Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Alexis Tsipras, kryeministri i parë ateist i Greqisë

    Tsipras, kryeministri ateist i Greqisë që nuk pranoi betimin fetar prej kryepeshkopit të Greqisë

    Emri:  f6516374f1cc0ed66bc9ad1e598c83ae_M.jpg

Shikime: 1893

Madhësia:  21.3 KB

    Për herë të parë në historinë e saj, Greqia ka nga dita e sotme kryeministrin më të ri në moshë, 41-vjeçarin Alexis Tsipras. Dhe po për herë të parë në historinë e saj, një kryeministër grek merr detyrën pa një betim fetar. Tsipras i veshur thjeshtë, si gjithnjë pa kravatë, ishte sot para presidentit në ikje, Karolos Papulias, ku bëri vetëm nje betim politik prej 24 fjalësh.

    “Unë ju siguroj se me nderin dhe ndërgjegjen time do të përkrahë Kushtetutën dhe ligjet dhe do t’i shërbejë interesit të përgjithshëm të popullit grek”, tha Tsipras.

    Ai mbërriti në Pallatin Presidencial i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Më herët Alexis Tsipras u takua për kortezi edhe me kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Hieronimus, të cilit i tha:

    “Erdha këtu për të marrë urimin tuaj. Ju siguroj se marrëdhëniet shtet-kishë do të përmirësohen dhe do të jenë më efektive sesa në të kaluarën”.Si një ateist i përbetuar, Tsipras i ka thënë ndër të tjera kryepeshkopit të Greqisë se ai nuk është martuar në kishë dhe nuk i ka pagëzuar dy fëmijët sipas riteve ortodokse. Kështu që edhe tani si kryeministër i vendit nuk mund të bënte një betim fetar, nuk mund të dilte kundër atyre bindjeve që ka mbrojtur për gjithë këto vite. Pas kolaicionit me partinë “Grekët e Pavarur”, Tsipras do të ketë një shumicë parlamentare prej 162 deputetësh.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Alexis Tsipras, kryeministri i parë ateist i Greqisë

    Moooos mduket se do i nderpriten ca fonde ktij janulles tone.
    Diku lexova qe ky Aleksua ishte kunder privilegjeve qe kishte kisha ortodokse nga shteti grek.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Alexis Tsipras, kryeministri i parë ateist i Greqisë

    Per shijen time eshte teper i majte,nga deklaratat e tij duket si nje majtist radikal ... por eshte teper karizmatik si personalitet.Duket si i pakorruptuar dhe nuk vuan nga komplekset qe kane te gjithe politikanet e rajonit qe e ulin koken kur i vie ndokush nga Evropa perendimore.

    Pa kravate,pa doren ne Bibel,pa mjekroshat prifterinj afer merr detyren si kryeminister, ndersa sic thote vet Tzipras idhull e ka Che Guevaren - u kthyen bolsheviket !
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Betohet qeveria e re greke. Risia në këtë proces,ndarja mes besimtarëve dhe ateistëve

    Betohet qeveria e re greke. Risia në këtë proces, ndarja mes besimtarëve dhe ateistëve
    27/01/2015
    Betohet qeveria e re greke. Risia në këtë proces, ndarja mes besimtarëve dhe ateistëve
    Për herë të parë në histori, betimi i një qeverie greke është bërë në dy pjesë. Në fillim janë betuar me dorën mbi Bibël, në emër të Zotit sipas traditës, 8 nga anëtarët e saj besimtarë. Pjesa tjetër, të gjithë ateiste dhe shumica pa kravata, në emër të nderit dhe ndërgjegjes. Ndërsa ka pasur dhe të tjerë, që ndodheshin jashtë kryeqytetit dhe nuk kanë mundur të betoheshin.

    Greqia s`mund të paguajë borxhet Ja vendimet e para të Qeverisë “Tsipras”. Këshilltari i Kryeministrit grek intervistë për TCH Ndryshime rrënjësore kanë parë grekët, disa orë pas fitores së radikalëve të majtë dhe ardhjes së tyre në pushtet, edhe në skemën e qeverisë që përbëhet nga 40 anëtarë, prej të cilëve 6 gra. Me një zëvendëskryeminister, 3 ministra shteti, 13 ministra, 20 ministra plotësues dhe 5 zëvendësministra; kryeministri Tsipras jep një mesazh pozitiv për një grup, që nuk ka asnjë mundësi të dytë në këtë periudhë kritike për Greqinë, në lidhje me huadhënësit e saj.

    Posti i rëndësishëm i ministrit të Financave i është dhënë profesorit të shquar të Shkencave Ekonomike, Yanis Varoufakis, ndërsa vetë zv.kryeministri, bashkë me disa anëtarë të tjerë të kabinetit, shquhen si specialistë në fushën e Financave dhe Ekonomisë.

    Tsipras ka krijuar katër ministri gjigante për disa nga sektorët kyç, që kanë nevojë për reforma sipas vijës ideologjike që përfaqëson partia e tij. Në gjirin e tyre, ai ka vendosur për herë të parë një Ministri të vogël Emigracioni, duke vërtetuar edhe njëherë qasjen e tij me këtë grup shoqëror, të izoluar nga politika prej viteve ’90.

    Gjithashtu, duke pasur papunësinë më të lartë në Europë, ai ka krijuar një Ministri të vogël për Papunësinë. Në këtë gjatësi vale ka lindur edhe Ministria e Shtetit për Luftën ndaj Korrupsionit, betejë të cilën asnjë qeveri nuk e ka fituar në Greqi. Pesë prej anëtarëve të kabinetit u përkasin “Grekëve të Pavarur”, aleatëve në qeveri, ku lideri i tyre Panos Kammenos ka marrë sipas marrëveshjes Ministrinë e Mbrojtjes.

    Disa orë para betimit të qeverisë, një telegram urimi për kryeministrin e ri ka mbërritur nga vetë Kancelarja Merkel. Mbërritjen në Athinë të kreut të Parlamentit Europian dhe kreut të eurozonës, radikalët e majtë e kanë komentuar duke theksuar se ata nuk bisedojnë më me Trojkën, por me vetë kreditorët.

    Qeverinë e re nuk e ka pritur mirë Bursa e Athinës, që ka pësuar rënie, dhe specialistët komentojnë se shkak janë zërat për zëvendësimin e disa prej guvernatorëve të bankave kryesore greke, aksionet e të cilave përsëri janë luhatur.

    Është bërë gjithashtu e ditur se radikalët e majtë kanë propozuar për kreun e Parlamentin një prej anëtarëve të tyre të shquar, juristen Zoi Konstandopoulou, e cila do të jetë gruaja e dytë në krye të këtij institucioni në historinë e Greqisë.

    * Ashtu sikurse u premtua nga 19 ministri do të ketë 10 ministri. Prej mbëmjes së kaluar flitet se në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Janis Dragasakis, si ministër i Financave do të Janis Varoufakis, Zoi Konstantopoulou do të jetë në krye të Superministrisë së Punëve të Brendshme dhe Reformës Administrative, Panagiotis Nikoloudis te Ministria e Drejtesise, Nikos Papas te Ministria e Shtetit, Nikos Chountis, zëvendësministër i Jashtëm për çështje evropiane, Panagiotis Lafazanis, Superministria e Rindërtimit Produktiv, Mjedisit dhe Energjisë, Konstantin Tsoukalas ose Aristides Baltas, te SuperMinistria e Kulturës, Panajotis Kouroumplis, Ministria e Shëndetësisë, Panos Kammenos te Ministria e Mbrojtjes dhe Panos Skourletis, Ministria e Punes dhe Solidaritetit Social. / Top Channel
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Betohet qeveria e re greke. Risia në këtë proces,ndarja mes besimtarëve dhe atei

    E bukur dhe kjo;nuk bisedojme me troiken por do bisedojme me kreditoret.

    Keto jane ato shprehjet qe i pelqejne popullit se jane pa kuptim. Troika eshte Banka Europes,Fondi Monetar dhe mbase Komisioni Europian.

    Ndersa kreditoret,perveç atyre privat kryesoret jane Gjermania,Franca,Italia dhe shtetet e tjera.

    Dmth do bisedojne direkt me Merkelin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Betohet qeveria e re greke. Risia në këtë proces,ndarja mes besimtarëve dhe atei

    Greqia nuk dakordohet", kumtoi Kabineti në Athinë, duke shtuar se me deklaratën ishte shkelur "procedura adekuate" pa u siguruar paraprakisht pëlqimi nga Greqia.


    Qeveria e re greke e koalicionit kumtoi se e kundërshton deklaratën e Bashkimit Evropian, me të cilën hapet rruga për sanksione plotësuese ndaj Kremlinit, për shkak të konfliktit në Ukrainë, dhe shprehi pakënaqësi që nuk ishte konsultuar.

    "Greqia nuk dakordohet", kumtoi Kabineti në Athinë, duke shtuar se me deklaratën ishte shkelur "procedura adekuate" pa u siguruar paraprakisht pëlqimi nga Greqia.

    "Hapat e dyshimtë" të Qeverisë së re greke për t'i kundërshtuar sanksionet e reja ndaj Rusisë, e arsyetojnë politikën e jashtme para sfidave të saj ndaj gjendjes së status kuo-së në Evropë, komentojnë disa analistë të huaj.

    Nëse Qeveria greke do ta shndërrojë këtë retorikë në realitet, do të testohet kur ministri i ri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias do të ketë mundësi të bllokojë vendosjen e sanksioneve plotësuese në takimin e jashtëzakonshëm të shefave të diplomacive të BE-së, të enjten në Bruksel, shkruan agjencia Bllumberg.

    Për vendosjen e sanksioneve nevojitet pëlqimi nga 28 qeveritë e anëtareve të BE-së. Vetoja greke do ta godiste konsensusin e brishtë evropian për përballje me Rusinë dhe fillimisht do ta ulte vullnetin e mirë ndaj SYRIZA-s përderisa lobon për kushte më të lehta për marrëveshjen për ndihmë financiare, komenton agjencia.

    Kjo gjithashtu do të ketë ndikim negativ ndaj marrëdhënive me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e tregoi mbështetjen e saj që të vazhdohet me presion ndaj Rusisë gjatë eskalimit të dhunës në Ukrainën lindore.

    Në fjalimin gjatë marrjes së funksionit të minsitrit, Koxias tha se Qeveria e tij i kundërshton "rregullat për operacion" në suaza të BE-së lidhur me deklaratat për Rusinë.

    "Secili mendon se në emër të borxhit, Greqia do të heqë dorë nga sovraniteti i vet dhe pjesëmarrja e saj aktive në politikën evropiane, gabon. Ne dëshirojmë të jemi grekë, patriotë, evropianë, internacionalistë", deklaroi Kuxias.

    Ndërkohë, Kabineti i Ciprasit kontaktoi se zyren e kryetarit të Këshillit evropian, Donald Tusk, ndërsa kryeminsitri personalisht me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, në mënyrë që të shprehin protestë ndaj përmbajtjes së deklaratës dhe të propozojnë ndryshime në të, por propozimet e para ishin anashkaluar dhe deklarta është kumtuar në versionin fillestar", lajmëruan mediumet greke.

    web

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Alexis Tsipras, kryeministri i parë ateist i Greqisë

    Cka kerkon nje teme per Greqine ne forumin shqiptar tek toleranca fetare, ska se si qe mendja ime ta kuptoje!? Ky s'eshte as ateisti i pare e as i fundit qe behet kryeminister i nje vendi. Dhe cka, i urojme suksese por nuk do te mund t'i beni shqiptaret te jetojne per greker, turq apo arabe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •