Ngjarjet e fundit kur objekt i terrorizmit ishte vrasja e 12 personave nga të cilët 10 ishin personeli i revistës satirik Charles Hebdo dhe 2 policë, si dhe problemet në Belgjikë dhe Hollandë, ngritja e nivelit të gadishmërisë në Britaninë e madhe,- krijon përshtypjen se radikalizmi fetar i ashtuquajtur islamik ka përqëndruar vëmëndjen ne qytetet e BE në të cilat po përpiqet të realizoje aksione terroriste. Këtë e ka pohuar dhe numri një i ISIS (ISIL ose IS)- Al Baghdati i cili ka përmëndur edhe aktivizimin e `ujqërve të vetmuar` në kryerjen e aksioneve terroriste. Ndaj këtyre aksioneve nuk është përjashtuar asnjë vënd perëndimor as SHBA dhe as Kanada apo Australia të cilat e kanë rritur gadishmërinë ndaj sulemeve të mundshme potenciale terroriste me beckaground fetar.
Problemet e qëndrimit ndaj ISIS (ISIL ose IS) sidomos në Europë janë të ndryshme, por vendimi për të luftuar me vendosmëri këtë fenomen të avangardës terroriste me qëllim dëmtimin dhe krijimin e shqetësimeve politike, sociale dhe ngritjen e frikës dhe panikut ndaj sulmeve të tilla- është një vendim që kancelaritë e BE e kanë miratuar dhe po veprojnë në zbatim të këtyre detyrave. Por cfarë po ndodh realisht në BE dhe përse vëmëndja e ISIS është kthyer nga BE (dhe më pak nga SHBA)?
Dihet se BE dhe vëndet që kërkojnë të anëtarësohen në BE përfshi dhe Shqipërinë, kanë probleme të mëdha me imigracionin i cili nga viti në vit është duke u bërë shqetësimi kryesor i këtyre vëndeve. Mijra dhe qindra mijra të varfër hyjnë në vëndet e Bashkimit Europian për një jetë më të mirë, por krahas këtij migrimi galopant në BBE futen dhe terroriste fanatike fetarë të cilët përpiqen të destabilizojnë vëndet me idenë e përhapjes së islamit me dhunë apo me rrushfet duke ndërtuar xhami dhe objekte të tjera kulti për të cilat `kanë nevojë emigrantët apo dhe azi-l kërkues të ndryshëm`.
E gjëndur përballë një realiteti jo të njohur mirë vëndet e Bashkimit Europian i kanë lejuar ngritjen e objekteve të kultit, kanë lejuar hyrjen e mijra emigrantëve me fe islame (por më pak dhe me fe të tjera), duke u bazuar në të drejtat dhe liritë së njeriut, në të drejtën e besimit fetar, që janë të drejta të sanksionuara me ligj në kushtetutat europianë dhe në kushtetutën e BE, dhe në Kartën e OKB.
Bazuar gjithashtu në liritë dhe të drejtat e njeriut vëndet e BE ashtu dhe SHBA , Kanada, Australia, kanë pranuar emigracionin nga vëndet e botës së tretë, emigracion që sa vjen e rritet duke u bërë një problem i madh për vëndet pritëse të pasura.
Parlamenti europian ka miratuar edhe një kushtetutë të BE, shtetet e të cilës janë shtete laike, kushtetuta është aktualisht në veprim, pikërisht duke përkrahur fort liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liritë e të drejtat fetare, por ka harruar diçka e cila është kritikuar nga Papa duke i vënë në dukje PE vlerat e kristianizmit, vlera të cilat nuk janë paraqitur në këtë Kushtetutë, vlera të cilat kanë qënë dhe mbeten bazë në krijimin e shteteve europiaë deri në kohët e sotme; gjithashtu, janë kritikar dhe nga patriarku rus i cili ka përmëndur në asamblenë parlamentare të KE një frazë monumentale: `Nëse do të injorojmë normat morale , ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë` .
Migrimi i madhe dhe problemet religioze të besimit islam kryesisht në vëndet e BE por dhe në SHBA, Australi apo Kanada, të popullatave myslimane që vijnë nga zonat e konflikteve në Siri, irak, Afganistan, Libi, dhe nga vëndet e Afrikës kryesisht për shkaqe ekonomike, politike, janë shfryt ëzuar nga i ashtuquajturi ekstremizmi silamik i cili po e përdorkëtë megrim për ekspansion religjioz dhe vendosjen e ligjeve religjioze në këto vënde. Këto synime ata i kanë shprehur hapur për ta bërë komplet Europën dhe SHBA khalifate me ligj shariah në përdorim. Sigurisht kjo politikë është e vjetër në qarqet ekstremiste të vëndeve islamike të cilat për vite me rradhë kanë stimuluar lindjet, duke kthyer shumë vënde të botës së tretë në vënde me popullata iracionalisht të mëdha si Pakistani, Nigeria, Egjypti, India, Indonezia me idenë jo normale që.. të barazohemi dhe ta kalojmë me popullatë botën e krishterë... E parë në këtë kënd vështrim sidomos pas rënies së Murit të Berlinit ku bota komuniste u fundos njëherë e mirë, një pjesë e mirë e botës së tretë mbeti e zhgënjyer nga miti i rremë i komunizmit përsa i përket barazisë, lirisë dhe vëllazërisë.
Ky zhgënjim apo boshllëk shpirtëror i shkaktuar nga iluziviteti i komunizmit, u zëvëndësua menjëherë në vëndet e botës së tretë kryesisht ato islame me mithin religjioz të islamit i cili ndryshon në fakt rrënjësisht nga idea komuniste por ka disa pika të përbashkëta ashtu si dhe kristianizmi përsa i përket barazisë dhe vëllazërisë. Kështu nisi ekspansioni islamik , religjioni i të cilit u përdor në luftën kundër BRSS nga SHBA e cila e financoi dhe e trajnoi mirë me në krye Bin Laden-in si kryetar i muxhahidinëve afganë kundër BRSS, por shndroi luftën muxhahidine në një luftë religjioze kundër qytetërimit perëndimor duke e kthyer në një luftë të qytetërimeve. Radikalizmi islamik arriti kulmin në 11 shtator 2001 nga ku OKB dhe shumë vënde të botës përfshi dhe disa vënde islamike u bashkuan në një koalicion me në krye SHBA dhe NATO kundër radikalistëve, luftë e cila vazhdon edhe sot.
E parë nën këtë kënd vështrim, migrimi i jashtzakonshëm pas viteve `90 , i shtuar nga viti në vit i popullatave kryesisht me religjion islamik në vëndet e BE, ka ngritur këmbanat e alarmit për shkak të frikës nga sulmet e ekstremizmit islamik, duke vënë në rrezik dhe popullatën e varfër të migruar por të pa implikuar në rrjetet e terrorizmit. Rrjetet radikaliste islamike e përdorin këtë popullatë islamike për të nxjerrë të ashtuquajturit luftëtarë duke u justifikuar me krimet nga ndërhyrjet e SHBA dhe të NATO-s apo dhe të Francës në disa vënde arabe, vënde në të cilat janë vrarë shumë njerëz.
Disa nga klerikët islamikë keqpërdorin lirinë e medias për të nxitur urrejtjen ndaj vëndeve të pasura duke shkaktuar në moment të caktuar edhe valë dhune , aq më tepër kur shteti i tipit khalifat i drejtur nga Al Bagdadi ka bërë thirrje për luftë kundër disa vëndeve të BE duke kërkuar aktivizimin e `ujqërve të vetmuar` në askionet terroriste. Vëndet e BE, SHBA dhe të tjerat kanë ngritur nivelin e vigjilencës, por në këtë pikë edhe popujt europianë po reagojnë nëpërmjet partive politike europiane, ku shihet se partitë e ekstremit të djathtë kanë një rritje në përqindje edhe në Parlamentin Europian. Aktualisht sipas Huffington Post, këto parti të djathta ekstreme zënë 1/3 e vëndeve në këtë parlament.
Po sipas kësaj gazette janë 9 parti të ekstremit të djathtë të cilat janë në PE që quhen dhe Euroskeptikët, kërkojnë masa eksteme kundër emigrantëve dhe sidomos kundër atyre me religjion islamik. Këto parti janë (http://www.huffingtonpost.co.uk/2014...n_5391873.html) janë:
-Partia National de France – me në krye djathtisten ekstremiste Marie LePen (Mrs Ebola), e cila ka shprehur indinjatën ndaj emigrantëve dhe ka kërkuar marrjen e masave të rrepta kundër tyre qoftë me largimin apo kufizimin e lirive religjioze
-Partia Nacional Demokratike – Gjermani sëastika raciste ` varka (kontinenti) eshte plot, dhe europa eshte vendi i te bardhëve.
-Partia Agimi i Arte – Greqi - thoë se: kështu mund ta shpëtojmë vëndin, nga maskarenjtë` (marre nga protokollet e Zionit),
-Partia e Finn-ve Partia anti europiane-popullore e Finlandes anëtari i parlamentit James Hirvisaari.
-Partia Popullore Daneze – 27% ne votimet e fundit liderja femer Pia Kjærsgaard, emigrantet nuk jane te mirepritur
-Partia per Liri te Hollandes =Gert Ëiller: ne nuk urrejme myslimanet , urrejme Islamin. Islami është kali i Trojes.
-Partia Jobbik Hungari 6 % në zgjedhjet e fundit.
-Partia e Lirise Austri ne aleance me Frontin Nacional- kunder turqve!
-Lega Nord e Italisë -6%, janë kundër migracionit.
Përsa i përket partisë së ekstremit të djathtë në Britani ato nuk kanë arritur ndonjë përqindje të lartë dhe nuk kanë mundur të futen në PE; kështu ka pohuar Kryetari i BNP (Partia Nacionaliste Britanike) Nick Griffin.
ii
Përse në BE kundër terrorizmit islamik po fitojnë terren partitë e ekstemit të djathtë? Përse vëndet e BE nuk kanë mundur dot të manaxhojnë migracionin abundant kryesisht me religjion islamik. Problemi qëndron sikurse e pamë nga massakra në Francë se në grupet terroriste islamike janë future edhe të rinj që janë familje me disa breza banues në Francë. Përse kjo gjë?
Mendoj se problemet janë të rënda dhe komplekse përsa i përket migracionit, dhe problemet kanë nisur nga shpresa dhe besimi që kanë patur dhe kanë emigrantët në ligjet, dhe Kushtetutën e PE, të vëndeve laike të BE, dhe me politikë tolerante si liberal-demokrate ashtu dhe social demokrate, bazuar kryesisht tek Ligji për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe liritë religioze.
Ky liberalizëm i vëndeve të zhvilluara mesa duket krahas anëve pozitive ka patur edhe disa efekte negative përballë vetë popujve të vëndeve të tyre të cilët nëpërmjet partive të ekstremit të djathtë po përpiqen të kufizojnë liberalizmin përballë migracionit. Kërkesat kryesore të partive të ekstremit të djathtë janë larg atyre të PE dhe të BE apo të kartës së OSBE:
- kufizimin e migracionit në vëndet e tyre (ndoshta duke investuar në vëndet përkatëse në Afrikë e Azi),
-ndalimin e ndërtimit të objekteve religjioze islamike (ndoshta se ndërtimi i tyre sipas partive të djathta, është bërë duke përfituar nga liberalizmi perëndimor dhe duke e përdorur për terrorizëm),
-edukimin e fëmjve dhe të rinjve emigrantë vetëm në shkollat laike,
-largimin e grupeve religjioze të dyshuara për estremizëm për në vëndet e tyre,
-vëndet e Europës të jenë vënde për rracën e bardhe (pra thirrje raciste).
-Akuza ndaj partive të majta kryesisht atyre socialiste europiane për degjenerim të sistemit sidomos për problemet e LGBD, dhe të tolerancës ndaj emigracionit,
-ri-rregullimin e kushteve për praninë dhe futjen e vëndeve në BE, kufizimin e green card për ato jashtë BE.
Nuk thonë kot se ekstremet takohen por, edhe partitë e ekstremit të majtë shprehin po ato komente si të ekstremit të djathtë, p.sh., Partia radikale e majtë e Greqisë Syriza me në krye Tsipras (e cila sipas sondazheve fillestare i ka fituar zgjedhjet), kërkon masa radikale deri në daljen nga BE dhe zona Euro , duke mos paguar borxhet ndaj BE me qëllim që të ` ruajë dinjitetin dhe respektin ndaj vlerave të Greqisë`.
Në përfundim, preferenca në rritje popullore europiano perëndimore ndaj partive të ekstremit të djathtë kryesisht (por dhe atyre të ekstremit të majtë), tregon se popujt nuk janë të kënaqur nga gjëndja aktuale në këto vënde, dhe kërkojnë një zgjidhje më të saktë ndaj terrorizmit islamik dhe emigracionit të madh drejt BE.