-
Opozita: Ministri i rendit Tahiri, i përzier kokë e këmbë me krimin
PD: Ministri i Brendshëm i lidhur me krimin e organizuar. Tahiri ngre padi për shpifje kundër Palokës
Pas akuzave që kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, bëri ndaj ministri i Brendshëm, duke thënë se ai është i lidhur me krimin e organizuar, Saimir Tahiri ka kërkuar nga institucioni që drejton, ngritjen e padisë penale dhe civile ndaj deputetit të PD-së.
Njoftimi u bë nga ministria e Brendshme dhe vjen pas deklaratave që kreu i grupit parlamentar demokrat, Paloka, bëri gjatë mesditës së të premtes, i cili tha se “Ministri i Brendshëm shantazhoi mbrëmë përfaqësuesit e medias dhe të prokurorisë, në një tur telefonatash në dy prej studiove televizive më në zë të vendit, ku debatohej dhe ngrihej shqetësimi për mungesën e rendit dhe të sigurisë në vend”.
Ministria e Brendshme thekson në njoftimin e saj se padia ngrihet për “derdhjen në publik të një sasie shpifjesh të pazakonshme edhe për një shpifës profesionist si Edi Paloka. Edi Palokën e njeh mirë çdo qytetar, që ndjek jetën politike shqiptare dhe s’ka dyshim se jo vetëm mes qytetarëve pa dallime partiake, po edhe mes vetë kolegëve të tij partiake, ka konsensus të plotë për faktin se ky individ jeton me profesionin e shpifësit”,-thuhet në njoftim.
Më herët, Partia Demokratike dënoi ndërhyrjet e Ministrit të Brendshëm në nëj debatet televiziv mbrëmjen e së enjtes, duke thënë se ministri ushtroi presion ndaj medias e ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë.
Sipas PD-së, lidhjet e tij me krimin dhe dyshimet që lindin pas fabrikës së Kokainës sjellin nervozizmin e deklaratat e papranueshme të Tahirit.
“Ministri i Brendshëm shantazhoi mbrëmë përfaqësuesit e medias dhe të prokurorisë, në një tur telefonatash në dy prej studiove televizive më në zë të vendit, ku debatohej dhe ngrihej shqetësimi për mungesën e rendit dhe të sigurisë në vend. Me tone të larta, skandaloze, të papranueshme Tahiri përsëriti disa herë kërkesën që analistët të rishikonin qëndrimet e tyre e të mos kritikonin, si dhe i dha urdhra politikë përfaqësuesit të prokurorisë, drejtpërdrrejt në sytë e mbarë opinionit.”,-thuhet në deklaratën e kreut të grupit të PD-së.
Gjithashtu Paloka tha se tha se gjithkush e di sot, “se Saimir Tahiri është i lidhur me krimin e organizuar, se është mik i Emiliano Shullazit. Sic dihet se sot është e premte, ashtu e dinë qytetarët edhe për këtë kumbari mes tyre , ky është dhe burimi i nervozizmit të Ministrit të Brendshëm”.
Panorama
-
-
Për: Opozita: Ministri i rendit Tahiri, i përzier kokë e këmbë me krimin
Ristani: Tahiri, i përzier kokë e këmbë me krimin
Pas padisë panale dhe civile që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ngriti ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Palokës, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Në një intervistë televizive pasditen e së premtes, Ristani tha se ministri Tahiri “është i përzier kokë e këmbë me krimin”. Sipas tij, deklaratat që bëhen nga përfaqësuesit e PD-së, nuk janë personale, por përfaqësojnë Partinë Demokratike.
“As unë e sa zoti Paloka që flet në emër të Partisë Demokratike, nuk flet si qëndrim personal, por është qëndrim i Partisë Demokratike. Për sa i përket elementëve të tillë, janë absolutisht të përzier kokë e këmbë me krimin”,-deklaroi Ristani për “News24”.
Sipas tij, qeveria dhe organet e hetimit ndjekin standarde të ndryshme për sa i përket zbatimit të ligjit. Duke marrë si shembull avokatin e arrestuar pak javë më parë me akuzën se kërcënoi kryeministrin Edi Rama në telefon, Ristani tha se ndryshe veprohet kur kërcënohet kreu i opozitës.
“Në moment kur dyshohet se po kërcënohet kryeministri, autori arrestohet dhe në moment kur kërcënohet kreu i opozitës, nuk ndihet e njëjta rrugë.”,-tha Ristani.
Panorama
-
-
Për: Opozita: Ministri i rendit Tahiri, i përzier kokë e këmbë me krimin
Edi Paloka flet ashtu sepse mendon qe ka akoma njerez qe i besojne
pallavrat e tij boshe.
Ku jane provat qe Tahiri eshte i perzier me krimin e organizuar?
Tahiri me te drejte kerkon ta hedhe ne gjyq per shpifje dhe ulje reputacioni ne publik.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt