Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë mendimi keni për qeverinë e re greke?

Votues
15. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria e re do të jetë e suksesshme dhe do ta nxjerrë vendin nga kriza.

    4 26.67%
  • Ajo do të sjellë zhgënjim dhe do të thellojë krizën.

    11 73.33%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #-9

    Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Mendoj se qeverisja e re do të sjellë një zhgenjim edhe më të madh tek qytetarët greke dhe se ajo do ta thellojë edhe me tej krizën në të cilën është zhytur shoqëria greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-01-2015 më 17:02

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Ky Leksi mua (besoj dhe grekeve) me ka lene pershtypjen e njeriut te thjeshte qe vjen nga populli dhe do ta shpetoje ate. Duket si njeri qe do sjelle ndryshim.

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Me duket me shume si demagog.

    Thote gjera qe do ti degjoje populli,banalitete kafenesh.

    "Do risim rrogat,nuk do paguajme borxhin etj etj....Nuk thote se ku do ti gjeje "dhrahmit" ?
    Ja dhe nuk e pagoi borxhin,kush do ti japi borxh me mbrapa ?

  4. #-6

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Γρέκια το τη δυηεξ κε τη ϊςτε με πρανή Ευρώπης, μιρέπω με κέτο ζήβιλλημέ άξο πω κτηθετ νε ωριγγίνη.

    Greqia do te duhej qe te ishte me afer Europes, mirepo me keto zhvillime ajo po kthehet ne origjine.

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2014
    Postime
    27

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Bisedime të fshehta mes Berlinit dhe Syriza

    25 Janar, 2015 Europa/Analize

    Zgjedhjet e pritshme të kësaj të diele në Greqi, janë shoqëruar me tension të lartë në BE. Fenomeni “Syriza”, nuk është thjesht një problem i brendshëm grek, apo një shqetësim mes Greqisë dhe BE-së. Ai shtrihet më tej, teksa po tenton të krijojë precedentë ekonomikë për zgjidhje radikale të menaxhimit të borxheve kombëtare. Ky fenomen, po shërben edhe si frymëzues për modelet politike dhe popullore të linjave ekstremiste në shumë prej vendeve të BE-së.



    Syriza mes reales dhe imagjinares

    Retorika politike e Syriza-s ofron një kuadër të mahnitshëm, që e çon drejt ringjalljes së shpresës çdo individ të prekur nga karakteri i masave shtrënguese ekonomike. Rikthim i dinjitetit Greqisë, refuzim për të përmbushur angazhimet e Eurozonës, refuzim për shlyerje të borxhit, derisa Greqia t’i rikthehet zhvillimit ekonomik, rritje e pagave minimale dhe rritje të pensioneve, energji elektrike falas, mjekësi dhe transport falas për sektorët në nevojë si edhe bono ushqimi për 300 mijë familje që jetojnë nën nivelin e varfërisë, reduktim i taksave për karburantet dhe fshirja e tyre për më të varfrit, shtetëzim i kompanive private dhe shërbimeve private, etj.

    Ndonëse është e paqartë, skema se si do të mundësohet i gjithë ky kuadër masash, vëmendja shkon drejt liderit karizmatik të Syriza-s, Aleksi Tsipras: A do të jetë i aftë Tsipras, në rolin e një kryeministri, të ulë në një tavolinë kompromisi kreditorët ndërkombëtarë dhe të marrë atë çfarë ka deklaruar publikisht prej tyre?

    Trojka (BQE,FMN,KE) është shprehur tashmë e vendosur, se termat aktualë të programeve, që po aplikohen nuk do të ndryshojnë. Për Trojkën, logjika e marrëveshjeve, nuk ka të bëjë me angazhimet partiake apo qeveritare, por me angazhim kombëtar. Nëse Syriza, shpreh vullnet të hapur për të mos marrë parasysh marrëveshjet aktuale, atëherë Trojka ka konfirmuar se fleksibiliteti i saj do të jetë i nivelit zero, duke mos pranuar të vendosë në rrezik statusin dhe kredibilitetin e saj në Greqi.

    Pozicioni i Berlinit është i prerë. Ministri gjerman i Financave, Shauble, ka deklaruar se, “zgjedhjet e reja nuk ndryshojnë asgjë në marrëveshjet e kryera me qeverinë greke…(…) çdo qeveri e re duhet të respektojë marrëveshjet e kryera nga paraardhësit”. Edhe këshilltari i kancelares Merkel, Fuchs ka konfirmuar se “Koha kur duhet të shpëtonim Greqinë ka mbaruar. Nuk ka më potencial për shantazhe politike. Greqia nuk ka më rëndësi sistemike për euron”.

    Nga ana tjetër, ka një nivel të lartë ndërgjegjësimi, se nuk duhet të krijohet një precedent, i cili mund të shkaktojë një efekt zinxhir në Eurozonë.

    Por, nëse Syriza nuk do të arrijë të marrë rinegocimin e termave të shlyerjes së borxhit dhe interesave të tij, a do ta çojë vendin drejt një skenari “Grexit” për dalje nga Eurozona ?

    Ky konsiderohet të jetë edhe skenari më i keq për Greqinë. Me nivelin e saj të ulët të konkurrencës, kthimi në monedhën vendase dhrahminë, do të jetë problematik dhe me kosto të lartë. Nga ana tjetër vlerësohet se, strukturat e saj të dobëta prodhuese dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme financiare nga jashtë, janë elementë, që nuk favorizojnë aspak këtë skenar. Partnerët e Eurozonës, ndërkohë i kanë konfirmuar Greqisë se dalja është e pariparueshme, pra pa një kthim pas. Në këtë logjikë mbështeten edhe faktorët e tjerë, që konfirmojnë nivelin e ulët të riskut sistemik për eurozonën në rast të një dalje të Greqisë, si edhe mekanizmat mbrojtës efikas, që do të zvogëlojnë dëmet e parashikuara.

    Bisedimet sekrete

    Por, është tejet i rëndësishëm fakti se nën klimën e një fitore të paralajmëruar, Berlini ka nisur prej kohësh bisedimet sekrete me përfaqësuesit e Syriza-s. Sipas një sërë informacionesh të bëra publike nga mediat evropiane, Sekretari i Shtetit i kabinetit gjerman Jorg Asmussen, i caktuar për të mbuluar dosjen e krizës greke, është ulur prej kohësh në tavolinën e bisedimeve sekrete me përfaqësuesit e Syriza-s.

    Asmussen, ish pjesëtar bordi i Bankës Qendrore Europiane, është përshkruar si favoriti i Presidentit të BQE-së, Mario Draghi dhe Ministrit të Financave Schauble. Ai është njeriu i zgjedhur nga Frankfurti dhe Berlini për të kryer një marrëveshje me Aleksis Tsipras, liderin e Syriza-s që po kërkon fshirje totale të borxhit të jashtëm grek.

    Vetëm nën këtë logjikë bisedimesh paraprake, mund të kuptohet dhe shpjegohet zbutja e qëndrimeve në retorikën politike të Syriza-s, konfirmimi për qëndrim në zonën euro si edhe kalimi nga fshirja tërësore e borxhit, në rinegocim të termave të shlyerjes. Këto bisedime, ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga palët, hapin perspektivën e një marrëveshje tashmë të arritur në terma paraprakë, mbi një kompromis midis Greqisë dhe kreditorëve të saj.

    Zgjerimi i fenomenit

    Por, ndërsa Greqia mund të arrijë në njëfarë mase të rinegociojë termat e shlyerjes së borxhit të saj, ekziston dhe probabiliteti për zgjerimin e këtij fenomeni në vende të tjera evropiane, që aktualisht janë në përballje me probleme financiare, si Spanja, Portugalia, Irlanda. Nëse kushtet e borxhit grek do të rinegociohen, atëherë kjo mund të krijojë precedentin, të paktën në parim, për rishikim edhe në vendet e mësipërme.

    Nga ana tjetër, fitorja e Syriza-s, do të ketë një ndikim direkt edhe në rritjen e popullaritetit të partive dhe lëvizjeve të tjera populiste në Europë, si të ekstremit të majtë, por edhe të djathtë. Sidomos të atyre që shtrihen në të njëjtën platformë, mbi kufizimin e masave shtrënguese ekonomike dhe për një rol fuqizues të politikave kombëtare. Modeli i Syriza-s, ka frymëzuar tashmë radikalët e majtë të Podemos në Spanjë, Lëvizjen e 5 Yjeve në Itali, etj.

    Por, teksa radikalët e majtë të Syriza, po konfirmohen si fitues të këtyre zgjedhjeve, ka dhe një moment reflektues përballë rritjes së konsiderueshme të dy ekstremeve në shumicën e vendeve evropiane. Krijimi i Europës së bashkuar, nën frymëzimin e baballarëve të saj, synonte shkrirjen në harmoni të një kontinenti të shkatërruar nga luftërat e shekullit të 20-të. Shkatërrim i gjeneruar nga filozofitë ekstremiste. Pikërisht sot, nën këtë Europë të bashkuar, të zgjeruar dhe të unifikuar, po konstatohen gjithmonë e më shumë tendencat ekstremiste, dhe kjo vetëm në përballjen e saj të parë, me këtë krizë të zgjatur./im.ta/http://.gazetadita.al

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2014
    Postime
    2

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Ajo c'ka duhej per ata qe besojne te Robin Hood...
    Dhe pastaj u zgjuam...😛

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Duke ditur se c'eshte "politika" dhe ne raport me skenaret dhe prapaskenat e "injektuara" dhe te inskenuara s'na mbetet gje tjeter vetem te shohim zhvillimet e metejshme...

  8. #-2

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    FOTOLAJM / Mbështetësit e Syrizas përshëndesin Merkelin

    Florenc Stafa
    26 Janar 2015, 10:16
    Përditësuar 10:23

    Shekulli

    Partia radikale e majtë, Syriza, (e themeluar nga një koalicion i partive radikale të ekstremit të majtë dhe radikale të majta) arriti të fitojë zgjedhjet e parakohshme në Greqi duke rritur frikën se vendi mund të hyjë në një krizë të re. Syriza ka arritur të sigurojë 149 vende nga parlamenti me 300 anëtarë, vetëm dy vende më pak se numri që i garanton shumicën.


    Në festën e organizuar pas shpalljes së rezultatit paraprak, mbështetësit e Syriza kishin edhe një mesazh për kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një pankartë i urohej “nata e mirë” kancelares.


    Lideri i Syrizës, Aleksis Cipras, një fans i Çe Guevarës, ka dhënë premtime shumë të forta për grekët, siç është rinegocimi i borxhit, rishikimi i masave shtrënguese, taksa të larta për të pasurit, ulje të shpenzimeve për mbrojtjen (përfshirë dhe mundësinë e daljes nga NATO), premtime që shihen me sy skeptik.


    Kryeministri në largim, Antonis Samaras ka paralajmëruar se rezultati i zgjedhjeve mund ta çojë Greqinë “buzë katastrofës”. Ndërsa nga ana tjetër, Merkel ka bërë të qartë se ajo është e përgatitur për të lejuar daljen e Greqinë nga eurozona nëse kjo gjë është e nevojshme.


  9. #-1

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Nje tufe me lule per 200 komunistet greke te pushkatuar ne vitin 1944 nga pushtuesi gjerman.


  10. #0
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Si e shihni të ardhmen e Greqisë pas zgjedhjeve të fundit?

    Po filloi te ndreshkoje hajdutet per te ndryshuar sistemin dhe sistemi ndryshohet duke ndryshuar mentalitetin,mbase do beje ndonje gje.
    Po e filloi nga grekerit,qe jane fajtoret e vertete,mbase ndyshon pozitivisht situaten,po vazhdoi me demagogjin kot qe fajin e kan Merkeli dhe gjermanet do mbeten ne vendnumuro.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •