Shqipëria bën hapa prapa në lirinë ekonomike për 2014, problem korrupsioni
Vendi ynë ka pësuar rënie të lirisë ekonomike krahasuar me një vit më parë. Në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, publikuar nga Fondacioni Heritage, Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike duke u renditur në vendin e 63, mes 186 vendeve (nga vendi i 54 ku renditej një vit më parë) dhe e 29 në Europë (nga vendi i 25 një vit më parë). Kjo rënie, sipas raportit, vjen për shkak të dobësisë së lirisë në biznes, që vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe dobësimit të investimeve. Vlerësime të ulëta Shqipëria ka edhe në luftën kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.
Kjo është rënia e parë në lirinë ekonomike për vendin tonë në 5 vitet e fundit.
Shqip
Krijoni Kontakt