Fadil LUSHI

...HEM JABANXHI, HEM MĖKATAR, HEM...


Ėshtė e drejtė e gjithsecilit lexues tė nderuar qė ta lexojė si tė dojė kėtė opinion, por asnjeri nuk ka “tė drejtė” ta vėrė nė dyshim a ta kontestojė origjinėn e kryetitullit nė fjalė (!?). Dhe kryetitulli i kėtij vėshtrimi mė “doli” nga njė komunikim me njė kolege timen, e cila, pos tjerash, mė tha: “Sot unė do tė iki mė herėt nga vendi i punės, do tė shkoj nė shkollė pėr tė shikuar njė shfaqje teatrore pėr fėmijė, ku im bir do tė luajė rolin e njė njeriu qė ėshtė hem jabanxhi, hem mėkatar dhe hem harrestar”(!?). Se i kishte fjalėt me tamam, hiē fare nuk dyshova. I dėgjova mirė dhe me vėmendje, por ama, pasi shkoi ajo, unė fillova tė vras mendjen rreth stisje sė kėtyre fjalėve. Thashė me vete, a mund tė zėnė vend kėto fjalė pranė njėra-tjetrės, a mund tė “frymojnė” bashkė dhe, nė fund, me kėto nocione socio-psikologjike a mund tė ndėrtosh njė gjysmėfjali dėftore (!?). Nuk ma kapi “fiqiri”, sepse tė “pėrfshish” njė fėmijė nė njė rol tė tillė, ėshtė paksa joedukative, jodidaktike dhe mbase edhe johumane. Megjithatė nga ky rol i nxėnėsit kishin dalė shumė mesazhe, mesazhe kėto qė mund t’u hyjnė nė punė njerėzve tė angazhuar ta bėjnė punėn me nder dhe me profesionalizėm.
Gjuhėtarėt pėr JABANXHIUN do tė thonė: Njeri qė ka ardhur nga njė vend tjetėr e nuk e njeh ende mirė vendin ku ka ardhur, i ardhur, i huaj. Ishte jabanxhi ..., pėr MĖKATARIN do tė japin kėtė shpjegim: 1. Ai qė ka bėrė mėkat a qė bėn gjithnjė mėkate... Pendesa e mėkatarit. 2. Ai qė ka shkelur njė rregull a diēka tė ndaluar, fajtor; ai qė ka bėrė njė veprim tė turpshėm a tė dėnueshėm..., ndėrkaq pėr HARRESTARIN do tė thonė: 1. Qė harron shpejt, qė nuk mban mend shumė. Plak harrestar. 2. pėrd. em. sipas kuptimit tė mbiemrit. Harrestar i madh.
Nėse “meseleja e nxėnėsit ėshtė tamam” dhe nėse shpjegimet qė u bėhen nocioneve tė sipėrpėrmendura janė tė sakta, atėherė le tė na lejohet qe tė parashtrojmė njė mal pyetjesh drejtuar “..., aktorėve tė mėdhenj qė sot e gjithė ditėn e Perėndisė janė tė paguar tė luajnė role serioze nė skenėn e teatrit tonė kombėtar” (!?) si dhe njerėzve qė ashtu “detyrimisht” shkojnė t’i shikojnė shfaqjet artistike qė janė mbase shumė aktuale.
Ne do tė pėrpiqemi qė ky vėshtrim yni tė mos na dalė si njė hartim mature apo edhe si njė togfjalėsh pėrcaktues. Pėr kėtė arsye nga ky vėshtrim gazete do t’i pėrjashtojmė fillimisht fjalėt si, pėr shembull, “mė tha”, “i thashė”, “i thamė”, “u thashė” e tė tjera fjalė qė janė pjesė tė pandashme tė thashethemeve tona, thashetheme qė janė nė fjalorin dhe nė natyrėn e njerėzve llafazanė dhe shpirtvegjėl. Se a “do t’ua lagim a jo bishtin” “roleve” tė njerėzve, kjo ka pak rėndėsi, se kėtė vėshtrim a do t’ia “varrim” nė qafė “fajtorit apo edhe tė pafajshmit”, kjo nuk na hynė nė punė..., pėr ne ėshtė me rėndėsi fakti qė kėtė mesele tė nxėnėsit t’ia pėrshtatim njė vakie ku kryepersonazh kishte qenė njė nėnė e plakė, e rraskapitur dhe e stėrlodhur nga varfėria e skajshme. Kjo nėnėloke, njė ditė kishte vendosur tė trokiste nė derėn e njė “burokrati jabanxhi”(!?). Qė nė fillim e kishte “konceptuar dhe e kishte pandehur si njė njeri shpėtimtar dhe shpresėdhėnės”. Nuk kishte trokitur nė derėn e zyrės sė tij pėr tė kėrkuar lėmoshė, po pėrkundrazi, nėnėlokja i ishte drejtuar “jabanxhiut” me lutje pėr njė vend pune pėr nipin e saj pa prindėr(!?). Burokrati “..., qė hiqej si kokėkrisur dhe qė njihej pėr atė historinė e virgjėrisė morale tė familjes sė tij, njė familje e cila kishte qenė e pėrkėdhelura e ēdo sistemi”(!?), pasi ia dėgjoi fjalėt e ėmbla, tė buta, tė ngrohta dhe pėrkėdhelėse tė nėnėlokes, njėherė mbyll gojėn, i ndėrron syzet, mėrgon shikimin mėnjanė, pėrgjumet, merr ēehre tjetėr dhe pastaj e pėrēudnon edhe atė pak moral dhe humanizėm qė i kishte mbetur nė ndonjė xhep tė grisur tė ndėrgjegjes(!?)... Shikimi i tij mėnjanė sikur krijoi te nėnėlokja pėrshtypjen se nga ky takim dhe kjo lutje e saj, nuk del gjė. Para se ta braktiste zyrėn e burokratit, nėnėlokja ia parashtron pyetjen: “Pa mė thuaj, o biri im, a hanė bukė fėmijėt e tu, pa mė thuaj, o biri im, a nuk ke siklet kur vihesh nė shėrbim tė tė tjerėve pėr qėllime tė pista e interesa meskine (?!?)..., pa mė thuaj, o biri im, ku ishe ti kur unė nėnėlokja gatuaja bukėn pėr ata qė kishin dalė tė kėrkojnė lirinė e vonuar tė vatanit..., pa mė thuaj, o biri im, ē’bėje ti kur unė, dhe tė tjerėt si unė, kėrkonim ca gurė pėr varre tė humbura..., ē’punė bėje ti, kur tė tjerėt kėrkonin tė vėrtetėn..., ē’punė bėje ti, kur shumė tė rinj braktisnin vendin pėr tė shkuar nė kurbet ?!” (Ndėrkaq, jabanxhiu, mėkatari e harrestari sikur donte t’i thoshte “..., unė luaja me gogla dhe, meqė kisha moshė beqari, u shkoja pas gocave tė mėhallės..., isha i pashėm, por ama nuk mė merrnin pėr djalė serioz” (!?) a gocat e mėhallės, ndoshta kishin pasur tė drejtė).
Pėr pyetjet e para, nėnėlokja nuk mori pėrgjigje, kurse pse nuk i mori, edhe ajo vetė nuk e kuptoi. Nėnėlokja sikur donte tė thoshte se kėtė jabanxhi, mėkatar dhe harrestar nuk e shpėton dot as prifti, pavarėsisht se a do tė shkojė a jo tė rrėfehet tek ai. (Ē’ėshtė e vėrteta, rrėfyesi po edhe prifti janė tė ndėrgjegjshėm se larja e mėkateve ėshtė njė perceptim i gabuar i radhės).
Duke e pėrfunduar kėtė shkrim, thashė, do tė ndėrroj mendjen dhe qėndrimin ndaj njerėzve tė cilėt kishin vendosur qė nxėnėsi tė luante “rolin e jabanxhiut, mėkatarit dhe harrestarit”(!?)..., mbase kishin pasur tė drejtė, sidomos tash kur jetojmė nė kohėn kur njerėz tė papėrgjegjshėm vendosin pėr fatet e njerėzve fukarenj, tė demoralizuar dhe tė ēorientuar.
“Qė tė kullohet uji, turbulloje!”, dikur kishte thėnė njė burrė shteti. Ne nuk deshėm ta turbullojmė ujin..., sepse s’na mbajnė shpatullat (!?)