Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 132
  1. #41

    Për: Prap Albini me Vetvendosjen e ti Proteston Dhunshme ne Prishtine

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    hahahaha
    po deri dje is-putinin e patet shef te Bllolut Vlan Meshavina
    dhe ju raishi ne gjunj tuj e lut ju te vetfundosjes veq me ju marr ne qeveri

    edhe listen serbska e lutet deri kur ju tha pirdhnu
    plus e harruat qe vetfundosja thoike ketynehere jo negociata hahaha
    ndersa shkieve ju thoishi se ne po i udhehequm ato bisedime veq merrna ne qeveri

    edhe glauk konjufcen jau paten votue lista serbska dhe me 83 vota e patet zgjedh nenkryetar te kuvendit
    edhe kryesuesja flora brovina u shkarkue fal votave te juaja te vetfundosjes
    dhe e votuat nji shkin plak dhe e zgjodhet glaukun
    plus ajo shkinulka plak ju folke serbish e ju ju qaravesheshi tuj qesh perpara
    dhe i mshefshi flamujt e vegjel kombetar qe i kishit me veti me shit men ops pordh te kalit
    hahahaha ni paqe harrue ti te tjeret i din keto mire balo

    He Llapo mire i keni punet me Lista Srpska - Jabllanoviqin respketivisht Kryeministrin Aleksander Vucicin....

    Do e largoni nga Qeveria - Jabllanoviqin apo do e mbani?????
    Do ja falni TREPCEN Serbise????

    He Koalicioni i Rashkes....!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prap Albini me Vetvendosjen e ti Proteston Dhunshme ne Prishtine

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    He Llapo mire i keni punet me Lista Srpska - Jabllanoviqin respketivisht Kryeministrin Aleksander Vucicin....

    Do e largoni nga Qeveria - Jabllanoviqin apo do e mbani?????
    Do ja falni TREPCEN Serbise????

    He Koalicioni i Rashkes....!!!!
    jau muerrum juve keta te listes serbska edhe shefin e juaj te MESHAVINES is-xhepin jau muerrum
    se ju u pshurrshi mas tyne
    e tash u lam me gishta ne goj
    e dilni theni xhama se tjeter pun nuk dini ju te vetfundosjes

    edhe vajtoni edhe nja 4 vite te plota hahaha
    kini meu plak ne opozit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Protesta kundër ministrit Jabllanoviç, dhjetëra qytetarë e policë të plagosur

    Emri:  protest4.jpg

Shikime: 1413

Madhësia:  58.7 KB

    Emri:  policinekoso0ve.jpg

Shikime: 1248

Madhësia:  18.5 KB

    Emri:  policianekosove.jpg

Shikime: 1304

Madhësia:  21.0 KB

    KOSOVË- Kryeqyteti i Kosovës,është bërë sërish arenë e përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Mijëra qytetarë kosovarë, kanë protestuar duke kërkuar shkarkimin e ministrit serb në qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviç si dhe kthimin e Trepçës në pronë publike, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Policia ka vendosur barrikada përreth turmës së protestuesve, ndërsa përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë kërkuar heqjen e tyre. Kjo gjë është bërë shkak për përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin për ti shpërndarë, protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të uniformave. Si pasojë e përleshjeve me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, janë lënduar nënkryetari i VV Visar Ymeri, i cili është larguar me ambulancë si dhe kreu i VV Albin Kurti. Kurti është detyruar të braktisë për disa minuta protestën për tu rikthyer sërish. Policia ka arritur të largojë protestuesit nga sheshi “Skënderbe” drejt sheshit “Zahir Pajaziti”. Ndërkohë që raportohet për dhjetëra të plagosur si në radhët e protestuesve ashtu edhe në radhët e uniformave të policisë. Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në postën e policisë dhjetëra protestues.

    Dejona Mihali, aktiviste e VV tha në një lidhje telefonike për News24 se policia ka ndërhyrë 4 herë me gaz lotsjellës. Protestuesit janë shpërndarë për disa momente dhe më pas janë tubuar sërish.

    Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin ‘Skënderbeu’, duke bërë thirrje kundër kryeministrit Isa Mustafa, të cilit i ishte vendosur një afat për shkarkimin e ministrit të Listës Serbe, Jabllanoviç.

    Lidhur me ketë protestë edhe krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj kanë garantuar mbështetje. Protestuesit kanë hedhur parulla kundër kryeministrit Mustafa, zëvendëskryeministrit Thaçi dhe Jabllanoviç.
    Ndërkaq forca të shumta policie ndodhen në vendin ku po mbahet protesta. Në fakt Policia e Kosovës deklaroi nëpërmjet një njoftimi se nuk do të tolerojë çfarëdo akti dhune apo sulme të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.

    Policia bëri të ditur se protesta është e paparalajmëruar, ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike. “Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së, mirëpo nuk do të tolerohet shprehja në çfarëdo forme e akteve të dhunës, sulmeve të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    ORA 15:00-GRUPE PERSONASH I BASHKOHEN PROTESTES NE PRISHTINE
    Grupe personash kanë mësyrë Prishtinën për t’u bërë pjesë e protestës së sotme nga qytete të ndryshme të Kosovës. I pyetur nga KTV, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, nuk ka mundur të konfirmojë një gjë të tillë.
    “Ne nuk kemi informacion zyrtar për ardhjen e qytetarëve në protestë nga qytete tjera. Nga organizatorët ka pasur informacione se policia po i bllokon protestuesit e qyteteve tjera të vijnë në Prishtinë, por kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kelani.

    Balkanweb

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Protesta kundër ministrit Jabllanoviç, dhjetëra qytetarë e policë të pla

    Policia bllokon Albin Kurtin

    Emri:  albin4.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  17.7 KB

    PRISHTINE-Policia e Kosovës ka bllokuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një kthinë tek hoteli “Swiss” në qendër të Prishtinës, përkatësisht rruga “Opoja”. Ai është rrethuar nga forca të mëdha policore, por në mesin e tyre shihen edhe persona tjerë civilë që besohet se janë protestues dhe aktivistë të VV-së.

    Balkanweb

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Protesta kundër ministrit Jabllanoviç, dhjetëra qytetarë e policë të pla

    Kosovë, policia ndalon Shpend Ahmetin. N/Kryetari i VV: Ruajnë Jabllanoviçin, rrahin protestuesit

    Emri:  20150127153222282646.jpg

Shikime: 677

Madhësia:  29.3 KB

    KOSOVË – Gjatë protestës së sotme, Policia e Kosovës ka ndaluar dhe më pas, ka liruar, edhe Nënkryetarin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmetin, njëherësh kryetar të komunës së Prishtinës. Pasi u lirua, vetë Ahmeti deklaroi se “Se më ndaluan këta që ruajnë Jabllanoviçin. Ruajnë Jabllanoviçin dhe rrahin protestuesit.”

    Sipas agjensive kosovare të lajmeve, arrestimi i Kryetarit të komunës ka ndodhur në ora 14:30. Në një deklaratë të lëshuar nga ky institucion, thuhet se “kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviç dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike”.

    Megjithatë, pas 30 minutash, Ahmeti është liruar nga Policia.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Protesta kundër ministrit Jabllanoviç, dhjetëra qytetarë e policë të pla

    Qeveria e Kosovës: Protesta organizim politik

    KOSOVE- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se protesta është organizim politik dhe nuk ka të bëjë fare me kërkesat që parashtrojnë.
    Ai tha për Radio Kosovën, se “protesta e sotme do të jetë përgjigja më e mirë për vetë organizatorët e protestës, ngase sipas tij, qytetarët nuk do t’i përgjigjen në numër të madh ngase e kanë kuptuar se është thjesht protestë politike”.

    (m.k/BalkanWeb)

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Protesta kundër ministrit Jabllanoviç, dhjetëra qytetarë e policë të pla

    Protesa kundër Jabllanoviç, reagon Mustafa: Ministrin nuk e solla unë

    Emri:  155077.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  34.6 KB

    KOSOVE - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdon sot me postimin e tretë brenda ditës në ‘Facebook’ pas protestës së djeshme ku me thirrjen “Jabllanoviç jashtë!” i kërkohej shkarkimi i ministrit serb nga Lista Serbe.

    Në postimin e tij Mustafa thotë se nuk e solli ai “Listën Serbe” dhe ministrin Jabllanoviç. Në qeverinë kosovare komuniteti serb përfaqësohet me një zv/kryeministër e dy ministra.

    Më poshtë statusi i plotë i Mustafës

    “Për hirë të së vërtetës!

    Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviç, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu. Realiteti është se ata udhëheqin gati të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se kanë 10 deputetë në Kuvend.

    Disa nga ata që sot po flasin kundër tyre, garonin për t’i zëvendësuar vendet e garantuara me ato të rezervuara, dhe sot do të kishim së paku edhe 10 më shumë nga popullata joshumicë në Kuvend.

    Ishte LDK dhe unë që mbajtëm parimin se janë konsumuar vendet e rezervuara dhe nuk lëshuam pe; të gjithë tjerët përpos VV-së, të cilën edhe nuk e pyesnin, bëjshin gara, si në ankand, se kush po jep më shumë.

    Për korrektësi duhet të them se Thaçi ishte më i matur, sepse thoshte se ai e përkrahë zgjatjen e vendeve të rezervuara, pasi është në koalicion me minoritetet, por nuk garanton se do të votojnë të gjithë deputetët e tij dhe se kjo nuk mund të arrihet pa LDK-në, kurse Ramushi e Behxheti, nuk kishin kufi me zemërgjerësinë e tyre. Tani të mos flasin shumë, se nuk u ka hije, ose le ta thonë të vërtetën”.

    Emri:  155718_1.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  63.5 KB

    ATSH

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kombinati i Trepçës gati për privatizim, minatorët në grevë

    Mustafa: Pse thërrasim ‘Trepça është e jona’, kur është në territorin tonë

    PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu drejtuar sot xehetarëve dhe qytetarëve të Kosovës shprehet se, “Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar, votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e çonte Trepçën në likuidim.

    “Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”. është shprehur kryeministri Mustafa.

    Kreu i qeverisë së Kosovës Mustafa, po sot, ka hedhur në ‘Facebook’ këtë postim: “Ata, që iu mbetet merak të dërgojnë Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimi dhe mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.

    Pse kemi nevojë të thërrasim se ‘Trepça është e jona’, kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?! Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë jonë. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, e brishtë të këtij vendi”.

    ATSH

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prap Albini me Vetvendosjen e ti Proteston Dhunshme ne Prishtine



    Protestat e dhunshme, QKUK’ja krijon shtab emergjent


    GazetaExpress E martë, 27 Janar 2015 15:50
    QKUK’ja ka krijuar një shtab emergjent, pas protestave të dhunshme të Vetëvendosjes.

    Këtë e ka konfirmuar Curr Gjoci, një drejtues i këtij institucioni.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Prap Albini me Vetvendosjen e ti Proteston Dhunshme ne Prishtine



    ​Policia e Kosovës: Mbi 20 policë të lënduar dhe 27 protestues të arrestuar


    GazetaExpress E martë, 27 Janar 2015 15:30
    Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se deri tani janë lënduar mbi 20 zyrtarë policorë, derisa sipas ti janë arrestuar mbi 27 protestues.

    “Ne kemi informacione se janë të lënduar mbi 20 zyrtarë policorë. Kurse të arrestuar si protestues janë mbi 27 të tillë. Këto informacione janë të orës 15:00, ato edhe mund të kenë ndryshuar”, ka thënë Kelani.

    Ai ka thënë se protesta ka filluar por pas orës 1:45 ajo ka eskaluar. Policia ka bërë një intervenime të lehtë dhe larguar protestuesit. Mirëpo, ata kanë provokuar dhe policia është dashur të reagojë.

    “Ne nuk kemi pasur qëllim ti pengojmë protestuesit. Por, ata me dhunën e shfaqur na kanë detyruar që në të reagojmë”, raporton KTV.

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •