Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    O njerez te gjith per vete e zoti per tgjith. Ca prisni ju qe Edi ,Luli terrci verrci ti bij menja per mu a per ju?? Mos beni avokatin mbrojtes te asnjerit se njesoj jan.
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anėtarėsuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Po pse te mos vvjedh ,ne shqiperi vidhen shenjat e komunikacionit e ankohen qe vjedh ai burri qe eshte maje lekut..
    Gjaku lahet me Gjak

  3. #13
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Se po te ishin kta ne maj te lekut sdo bonin kshu pffff
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  4. #14
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Se mos e ndriten ata te paret, qe po cuditeni me keta ju!
    Ata vidhnin gomarce, keta po vjedhin me gomar. Pse, mos ta ndryshonin stilin e vjedhjes keta?! Te njejtin stil te ndiqnin thoni ju?

    Une e kuptoj, juve ju pelqen qe tju vjedhin ne stilin e vjeter. Do ta keni nje cik te veshtire sa te mesoheni me stilin e ri.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  5. #15
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: SI TE PASUROHESH ne SHQIPERI

    Citim Postuar mė parė nga Isabel2 Lexo Postimin
    Mjafton te jesh Andej nga jam une, dhe ke Lind I pasur
    Dmthen nga Lazarati
    Pashe nje video ne youtube ku nje fshatar nga Lazaratus po kalonte kufirin per ne Greqi.
    E pyeten po ti ku shkon
    Ai i thote ja te shes kete valixhen me hashash dhe prape ne Lazarat do me gjeni lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    lapsi.al

    krimi nė Shqipėri ka shėnuar sot njė nga kulmet e tij duke arritur tė kėrcėnojė hapur dhe nė mėnyrė tė bujshme, vetė ministrin e Brendshėm dhe pse jo edhe kryeministrin Edi Rama. Ky ėshtė rasti i parė kur familja e njė zyrtari kaq tė lartė terrorizohet me shpėrthim tritoli. Vetė kryeministri e ka lexuar kėtė ngjarje si njė akt terrorist qė i shkon si mesazh ministrit Saimir Tahiri dhe qeverisė, duke deklaruar se ata nuk do tė tėrhiqen nė luftėn kundėr krimit.

    Por kush ka qenė i interesuar t'i dėrgojė njė mesazh tė tillė Saimir Tahirit? A ka qenė ky mesazh edhe pėr kryeministrin Rama (njė sasi tritoli e pashpėrthyer u gjend nga policia pranė banesės sė nėnės sė Edi Ramės)? Po oficeri i lartė i policisė, Alfred Numani, pėrse u paralajmėrua gjithashtu me njė shpėrthim tė fuqishėm tritoli? Ēfarė mund t'i lidhė kėto akte me njėra- tjetrėn?

    Nuk ka dyshim, qė ashtu siē thotė kryeministri, kėto janė njė kėrcėnim i urdhėruar dhe ekzekutuar nga krimi. Por Edi Rama duhet tė kuptojė qė ky nuk ėshtė njė rast pėr tė bėrė politikė. "Kemi ēelur epokėn e re tė ndarjes sė shtetit nga krimi dhe tė luftės dinjitoze pa ndalim e as tolerancė tė shtetit pėrballė krimit", shkruan Rama nė facebook pėr tė mos humbur mundėsinė pėr tė bėrė propagandė edhe nė njė ditė tė zezė si kjo. Por pikėrisht bėrja politikė edhe me rendin publik dhe mosndarja e shtetit nga krimi, janė shpjegimi i gjithė kėsaj qė po ndodh.

    Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri e kthyen luftėn kundėr krimit nė njė betejė propagandistike, banale dhe tėrėsisht tė politizuar duke bėrė krahasime me pėrqindje pėr numrin e viktimave apo sasitė e kapura tė drogės. Pėrballė ngjarjeve tė rėnda si atentatet e shumta me tritol, vrasja e njė bankieri nė zemėr tė kryeqytetit, sulmet me armė tė bandave kriminale, avioni i drogės nė Divjakė, fabrika e kokainės nė Xibrakė, eleminimet mafioze, etj, kryeministri dhe ministri kanė patur si rrugėdalje ose "fajin e ka Saliu" ose se bandat po lajnė hesapet me nxitim se do vendoset shteti ligjor dhe mė pas nuk do tė kenė mundėsi tė vrasin njėri- tjetrin.

    Kjo mėnyrė e trajtimit tė situatės kriminale nė vend ėshtė pak tė thuhet se ėshtė amatore. Strategjia se, me Saliun apo me idiotėsi si ajo e larjes sė hesapeve, do tė mund tė kapėrcehet paaftėsia dhe kriminalizimi i strukturave tė larta tė rendit, ėshtė thjesht njė iluzion. Kryeministri Rama duhet ta shohė kėtė situatė tė rėndė qė po i ndodh nė njė vit e gjysėm si pasojė e qeverisjes sė tij dhe jo tė sillet si drejtoresha e QSUT qė pėrgjegjėsinė e shkarkon atje ku nuk mund tė jetė mė. Edi Rama duhet tė dijė se rendi dhe lufta kundėr krimit nuk bėhet me fushata gjobash apo burgosje tė shkelėsve minorė tė ligjit. As me lėnien e kopilit nė derėn e pushtetit tė shkuar. As me sulmet kundėr mediave. Ajo fillon qė nga emėrimet e drejtuesve tė policisė, qė nė pjesėn mė tė madhe janė persona me lidhje tė dyshimta me botėn e krimit. Fillon edhe atėherė kur kriminelė qė dyshohet se kanė suport politik nuk lihen tė lirė tė bredhin rrugėve tė armatosur por futen nė burg, aty ko sot janė ata qė kanė vjedhur ndonjė kabėll tė energjisė.

    Mbi tė gjitha, si Edi Rama ashtu dhe ministri i tij, e kanė tė qartė se njerėz tė botės sė krimit qė i kanė pėrdorur pėr tė siguruar vota dhe i kanė shpėrblyer ose duke i futur nė politikė ose duke i bėrė "biznesmenė", janė aty si pjesė e tyre dhe si dėshmi e kapjes sė pushtetit tė ri. Nga kjo pjesė nuk shkėputesh dot me deklarata boshe politike dhe hiletė e lėnies sė pėrgjegjėsisė jetime. Shpėrthimi i tritolit sot, ishte njė kujtesė pėr kėtė.

    Tri ngjarjet sot nė Tiranė ishin vėrtet njė mesazh pėr Tahirin dhe Ramėn, por jo se kėta po luftojnė krimin pa kompromis. Por se kanė bėrė kompromis me kėdo nė emėr tė pushtetit dhe pėr kėtė nuk mund ta ketė fajin Saliu
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Kėshilli bashkiak/ Pronarja e Top Channel bashkon votat e PS-sė dhe PD-sė





    Postuar nė 12 Shkurt, 2015 02:02









    Rreth mbledhjes sė sotmė tė kėshillit bashkiak tė Tiranės po bėhet njė zhurmė e madhe nėse do tė rrisė apo jo tarifat e autobuzėve urbanė. Por gjithė kjo rokopujė po fsheh nė fakt njė aferė tjetėr. Lapsi.al ka siguruar dokumentin e sotėm tė rendit tė ditės kun ė pikėn 8 tė tij bėhet fjalė pėr “pėrcaktimin e formės sė bashkėpunimit tė parkimit me pagesė” nė kryeqytet. Deri kėtu gjithēka duket nė rregull. Kaosi me parkimin nė Tiranė e ka tė nevojshme njė gjė tė tillė. Por pyetja qė shtrohet ėshtė: kush do ta fitojė kėtė biznes tė majmė nė Tiranė?

    Basha perballe socialisteve ne keshillin bashkiak

    “Po na ka ardhur njė document qė tė kalojmė sot edhe bėhet fjalė pėr kompaninė “Speed” thotė njė anėtar democrat i kėshillit bashkiak. Ashtu sikurse pėrflitej prej kohėsh nė Tiranė, prapa kėsaj kompanie qėndron pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha. Ajo prej muajsh ka mbyllur njė marėveshje me kryebashkiakun basha pėr ta marrė vetė kėtė minierė tė artė tė biznesit nė Tiranė. Por sipas burimeve tė lapsi.al, deri mė tani kėtė aferė e ka mbajtur tė bllokuar kryeministri Rama. Natyrisht, jo pėr arsye parimore por pėr shkak tė frikės politike, sepse nuk do tė lejojė njė lidhje tė shkurtėr tė pronares tė medias mė tė madhe nė vend, me kundėrshtarin e tij kryesor politik. Madje sipas burimeve Brenda TCH Rama i ka dhėnė fjalėn Vjollca Hoxhės se ajo mund ta pėrfitonte kėtė biznes, pas qershorit, kur sipas ij socialistėt do ta merrnin pushtetin edhe nė bashkinė e rrėmbyer 4 vite mė parė. Por njė propozim i tillė nuk e kam kėnaqur aspak tė interesuarėn dhe njė gjė e tillė ėshtė bėrė burim konfliktesh edhe Brenda vetė televizionit mė tė madh nė vend, lidhur me linjėn editorial qė duhet ndjekur.

    Vjollca Hoxha

    Po tani, a ka ndėrruar mendje kryeministri? A ėshtė tėrhequr ai nga frika e presionit tė medias sė fuqishme? Fakti se administrate e bashkisė e ka future nė rend tė ditės tė kėshillit kėtė ēėshtje, tregon dy gjėra: ose se rama ėshtė tėrhequr dhe i ka dhėnė porosi kėshilltarėve tė tij tė bashkojnė votat me PD-nė nė interes tė pronares tė Top Channel, ose kjo e fundit, qė tashmė e ka arritur marėveshjen me Bashėn (njė gjė e tillė konfirmohet edhe nga futja nė rendin e ditės), po bėn njė provė force: duke i vėnė socialistėt pėrpara dilemės: ose votoni pro meje, ose do tė keni Topin kundėr.

    E gjitha kjo do tė merret vesh sot pasdite. Njė anėtar i drupit tė kėshilltarėve socialist i pyetur nga Lapsi.al, deklaroi se atyre vendimi pėr tė votuar di tju vijė vetėm nė ēastet e fundit. “me sa duket ende nuk ėshtė pėrcaktuar qėndrimi” tha ai pėr lapsi.al.

    Le ta saqarojmė nė kėtė ēėshtje nuk ka asgjė tė paligjshme. Parkimet e kryeqytetit duhen rregulluar. Dhe njė gjė e tillė ose mund tė bėhet me njė ofertė tė hapur nga bashkia, pra nė njė lloj gare ku sejcili biznes qė e sheh me interes kėtė garė mund tė konkurojė, ose me propozim tė njė kompanie private, e cila e sheh se me kėtė gjė mund tė bėjė para dhe ia propozon atė autoritetit publik.

    Me sa duket nė kėtė rast ka ndodhur varinti i dytė. Ajo qė kėshilltarėt demokratė e quajnė do votojmė edhe atė tė “speed-it”. Pra ėshtė kompania pas tė cilės ėshtė Vjollca Hoxha, ajo qė ka pasur idenė dhe tani po tenton tė bėjė bashkė votat e armiqve PD-sė qė ka bashkinė dhe PS-sė qė ka shumicėn nė kėshillin bashkiak.

    A do ja arrijė?

    Duke thėnė edhe njėherė qė nė tė gjithė kėtė histori nuk kemi tė bėjmė me asgjė antiligjore, ajo ngre edhe njėherė njė problem moral. Atė tė njė pushteti mediatik qė ka aq forcė sa pėr interest e tij tė bashkojė kundėrshtarėt e mėdhej, pėr tė zaptuar bizneset fitimprurėse. Ajo ngre gjithashtu edhe pyetjen e dytė se kush e drejton realisht kėtė vend: oligarkėt apo shtetarėt? Ja pra ku erdhėm tek e njėjta pikpyetje qė ngrinim edhe gjatė pėriudhės sė regjimit tė Berishės. A pėrsėritet njėsoj historia? Njė pjesė e pėrgjigjes do tė jepet sot gjatė mbledhjes sė kėshillit bashkiak.

    (Lapsi.al)
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Ē’po ndodh me koncesionin e madh te parkingjeve tė Tiranės?





    Postuar nė 13 Shkurt, 2015 01:02


    Pika 8 e rendit tė ditės ishte ajo mė e nxjehta nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak tė Tiranės. Kėshilltarė tė djathtė e tė majtė debatuan pėr disa orė mbi konēesionin mė tė madh nė historinė e Bashkisė sė kryeqytetit; atė pėr menaxhimin 35 vjeēar nga njė konsorcium privat tė parkingjeve publike tė Tiranės, pėr t’i kthyer ato nė parkingje me pagesė.

    Dukej se ky konēesion nuk do tė haste pengesa. Lapsi.al kishte bėrė tė ditur gjatė ditės, por edhe mė parė, arritjen e njė marrėveshje mes tė majtėve dhe tė djathtėve, pėr njė bashkim votash pėr kėtė sipėrmarrje milionash qė do tė rrjedhin nga paratė e qytetarėve. Arsyeja: pas kontratės qėndronin pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, me kompanitė Speed Taxi dhe ABT si dhe vetė kryetari i Bashkisė, Lulzim Basha, i cili kishte ēuar pėr miratim nė kėshill konēensionin sipas propozimit tė pakėrkuar nga dy kompanitė nė fjalė..

    Siē rezultoi mė vonė, disa nga kėshilltarėt socialistė nuk ishin nė dijeni tė kėsaj marrėveshjeje, padyshim "historike", duke parė tensionin qė ka nė kėto kohė mes PD dhe PS. Kėshilltarėt demokratė e mbėshtetėn konēesionin, por disa nga tė majtėt hodhėn dyshime tė forta pėr kontratėn nė fjalė, ndryshe nga drejtuesit kryesorė tė sė majtės nė Kėshill.

    Eridian Saliani dhe Florian Pullazi kėrkuan nėse kishte studim pėr kėtė projekt dhe kush e kishte bėrė atė. Nėnkryetari Enno Bozdo tha se studimi dhe propozimi ėshtė i vetė bashkisė. Por mė pas, gjatė diskutimeve doli nė dritė fakti se propozimi ishte bėrė nga “Speed Taxi”. Nuk ka asnjė shkelje ligjore nė kėtė fakt, por kur propozimi bėhet nga kompania private dhe jo nga institucioni, procedura e konēesionit ndryshon. Ajo duhet tė kalojė nė njė garė tė hapur mes kompanive tė interesuara pėr sipėrmarrjen dhe kompania qė ka bėrė projektin thjesht shpėrblehet me njė bonus. Por mė parė duhet tė ketė garė. Nėnkryetari Bozdo gėnjeu publikisht kur tha se studimi ishte bėrė nga Bashkia, ndėrkohė qė nė relacionin shpėrndarė anėtarėve tė kėshillit ishte shkruar se studimi ashtu si dhe propozimi ishte bėrė nga dy kompanitė private. Enno Bozdo me siguri ka dashur ta kalojė kėtė moment para kamerave, pėr tė mos u kuptuar interesat qė qėndrojnė pas kėtij konēensioni, por nė relacion gjthēka ėshtė e qartė.

    Eridian Salianji hodhi dyshime tė forta pėr pėrfitim nė kurriz tė qytetarėve: “Doni tė pėrfitojė bashkia apo xhepat tuaj? Bllokuat parkimet nėntokėsore pėr interesat tuaja. Sot doni tė shisni ajrin, po shisni ajrin. Doni tė privatizoni pronėn e qytetarėve.” Hije dyshimi u hodhėn edhe pėr faktin se ky konēesion do tė krijojė monopol nė treg.

    Florian Pullazi: Isha nė Vjenė, parkingjet ishin tė gjitha tė bashkisė. Mos vallė kjo kompani do tė krijojė njė monopol nė treg. Kush ėshtė kompania qė ka sjellė studimin dhe a ėshtė e licencuar pėr tė bėrė studimin. Pėr njė periudhė 35-vjeēare ne do tė japim me koncesion ambientet e qytetarėve. Mė duken shumė 35 vjet. Ju bėj thirrje tė gjithė kėshilltarėve tė mendohen mirė.”

    Dy kompanitė ABT sh.p.k dhe Speed Taxi qė ka kryer studimin, dhe qė pritet ta fitojnė konēesionin, pasi votimi vetėm u shty nė Kėshillin Bashkiak, kanė njė ortak tė pėrbashkėt. Nė ekstraktet e QKR rezulton se ai ėshtė Shpresim Bajraktari. Nė Speed Taxi ėshtė administrator dhe ortak me 92 % tė aksioneve, ndėrsa nė ABT ėshtė aksioner me 70 % tė kapitalit.





    As kjo nuk ėshtė shkelje e ligjit. Po ku qėndron problemi i kėsaj kontrate? Gazeta Dita, sipas njė pėrllogaritje tė thjeshtė, shkruan se bėhet fjalė pėr 24 milionė lekė pėr ēdo orė, pėr 35 –vjet me radhė. Janė 24 mijė vende parkimi nė rrugėt kryesore tė Tiranės, bulevarde etj. Pagesa do tė jetė 150 lekė tė reja pėr dy orė parkim nė qendėr dhe 20 lekė nėpėr lagje. Konsorciumi parashikon nė projekt vetėm vijėzimin e parkimeve dhe vendosjen e matėsave tė kohės sė qėndrimit tė makinaven nė parkim. “Shitje ajri”, siē thotė Salianji, i cili u duk se nuk ishte nė dijeni tė marrėveshjes PD– PS pėr kontratėn e majme pėr pronaren e Top Channel. Investimi ėshtė vetėm 2 milionė euro. Bashkia do tė pėrfitojė vetėm 10 % tė xhiros vjetore, njė tjetėr pikė kjo qė ka ngjallur dyshime e debate nė kėshill dhe reagime nė publik. Disa media e kritikuan fort kėtė sipėrmarrje gjatė ditės sė djeshme, ndonėse sot kritikat duken mė tė zbehura.



    Por ky nuk ėshtė problemi i vetėm. Ka edhe njė problem moral nė kėtė histori, tė prekur nga Lapsi.al dhe tė ritheksuar edhe nga gazeta Dita nė numrin e sotėm: Njė pushtet mediatik arrin jo vetėm tė bashkojė kundėshtarė tė mėdhenj vetėm pėr interesa fitimprurėse, jo pėr qytetarėt, por edhe t’u imponohet me privatizim tė parkingjeve publike pėr 35 vjet qytetarėve tė Tiranės.

    Duke e vėnė theksin tek ky fakt, Dita shkruan se “ky biznes miliardash i shtrirė nė njė interval kohor prej plot 35 vitesh ėshtė tentuar fillimisht nga kunati i Bashės, por mė pas ai ka bashkuar nė ide pronaren e TCH pėr ta pasur mė tė lehtė politikisht miratimin e aferės.”

    Lapsi.al shkruante disa javė mė parė se konēesioni 35 –vjeēar ėshtė bėrė shkak i disa pėrplasjeve tė forta mes Top Channel dhe kryeministrit Rama. Sipas burimeve tė lapsi.al Rama nuk ka qenė kundėr qė konēesionin ta merrte kompania e pronares sė Top Channel, por i ka kėrkuar asaj qė tė presė deri nė zgjedhjet e qershorit kur bashkia e Tiranės tė fitohet nga e majta. Por kjo ofertė ėshtė refuzuar.
    Marrėveshja me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, ka ndryshuar kėto kohė edhe vijėn editoriale tė Top Channel. Shumėkush mban mend se Basha nuk figuronte nė lajmet e Top–it as nė zgjedhjet e vitit 2011. Por kėto kohė ai ėshtė i pranishėm thuajse me ēdo aktivitet. Do tė duhet edhe njė javė pėr tė parė se ēfarė kanė vendosur palėt mbi kėtė aferė multi– milionere, nė pėrfitim, jo nė investim. /lapsi.al/
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Shefi i Forcave Operacionale Speciale zyrtarisht nėn hetim pėr korrupsion





    Postuar nė 13 Mars, 2015 02:03









    Lapsi.al zbulon skandalin se si Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e mbajtėn tė fshehtė faktin se Shefi i Sektorit Elitė tė Policisė sė Shtetit, Forcės Operacionale Speciale, Albano Ahmeti, ishte nėn akuzė pėr korrupsion pasiv. Lapsi.al disponon dokumentin qė vėrteton se ndaj kreut tė njėsisė qė heton krimin e organizuar, trafikun e drogės, si dhe krime tė tjera tė rėnda, u pezullua me vendim tė Gjykatės sė Tiranės, pasi hetohet pėr korrupsion.

    Nė datėn 10 mars 2015 Partia Demokratike denoncoi shtetasin Albano Ahmeti, me detyrė drejtori i Forcave Operacionale nė Policinė e Shtetit, se ishte i pėrfshirė nė korrupsion dhe trafik droge. Sipas PD-sė, Albano Ahmeti ishte i pėrjashtuar nga Policia e Shtetit, por u rikthye nė shėrbim pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet.

    Denoncimi i PD

    “Pak javė mė parė u ndalua njė nga oficerėt e kėsaj strukture, Hamza Demushi. Pas hetimeve, rezultoi se Demushi ishte i dėrguar, i mandatuar nė kėtė tregti droge, nga shefi i tij, pikėrisht nga drejtori Albani Ahmeti. Ne nxisim prokurorinė tė hetojė e tė mos ndikohet nga presionet e Tahirit dhe Didit, pasi ky person ėshtė i afėrt me ta. Forcat operacionale janė pėrgjegjėse pėr mbulimin, vėzhgimin, gjurmimin me metodat speciale tė hetimit. Pra kjo strukturė kryen operacionet mė tė rėndėsishme kundėr krimit e trafikut, kundėr bosėve tė drogės. Merreni me mend, se ēfarė ndodh me trafikun e drogės, kur shefi i kėsaj strukture, pėrgjegjėsja kryesore pėr ndalimin e narko-trafikut, ėshtė vetė pjesė e pazareve tė pisėta e tė jashtligjshme.Kjo do tė thotė se; banda mė e rrezikshme e drogės, ėshtė nė radhėt kryesore tė Policisė sė Shtetit”,- deklaroi Arben Ristani.

    Reagimi i Ministrisė sė Brendshme

    Pas deklaratės sė Ristanit nga selia blu, reagon Ministria e Punėve tė Brendshme, po nė datėn 10 mars 2015. Nė njė deklaratė qė nuk pėrmbante asnjė emėr tė personave tė pėrfshirė nė ēėshtjen nė fjalė, pra Hamza Demushi dhe Albano Ahmeti, zėdhėnėsi i ministrit Tahiri thotė se kėto janė shpifje tė PD-sė.

    “Partia Demokratike vijon fushatėn e sulmeve ndaj Policisė sė Shtetit. Ėshtė e vetmja Parti qė sulmon Policinė dhe jo kriminelėt. Sot doli njė ish i dėnuar pėr korrupsion dhe hodhi dozėn ditore tė shpifjeve absurde ndaj Policisė sė Shtetit, nėn moton e ditur tashmė, "na nxjerrin tė shpifim nė emėr tė Partisė e nuk mbajmė pėrgjegjėsi pėr ēfarė themi". Bėjmė me dije publikun, se hetimet tė cilave iu referohet lexuesi i deklaratės sė radhės, janė nisur dhe ende sot vazhdojnė nga Shėrbimi pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe Ankesat, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (ish-SHKB). Ēėshtja ėshtė nė hetim pėr njė punonjės policie tė arrestuar tashmė, por gjithashtu po hetohet edhe pėr pėrfshirjen e mundshme tė ēdo punonjėsi tjetėr tė Policisė sė Shtetit, pa asnjė dallim”,- thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Brendshme.

    Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u munduan tė fshehin ngjarjen

    Zėdhėnėsi i Tahirit i cilėsoi “shpifje absurde ndaj Policisė sė Shtetit”, akuzat e bėra nga Partia Demokratike. Por Lapsi.al siguron dokumentin, ku nė datėn 11 mars 2015 (njė ditė pas deklaratės sė PD-sė dhe Ministrisė sė Brendshme), Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Artan Didi ka firmosur vendimin pėr pezullimin paraprak nga detyra tė drejtuesit Albano Ahmeti. Didi e ka marrė njė vendim tė tillė pasi Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me vendim nr.671, datė 6 mars 2015, kishte vendosur ndaj Ahmetit masėn e sigurimit personal “Pezullimin e ushtrimit tė njė detyre a shėrbimi publik”, pasi Ahmeti ishte i dyshuar pėr veprėn penale “Korrupsion pasiv i personave qė ushtrojnė funksione publike”. Pra, vendimi i Gjykatės sė Tiranės ėshtė marrė nė datėn 6 mars, ndėrsa ekzekutimi i tij nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Artan Didi, ėshtė bėrė 5 ditė mė vonė, nė datėn 11 mars 2015. Ekzekutimi i vendimeve ėshtė i detyruar brenda 24 orėsh nga shpallja e tij, ndėrsa Didi e ka vonuar plot 5 ditė kėtė vendim dhe ēfarė ėshtė mė e rėnda, e ka firomosur pezullimin pasi Albano Ahmeti ėshtė denoncuar publikisht nga opozita. Pėrpjekja e parė pėr fshehjen e ngjarjes u bė nga Artan Didi, qė e vonoi ekzekutimin e vendimit pėr pezullimin e Ahmetit dhe pėrpjekja e dytė u bė nga Ministria e Brendshme, e cila pėrmes njė deklarate theksonte se kėto janė shpifje tė opozitės.

    Lidhja e Artan Didit me tė akuzuarin Albano Ahmeti

    Burime tė Lapsi.al thonė se lidhja qė Albano Ahmeti ka me Artan Didin ėshtė arsyeja pėrse Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, e mbajtėn tė fshehtė faktin se ai ėshtė nėn akuzė pėr korrupsion, edhe kur ky fakt u bė publik nga opozita. Ekzekutimi i vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėr Albano Ahmetin ėshtė bėrė 5 ditė me vonesė dhe fill pas denoncimit publik tė Partisė Demokratike. Sipas PD-sė, Ahmeti ėshtė rikthyer nė Policinė e Shtetit me ardhjen e Didit nė krye.

    Kjo ngjarje zhvlerėson totalisht zotimet e ministrit Tahiri pėr luftė tė pakompromistė ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar, sidomos nė nivele tė zyrtarėve publikė. Tentativa pėr fshehjen e kėsaj ngjarje, tregon selektivitetin e Policisė sė Shtetit nė pėrpjekjen pėr tė goditur krimin dhe korrupsionin.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Skandal me bordet shtetėrore/ Si po pasurohen shtetarėt





    Postuar nė 03 Prill, 2015 10:04









    Praktika e lejimit tė bordeve, po gllabėron mialiarda nė vit nga taksat e shqiptarėve, si paga fiktive pėr njė klikė nepotike familjare e klanore, ku 12% e pėrfituesve janė anėtarė nė 3-5 borde shtetėrore Njė drejtor drejtorie doganash ėshtė anėtar bordi nė njė spital! Njė kėshilltar pėr NATO-n i Ministres sė Mbrojtjes Kodheli ėshtė anėtar bordi nė njė azil pleqsh! Njė kėshilltar shėndetėsie ėshtė anėtar bordi nė drejtorinė e patentave! Njė drejtor drejtorie nė ministrinė “Gjiknuri” ėshtė anėtar nė bordin e Teatrit tė Kukullave! Njė kėshilltar i kryeministrit Rama pėr bujqėsinė ėshtė anėtar bordi nė njė nga bordet e “Posta Shqiptare”. Njė dekan i shkencave sociale ėshtė anėtar bordi nė Inspektoriatin Qendror Teknik (IQT), njė kėshilltar kulture ministrie ėshtė anėtar bordi nė njė drejtori rruge, ndėrkohė qė njė kėshilltar pėr kultet fetare ėshtė anėtar bordi nė njė drejtori dogane dhe njė drejtor teatri ėshtė anėtar nė... Bordin e Kullimit tė njė Qarku! Sipas njė statistike numri i bordeve e kėshillave mbikėqyrės, bordeve teknikė, kėshillave teknikė dhe kėshillave drejtues qė janė krijuar nga drejtuesit shtetėrorė, si burim fitimi me paga “thela mbi bisht” nga paratė e buxhetit tė shtetit, arrin nė 1278 tė tillė, me mbi 17 mijė anėtarė, ku afro 2500 mijė janė drejtues qė paguhen 2-3 e 10 fish mė tepėr se anėtarėt dhe sa 1-2-3 herė mė tepėr se paga mujore shtetėrore...



    Njė metodė pasurimi e shtetarėve nėpėrmjet skemės shtetėrore tė vjedhjes sė fondeve publike e taksave tė shqiptarėve, qė po pėrdoret rėndomė e hapur nė kėto 23 vite shtet e shoqėri shqiptare tranzitive, tė lėnė qėllimisht prej politikės, ėshtė anėtarėsia nė bordet e ministrive, tė drejtorive tė ministrive, tė agjencive tė shėrbimeve publike, tė universiteteve, fakulteteve, institucioneve shkencore, kėrkimore, kulturore, sportive, tė institucioneve qeverisėse tė pushtetit lokal, nė shoqėritė anonime dhe ndėrmarrjet pronė shtetėrore e deri nė ndėrmarrjet e pastrim-gjelbėrimit, tė ujėsjellės-kanalizimeve, tė ujėsjellėsve tė bashkive etj. Mos u habitni, por edhe nė Gjykatėn Kushtetuese e nė Presidencė ka borde! E sikur tė mos mjaftonin bordet, nė disa ministri, drejtori qendrore, institucione e ndėrmarrje shtetėrore, pėrveē bordeve janė ngritur edhe Kėshilla Mbikėqyrės, qė gjoja kontrollojnė... bordet! Kėto Borde drejtuese, Borde Teknike, Kėshilla Mbikėqyrės e Kėshilla Teknik, janė shpikur jo pėr tė drejtuar e kontrolluar punėt, siē thonė “statutet” e tyre, por qė anėtarėt tė pėrfitojnė pagesa tė tjera mujore shtesė, mbi pagesėn mujore qė u jep shteti. Nė kėto borde, miratohen si anėtarė shtetarė, vartės, familjarė e shokė tė tyre. Nė borde gjen ministra, zv/ministra, kėshilltarė kryeministri e ministrash, kėshilltarė presidenti, drejtorė drejtorie, profesorė miq, kunetėr, shokė, prindėr tė ministrave dhe deputetėve, bashkėshortė, krushq e sekretare ministrash! Nėse shikon pėrbėrjen e bordeve, ndesh qė njė person ėshtė anėtar nė 3, 4 e 6 borde, madje njė rektor universiteti ėshtė anėtar nė 11 borde e kėshilla drejtues, deri edhe nėnkryetar bordi nė ndėrmarrjen e ujėsjellės-kanalizimeve tė njė bashkie periferike! Njė kėshilltar pėr NATO i ish-kryeministrit Berisha ėshtė ende anėtar bordi nė 3 ndėrmarrje ujėsjellėsi nė rrethin e Sarandės e Vlorės. Njė kėshilltar i presidentit Nishani ėshtė anėtar bordi nė 2 ndėrmarrje ujėsjellės-kanalizimesh nė Gjirokastėr dhe nė 1 ndėrmarrje shpim-kėrkimi nafte! Po kėshtu 17 shtetarė dhe zyrtarė tė lartė arsimi, kulture, shėndetėsie e integrimi, janė anėtarė dhe nėnkryetarė nė bordet e kullimit e tė ndėrmarrjeve tė KESH! Njė zv/ministėr arsimi ėshtė anėtar bordi nė njė Port Detar, ndėrkohė qė njė zv/ministėr mbrojtjeje ėshtė anėtar bordi nė departamentin femėror tė barazisė gjinore nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale. Njė kėshilltar kulture ėshtė anėtar nė bordin e agrobiznesit! Njė drejtor drejtorie doganash ėshtė anėtar bordi nė njė spital! Njė kėshilltar pėr NATO-n i Ministres sė Mbrojtjes Kodheli ėshtė anėtar bordi nė njė azil pleqsh! Njė kėshilltar shėndetėsie ėshtė anėtar bordi nė drejtorinė e patentave! Njė drejtor drejtorie nė ministrinė “Gjiknuri” ėshtė anėtar nė bordin e teatrit tė kukullave! Njė kėshilltar i kryeministrit Rama pėr bujqėsinė ėshtė anėtar bordi nė njė nga bordet e “Posta Shqiptare”. Njė dekan i shkencave sociale ėshtė anėtar bordi nė Inspektoriatin Qendror Teknik (IQT), njė kėshilltar kulture ministrie ėshtė anėtar bordi nė njė drejtori rruge, ndėrkohė qė njė kėshilltar pėr kultet fetare ėshtė anėtarė bordi nė njė drejtori dogane dhe njė drejtor teatri ėshtė anėtar nė Bordin e Kullimit tė njė Qarku! Ndėrsa sipas faqeve “online” tė drejtorive tė institucioneve shėndetėsore e spitalore rajonale e qendrore nė Tiranė, Ministri i Shėndetėsisė Ilir Beqja ėshtė kryetar nė tė gjithė bordet e kėtyre institucioneve. Ajo qė bėn pėrshtypje ėshtė numri i madh i bordeve e kėshillave mbikėqyrės, tė krijuar sidomos nė 15 vitet e fundit, ku rekordin e mbajnė ministritė me nga 20-25 borde me emra tė ēuditshėm dhe me funksione fiktive, tė mbushur me shtetarė, zyrtarė e familjarė tė tyre, qė emėrohen anėtarė e drejtues bordesh nėpėr ministritė, institucionet, agjencitė dhe ndėrmarrjet e njeri-tjetrit, sa pėr tė zhvatur paga, mbi pagat qė u jep shteti. Sipas njė statistike numri i bordeve e kėshillave mbikėqyrės, bordeve teknikė e kėshillave teknikė dhe kėshillave drejtues qė janė krijuar nga drejtuesit shtetėrorė si burim fitimi me paga “thela mbi bisht” nga paratė e buxhetit tė shtetit, arrin nė 1278 tė tillė, me mbi 17 mijė anėtarė, ku afro 2500 janė drejtues qė paguhen 2-3 e 10 fish mė tepėr se anėtarėt dhe sa 1-2-3 herė mė tepėr se paga mujore shtetėrore! Natyrisht qė tė gjithė kryetarėt dhe anėtarėt e kėtyre bordeve, paguhen sipas numrit tė mbledhjeve qė bėjnė dhe ata bėjnė... sa mbledhje tė duan, troē sa “lekė-mbledhje” tė duan! Gazeta “Telegraf” ka investiguar batėrdinė qė po bėjnė shtetarėt dhe familjarėt e tyre me qenien si anėtarė nė borde drejtuese, borde teknike, borde kėshillimore, nė kėshilla mbikėqyrės e kėshilla teknik dhe do tė vijojmė publikimin e fakteve pėr ēdo bord.

    Skandali

    Ministri - kryetar bordi tek shoqata e babait, babai - anėtar bordi nė 3 institucione tė ministrisė dhe qeverisė sė djalit

    Shkėlqim Cani, “ēek” 250 milionė lekė nga “thesi” i shtetit pėr OJF... e babait 91 vjeēar!

    Gazeta “Telegraf”, ka publikuar skandalet qė po shoqėrojnė nė kėto 18 muaj qeverisje, disa ministra tė babėzitur, qė pėrveēse janė dėshtakė nė punėn e tyre, po diskreditojnė keqas imazhin e “Rilindjes” e qė ēuditėrisht po mbahen nė detyrė! Janė 3-4 kokrra ministrash tė zhytur nė akte korruptive, duke u kthyer nė shėrbestarė e mbrojtės aktivė tė krimit ekonomik, duke krijuar “fije tė reja” korrupsioni, por edhe duke bashkėpunuar e bashkė-pėrfituar me koncesionet mafioze tė “ish-gardės sė vjetėr” tė krimit ekonomiko-financiar tė viteve 2005-2013, tė ish-qeverisjes “Berisha”. Njė nga kėta “esnafė” abuzimesh ėshtė ministri i Financave Shkėlqim Cani, qė si “urithi” “nėntokazi” po deformon e po shkatėrron sistemin financiar shqiptar, nėn petkun e shlyerjes sė borxheve dhe gjoja tė reformave tė “rilindjes financiare”. Ndėrsa Ministri Gjiknuri, po hedh firma pėr vazhdimin e koncesioneve tė pista, Ministri Beqja po vazhdon biznesin e tregut tė ilaēeve dhe po mbledh 10% tė tenderėve e koncesioneve qė u jep klientėve tė tij. Nga ana tjetėt Ministri Veliaj po pėrdor reklamat e “punėsimit dhe shkollimit profesional” si mėnyrė pėr tė financuar shoqatat dhe bizneset e vėllait, gruas e vajzave tė kolegėve deputetė “rilindės”. Rasti mė skandaloz paraqitet me Ministrin Shkėlqim Cani qė guxoi tė financojė babanė e tij kryetar shoqate (OJF) Islam Cani, me pagesė projekti fiktiv, tė shpikur enkas pėr shoqatėn qė drejton babai i tij... 91 vjeēar.

    Skandali financiar "Cani", me OJF e babait - kryetar

    Afro 1 muaj mė parė, Ministri i Financave Shkėlqim Cani, ka larguar nga puna njė prej bashkėpunėtorėve mė tė afėrt, tė cilin e paguante me rrogė “drejtor drejtorie”, vetėm duke e pėrdorur pėr “vigjilencė” nė ministri. Shkak i largimit ishte, se nė vend qė “vigjilenti” tė ruante sekretin dhe tė zbulonte sekrete “anti-ministėr”, krejt pa dashje, nė njė bisedė tavolinash nė kafene me kolegėt e ministrisė, mes tė cilėve ishte futur pėr tė zbuluar sekrete “anti-Cani”, kishte nxjerr njė “sekret” qė kishte lidhje me aferat e ministrit Cani. Fjala shkoi urgjent nė “veshin” e kryeministrit Edi Rama, prej nga u veprua menjėherė pėr tė ndalur dhe mbuluar skandalin financiar, tė bėrė prej kryefinancierit Cani. Sekreti qė doli dhe qė pėrbėn skandal tė rėndė, ka lidhje me njė urdhėr tė paligjshėm me numėr “Extra” Prot., datė 31 dhjetor 2014, tė Ministrit tė Financave Shkėlqim Cani. Sipas kėtij urdhri, Ministria e Financave duhej tė bėnte njė pagesė nė vlerėn 250 milionė lekė tė vjetra nga buxheti i kėsaj ministrie, pėr llogari tė subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” qė drejtohet nga babai i tij Islam Cani, me kėtė objekt shpenzimi: “Veprimtari vėzhguese lidhur me freskinė e mallrave, sipas afateve tė pėrcaktuara nė standardet shtetėrore, nė tregun e lirė”. Urdhri u lėshua, mbėshtetur nė njė propozim dhe kėrkese tė paraqitur tek Ministri Cani, nga struktura vartėse “Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilėsisė” pranė kėsaj ministrie. Mbėshtetur nė kėrkesėn e drejtorisė vartėse tė standardeve dhe nė projektin e OJF-sė, “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” qė e drejton babai i tij Islam Cani, Ministri Cani e miratoi kėtė projekt vrojtimi nė treg, si “risi evolutive nė sektorin e pėrditėsimit tė dhėnave nė sektorin e standardizimit tė tregut”. Ende pa u ekzekutuar nė thesar, urdhri u anulua prej Ministrit Cani, pas njė telefonate nga kryeministria. Shkaku i anulimit tė kėtij urdhri, ishte skandali qė pėrmbante ky urdhėr financiar shtetėror, me tė cilin djali - ministėr i Financave Shkėlqim Cani, i dhuronte babait tė tij kryetar i “Shoqatės sė Konsumatorit Shqiptar” - Islam Cani, njė ēek 250 milionė lekė tė vjetra nga buxheti i shtetit, nėn motivin e njė shėrbimi shtetėror, qė ndalohet kategorikisht tė bėhet nga subjekte private, qofshin kėto edhe OJF! Sa pėr kujtesė, babai i ministrit Cani ka pėrfituar fonde publike nė disa qeveri nė emėr tė shėrbimeve shtetėrore, gjoja tė bėra nėn petkun e kėsaj shoqate ku ėshtė kryetar qė prej ditės sė parė tė vetė-themelimit prej tij mė 15 Mars 1990, qė prej ditės sė miratimit nė Gjykatėn e Tiranės me Vendim Nr. 1177 Prot, datė 03. 10. 1991 e deri sot pas 25 vitesh, kur vazhdon tė financohet nga i biri ministėr financash, me lekėt e buxhetit tė shtetit, qė na fakt janė taksa tė shqiptarėve.



    Babai i ministrit Cani, anėtar bordi nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Standardizimit dhe nė 3 borde tė tjerė

    Babai i ministrit tė Financave Shkėlqim Cani, tashmė nė moshėn 91 vjeēare, vazhdon tė jetė anėtar bordi nė 3 institucione shtetėrore, madje prej shumė vitesh. Prej 12 vitesh Islam Cani ėshtė anėtar nė Bordin Drejtues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standardizimit, prej 8 vitesh ėshtė anėtar nė Bordin e Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, prej 4 vitesh ėshtė anėtar nė bordin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Metrologjisė dhe prej 18 muajsh ėshtė anėtar nė Bordin e Drejtorisė Teknike tė Standardeve dhe Cilėsisė, strukturė e Ministrisė sė Financave. Thuhet se babai i Ministrit Cani ėshtė edhe nė 4 borde tė tjerė institucionesh shtetėrore qė merren me kontrollin higjenik, shėndetėsor, tė sigurisė fizike dhe standardet nė treg, por interesimit tė gazetės “Telegraf” nė kėto institucione, nuk pranuan t’i pėrgjigjen, me justifikimin “mungon shefja e administratės” (nė faqet “online” nuk janė publikuar pėrbėrjet e bordeve)! Nuk e dimė, nėse babai i ministrit ėshtė apo jo anėtar nė 4 borde tė tjera siē thuhet, por dimė faktin qė babai i ministrit Islam Cani ėshtė anėtar nė bordet e ministrisė dhe institucioneve tė qeverisė sė djalit - ministėr, ndėrsa djali ministėr Shkėlqim Cani ėshtė kryetar nė bordin e shoqatės sė babait - kryetar shoqate, pasqyruar kjo nė faqen “online” tė strukturės drejtuese tė “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”.

    Ja bordi i “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”, qė kryen punime shkencore e projekte dhe siguron ndihma financiare pėr shoqatėn

    1. Shkėlqim Cani, Dr. Prof. i Ekonomikut.

    2. Baftjar Rusi, Avokat.

    3. Eleni Vangjeli, Dr. Shkencash Ekonomike.

    4. Ahmet Osja, Dr.Shkencave Agronomike

    5. Hajredin Toca, Ekonomi Agrare, Asistent.

    6. Nazmi Tola, Biznesmen.

    7. Spartak Kamberi, Inxhinieri Mekanike, Biznesmen.

    8. Arben Cani, Inxhinier, Ekonomist me Bursėn.

    9. Galip Rrema, Ekonomist, Biznesmen.

    10. Zabit Bushi, Ekonomist.

    11. Zana Kamberi, Dr.Shkencave Arkeologjike.

    Ja faqja zyrtare e Bordit Drejtues, tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standardizimit, ku ėshtė anėtar edhe babai i ministrit Shkėlqim Cani

    Ilir RRĖMBECI, Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Tiranė, Drejtor Ekzekutiv.

    Klotilda NEZIRI, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Drejtor - Drejtoria e Tregut tė Brendshėm.

    Fjorida DEMKO, Konfindustria, Koordinatore pėr Marrėdhėniet Institucionale.

    Fatmir HOXHAJ, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Drejtor, Drejtoria e Shėrbimeve Juridike.

    Armond HALEBI – Drejtoria e Pėrgjithshme e Akreditimit, Drejtor i Pėrgjithshėm

    Edlira PRENGA, Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, Drejtore e Marrėdhėnieve me Median.

    Dorina RUĒI, I pazėvėndėsuar akoma, Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė.

    Shpresa ARBI, Ministria e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave, Drejtor -Drejtoria Veterinare.

    Islam CANI, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, Kryetar.

    Pėrparim DEĒOLLI, Universiteti Politeknik i Tiranės, Profesor i Fakultetit tė Inxhinierisė Mekanike

    Ibrahim MORINA, I pazėvėndėsuar akoma, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturės.

    Bordi i Qendrės Universitare Spitalore, kryetar ministri Ilir Beqja

    Ministri i Shėndetėsisė, Kryetar.

    Rektori i Institucionit tė Arsimit tė Lartė (IAL).

    Dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė.

    Kryetari i Kėshillit tė Profesorėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i ISKSH.

    Kėshilli Mbikėqyrės i KESH, mbushur me shefat e ministrisė “Gjiknuri”

    Entela Ēipa, Kryetar, kėshilltare e Ministrit Damian Gjiknuri.

    Koli Bele, Anėtar, Sekretar i Pėrgjithshėm.

    Aurora Alimadhi, Anėtar, Drejtore Juridike tek Ministria e Gjiknurit.

    Arian Hoxha, Anėtar, Drejtor i Politikave, Zhvillimit, tek Ministria e Gjiknurit.

    Zv/Ministri Energjisė, Dorjan Duēka, anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė “Eagle Mobil”

    Ahmet Calik.

    Bahadir Aksoy.

    Mehmet Taylan.

    Izzet Ferhat.

    Demir Tahsin.

    Vilmaz Mehmet.

    Ertugrul Gurler.

    Mahmut Can Calik.

    Dorjan Duēka.



    /Gazeta Telegraf/
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •