“Shërbimi sekret serb po punon me të madhe për destabilizimin e Kosovës”
Autori: lajmi.net në nacionale 08:17, 23 janar, 2015
Ramadan Qehaja, ekspert i sigurisë
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë se në këtë fazë nuk janë të nevojshme protestat në Kosovë. Ai thotë se shërbimi informativ i Serbisë po vepron me të madhe për destabilizimin e vendit.
“Politikanët tanë dhe të gjithë ata që kërkojnë demonstrime dhe protesta duhet së pari të mendojnë për sigurinë e Kosovës”, ka thënë Qehaja, duke shtuar se destabilizimi i situatës do të ishte fatal për vendin tonë në aspektin e sigurisë.
Ai ka deklaruar se për destabilizimin e Kosovës është duke punuar me të madhe shërbimi sekret serb.
“Prej të gjitha këtyre shërbimeve sekrete të huaja që veprojnë në Kosovë, më i zëshmi është shërbimi informativ i Serbisë. Ky shërbim është duke punuar me të madhe për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë”.
“Prandaj, duhet të shpjegohet në aspektin politik dhe kontaktet me njerëz të jenë të kujdesshëm që edhe nëse protestohet, protestat të jenë të qeta, e mos të fillohet me shkatërrime, sepse Kosova ka shumë probleme edhe të karakterit social”. ka thënë ai në një intervistë për “Epokën e re”.
Qehaja ka kërkuar nga opozita të mos shfrytëzojë këtë situatë për qëllime politike.
- See more at: http://lajmi.net/---sherbimi-sekret-....lxV0wCNl.dpuf
Krijoni Kontakt