Autoritetet italiane të shqetësuar për shqiptarin: Është fanatik i xhihadit
Denis Jonuzi 19 vjeç është shqiptari që ka shqetësuar autoritetet italiane, për shkak se dyshohet se është një ekstremist islamik.
Denis Jonuzi i cili ka jetuar për 8 muaj në Cividale në Itali, tani ndodhet në Shqipëri, por po e mban ende në ankth qytetin e Cividale pasi kanë të dhëna se Jonuzi është një fanatik i xhihadit.
“Messagero Veneto” shkruan se Demir (Denis) Jonuzi kishte shkuar si emigrant klandestin në Itali dhe ishte strehuar prej shtatorit të vitit 2013 në qendrën e pritjes se Cividales, në Friuli, derisa mbushi 18 vjeç. Sapo e mbushi moshën madhore u riatdhesua në Shqipëri.
Tani që është kthyer në Shqipëri, ai ka nisur të postojë në faqen e tij në Facebook foto me Kallashnikov dhe Kuran në duar, duke i shoqëruar edhe me përshkrimin “I Love Allah”, “Allah is One”. Autoritetet italiane besojnë se ai mban kontakte të rregullta me persona që ka njohur në Itali.
Fotot e tij u zbuluan falë nënshkrimit në grupin “Sei di Cividale de..” në Facebook. Ky grup konsiderohet edhe si një kanal komunikimi mes tij dhe të njohurve të tij në Itali.
Një këshilltar rajonal Roberto Novelli, thotë se fotot janë alarmante dhe imponojnë nevojën e një refleksioni të kujdesshëm, pasi ato dëshmojnë për prezencën ekstremizmit edhe në qendrat e pritjes së emigrantëve.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt