Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Pushteti i ri/ Skema e milionave me kompani marketingu

    Pushteti i ri e ka gjetur ēelėsin si tė bėjė para’ duke pėrfituar nga fondet publike. Nė pak kohė e ka kuptuar se milionat mund tė vilen nga buxheti i shtetit me kompani e agjenci marketingu e reklamash. Erion Veliaj duket se ishte i pari qė e nuhati kėtė. Vėllai i tij administron prej kohėsh kompaninė Gogel. Por ai nuk mund t’i jepte atij kaq hapur shuma tė konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Opozita thotė se pėr kėtė qėllim ai krijoi EAG Communication, njė agjenci reklamash e marketingu qė fitoi pa garė tenderi 400 milionė lekėsh pėr zbukurimin e Tiranės me rastin e vizitės sė Papa Franēeskut. Ajo u krijua nė janar tė vitit 2014 dhe nė 8 muaj arriti tė marrė njė tender tė rėndėsishėm pėr tė dekoruar me shpejtėsi (koha u konsiderua e pamjaftueshme) kryeqytetin, ndonėse kishte vetėm 5 punėtorė.

    Erion Veliaj ka lidhje edhe me njė tjetėr kompani marketingu qė ėshtė nė pronėsi tė Amantia Pezės, vajzės sė deputetit tė PS -sė, Dashamir Peza. Anima Pictures ėshtė shfaqur disa herė si agjenci mbėshtetėse e aktiviteteve tė Ministrit tė Mirėqėnies Sociale. Ajo organizoi nė mėnyrė “vullnetare” TrakuFest-in, aktivitetit qė i priu martesės Veliaj - Xoxa nė kalanė e Gjirokastrės. U shfaq edhe tek Peza n’Fest, aktiviteti i pėrvitshėm nė pėrkujtim tė Konferencės sė Pezės, qė vitin e shkuar u la nė dorė tė Erion Veliajt, edhe pse nė shkelje tė plotė tė protokollit. Sėrish fonde publike nė qarkullim dhe emra kompanish marketingu e komunikimi tė tė afėrmve tė pushtetit qė qėndrojnė pas tyre.

    Njė kompani tė tillė pėr marketing e komunikim hapi edhe motra e njė tjetėr deputeti socialist. Fjoralba Balla Soukis, motra e Taulant Ballės e regjistroi subjektin “ARTS” mė 25. 02.1013, si aksionere e vetme, dhe me adresė tė zyrave pranė “Dy Kullave” nė Bulevadin “Dėshmorėt e Kombit”.

    Mė 9 dhjetor tė vitit 2013, pak muaj pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet, Fjoralba Sukis heq dorė nga administrimi dhe aksionet dhe i kalon ato tek Kledia Stefani. Nė kėtė periudhė kompania ka shtuar objektin e veprimtarisė duke ofruar njė gamė jashtėzakonisht tė gjerė shėrbimesh.

    Por vetėm 4 ditė mė pas, Kledia Stefani i shet 100 % aksioneve tė kėsaj kompanie Aurora Cekanit dhe largohet nga detyra e administratores, post qė e merr Nadja Buka.

    Emri i Fjoralba Balla Soukis nuk figuron mė nė kompani. Por si pėr ēudi, pronarja e re, qė e bleu kompaninė “ARTS”, jo direkt prej saj, por nga Kledia Stefani, rezulton tė jetė vazja e dajės sė Fjoralba dhe Taulant Ballės. Nė profilin e saj nė Facebook ajo ka edhe njė foto tė Taulant Ballės, tė zgjedhjeve tė 23 qershorit, ku i fton miqtė tė votojnė pėr tė.

    "Nuk e ka fallsifikuar njeriu- lekun ashtu sic e fallsifikon leku - njeriun. vleresimin e merr ai servili, kafedhenesi, fiks sindroma e parase se celbur ne demokracine tone te ngelur"

    Aurora Cekani, veē pronėsisė sė kompanisė sė reklamave, ėshtė edhe e punėsuar si specialiste tek Agjencia e Legalizimeve, ALUIZNI, pas ardhjes sė Partisė Socialiste nė pushtet.

    Kėshtu, Fjoralba Balla Soukis de jure nuk figuron nė krye te kompanisė, por de facto e drejton atė. E pranon edhe vetė nė rrjetin social LinkedIn.

    Portali ekspres.al shkruan se shitja 2 herė brenda 4 ditėsh e kompanisė ėshtė bėrė pėr tė mbuluar emrin e motrės sė Taulant Ballės nė krye tė kėtij biznesi dhe pėr tė pėrfituar sa mė shumė fonde publike me ndihmėn dhe ndėrhyrjen e deputetit. Sipas kėtij portali, me ndėrhyrjen e Taulant Ballės, kompania “ARTS” fitoi vjet tenderin pėr tė bėrė marketingun e Ditės sė Verės, nė Elbasan. Balla ėshtė deputet i kėtij qarku. “ARTS” mori pėrsipėr organizimin e panairit tė biznesit, dekorimin e qytetit dhe ngritjen e infrastrukturės pėr zhvillimin e aktiviteteve, duke pėrfituar shuma tė konsiderueshme parash.

    Ekspres.al e lidh veprimtarinė e kėsaj kompanie me njė sėrė aktivitetesh dhe shėrbimesh qė ka pėrfituar nga ndėhyrjet e deputetit socialist. Kompani ofron shėrbime edhe nė produksionet televizive, filma, spote, dokumentarė, publikime revistash, gazetash e librash, organizim panairesh, ekspozitash apo eventesh sportive, projektim, implemetim dhe menaxhim tė strukturave turistike, kėrkim tregu edhe nėpėrmjet shėrbimit telefonik, distributor i produkteve dhe materialeve promocionale, prodhim, tregtim, marrje pėrfaqėsi brenda dhe jashtė vendit, tregtim i veprave tė artit, restaurime tė veprave tė artit si; piktura, skulptura e monumente tė tjera, ndėrtime civile dhe industriale, studime mjedisi, vendburimesh gjeologjike, minerare, naftė e gaz mbajtėse, gjeotermale, gjeofizike si dhe studime nėnujore dhe pėrpunime nėnujore, shėrbime edukimi, kualifikimi, trajnimi etj.

    Dhe tė gjithė kėto shėrbime, qė kanė kosto tepėr tė larta, i menaxhon njė specialiste e ALUIZNI -t tė Artan Lames, e sapodalė nga bankat e shkollės.

    Sė fundi “ARTS” flitet se ėshtė angazhuar me marketingun e Lotarisė Kombėtare, pjesė e Austrian Lottery. Fjoralba Balla rezulton se ka punuar nė Lotarinė Kombėtare. Ajo ka qenė drejtuese e projekteve sociale deri pak kohė mė parė. Ka punuar tek e njėjta Llotari qė vėllai i saj nė korrik tė vitit 2012 e akuzonte pėr korrupsion nga foltorja e kuvendit.

    "Austrian Lottery ėshtė nėn hetim pėr korrupsion nė vendin e vet, ndėrsa nė Shqipėri blen tė njėjtėn licencė, 100 herė mė lirė se sa nė Austri. Pra, kėtu jo vetėm qė duhet hetuar, por kjo duhet bllokuar me ēdo kusht. Dua t'i drejtohem sot edhe kėsaj kompanie dhe them se ne do tė kėrkojmė njė hetim pėr korrupsion, ndaj kėtij subjekti, njė hetim tė plotė nė Shqipėri dhe nė Austri dhe kudo gjetkė ku janė zhvilluar biseda, ku janė bėrė pagesa 'cash' dhe ku janė dhėnė rryshfete. Do tė zbardhim tė gjitha pazaret, tė gjitha parakontratat. I them sot kompanisė "Australin Lottery", qė tender-komedia e Ridvan Bodes, nuk vlen, ndėrsa licencėn qė kanė rėnė dakord me Zenin, ne do ta anulojmė dhe do t'ia kthejmė atė shqiptarėve. Nuk mund tė lejojmė qė shqiptarėve t'ju merren njė pronė publike, prej mė shumė se 100 milionė eurosh, se kėshtu ka rėnė dakord Zeni nė Austri", deklaronte Balla mė 26 korrik tė 2012 -ės.

    Prej ardhjes sė Partisė Socialiste nė pushtet, Taulant Balla jo vetėm qė nuk ka ndėrmarrė ndonjė nismė tė tillė pėr t’iu pėrmbajtur premtimeve, por kompania e themeluar nga motra e tij dhe e drejtuar de jure nga vajza e dajės, po i bėn fushatėn e marketingut Lotarisė Kombėtare. Kėshtu pushteti i ri po i bie fare shkurt. Tė afėrm ministrash e deputetėsh tė mazhorancės i kanė pėrqendruar energjitė e tyre nė kompani marketingu, reklamash e komunikimi dhe befas fitojnė tendera pa qenė nevoja edhe tė garojnė me kompani qė kėtė aktivitet e ushtrojnė prej vitesh, kur bėhet fjalė pėr tendera qė jepen nga qeveria.

    Lapsi.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-01-2015 mė 10:52
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: SI TE PASUROHESH ne SHQIPERI

    Nuk e ka fallsifikuar njeriu - lekun ashtu sic e fallsifikon leku - njeriun.
    " vleresimin e merr ai servili, hipokrizia, analfabeti I frustruar; fiks sindroma e parase se celbur ne demokracine tone te ngelur.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Isabel2
    Anėtarėsuar
    21-01-2015
    Postime
    199

    Pėr: SI TE PASUROHESH ne SHQIPERI

    Mjafton te jesh Andej nga jam une, dhe ke Lind I pasur
    Dmthen nga Lazarati

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: SI TE PASUROHESH ne SHQIPERI

    Eshte bere ky Balla kopia perfekte e Lul Bashes,e kan kthyer vjedhjen ne kombinate e divizione farefisnore.

    Nuk duhen permendur me as motra,vellai o vjerri.Xhaja,daja,halla jane kthyer ne shefi kuadrit,shefi llogaris,shefi planit...

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Lul Basha vodhi njė autostradė komplet e nuk i ra nė sy njeriu, qė mos filloj t'i numėroj tė gjitha rrugėt e lėna me nga dy metra gjersi mangu e me kilometra tė pa pėrfunduara

    Shiko, po pse ju shkon mėndja te autostrada e Elbasanit qė ėshtė rrugė simotėr e asaj tė Kombit
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Prap me Salen e Lulin?!
    Futini n'burg!!

    Sala-Sala...., late nam!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    nuk munda te ngarkoj fotot e kontratave te tyre, por as ministri I shendetesise nuk ngelet prapa me kontraten qe ka lidh me nje firme importi mallrash ushqimor qe te kontrolloj falas shendetin e 40-65 vjecarve, dhe konkurues ne kete tender ishin 2 kompani me te njejten pronare.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    LAPSI.AL

    Kjo ėshtė foto e faqes sė parė tė sė pėrditshmes Dita tė datės 27 janar. Ministri Beqaj shfaqet me kokė tė lidhur dhe me siguri qė pas fakteve pėr njė tender tė dyshuar si tė manipuluar nė shumėn e 4 milion eurove, ai duhet tė ketė shumė dhimbje koke.

    Nėn titullin "Hije skandali mbi ministrin Beqaj", gazeta pranė qeverisė ka zbuluar nėpėrmjet njė investigimi njė aferė qė bie era korrupsion tė ministrit tė Shėndetėsisė, Ilir Beqa. Bėhet fjalė pėr nje tender pėr blerjen e njė helikopteri me vlerė afro 4 milion euro, pėr tė cilin Dita referon fakte se fituesi ishte paracaktuar. "Ministria e Shėndetėsisė... ka pėrcaktuar parametra tė atilla qė mund t’i pėrshtateshin vetėm mjetit tė piketuar apo tė rėnė dakord qė mė parė. E thėnė shkurt, tenderi duket njė maskim “ligjor” pėr njė blerje tė drejtpėrdrejtė dhe tė paracaktuar. Njė helikopter akull i ri nuk vjen dot pėr 30 ditė; ndėrkohė qė detaji “i pafajshėm” se mjeti mund tė jetė edhe “paksa” i pėrdorur me deri 50 orė fluturimi (!), duket se e vė gishtin direkt mbi mjetin qė duhet blerė. Kritere tė tilla kaq specifike nė njė tender tė hapur mbajnė erė mė tė rėndė se tualetet e spitaleve.", shkruan Dita duke iu referuar ankesave tė dy firmave tė tjera tė mirėnjohura qė u skualifikuan nga gara dhe qė kanė denoncuar nė ambasadat pėrkatėse, atė amerikane dhe atė italiane hilet qė sipas tyre ministria ka bėrė nė kėtė tender. Nė bazė tė kėtyre ankesave qėndron fakti se ministria e Ilir beqajt e kishte paracaktuar me kohė fituesin duke vėnė parametra qė i plotėsonte vetėm njėra kompani, Airbus Helicopter, qė fitoi edhe tenderin.



    Tė dhėnat teknike sipas dokumenteve tė tenderit dhe njoftimi pėr tender publik

    "Ėshtė fjala pėr 4 milionė euro. Nuk janė pak edhe pėr njė vend tė kamur, e jo mė pėr Shqipėrinė. Tenderi nė fjalė, nė fund tė fundit e solli njė helikopter, mund tė thotė dikush, se dikur edhe nuk tė vinte fare. Ndoshta, por nėse kjo qeveri dhe aq mė tepėr shėndetėsia, ka vendosur ta zbresė sėrish stekėn tek qeveria qė lamė pas, thjesht duke sofistikuar korrupsionin nėpėrmjet paracaktimit tė kritereve specifike, ėshtė fare kollaj ta bėjė", shkruan Dita duke kėrkuar indirekt pėrgjegjėsi nga qeveria dhe kryeministri Rama pėr kėtė rast.

    Vetė kryeministri Rama ka deklaruar se njė ministėr i tij do tė shkarkohej vetėm nė rast tė ndonjė skandali, por a pėrbėn skandal rasti i raportuar nga Dita? Fakti qė ėshtė kjo gazetė e njohur pėr qėndrimet e saj mbėshtetėse ndaj qeverisė Rama, nuk ėshtė njė shenjė e mirė pėr ministrin Beqaj. Duket se laku rreth ministrit tė gjatė po ngushtohet. Nė fillim tė janarit, njė tjetėr gazetė qė i ka dhėnė mbėshtetje mazhorancės sė re tė pas 23 qershorit, Tema, ka patur njė varg shkrimesh kritike pėr punėn e ministrit Beqaj. Madje Mero Baze, nė njė editorial tė nėnshkruar prej tij linte tė kuptohej qartė se ministria ishte pėrfshirė nė tendera klientelistė.

    Pa pėrmendur emra, Baze i referohej tenderit pėr check-up falas tė popullsisė qė iu dha njė kompanie qė merret me importin e pijeve dhe cigareve. "Disa masa populiste per check-up falas tė popullsisė mbi moshėn 40 vjeē, janė konsideruar mė shumė si tendera klientelistė, se sa si njė sistem i ri qė mund tė funksionojė", shkruan Baze nė Temėn e datės 2 janar. Nė dy editorialė tė tjerė, Mero Baze gjithashtu ka shigjetuar praktikat tenderuese tė ministrisė sė Shėndetėsisė dhe mėnyrėn se si ajo po i qaset reformės nė sektorin e saj.

    A pėrbėjnė skandal pėr kryeministrin Rama kėto faktė tė publikuara nė media apo jo, kjo mbetet pėr t'u parė, por fakti se shtypi pranė tij ka vėnė nė shėnjestėr Beqajn ėshtė njė tregues se punėt pėr ministrin nuk janė mirė. Po sot, njė pėrfaqėsi mjekėsh kėrkoi dorėheqjen e ministrit gjatė njė ballafaqimi me tė nė komisionin parlamentar, duke e cilėsuar nismėn e testimit fyese dhe tė dėshtuar. /lapsi.al/





    12
    Add new comment


    Comments




    Submitted by Iliri on Tue, 01/27/2015 - 19:52




    Ore po Si kerkoni qe te shkarkohet Iliri I Beqajve? Nuk e dini se te dy kane qene shoke te ngushte dhe te gjate ne te njejten skuader basketbolli? Ore po ne se Rama eshte djali I Kristaq Rames, deputet ne kohen e komunizmit, ai Beqja eshte jo me pak, eshte i biri I Hamit ( Hamdi) Beqajt, lektor ne Komitetin Qendror te P.P.SH.?





    Submitted by popull on Tue, 01/27/2015 - 20:09




    kush ta shkarkoje beqen? ai qe eshte me i korruptuar se ky dhe qe ka i ka megaskandale te vetat ? cne keto sulme te bazes tani, se s'ka ndryshuar asgje nga rama i korrupsionit ne bashkine e tiranes.apo beqja te cilit iu hoq mandati per pislliqet ne sesionin e kaluar?





    Submitted by Albi_I on Tue, 01/27/2015 - 20:31




    Dua shume ta besoj se qellimet jane te pastra po kur Dita nxjerr nje lajm te tilla kam shume dyshime se mbrapa qendron perplasja per interesa biznesi. Cunat e Arta Dades ose dikush prane tyre do u jete mohuar ndonje tender i madh qe jane vene ne levizje si ata si Mero kunder Beqjas. Nejse, sikur edhe per interesa vetjake shoqerise po i bejne nder ne kete rast.





    Submitted by Autentiku on Tue, 01/27/2015 - 21:39




    Se kuptoj arsyen perse duhet marre ky Mero si reference? nonsens





    Submitted by Anonymous on Wed, 01/28/2015 - 01:56




    Keto jane shashka. Po ju deshton procesi i testimit dhe po ju plas cdo dite nga nje skandal ne qsut dhe prodhojne keshtu lajmesh, te perqendrojne vemendjen ne dicka qe nuk do te ndodhe kurre. Nuk iken beqe se , cdo hap qe ben e ben me dijeni te plote te kryeministrit. Edhe tenderin.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    lapsi.al

    Hije skandali/ Qeveria, mbi 6 milion dollarė pėr Vilma Nushin





    Postuar nė 02 Shkurt, 2015 04:02









    Prej tri javėsh, kompania "Marketing& Distribution" ka lidhur njė kontratė me Fondin e Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor pėr tė bėrė kontrollin shėndetėsor falas, check-up, pėr grupmoshat 40- 65 vjeē. Falas ėshtė fjala, sepse rreth 730 milion lekė do tė dalin pėrsėri nga xhepat e taksapaguesve shqiptarė. Por kjo ėshtė diēka tjetėr. Ajo qė ngre dyshime pėr njė skandal nė financimin e kėtij shėrbimi, ka tė bėjė me kompaninė e pėrzgjedhur pėr ta kryer atė.



    Kontrata e lidhur mes "Marketing& Distribution" dhe Fondit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor

    Ministria do t'i japė afro 6 milion euro kompanisė "Marketing& Distribution", nė pronėsi tė biznesmenes Vilma Nushi, qė kjo tė kryejė shėrbimin e kontrollit shėndetėsor. Nushi njihet pėr afėrsinė e saj me kryeministrin Rama dhe vetėm kjo mund tė shpjegojė faktin se si ka mundėsi qė njė kompani qė nuk ėshtė marrė kurrė me shėrbime tė ngjashme, tė fitojė njė tender specifik si ai i kontrollit shėndetėsor. Biznesi i Nushit ka qenė i njohur deri para pak kohėsh pėr importin e cigare tė Philip Morrisit nė Shqipėri dhe tani pėr importin e pijeve alkoolike. Dy artikuj qė jo vetėm nuk lidhen me shėndetin, por siē shkruajnė edhe nė etiketat e tyre e dėmtojnė seriozisht atė.



    Kompanitė pjesmarrėse nė tender. Tre prej tyre nuk dhanė ofertė, ndėrsa njė tjetėr dha ofertė mė tė lirė se ajo e Nushit

    Por pėr qeverinė dhe kryeministrin Rama me rėndėsi ėshtė tė mos dėmtohen dhe tė favorizohen interesat e njerėzve tė tyre. Kėshtu nėse pėr tė fituar edhe njė tender tė rėndomtė rrugėsh duhet njė pėrvojė minimale nė fushėn e ndėrtimtarisė, pėr check-up shėndetėsor mund ta fitosh edhe pa patur asnjė lidhje me kėtė fushė. Jo vetėm kaq, por po tė shihet nė dokumentin e kritereve qė lapsi.al po publikon, ēmimi ka pjesėn kryesore nė tender, 45 pikė. Kompania e Vilma Nushit dha ēmimin mė tė shtrenjtė dhe pėrsėri fitoi. Me 10 pikė velrėsohet edhe numri i laboratorėve qė firma konkuruese duhet t'i kishte nė dispozcion dhe rezulton se kompania e Nushit, i plotėsoi ato vetėm dy ditė para tenderit. Pra gjithēka e kurdisur dhe e paracaktuar qė fituesi tė ishte "Marketing& Distribution". Si i tillė ngjan edhe fakti qė nga kompanitė pjesmarrėse nė tender, tre prej tyre nuk kanė paraqitur fare ofertė, ndoshta tė bindura se fituesi ishte zgjedhur para se tė mendohej tenderi.



    Kriteret e shpallura nga ministria e Shėndetėsisė

    Do tė ishte mė e drejtė qė qeveria t'i shpėrblejė bizneset pranė saj duke ua dhėnė direkt paratė nga buxheti i shtetit nė formė shpėrblimi, se sa tė lodhet tė shpikė ide si check-up falas pėr t'i justifikuar ato. Ose tė gjejė kompaninė e duhur pėr tenderin e duhur. Se t'i japėsh kontrollin shėndetėsor njė biznesi qė ėshtė marrė qė nė krijim me import duhani, alkooli, shtije kartash rimbushėse e riparim telefonash, ėshtė njėlloj si t'i japėsh njė klinike stomatologjike tenderin e rikonstruksionit tė kryeministrisė. /lapsi.al/
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Si pasurohen pushtetarėt e rinj duke vjedhur fondet publike

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Prap me Salen e Lulin?!
    Futini n'burg!!

    Sala-Sala...., late nam!!
    Po sikur ti kene ndare bashke me edin dhe ilirin si i behet?
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •