Josef Limpreht
TIRANE ( 21 Maj ) - Nis ceremonia e pėrkushtimit dedikuar amabsadorit amaerikan nė Tiranė Josef Limpreht, i cili vdiq dy ditė mė parė gjatė detyrės sė tij diplomatike nė Shqipėri. Nė pallatin e Kongreseve nė praninė e personaliteteve tė larta politike tė vendit dhe pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik dhe bashkėshortės, do tė pėrkujtohet Limpreht i cilėsuar si mik i madh i shqiptarėve. ad/ko (BalkanWeb)
TIRANE ( 21 Maj ) - Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani dekoron me medaljen e artė pas vdekjes ambsadorin e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, Josef Limpreht. Gjatė fjalės sė tij nė ceremoninė homazh dedikuar Limpreht Meidani i akordoi zonjės Nancy Limpreht dekoratėn pėr "Merita tė veēanta civile", me motivacionin pėr shėrbimin e tij tė vyer si diplomat i lartė i shteti pėr aktivitetin e tij nė Shqipėri dhe pėrfaqeėsimin me dinjitet dhe professional tė politikės mbėshtetėse tė shteteve tė SHBA pėr popullin shqiptar dhe zhvillimet demokratike nė vend, pėr veprimtarinė tepėr tė larmishme nė dobi tė stabilitetit progresit, imazhit tė vertetė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe popujve tanė. ad/ko (BalkanWeb)
Ambasadori Amerikan Josef Limpreht
TIRANE ( 21 Maj ) - "Ambasadori Josef Limpreht ndikoi nė formcimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe SHBA. Ai ishte amerikan i madh qė shprehte me elekuencė vėmendjen e vendit tė tij pėr Shqipėrinė, duke lėnė gjurmė tė paharrueshme nė angazhimin e tij tė lartė kudo nė Shqipėri". Kėshtu ka folur sot kryeministri Pandeli Majko, gjatė ceremonisė sė lamtumirės dedikuar ambasadorit amerikan nė Shqipėri, Josef Limpreht. Kryeministri shqiptar tha se tė gjithė ne qė e njohėm dhe qė bashkėpunuam me tė do ta ndjejmė thellė mungesėn e tij. "Nė emėr meėr tė Qeverisė Shqiptare dhe nė emrin tim dua t'i pėrcjell ngushėllimet mė tė mira familjes, kolegėve dhe miqve tė ambasadorit Josef Limpreht. Tė lutemi pėr shpirtin e tij, tė gjej paqe nė amshim- pėrfundoi kryeministri Pandeli Majko. ad/ko (BalkanWeb)
TIRANE (21 Maj) - Shqiptarėt na bėnė tė ndjehemi si nė shtėpinė tonė. Kėshtu u shpreh sot Nancy Limprecht, e shoqja e ambasadorit amerikan nė Tiranė Joseph Limprecht, pas dorėzimit nga Presidenti Meidani tė Medalies sė Artė pas vdekjes pėr bashkėshortin e saj. "Nė emėr tė burrit tim, Joseph Limprecht, do tė doja tė falėnderoj Presidentin Meidani, do tė doja tė falėnderoj tė gjithė juve, shqiptarėt na bėtė neve tė ndjehemi si nė shtėpinė tonė", tha zonja Limprecht gjatė fjalės sė saj nė ceremoninė e homazheve nė nderim tė bashkėshortit tė saj. "Dy vitet e fundit - shtoi ajo - ishin vitet mė tė lumtura nė jetėn time dhe nė jetėn e bashkėshortit tim dhe mendoj se posti i tij nė Shqipėri e bėn Shqipėrinė tė veēantė, e bėn Shqipėrinė vendin ku prehet shpirti i tij. Dhe unė shpresoj se shpirti i shpresė pėr tė ardhmen". "Ju dua tė gjithėve - pėrfundoi ajo - faleminderit".
-------------------
Krijoni Kontakt