-
Basha nga Brukseli: Zgjedhjet lokale, referendum kundėr ndarjes territoriale
PD pranon hartėn e re. Basha nga Brukseli: Zgjedhjet lokale, referendum kundėr ndarjes

Duket se Partia Demokratike ka dhėnė shenjat e para tė tėrheqjes nga kundėrshtimi i hartės sė re territoriale. Pasi humbi betejėn nė Gjykatėn Kushtetuese dhe sė fundmi nė Kolegjin Zgjedhor, kreu i PD-sė, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet lokale tė 21 qershorit do tė jenė si njė formė referendumi nga ana e qytetarėve pėr ndarjen qė u miratua vetėm me votat e mzhorancės.
Kėto deklarata, Basha i bėri nga Brukseli, ku ndodhet i ftuar nga Asambleja Politike e Partisė Popullore Evropiane.
“PD ka qenė dhe ėshtė e vendosur qė sovranit, qytetarėve shqiptarė tė mos u mohohet kurrė e drejta pėr tė vendosur pėr hartėn territoriale, – ka thėnė lideri demokrat. – Harta aktuale ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet e papranueshme pėr PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarėve shqiptarė. Pėr kėtė arsye, ne i konsiderojmė zgjedhjet lokale tė 21 qershorit si njė referendum tė madh qytetar, pėr tu shprehur me votė, jo vetėm pėr kandidatėt e opozitės, por edhe kundėr kėsaj ndarjeje territoriale dhe pėr t’i hapur rrugė njė procesi, i cili nuk do tė vonojė, ku sė bashku me qytetarėt shqiptarė do tė vendosim hartėn territoriale qė ėshtė nė favorin e interesave tė tyre”.
Basha mė pas shtoi se ka kėrkuar nga ndėrkombėtarėt qė tė vėzhgojnė nga pranė zgjedhjet vendore, pasi sipas tij, kjo qeveria i ka dhėnė provat pėr tė vjedhur votat si nė rastin e Korēės.
“Kėrkova monitorim tė plotė tė kėtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh qė qeveria Rama-Meta e ka dhėnė provėn e saj tė pėrgjithshme tė shit-blerjes sė votės nė 23 qershor, – nėnvizoi kreu i opozitės – dhe e ka pėrsėritur para kamerave nė zgjedhjet e Korēės, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbėrėsit e kėtij krimi penal dhe mora garanci, se jo vetėm PPE-ja, por tė gjitha institucionet e BE-sė, do tė jenė tėrėsisht tė angazhuara pėr kėtė kauzė madhore qė ėshtė kauza e lirisė dhe demokracisė nė Shqipėri”, u shpreh Basha.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt