisht kam dalë në konkluzionin e dhimbshëm që shqipëria nuk ndërron deri kur brezi nga 40 derimë 2000 të mos jetë tretur dhe harruar.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Ky ben pjese ne kategorine e atyre shqiptareve qe duan te behen milionere brenda dites.
Jo per 2 vjet jo per dy dite por per 1 dite.Ne kete kategori perfshihen,politikanet,deputetet,shitesit e armeve, droges
dhe Ardi Bitraj i Bankes Qendrore Shqiptare qe nuk eshte hepi me rrogen qe merr dhe vjedh miliona
dhe nipi i Enverit,Ermal Bukuroshi qe pin Cabernet Sovinjo dhe kujton qe
ashtu do jete jeta Cabernet Sovinjo dhe puro havana...
Shkaterruan jeten e tyre dhe familja e paguan fatkeqsine.Shkaterrohet edhe familja duke pesuar nje traume shume te rende
psikologjike/emocionale si dhe dem i madh financiar.
Konkluzioni eshte qe kur ben zgjedhje te keqia ne jete atehere edhe vendimet qe bazohen ne keto zgjedhje
do jene te keqia,nuk ka se si te jene pozitive.
Konkluzioni nr 2 eshte qe shoqeria e keqe qe mbart vese dhe krime eshte e garantuar qe ta shkaterron jeten,ta ndryshon jeten negativisht
ne ate fare feje qe nuk ka zot qe ta rregulloje.
Ky piloti eshte vrare sepse eshte perzier me shoqeri te keqia drogaxhinjsh.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 31-01-2015 më 15:21
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
E keqja ne ate vend eshte se keto lajme sillen si te jashtezakonshme dhe trajtohen si normalitet.
Buje e madhe,artikuj e lajme pa fund por si perfundim nuk ka as me te voglin reagim.Nuk ka asnje qe mban pergjegjsi,nuk ka nje superior o komandant ushtarak qe te pergjigjet, te pakten te japi o ti kerkohet doreheqje. Ushtarak,se ministren e mbrojtjes e kemi per te dekoruar Vito Kapon.
Krijoni Kontakt