Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Izraeli: Mirënjohje të thellë qytetarëve beratas për strehimin e hebrejve

    Strehimi i hebrenjve, titull mirënjohje Beratit nga Ambasadori i Izraelit

    Emri:  berati.jpg

Shikime: 1759

Madhësia:  40.3 KB

    BERAT- Ambasadori i Izraelit në vendin tonë David Cohan ka nderuar sot qytetin e Beratit me një titull mirënjohje.

    Ky titull i jepet qytetit muze për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së II-të Botërore.

    Ambasadori Cohen i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Odeta Nishani kanë inauguruar edhe një çerdhe në këtë qytet.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    mesia4ever (26-01-2015)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Izraeli: Mirënjohje të thellë qytetarëve beratas për strehimin e hebrejve

    Kam përshtypjen unë apo këta të huajt që gjoja na janë mirënjohës për X gjëra, na japin veç flet-lavdrime dhe dekorata... ndërsa ndihmat ekonomike dhe politike i kanë për të shumvuajturit si Serbia dhe Greqia ?!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Izraeli: Mirënjohje të thellë qytetarëve beratas për strehimin e hebrejve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Kam përshtypjen unë apo këta të huajt që gjoja na janë mirënjohës për X gjëra, na japin veç flet-lavdrime dhe dekorata... ndërsa ndihmat ekonomike dhe politike i kanë për të shumvuajturit si Serbia dhe Greqia ?!
    O Wordless zorraxhiu,

    Nuk jane te gjithe shqiptaret zorraxhinj, qe e kane mendjen vetem si te ngopin zorren e tyre, e nuk kane gje me te shenjte se zorra e tyre. Ka edhe shqiptare fisnike, qe fisnikerine e tyre nuk e tregojne sa per sy e per faqe, por e tregojne atehere kur duhet ne situatat e rrethanat me te veshtira historike.

    Shqiptaret e beratasit strehuan hebrejte ne kohen e Luftes se II Boterore, kur gjermanet mbanin te pushtuar Shqiperine, dhe kush kapej duke mbrojtur e strehuar hebrejte, perfundonte ne plumb. Dhe nuk e bene as kundrejt parase, e as kundrejt ndonje fare shperblimi ne te ardhmen. Vune koken e tyre ne rrezik, per te ndihmuar keta njerez ne nevoje.

    A do te beje ti sot te njejten gje qe bene beratasit 80 vjet me pare?!

    Kjo e ka emrin fisnikeri. Dhe fisnikerine e tille zorraxhinjte e sotem te Shqiperise as nuk e kuptojne e as nuk e pertypin dot.

    Albo

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    arbereshi_niko (23-01-2015),mesia4ever (26-01-2015)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Izraeli: Mirënjohje të thellë qytetarëve beratas për strehimin e hebrejve

    Berat, Izraeli nderon kryebashkiakun Fadil Nasufi: Ruajti vlerat e komunitetit hebre

    Emri:  10940423_814790211912365_5887308938184260570_n.jpg

Shikime: 302

Madhësia:  43.2 KB
    Emri:  1505007_814790225245697_4298497532163389955_n.jpg

Shikime: 288

Madhësia:  45.6 KB
    Emri:  10271562_814792825245437_9083706501720890147_n.jpg

Shikime: 308

Madhësia:  41.7 KB

    BERAT – Izraeli ka nderuar sot një politikan shqiptar për kontributin e tij në forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

    Ambasadori i Izraelit në Shqipëri z. David Cohen, në emër të Ambasadës së Izraelit, ka nderuar kryebashkiakun e Beratit, Fadil Nasufin, me titullin e mirënjohjes për kontributin e tij të veçantë në fuqizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe veçanërisht në ruajtjen, identifikimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komunitetit hebre në Berat.

    Lajmi u bë i ditur nga burimet zyrtare të kësaj bashkie. Po ashtu, mbasditen e sot, të pranishmit vizituan edhe çerdhen nr.1 në lagjen “30 Vjetori” , punimet për rehabilitimin e së cilës u kryen me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri dhe Bashkisë Berat, nën kujdesin e Zonjës së Parë Odeta Nishani. Punimet do të vazhdojne për rehabilitimin e plotë të saj edhe në vitin 2015.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    mesia4ever (26-01-2015)

  8. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Izraeli: Mirënjohje të thellë qytetarëve beratas për strehimin e hebrejve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Kam përshtypjen unë apo këta të huajt që gjoja na janë mirënjohës për X gjëra, na japin veç flet-lavdrime dhe dekorata... ndërsa ndihmat ekonomike dhe politike i kanë për të shumvuajturit si Serbia dhe Greqia ?!
    Prit ty Izraeli me te ndihmu kur e keni imponuar ideologjine raciste te evolucionit saqe edhe 50 vite tjera shtir se do te qoheni ne kembe, ... apo sikur disa myslimane ne Kosove qe thone per Ameriken: 'na ka ndihmuar per interes te vetin', mos me te ndihmu thoni: 'shume te keqinje amerikanet, s'na ndihmuan gjate kohes se luftes'. Hyp se te vrava, zhdryp se te vrava, keshtu me kete logjike punonin serbet me ne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •