Posedonin bomba me celularë, Policia e Durrësit arreston 4 persona. Operacioni është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kuadër të operacionit “Twix”.Burimet zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Febjus Dauti 31 vjeç, lindur në Has dhe banues në Durrës, Dashnor Dumani 30 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, Asllan Plaku 24 vjeç, lindur dhe banues në Durrës e Bledar Plaku 31 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas një pune 2 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime e Rënda, pasi ju sekuestruan 3 mina me celular të montuara. Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat e lartpërmendur kishin si qëllim shitjen e tyre për vepra të rrezikshme kriminale.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikimit të lëndëve plasëse. Ndërkaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet tip ‘Fiat Punto’, 7 telefona celularë, mjetë të tjera për prodhimin e këtyre minave si nastro, tela elektrike dhe kaçavida.
Shqip
Krijoni Kontakt