Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    Emri:  10670047_872709922780190_6039297206957656725_n.jpg

Shikime: 1182

Madhësia:  24.1 KB

    TIRANE – Shtatorja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, do të ngrihet në kryeqytetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili ka publikuar në faqen e tij zyrtare ne “Facebook” edhe një fotografi të veprës së skulptorit Idriz Balani.
    “Në Tiranë do të ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugovës, vepër e skulptorit, Idriz Balani e cila do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme”- shkruan Basha.
    Një ditë më parë, u përkujtua në Kosovë dhe Shqipëri 9-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    te heqin Smail Skenderin dhe te vene Rrugenonoven

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    Per mua si qytetar Shqiperie Rrugova ka bere nje hic,realistikisht.
    Rrugova ka punuar ne Kosove dhe ka bere vepra te lavdishme per
    Kosoven.Per Shqiperine ka bere nje hic sepse gjithshka qe ai beri ishte
    per Kosoven.
    Pse nuk i ngrini nje monument Ataturkut se edhe ai burre i mire ka qene lol
    dhe populli i Tiranes me siguri do jete mirenjohes.
    Lul Basha po ben nje propagande qesharake.
    Nga e din Lul Basha qe populli i Tiranes do jete mirenjohes?????
    Nje tufe pallavrash....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    Benseven, mos harro që shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Shqipërisë të Malit Zi dhe Maqedonisë janë të gjithë shqiptar dhe i përkasin një kombi.
    Adem Jashari është hero i shqiptarisë dhe jo vetëm i Kosovës, edhe Isa Boletini po ashtu. Skendërbeu është i shqiptarisë dhe jo vetëm i Mat Dibër Lezhë Krujës zonë në të cilën operojë, poashtu Ismail Qemali etjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-02-2015 më 23:46
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    do ishte dicka e bukur qe shqiperi-kosov te bejn gjera te till te bashkohemi sa me afer bashkimi eshte fuqi
    Partizoni

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Basha: Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të ngrihet në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Benseven, mos harro që shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Shqipërisë të Malit Zi dhe Maqedonisë janë të gjithë shqiptar dhe i përkasin një kombi.
    Adem Jashari është hero i shqiptarisë dhe jo vetëm i Kosovës, edhe Isa Boletini po ashtu. Skendërbeu është i shqiptarisë dhe jo vetëm i Mat Dibër Lezhë Krujës zonë në të cilën operojë, poashtu Ismail Qemali etjerë.
    Le te jene shqiptare,por per Shqiperine kontributi i Adem Jasharit dhe Rugoves eshte zero.Kontributi heroik direkt per Shqiperine counts.
    Isa Boletini ka jetuar ne Shqiperi dhe ka pas aktivitetin e tij kontributin ne Shqiperi.
    Kontributi i Rugoves ishte shume lokal vetem per Kosoven,per Shqiperine Rugova dha nje hic.Raporti i Rugoves me Shqiperine dhe politikanet shqiptare ka qene teper i vaket,diplomatik
    Pse duhet ti ngrihet monumenti ne Tirane???Eshte tjeter gje respekti heroi i Shqiperise dhe tjeter gje lokacioni i pershtatshem ku duhet ngritur busti.
    Shqiperia ka heronjte e vet te luftes qe mund te kapin shifren 200,heronj kombetar te luftes dhe nje pjese e madhe nuk kane as bust as monument ne Tirane.
    Na qenka ai hero dhe do i ngrej bustin une atij nga Kosova.Une kam heronjte e mi ketu lokale dhe nuk kane buste....Shqiperia ka heronjte e vet pa buste dhe monumente
    qe kane dhene kontribut direkt ne Shqiperi jane vrare per ate truall dhe nuk kane monument as bust qe eshte turp..
    Vojo Kushi u hodh mbi tank,super hero,super patriot dhe sot qe po flasim nuk ka nje monument te tij ne Tirane.Faji i kujt eshte?Eshte faji i politikaneve qe politizojne luften,birat e kurves.
    Vojo Kushi meriton monument gjigand te sheshi Skenderbej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-02-2015 më 23:56
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •