Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë për pezullimin e lejeve të ndërtimit

    Në gjithë vendin. Vendimi, pezullohen një vit lejet e ndërtimit

    Zbardhen 5 vendimet e KKT. Moratorium ndërtimi deri në zgjedhjet lokale. Rama miraton koncesionin e Berishës për portin e jahteve.

    Kryeministri: Nuk preken lejet zhvillimore që kanë hyrë në fuqi përpara këtij vendimi.

    Kryeministri Rama ka pezulluar të gjitha lejet e ndërtimit në të gjithë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2015.
    Vendimi u mor dje në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit, gjatë të cilit kreu i qeverisë argumentoi arsyet që e shtyjnë maxhorancën ta marrë atë. Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi: “Pezullimin e zbatimit të instrumenteve të planifikimit vendor, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015; pezullimin e dhënies së lejeve të reja zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015”, thuhet në pikën 2 dhe 3 të vendimit të parë të marrë dje në mbledhjen e KKT-së. Kryeministri Rama argumentoi këtë vendim gjatë fjalës së tij. “Nuk dua që të krijohet një ekuivok. Ky është një vendim që do të merrej edhe pa ndarjen e re administrative, në kushtet kur eksperienca na tregon se inercia e fazës së fundit të një mandati, në shumë territore ka sjellë edhe plagët më të mëdha. Kemi raste flagrante dhëniesh të qindra lejeve brenda 2-3 muajve të fundit, para dhe gjatë fushatës, nga autoritete vendore të papërgjegjshme, që kanë sjellë plagë të panumërta.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    Heil Edvin !
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    Berisha-kryebashkiakëve: Mos zbatoni vendimin e Ramës

    Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron anti-Kushtetues vendimin e Këshillin Kombëtar të Territorit për bllokimin e planeve zhvillimore në gjithë vendin deri në 2015-ën.

    Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se shkelet Karta Europiane e Autonomisë Lokale, Kushtetuta, vendimet të Gjykates Kushtetuese dhe ligji për Urbanistikën. Ky sipas tij është dënim koolektiv që pengon zhvillimin, ndërsa Rama i lë vetes në dorë të vendosë objekt për objekt me qëllim prerjen e gjobës prej 20%.

    “Një vendim i tillë nuk ka ekzistuar as në ditët më të zeza të diktaturës”, shkruan Berisha, ndërsa u bëri thirrje qeverive vendore të zbatojnë Kushtetutën, dhe gjithë kuadrin ligjor, duke shpërfillur vendimin e KKT-së.

    “Vendimi antikushtetues i Ramës ndalon zhvillimin, iu pret kafshaten e gojës dhjetëra mijëra familjeve dhe rivendos 20%-shin e tij! Dy ditë më parë, piktori dështak deklaroi në konferencen e shtypit se “ndërtimi ka rënë dhe kjo është diçka e mirë, duhet të bjerë se po rriten sektor të tjerë”!? Ai me këtë deklaratë faktoi injorancën e tij totale, faktoi se ai nuk mund të dijë se ndërtimi, papërjashtim në çdo vend në zhvillim, është motorri i zhvillimit, gjenerator kryesor i punësimit dhe se rënia e tij shënon rënien në kolaps të ekonomisë”, shkruan Berisha.

    Në vijim të komentit, ish-Kryeministri thekson se mbi këtë koncept idiotesk, Rama vendosi dje me Lamet dhe Shkrelët t’i japë goditjen e mëshirës sektorit më kryesor të ekonomisë së vendit.

    “Ai, në shkelje flagrante të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale, Kushtetutës së vendit, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjit për Urbanistikën vendosi që, në një akt dënimi kolektiv, të bllokojë planet dhe lejet e ndërtimit, pra ndërtimin në mbarë vendin për së paku 15 muaj dhe të lejojë atë vetëm me autorizimin direkt, objekt për objekt, nga zyra e tij, pra të lejojë vetëm duke prerë gjobën 20%.

    Ky vendim i papërgjegjshëm vjen pas ndalimit prej rreth një viti të ndërtimit nga qeveria të veprave publike, rrugëve, urave, ujësjellësave, kanalizimeve, shkollave, spitaleve. Theksoj këtu, se vetëm ky sektor punësonte mesatarisht 48 – 57 mijë punetore në vit. Ky vendim skizoid dëshmon dhe një herë se për Edvin Kristaq Ramën në këtë vend nuk ekziston Karta Europiane e Autonomisë Lokale, të cilën e ka firmosur Shqipëria, nuk ekziston Kushtetuta e vendit, që në nenin 108 dhe 113 të saj, në përputhje me Kartën Europiane të Autonomisë Lokale njeh dhe përcakton autoritetet vendore si përgjegjëse për administrimin dhe vetëqeverisjen e territorit te tyre, nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe disa vendime të saj, madje edhe të para tre muajve, që ndalojne qeverinë qendrore të marre kompetencat e qeverive vendore, nuk ekziston ligj për Urbanistikën qe nuk lejon asnjë vendim të përgjithshëm, përveçse të veçantë, për raste konkrete, të organeve qendrore ndaj qeverive vendore.

    Sipas këtij akti skizoid të Rames, i rritur në parajsën e bllokut hoxhist, në Shqipëri nuk ekzistojnë dhjetera mijëra familje që sigurojne kafshatën e gojës me mundin dhe djersën e njerëzve të tyre të punësuar në ndërtim në kompanitë private të ndërtimit, nuk ekzistojnë qindra plane dhe kontrata të ligjshme që duhen respektuar, por që ky me aktin e tij i hedh në kosh të plehrave. Për Ramen, rëndësi me kryesore ka rikthimi i 20%-shit për xhepat e tij”, komenton Berisha.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    O shoku Rama!

    - Domethene, nese une jam nje qytetar shqiptar, qe kisha ndermend te hapja nje biznes, e te ndertoja nje godine per kete biznes, nuk do e bej dot kete gje pasi nuk do te marr dot leje ndertimi.
    - Nese une jam nje firme ndertimi ne Shqiperi, dhe nuk marr dot leje ndertimi, do te thote qe une nuk do te punoj e ndertoj dot per nje vit.
    - Nese une jam nje biznes qe shet materiale ndertimi, do te thote qe une duhet ti mbyll dyert e biznesit tim per nje vit.
    - Nese une jam i punesuar ne nje nga ato firmat e ndertimit, do te thote se une do jem pa pune e ne asistence sociale per nje vit.

    Sa mire! Do e mbushim barkun per 1 vit me monologjet e tua ne ekranet e televizionit.

    Lum Shqiperia e shqiptaret per kryeministrin e tyre rilindas!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    mos ja vini re se e ka mendjen ke bebi....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Pezullimi i lejeve të ndërtimit/Lame: Fund dalldisë së fund-mandatit

    Pezullimi i lejeve të ndërtimit është një masë për të ndalur shkatërrimin e territorit.

    Është ky vlerësimi që i bënë vendimit të KKT-së, Drejtori i Përgjthshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, Këshilltari i Kryeministrit Artan Shkreli dhe Drejtoresha e Planifikimit të Territorit Adelina Greca.

    Në konferencën e përbashkët për mediat Lame deklaroi se vendimi për pezullimin e lejeve vendore deri pas zgjedhjeve vendore të planifikuara në 2015-ën nuk ka lidhje me politikën, por u mor për shkak të lejeve abuzive që janë dhënë nga njësitë vendore. Lame i emërtoi ndërtimet pa leje të periudhës së fundit ‘një dalldi të fund-mandatit’.

    “Miratimi i ndarjes së re administratieve të vendit, e cila parashikon ndryshim të strukturës administrative territoriale bën të domosdoshme përshtatjen e interesit publik, i cili ka dalë në radhë të fundit sa herë bëhet fjalë për planifikim në territor dhe sa herë bëhet fjalë për atë çka ka mbetur publike në vend”, tha Lame.

    Duke e konsideruar të rëndësishëm zhvillimin e territorit me këtë periudhe tranzitore, Lame tha se vendimi për pezullimin e lejeve vendore bëhet me qëllim për të harmonizuar planifikimin e territorit dhe gjithë legjislacionin e planifikimit me ligjin e ri të territorit të miratuar.

    Sipas tij, ky vendim parashikon fillimin e procedurave për rishikimin e instrumentave vendorë në planifikimin e territorit, në këtë kuadër të ndryshimeve dhe pezullimin e vendimmarrjave të njësive vendore deri në konstituimin e njësive të reja, pas zgjjedhjeve që do dalin në vitin 2015.

    “Vetë fakti që është gjithpërfshirës dhe transferon vendimmarrjen pas zgjedhjeve të vitit tjetër tregon që duhet lënë mënjanë çdo lloj spekulimi për ta lidhur me elementë politikë këtë vendim. Pritja e publikut të gjerë për këtë vendim ka qënë pozitive pasi situata po degradonte. Të gjitha institucionet e shtetit NUK, Policia e Shtetit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe gjithë inspektoriatet do të mobilizohen për të frenuar këtë dalldi fund-mandati që po gërryen gjithçka ka mbetur hapësirë publike në qytetet tona”, u shpreh Lame.

    Në vijim ai shtoi se mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik me qytetarë apo opozitën, e cila e anatemoi këtë vendim sikur do tu heq kafshatën e gojës punëtorëve të ndëtimit.

    Sipas tij, nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate, parqe e lulishte, por duke iu drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm.

    “Ftoj opozitën të mos përqiqet të sigurojë kapital politik me një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar se sa e gjithë opozita së bashku. Mjafton të bëjmë një panoramik të lejeve të dhëna në Bashkinë e Tiranës apo me gjerë, për këtë vit, për të parë se sa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme”, tha Lame.

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Planifikimt të Territorit, Adelina Greca tha se ndarja e re administrative territoriale sjell një realitet të ri në adminsitrimin e territorit.

    “Në dallim nga gjendja e deritanishme ku territori administrohej nga 375 administrata lokale pas miratimit të ndarjes së re territoriale, administrimi i territorit do të bëhet nga 61 njësitë vendore”, tha Greca.

    Sipas saj, ligji i planifikimit të territorit i miratuar në 2009 dhe hyrë në fuqi në 2011 parashikon detyrimin për miratimin e planit të përgjithshëm kombëtar brenda shtatorit 2013 si dhe detyron njësitë vendore të miratonin planet e tyre vendore dhe do të fillonin zbatimin e tyre po në shtator 2013, por plani nuk u hartua ndërsa 85 % e planeve vendore janë miratur në periudhën zgjedhore dhe paszgjedhore.

    “Shumë prej këtyre planeve të njësive vendore të kurorës së Tiranës dhe bregdetit janë miratuar, pas 23 qershorit. Pas kontrollit të kryer nga AKPT-ja rezulton se planet kanë cënuar rëndë resurset natyrore dhe sidomos tokën bujqësore, vijën bregdetare, duke u bërë shkas për ndërtime me rrezikshmëri të lartë. Bashikia e Tiranës në 48 % të rasteve që ka dhënë leje për ndërtimet ka shkelur numrin e kateve të diktuar nga plani vendor që po kjo bashki ka ndërtuar vet dhe në 100 % të rasteve të miratimit të studimeve urbane mjedisore ka shkelur përcaktimet e ligjit të planifikimit të territorit për përfshirjen e publikur në hartimin e tyre dhe për sigurimin e transparencës për banortë”, tha Greca.

    Nevojitet, vjoi Greca, hartimi i kuadrit rregullator i mirëpeshuar dhe harmonizuar sipas udhëzimeve të venditit të datës 22 gusht. Ajo informoi se ka nisur procesi i hartimit të planit të përgjithshëm kombëtar dhe disa planeve ndërsektoriale kombëtare që do të shërbeë si udhërrëfyes për planet vendore.

    Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit tha se mjafton të shikosh vijën bregdetare të liqenit të Pogradecit për të kuptuar se çfarë i kanë bërë vendorët këtij vendi, po akset autostaadale për të parë se në çfarë batërdie urbane ndodhet Shqipëria.

    “Është vërejtur se problemi më i madh nuk vjen nga ndërtimet pa leje por nga planifikimet urbane joprofesionle dhe nga lejet zhvillimore absurde që pushteti vendor po jep me papërgjegjshmërinë se si ndikojnë ato në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve. Kjo pasi ky zhvillim nuk vjen mbi bazën e një dokumenti unitar kombëtar, por mbi nevojat e ditës dhe interesat e ngushta klienteliste”, tha Shkreli.

    Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për vendimin për pezullimin e lejeve vendore, Shkreli tha se kjo masë krijon bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rrit ndër të tjera sigurinë juridike në vend duke sjellë për rrjedhojë një nivel më të lartë invstimesh serioze që çojnë në një punësim më të madh në të gjithë sektorët që preken nga ky vendim.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    Fajin e ka populli qe duron nje gomarllik te tille.
    Per te tilla gjera te ngrihet populli ne kembe por nuk eshte kaq inteligjent populli shqiptar qe ta kuptoje qe po e ha sa krahu.

    Sapo u ndava nga nje mik me profesjon elektricist.
    Isha duke shtruar telat ne nje shtepi thote, vjen policia e na perze, na thote: ose ikni ose do ju arrestojme.
    Pastaj me thote qe policia shkon ne pikat ku shiten materiale ndertimi me mesazhin: mos shisni asnje gje ose do hyni brenda.

    E mar me mend qe shtepia ku po punonte ky miku im nuk ka mare lejet perkatese prane bashkise por sidoqofte, policia as qe i kishte pyetur, thjesht: ndal cdo lloj punimi dhe largohuni!
    Shtepi mbi shtepine e vjeter ishte (kishte prishur te vjetren ky fshatari e po ndertonte te rene siper).
    Pastaj nuk behet keshtu, futja ligje dhe rregulla pa lidhje.
    E di njeri sa e veshtire eshte te maresh nje leje ndertimi per te ndertuar SHTEPI ne token tende???
    Sa njerez duhet te korruptosh, sa lek duhet te harxhosh, SA KOHE te iken neper zyra ku byrokracia te mer frymen??

    Shtet idiot. Popull budalla.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    Une jam kundra kesaj qeverie, pasi akoma pa mbushur nje vit pune eshte e mbushur me vendime te paligjshme, me ligje te jashteligjshme, me skandale nga me te ndryshmet dhe me korrupsion e papunesi ne rritje.

    Por, do pershendesja nje mase te tille pasi ne qe jetojme ne Shqiperi e dime se cfare dreqin eshte bere me kete vend. Eshte (ç)ndertuar ne nje menyre aq kaotike ky vend, sa eshte bere stresues vetem per nga menyra arkitekturore per te gjithe popullsine. Ja psh, ne qytetin tim te lindjes, Burrel, eshte hequr busti i Pjeter Budi-t, shkrimarit te pare Shqiptar, per te ndertuar nje nga garipat e partise.

    Imagjinoni çfare eshte bere ne bregdet, imagjinoni çfare eshte bere ne Tirane, sidomos nga ky kryeminister budalla qe kur ishte kryetar bashkie nuk la cep te Tiranes pa betonizuar.

    Megjithate çdo gje eshte selektive dhe i tille do jete edhe ky ligj. U prish pallati i vjehrrit te Lulzim Bashes, nderkohe qe pallati i Lefter Kokes ka hyre brenda ne det, dhe Vangjush Dako thote eshte me leje te rregullt, sepse skatra gjyshi i stergjyshit te gjyshit te babait te Lefter Kokes na paska patur lidhje me Poseidonin i cili i ka trasheguar nje pjese te detit trashegimtari ligjor i te cilit ne ditet e sotme na eshte Lefter Koka.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Asnjë leje të re ndërtimi në gjithë vendin për një vit

    Kushtetuesja rrëzon vendimin e KKT së Ramës, çliron lejet e bllokuara të ndërtimit



    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, që bllokonte lejet e ndërtimit në të gjithë vendin, deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, duke e cilësuar si anti-kushtetues.
    Në këtë mënyrë drejtuesve vendor u rikthehet e drejta të shqyrtojnë dhe të japin leje ndërtimi për njësinë administrative të tyre.
    Trupa gjykuese ka vendosur ta pranojë pjesërisht kërkesën e Shoqatës sëe Bashkive të Shqipërisë, duke shfuqizuar përkatësisht dispozitën që u hiqte të drejtën vendorëve mbi dhënien e lejeve të ndërtimit.
    Vendimi i KKT, në atë kohë u cilësua nga vendorët si cënim dhe asfiksim i drejtpërdrejtë i autonomisë së pushtetit lokal.
    Më 22 gusht 2014, Këshilli kombëtar i Territorit i kryesuar nga kryeministri Edi Rama vendosi pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit dhe planeve urbanistike deri pas zgjedhjeve vendore që do të mbaheshin këtë vit.
    Ky vendim sipas kryeministrit parandalonte rrënimin e mëtejshëm të territorit, ndërsa shtoi se lejet e dhëna deri më sot nuk do pezullohen, por do të verifikohet ligjshmëria e tyre.
    Kryeministri deklaronte atëherë: “Do të pezullohet dhënia e lejeve të reja zhvillimore dhe do të pezullohen planet e detajuara vendore nga të gjitha autoritet vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e 2015.
    “Kemi raste flagrante të dhënies së qindra lejeve brenda 2-3 muajt e fundit para dhe gjatë fushatës, që kanë sjellë plagë të panumërta. Mjafton të shikojmë gjithë vijën e bregdetit dhe të bëjmë përputhjen e atyre shëmtirave që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit erdhi si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para dhe gjatë zgjedhjeve”

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë për pezullimin e lejeve të ndërti

    Dorështrënguar

    Emri:  Rama_doreshtrenguar.jpg

Shikime: 464

Madhësia:  41.6 KB

    Nga: Bujar Kapexhiu

    MAPO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •